Nju Jork, gjendet ne makine trupi i ngrire i emigrantit shqiptar
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_Gazeta Standard_ (http://www.standard.al/) Nju Jork, gjendet ne makine
trupi i ngrire i emigrantit shqiptar
Madhesia e germave: (javascript:tsz('article_body','12px'))
(javascript:tsz('article_body','16px'))
Beqir Sina, Nju Jork 08/02/2011 14:18:00
Viktima, Argent Dyryzi, 31 vjeç, nga Tirana. Flet e dashura dhe banoret e
lagjes qe e njihnin
Nje 31-vjeçar nga Tirana, emigrant prej disa kohesh ne Shtetet e Bashkuara
te Amerikes, eshte gjetur i vdekur ne Nju Jork brenda ne automjetin e tij.
Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare ne mediat amerikane, sipas te
cilave viktima eshte Argent Dyryzi, i cili eshte gjetur i vdekur ne makinen e
tij ne lagjen Astonia Kuins ne Nju Jork Siti. Sipas medieve amerikane,
referuar te dhenave te para te policise, qe aktualisht po merret me hetimin
per zbardhjen e plote te ngjarjes, mesohet se trupi ishte gjetur gjysme i
ngrire dhe nuk ka shenja te traumes. Ne vendngjarje, policia amerikane tha se
trupi ishte gjetur gjysme i ngrire dhe nuk ka shenja te traumes, sipas nje
zyrtari te zbatimit te ligjit me njohuri te hetimeve te kesaj natyre, i
cili foli me kusht te anonimitetit per shkak se hetimet po vazhdojne. Ai u tha
gazetareve se autopsia ka perfunduar te shtunen. "Ne duhet te bejme disa
analiza te metejshme per toksikologji per te percaktuar shkakun e vdekjes",
- ka thene Ellen Borakove, nje zedhenese dhe pedagoge e qytetit ne
Fakultetin e Mjekesise, e cila punon per policine.
Banoret
Banoret e kesaj lagjeje thane se automjeti i tipit “BMW”, ngjyre blu e
erret, ishte fundjaven e kaluar i parkuar ne nje cep te rruges ne lagjen
Astoria te Kuinsit, mbasi aty ishte i parkuar disa dite, pa verejtur asgje te
çuditshme brenda saj. Te pyetur nga policia, disa prej tyre jane shprehur
se makina e parkuar ne 28 Street, qendronte aty per me shume se dy dite, dhe
pa u verejtur ndonje gje e veçante. Ne te njejten kohe, disa miq te tij
thane se kishin qene te shqetesuar per zhdukjen prej dites se merkure, mbasi
ai ishte te nje i ri shqiptar emigrant, qe quhej Argent Dyryzi. Ata
deklaruan se jetonin aty prane se bashku. Sipas tyre, "te premten mendohet se
viktima kishte gjetur nje parkim ne segmentin e rruges midis rrugeve "Newton
Avenue" dhe "28 Street", ku makina ishte e bllokuar nga debora dhe u gjet
vetem kur filloi shkrirja e saj", - thane ata. Kjo ndodhi deri ne naten e se
premtes, pasi moti kishte nisur ketu ne Nju Jork pak nga pak te ngrohej dhe
bora e akulli ishte duke shkrire nga dritaret e makines. Viktimen e pa nje
kalimtar kur verejti se nje trup njeriu ishte varur mbi timon, çka jepte
dyshimin se ai ishte i vdekur.
Deshmitaret
Por, nje emigrante shqiptare, Romina Perkaj, nje mike e viktimes, u tha
gazetareve njujorkeze se ajo kishte mesuar nga zyra e pedagoges se Fakultetit
te Mjekesise, qe trupi i tij tregon vetem disa njolla te zeza qe mund te
jene te lidhura me helmimin nga monoksidi i karbonit. Te njejten gje tha nje
zyrtar i zbatimit te ligjit, i cili konfirmoi se nuk ka shenja te tjera,
perveç njollave te zeza ne trup. Zonjusha Perkaj tha se ajo besonte se shoku
i saj Dyryzi kishte vdekur te merkuren. Ajo shtoi: "Ai mberriti ne Nju
Jork nga Shqiperia tete vjet me pare, per nje jete me te mire dhe ishte duke
punuar ne sektorin e ndertimit, - tha ajo, - por kohet e fundit ai kishte
qene pa pune ose kishte punuar pjeserisht per shkak te motit te keq qe
perfshiu Nju Jorkun. Ai ishte nje djale me te vertet i shkelqyer", - tha znj
Perkaj, 23-vjeçare. Ajo shtoi gjithashtu: "Ai i donte pak surprizat per miqte e
tij. Ai do te jete pergjithmone ne mendjen e zemer e atyre qe e njohen”.
