Nju Xhersi : Policia përdorë "frocën brutale" për arrestimin e një 20
vjeçari
NEW YERSEY : Herët në mëngjes ditën e shtunë, në qytetin New Brunswick, Nju
Xhersi, policia ishte thirrur nga banorët e një lagje, se një grup të
rinjësh mbas një mbrëmje me pije dhe muzikë ishin përfshirë "në një luftë"
mes tyre që kishte degjeneruar deri jashtë në rrugë, jashtë shtëpisë ku ata
ishin mbledhur tërë natën pranë Universitetit Rutgers.
Policia thotë se disa njerëz kanë qenë të përfshirë në një zënkë të
shkallës së parë apo një tjetër shkallë, por shumica e tyre arritën të
shpërndahen duke ikur me vrapë, kur policët arritën në vendgjarje me forca të shumta
të forcave speciale. Njeri prej të rinjëve i ndetifikuar si pjestarë i
sherrit Elliott Marx, një 20-vjeçar i student i Universitetit Rutgers u kap në
flagrancë.
Sipas shtypit lokal u deshën pesë policë të forcave speciale për të lidhur
atë dhe vendosur prangat mbi të> Mirpo rezistenca e tij shkatoi një "dhunë
brutale" të policisë të cilët një pas një dhe në mënyrë të përsëritur e
kanë goditur atë atë me grushta në fytyrë dhe shkopinjë gome. Një video
amatore, e cila nga persona anonim ishte postuar në YouTube me titullin
"Rutgers student është rrahur brutalisht nga NBPD.": tregon se sa e "egër" ka
qënë ndërhyrja e poliicisë
Megjithatë Elliot Marx 20 vjeç u arrestua dhe akuzua për rezistencë në
arrestimin, pengim dhe sulm të rëndë ndaj një oficeri të policisë, duke sharë
e ofenduar atë. Një zëdhënës i policisë tregoj për një gazetë lokale të
Brunswick, se "Ai u hodh në shpinë një oficeri të policisë." Marx u lirua me
kusht të lë në polici 10.000 dollarë deri në gjykimin e çështjes së tij.
Avokati Marksi thotë se klienti i tij "nuk kishte dijeni se ishte policia
apo ishin ata që ai ishte duke "luftuar" kur iu bë thirrje për të ndaluar
rezistencën, sepse disa oficerë policie ishin civilë" dhe shton, "Unë jam
duke i bërë thirrje publikut që të mos paragjykoj oficerët të policisë apo
edhe klientin e tij z. Marx."/B.SINA/
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.