Shqiptaret, perballe nje beteje te paperfunduar
BEQIR SINA, New York
Fortlumturia e Tij, Anasatasios Janullatos, kryepeshkopi grek ne Tirane,
thote se nuk pranon te perzihet me politiken dhe as politika te perzihet me
fene. Çuditerisht, sa here qe flitet per Shqiperine ne parlamentin dhe
qeverine e Greqise apo ne qarqe te tjera, ai gjithmone citohet, respektohet e
nderohet nga te gjithe ne shtetin helen.
BENSONHURST- BROOKLYN NY : Eshte pa dyshim nje beteje e pa perfunduar e
shqiptareve me ekstremistet greke ne Shqiperi dhe jashte saj, qofshin ata
lidere fetare, politikane, diplomate, gazetare, historiane, studiues apo
njerez qe ne pamje te pare duken sikur nuk jane kerrkush.
Konsulli grek Theodhoros Ikonomu, ne te njejten linje me ultranacionalistet
e shovinistet greke ne Shqiperi dhe ne disaporen greke, ka ngacmuar dhe ka
hapur nje çeshtje per te cilen ata nuk i "ze gjumi". Ai ka pershendetur
"greket e Korçes", me gjuhen Kryepeshkopit te te gjithe Shqiperise,
Fortlumturise se tij Anastasios, dhe te antishqiptarit te deklaruar Nikolas Gejxh,
duke perseritur te njejtin mesazh se edhe “ne Korçe ka Greker".
Ai eshte ne te njejten vale me Vasil Bollanon e Himares, me Vangjel Dulen,
e PBDNJ-es dhe me disa te tjere qe me shume e ndjejne veten greke se sa “
shqiptare”, siç vetequhen ndonjehere.
Nuk ka dyshim se te gjithe marrin keshilla te "ngrohta" nga Fortlumturia e
Tij, Anasatasios Janullatos, pikerisht kryepeshkopi grek, i cili thote se
nuk pranon te perzihet me politiken dhe as politika te perzihet me fene.
Çuditerisht, sa here qe flitet per Shqiperine ne parlamentin dhe qeverine e
Greqise apo ne qarqe te tjera, ai gjithmone citohet, respektohet e nderohet
nga te gjithe ne shtetin helen.
Te gjitheve u kujtohet ngjarja e Himares ne 12 gusht 2010, kur ne
aksidentalisht, pas nje perplasje mes te rinjsh, u vra 35 vjeçari Aristotel Guma.
Incidenti u shoqerua menjehere me reagimet e fese dhe kryepeshkopi Anastas
nuk mbeti pa u perzjere, ndonese thote se nuk pranon te perzihet me politiken
dhe as politika te perzihet me fene. Perseri, eshte ky njeriu, i cili
citohet, respektohet e nderohet nga te gjithe ne Athine, duke manifestuar,
sipas tyre fuqine e Greqise dhe te shoqerise greke ne Shqiperi.
Rreth dy dekada me pare, me 4 gusht 1992, nje kryeartikull i gazetes
"Rilindja Demokratike", shkruante keshtu per uzurpimin e Kishes Ortodokse
Autoqefale Shqiptare nga nje prift grek: "Edhe ne qofte se Zoti do t'ua falte kete
"gabim", nuk e dime nese Nena Shqiperi dhe martiret e luftes per
pavaresine e kishes shqiptare do t'a kalonin ne heshtje kete mekat te madh ndaj
Atdheut te tyre. Perseri, e theksojme: vleresojme dhe respektojme hiresine e
tij Anastas, ashtu si dhe popullin e shtetin grek, por ne shekuj kemi luftuar
qe Shqiperine t'a gezojne e drejtojne Shqiptaret dhe mos t'a japim tani
per nje krodhe buke, qofte ajo edhe pa asnje prapamendim”.