Nderkohe, zonjushe Perkaj i tha policise se “besonte se ai kishte shkuar ate
dite ne ate vend duke u perpjekur per te levizur makinen, per t'i bere nje
nder te pronarit te makines, Ervin Sheatit, i cili ate dite qelloi te ishte
ne pune. Makina mund te kete qene disa dite e bllokuar nga debora, tha
ajo, duke shtuar se kete e tregon edhe bateria e automobilit, e cila ishte
mbaruar, kur trupi i te ndjerit Dyryzi u gjet i pajete mbi timon”.
Deshmon mikesha e emigrantit shqiptar
"Ne ishim se bashku gjate gjithe kohes dhe e njihnim shume mire
njeri-tjetrin", - u tha shoqja e tij, Romina Perkaj, gazetareve dhe hetuesve. Ajo ka
shtuar se viktima i kishte propozuar asaj se ai ishte duke planifikuar te
fejoheshin dhe te zyrtarizonin lidhjen e tyre, mbasi kishin nje kohe te
gjate qe rrinin bashke. "Ai e donte shume Ameriken dhe ishte duke bere
pergatitje per te blere nje shtepi ketu", - tha ajo. Ai nuk i kishte pare qekur
prinderit e tij, te cilet jetojne ne Tirane, kryeqytetin e Shqiperise, pasi ai
kishte tete vjet ne Shtetet e Bashkuara. Tani, zonjusha Perkaj dhe shoket
e tij thane se ata jane duke u perpjekur per te ndihmuar prinderit e
viktimes per te marre viza ne ambasaden amerikane ne Tirane, keshtu qe ata mund
te marrin pjese ne funeralin e tij, i cili do te mbahet nga mesjava ose
fundjava.
Foto e marre nga Facebook (www.facebook.com/people/Argent-Dyryzi/1302802672)
Nju Jork, gjendet në makinë trupi i ngrirë i emigrantit shqiptar
Madhesia e germave: (javascript:tsz('article_body','12px'))
(javascript:tsz('article_body','16px'))
Beqir Sina, Nju Jork 08/02/2011 14:18:00
Viktima, Argent Dyryzi, 31 vjeç, nga Tirana. Flet e dashura dhe banorët e
lagjes që e njihnin
Një 31-vjeçar nga Tirana, emigrant prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, është gjetur i vdekur në Nju Jork brenda në automjetin e tij.
Lajmi është bërë i ditur një ditë më parë në mediat amerikane, sipas të
cilave viktima është Argent Dyryzi, i cili është gjetur i vdekur në makinën e
tij në lagjen Astonia Kuins në Nju Jork Siti. Sipas medieve amerikane,
referuar të dhënave të para të policisë, që aktualisht po merret me hetimin për
zbardhjen e plotë të ngjarjes, mësohet se trupi ishte gjetur gjysmë i
ngrirë dhe nuk ka shenja të traumës. Në vendngjarje, policia amerikane tha se
trupi ishte gjetur gjysmë i ngrirë dhe nuk ka shenja të traumës, sipas një
zyrtari të zbatimit të ligjit me njohuri të hetimeve të kësaj natyre, i cili
foli me kusht të anonimitetit për shkak se hetimet po vazhdojnë. Ai u tha
gazetarëve se autopsia ka përfunduar të shtunën. "Ne duhet të bëjmë disa
analiza të mëtejshme për toksikologji për të përcaktuar shkakun e vdekjes", -
ka thënë Ellen Borakove, një zëdhënëse dhe pedagoge e qytetit në
Fakultetin e Mjekësisë, e cila punon për policinë.