Ja ç’ndodh sot, 20 vjet pas atij "gabimi" dhe nje beteje te paperfunduar
Bashke me dy deputete greke, konsulli grek ka mbeshtetur idene e
regjistrimit te “grekeve”, ndersa ka bere thirrje per bashkim ne emer te “Vorio
Epirit”. Dy deputetet greke te Janines dhe Follorines, Mihalis Pandulas dhe
Stathis Theodhoridhis, duke i quajtur me paturpesi “bashkekombes” te
ashtuquajturit “greke” te Korçes, kane nderhyre ne menyre te trashe dhe te
shemtuar per te ndikuar qe njerezit te deklarojne kombesine dhe te regjistrohen
si greke. Ky presion i pashembullt ka qene ne thelbin e deklaratave te dy
deputeteve greke te cilet ishin te pranishem ne ceremonine e 20 vjetorit te
themelimit te deges se Omonias, ku ndodhej edhe ultranacionalisti i
deshmuar Nikolas Gejxh. Nje ceremoni ne dukje e pafajshme por me nje axhende te
hapur politike.
Vite me pare, ne 1996, shkrimtarja dhe publicistja e njohur Shirli Cloyes –
DioGuardi, Keshilltare per Çeshtjet Ballkanike, ka deshmuar ne nje seance
degjimore ne Kongres, rreth te te drejtave te njeriut dhe demokracise ne
Shqiperi dhe e ka ekspozuar qarte rolin dhe rrezikun e Nikolas Gejxhit si
perfaqesues i Federates Pan Epirote si dhe te komunisteve shqiptare ne
perpjekjet per te rrezuar qeverine e Berishes.
Ne nje takim me 15 janar 2011, çfiti DioGuardi, solli edhe nje here te
fresket nje deshmi filmike te bere ne Kongresin Amerikan me 25 Korrik 1996, ku
ne panel ishin vendosur dy krahe te kunderta. Ishte deshmia qe mbronte te
drejtat e shqiptareve dhe denonte krimet e komunizmit ne Shqiperi dhe
Kosove e ne vendbanimet shqiptare perballe panelit qe kishte bere aleance me
antishqiptarin Nikola Gejxh dhe disa shoqerues te tij nga Shqiperia me ne krye
deputetin socialist Blendi Klosi. Disa gjera nuk shlyhen dot. Gejxh mbetet
po ai antishqiptar dhe ata qe e mbrojten atehere e mbrojne edhe sot. Çifti
DioGuardi na freskoi kujtesen.
Keshtu ndodhi edhe kur Partia me e re e minoritetit grek Mega, ka pritur
javet e fundit ne zyrat qendrore nje nga emrat e njohur te perfaqesuesve te
mbrojtjes se etnise greke, ultra nacionalistit grek ne Amerike, Nikolas
Gejxh. I rikthyer ne Shqiperi, pas nje periudhe te gjate kohore, Gejxh risolli
mbeshtetjen e tij per Vorio Epirin. “Me duhet te them se termi Vorio Epir
duhet te marre vleren e dikurshme dhe jane pikerisht minoritetet ato te
cilat duhet te kontribuojne ne kete gje. Vorio Epiri duhet te fuqizohet ashtu
si dikur. Ju duhet te merrni pjese ne zgjedhje”, - tha lobisti i njohur
grek.
Pas kesaj thirrjeje per kreret e Megas, Gejxh ka prekur me tej temen e
regjistrimit te popullsise. “Çdo qytetar ka te drejte te deklarohet ashtu siç
ndjehet etnikisht dhe njeherazi mund te deklaroje edhe perkatesine fetare.
Shpresoj qe procesi kete here te jete i drejte dhe qe regjistrimi te mos
zvogeloje numrin e grekerve qe jetojne ne kete vend, nen pretendimin e
mungeses se tyre fizike ne banesa, siç eshte evidentuar me pare”, - tha Gejxh.
Duket se influenca e lobit grek vazhdon te jete e rendesishme ne politike
dhe ne besimin fetar ortodoks se paku ne raportet shqiptaro-greke. Kjo duket
nga deklarimet e fundit lidhur me regjistrimin e popullsise. Ajo tregon se
lobet greke ne SHBA, me ne krye ultrancionalistin e njohur Nikolas Gejxh
(Nichos Gaxojanis), e ruajne endrren ende te gjalle.
Perzjerjen ne punet e brendshme te Shqiperise dhe ambiciet e hapura
territoriale greke, i ka deklaruar edhe vete Presidenti i Greqise, Karolos
Papulias, me 25 janar 2007.
Presidenti grek i eshte rikthyer edhe nje here çeshtjes se Epirit te
Veriut, ne vitin 2007 duke deklaruar se "Shqetesimi yne kryesor eshte zhvillimi
me i madh i Epirit". Kete fraze kreu i shtetit grek, e ka thene ne takimin e
pervitshem te Federates Pan-Epirote Greke te zhvilluar ne 25 janar 2007,
ku ai ka leshuar nje mesazh per Tiranen zyrtare dhe komunitetin grek qe
jeton ne vendin tone. Sipas Presidentit te Greqise, integrimi i Shqiperise ne
Bashkimin Evropian do te varej nga respektimi i te drejtave te
minoriteteve, deklarate kjo e bere edhe dy vjet me pare, e cila krijoi jo pak tensione
mes dy vendeve.
Dhe u shoqerua me operacionin famekeq "Fshesa" si dhe me perzenien edhe me
force te emigranteve shqiptare nga Greqia.
Duhet permendur se, sipas disa anketimeve ne Shqiperi, deri ne 75% e
banoreve te Shqiperise, deshirojne mbajtjen e marredhenieve te fqinjesise se mire
me Greqine, dhe se te gjithe e duan bashkejetesen festare, por duke
respektuar reciprokisht njeri tjetrin. Por, asnje shqiptar nuk e pranon ne ankete
se feja dhe politika greke duhet te kene ndikim ne marredheniet e
fqinjesise se mire mes dy vendeve tona apo ne marredheniet tona fetare.
Per te qene sa me korrekt me faktet, shembuj te perzjerjes se fese
ortodokse me politiken ka mjaft. Kisha Ortodokse ne Sarande, kishte nisur ne
dhjetor 2010 shperndarjen e nje formulari te shkruar ne dy gjuhe, shqip dhe
greqisht, ku u kerkohet besimtareve ortodokse te shprehin mbeshtetjen per
kryepeshkopin Anastas Janullatos. Ata pranuan se "Kerkesa per mbeshtetje vinte
nga besimtaret e saj pas debateve te shumta te fundit ne qarqe te caktuara
akademike dhe historike".
Autoritetet shqiptare siguruan formularet dygjuhesh, ku besimtareve u
kerkohet te deklarojne emrin dhe mbiemrin, profesionin, vendbanimin, madje edhe
firmen ne mbeshtetje te kryepeshkopit. Ne hyrje te formularit kisha
Ortodokse sqaronte se e bente kete kerkese pas debateve me disa qarqe te caktuara,
te cilat ne vitet e persekutimit te fese shijonin pozita dhe komoditete pa
dhene asnje kontribut ne kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Ekspertet e pavarur Shqiptare konfirmojne, se shoqeria shqiptare eshte
shume me teper e interesuar per vendosjen e marredhenieve konstruktive me
fqinjin tone te hershem Greqine, se sa per rivendosjen e teresise se lidhjeve
dhe marredhenieve mbi "ambicjet dhe pretendimet territoriale" te vendit
tjeter, qe ekzistojne akoma ne kokat e nxehta te ultra nacionalisteve dhe
shovinisteve greke.