Banorët
Banorët e kësaj lagjeje thanë se automjeti i tipit “BMW”, ngjyrë blu e
errët, ishte fundjavën e kaluar i parkuar në një cep të rrugës në lagjen
Astoria të Kuinsit, mbasi aty ishte i parkuar disa ditë, pa vërejtur asgjë të
çuditshme brenda saj. Të pyetur nga policia, disa prej tyre janë shprehur se
makina e parkuar në 28 Street, qëndronte aty për më shumë se dy ditë, dhe
pa u vërejtur ndonjë gjë e veçantë. Në të njëjtën kohë, disa miq të tij
thanë se kishin qenë të shqetësuar për zhdukjen prej ditës së mërkurë, mbasi
ai ishte të një i ri shqiptar emigrant, që quhej Argent Dyryzi. Ata deklaruan
se jetonin aty pranë së bashku. Sipas tyre, "të premten mendohet se
viktima kishte gjetur një parkim në segmentin e rrugës midis rrugëve "Newton
Avenue" dhe "28 Street", ku makina ishte e bllokuar nga dëbora dhe u gjet vetëm
kur filloi shkrirja e saj", - thanë ata. Kjo ndodhi deri në natën e së
premtes, pasi moti kishte nisur këtu në Nju Jork pak nga pak të ngrohej dhe
bora e akulli ishte duke shkrirë nga dritaret e makinës. Viktimën e pa një
kalimtar kur vërejti se një trup njeriu ishte varur mbi timon, çka jepte
dyshimin se ai ishte i vdekur.
Dëshmitarët
Por, një emigrante shqiptare, Romina Perkaj, një mike e viktimës, u tha
gazetarëve njujorkezë se ajo kishte mësuar nga zyra e pedagoges së Fakultetit
të Mjekësisë, që trupi i tij tregon vetëm disa njolla të zeza që mund të
jenë të lidhura me helmimin nga monoksidi i karbonit. Të njëjtën gjë tha një
zyrtar i zbatimit të ligjit, i cili konfirmoi se nuk ka shenja të tjera,
përveç njollave të zeza në trup. Zonjusha Perkaj tha se ajo besonte se shoku
i saj Dyryzi kishte vdekur të mërkurën. Ajo shtoi: "Ai mbërriti në Nju Jork
nga Shqipëria tetë vjet më parë, për një jetë më të mirë dhe ishte duke
punuar në sektorin e ndërtimit, - tha ajo, - por kohët e fundit ai kishte
qenë pa punë ose kishte punuar pjesërisht për shkak të motit të keq që
përfshiu Nju Jorkun. Ai ishte një djalë me të vërtet i shkëlqyer", - tha znj
Perkaj, 23-vjeçare. Ajo shtoi gjithashtu: "Ai i donte pak surprizat për miqtë e
tij. Ai do të jetë përgjithmonë në mendjen e zemër e atyre që e njohën”.
Ndërkohë, zonjushe Perkaj i tha policisë se “besonte se ai kishte shkuar atë
ditë në atë vend duke u përpjekur për të lëvizur makinën, për t'i bërë një
nder të pronarit të makinës, Ervin Sheatit, i cili atë ditë qëlloi të ishte
në punë. Makina mund të ketë qenë disa ditë e bllokuar nga dëbora, tha
ajo, duke shtuar se këtë e tregon edhe bateria e automobilit, e cila ishte
mbaruar, kur trupi i të ndjerit Dyryzi u gjet i pajetë mbi timon”.
Dëshmon e dashura e emigrantit shqiptar
"Ne ishim së bashku gjatë gjithë kohës dhe e njihnim shumë mirë
njëri-tjetrin", - u tha shoqja e tij, Romina Perkaj, gazetarëve dhe hetuesve. Ajo ka
shtuar se viktima i kishte propozuar asaj se ai ishte duke planifikuar të
fejoheshin dhe të zyrtarizonin lidhjen e tyre, mbasi kishin një kohë të
gjatë që rrinin bashkë. "Ai e donte shumë Amerikën dhe ishte duke bërë
përgatitje për të blerë një shtëpi këtu", - tha ajo. Ai nuk i kishte parë qëkur
prindërit e tij, të cilët jetojnë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, pasi ai
kishte tetë vjet në Shtetet e Bashkuara. Tani, zonjusha Perkaj dhe shokët e
tij thanë se ata janë duke u përpjekur për të ndihmuar prindërit e
viktimës për të marrë viza në ambasadën amerikane në Tiranë, kështu që ata mund të
marrin pjesë në funeralin e tij, i cili do të mbahet nga mesjava ose
fundjava.
clip_image001.gif
(image/gif, 57 B) - not displayed
clip_image002.gif
(image/gif, 64 B) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 9.1 KB) - not displayed