Bile me teper se kaq, kultivimi i prirjeve dhe ndjenjave nacionaliste, me
pretendime territoriale, mund te provokoje edhe ndjenjat te popullit
shqiptar dhe te asaj pjese qe jeton si minoritet e tjera ne territorin e
Shqiperise me shekuj dhe pa probleme artificilae qe ngrene shovinistet dhe
ultranacionalistet greke, tani me regjistrimin e tyre duke i quajtur ata greke.
Zgjidhja e problemit te regjistrimit duhej lene ne dore te Kushtetutes se
Shqiperise, te gjithe personave te interesuar, njerezve te matur,
mendjekthjellet: perfaqesuesve te shqiptareve, organizatave dhe partive te te
drejtave te njeriut, komuniteteve te minoriteteve te çfardo perkatesie qofshin
ato dhe jetojne prej shekujsh ne territorin e Shqiperise, dhe atyre
eksperteve qe e dine mire se si zgjidhen keto probleme qe dalin here pas here. Dhe
jo te merren me kete pune e t'i dalin ne krye disa ultranacionaliste dhe
shoviniste te semure.
Shqiptarët, përballë një beteje të papërfunduar
BEQIR SINA, New York
Fortlumturia e Tij, Anasatasios Janullatos, kryepeshkopi grek në Tiranë,
thotë se nuk pranon të përzihet me politikën dhe as politika të përzihet me
fenë. Çuditërisht, sa herë që flitet për Shqipërinë në parlamentin dhe
qeverinë e Greqisë apo në qarqe të tjera, ai gjithmonë citohet, respektohet e
nderohet nga të gjithë në shtetin helen.
BENSONHURST- BROOKLYN NY : Është pa dyshim një betejë e pa përfunduar e
shqiptarëve me ekstremistët grekë në Shqipëri dhe jashtë saj, qofshin ata
liderë fetarë, politikanë, diplomatë, gazetarë, historianë, studiues apo
njerëz që në pamje të parë duken sikur nuk janë kërrkush.
Konsulli grek Theodhoros Ikonomu, në të njëjtën linjë me
ultranacionalistët e shovinistët grekë në Shqipëri dhe në disaporën greke, ka ngacmuar
dhe ka hapur një çështje për të cilën ata nuk i "zë gjumi". Ai ka
përshëndetur "grekët e Korçës", me gjuhën Kryepeshkopit të të gjithë Shqipërisë,
Fortlumturisë së tij Anastasios, dhe të antishqiptarit të deklaruar Nikolas
Gejxh, duke përsëritur të njëjtin mesazh se edhe “në Korçë ka Grekër".
Ai është në të njëjtën valë me Vasil Bollanon e Himarës, me Vangjel Dulen,
e PBDNJ-ës dhe me disa të tjerë që më shumë e ndjejnë veten grekë se sa “
shqiptarë”, siç vetëquhen ndonjëherë.
Nuk ka dyshim se të gjithë marrin këshilla të "ngrohta" nga
Fortlumturia e Tij, Anasatasios Janullatos, pikërisht kryepeshkopi grek, i cili
thotë se nuk pranon të përzihet me politikën dhe as politika të përzihet me
fenë. Çuditërisht, sa herë që flitet për Shqipërinë në parlamentin dhe
qeverinë e Greqisë apo në qarqe të tjera, ai gjithmonë citohet, respektohet e
nderohet nga të gjithë në shtetin helen.
Të gjithëve u kujtohet ngjarja e Himarës në 12 gusht 2010, kur në
aksidentalisht, pas një përplasje mes të rinjsh, u vra 35 vjeçari Aristotel
Guma. Incidenti u shoqërua menjëherë me reagimet e fesë dhe kryepeshkopi
Anastas nuk mbeti pa u përzjerë, ndonëse thotë se nuk pranon të përzihet me
politikën dhe as politika të përzihet me fenë. Përsëri, është ky njeriu, i
cili citohet, respektohet e nderohet nga të gjithë në Athinë, duke
manifestuar, sipas tyre fuqinë e Greqisë dhe të shoqërisë greke në Shqipëri.
Rreth dy dekada më parë, më 4 gusht 1992, një kryeartikull i gazetës
"Rilindja Demokratike", shkruante kështu për uzurpimin e Kishës Ortodokse
Autoqefale Shqiptare nga një prift grek: "Edhe në qoftë se Zoti do t'ua falte
këtë "gabim", nuk e dimë nëse Nëna Shqipëri dhe martirët e luftës për
pavarësinë e kishës shqiptare do t'a kalonin në heshtje këtë mëkat të madh ndaj
Atdheut të tyre. Përsëri, e theksojmë: vlerësojmë dhe respektojmë hirësinë
e tij Anastas, ashtu si dhe popullin e shtetin grek, por në shekuj kemi
luftuar që Shqipërinë t'a gëzojnë e drejtojnë Shqiptarët dhe mos t'a japim
tani për një krodhë bukë, qoftë ajo edhe pa asnjë prapamendim”.
Ja ç’ndodh sot, 20 vjet pas atij "gabimi" dhe një beteje të papërfunduar
Bashkë me dy deputetë grekë, konsulli grek ka mbështetur idenë e
regjistrimit të “grekëve”, ndërsa ka bërë thirrje për bashkim në emër të “
Vorio Epirit”. Dy deputetët grekë të Janinës dhe Follorinës, Mihalis Pandulas
dhe Stathis Theodhoridhis, duke i quajtur me paturpësi “bashkëkombës” të
ashtuquajturit “grekë” të Korçës, kanë ndërhyrë në mënyrë të trashë dhe të
shëmtuar për të ndikuar që njerëzit të deklarojnë kombësinë dhe të
regjistrohen si grekë. Ky presion i pashembullt ka qenë në thelbin e deklaratave
të dy deputetëve grekë të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e 20
vjetorit të themelimit të degës së Omonias, ku ndodhej edhe ultranacionalisti i
dëshmuar Nikolas Gejxh. Një ceremoni në dukje e pafajshme por me një axhendë
të hapur politike.
Vite më parë, në 1996, shkrimtarja dhe publicistja e njohur Shirli
Cloyes – DioGuardi, Këshilltare për Çështjet Ballkanike, ka dëshmuar në një
seancë dëgjimore në Kongres, rreth të të drejtave të njeriut dhe demokracisë
në Shqipëri dhe e ka ekspozuar qartë rolin dhe rrezikun e Nikolas Gejxhit
si përfaqësues i Federatës Pan Epirote, si dhe të komunistëve shqiptarë në
përpjekjet për të rrezuar qeverinë e Berishës.
Në një takim më 15 janar 2011, çfiti DioGuardi, solli edhe një herë të
freskët një dëshmi filmike të bërë në Kongresin Amerikan më 25 Korrik
1996, ku në panel ishin vendosur dy krahë të kundërta. Ishte dëshmia që mbronte
të drejtat e shqiptarëve dhe dënonte krimet e komunizmit në Shqipëri dhe
Kosovë e në vendbanimet shqiptare përballë panelit që kishte bërë aleancë me
antishqiptarin Nikola Gejxh dhe disa shoqërues të tij nga Shqipëria me në
krye deputetin socialist Blendi Klosi. Disa gjëra nuk shlyhen dot. Gejxh
mbetet po ai antishqiptar dhe ata që e mbrojtën atëherë e mbrojnë edhe sot.
Çifti DioGuardi na freskoi kujtesën.
Kështu ndodhi edhe kur Partia më e re e minoritetit grek Mega, ka
pritur javët e fundit në zyrat qendrore një nga emrat e njohur të përfaqësuesve
të mbrojtjes së etnisë greke, ultra nacionalistit grek në Amerikë, Nikolas
Gejxh. I rikthyer në Shqipëri, pas një periudhe të gjatë kohore, Gejxh
risolli mbështetjen e tij për Vorio Epirin. “Më duhet të them se termi Vorio
Epir duhet të marrë vlerën e dikurshme dhe janë pikërisht minoritetet ato
të cilat duhet të kontribuojnë në këtë gjë. Vorio Epiri duhet të fuqizohet
ashtu si dikur. Ju duhet të merrni pjesë në zgjedhje”, - tha lobisti i njohur
grek.
Pas kësaj thirrjeje për krerët e Megas, Gejxh ka prekur më tej temën
e regjistrimit të popullsisë. “Çdo qytetar ka të drejtë të deklarohet ashtu
siç ndjehet etnikisht dhe njëherazi mund të deklarojë edhe përkatësinë
fetare. Shpresoj që procesi këtë herë të jetë i drejtë dhe që regjistrimi të
mos zvogëlojë numrin e grekërve që jetojnë në këtë vend, nën pretendimin e
mungesës së tyre fizike në banesa, siç është evidentuar më parë”, - tha
Gejxh.
Duket se influenca e lobit grek vazhdon të jetë e rëndësishme në
politikë dhe në besimin fetar ortodoks së paku në raportet shqiptaro-greke. Kjo
duket nga deklarimet e fundit lidhur me regjistrimin e popullsisë. Ajo
tregon se lobet greke në SHBA, me në krye ultrancionalistin e njohur Nikolas
Gejxh (Nichos Gaxojanis), e ruajnë ëndrrën ende të gjallë.
Përzjerjen në punët e brendshme të Shqipërisë dhe ambiciet e hapura
territoriale greke, i ka deklaruar edhe vetë Presidenti i Greqisë, Karolos
Papulias, më 25 janar 2007.
Presidenti grek i është rikthyer edhe një herë çështjes së Epirit të
Veriut, në vitin 2007 duke deklaruar se "Shqetësimi ynë kryesor është
zhvillimi më i madh i Epirit". Këtë frazë kreu i shtetit grek, e ka thënë në
takimin e përvitshëm të Federatës Pan-Epirote Greke të zhvilluar në 25 janar
2007, ku ai ka lëshuar një mesazh për Tiranën zyrtare dhe komunitetin grek
që jeton në vendin tonë. Sipas Presidentit të Greqisë, integrimi i
Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të varej nga respektimi i të drejtave të
minoriteteve, deklaratë kjo e bërë edhe dy vjet më parë, e cila krijoi jo pak
tensione mes dy vendeve.
Dhe u shoqërua me operacionin famëkeq "Fshesa" si dhe me përzënien edhe me
forcë të emigrantëve shqiptarë nga Greqia.
Duhet permendur se, sipas disa anketimeve në Shqipëri, deri në 75% e
banorëve të Shqipërisë, dëshirojnë mbajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së
mirë me Greqinë, dhe se të gjithë e duan bashkëjetesën festare, por duke
respektuar reciprokisht njëri tjetrin. Por, asnjë shqiptar nuk e pranon në
anketë se feja dhe politika greke duhet të kenë ndikim në marrëdhëniet e
fqinjësisë së mirë mes dy vendeve tona apo në marrëdhëniet tona fetare.
Për të qënë sa më korrekt me faktet, shembuj të përzjerjes së fesë
ortodokse me politikën ka mjaft. Kisha Ortodokse në Sarandë, kishte nisur në
dhjetor 2010 shpërndarjen e një formulari të shkruar në dy gjuhë, shqip dhe
greqisht, ku u kërkohet besimtarëve ortodoksë të shprehin mbështetjen për
kryepeshkopin Anastas Janullatos. Ata pranuan se "Kërkesa për mbështetje vinte
nga besimtarët e saj pas debateve të shumta të fundit në qarqe të caktuara
akademike dhe historike".
Autoritetet shqiptare siguruan formularët dygjuhësh, ku besimtarëve u
kërkohet të deklarojnë emrin dhe mbiemrin, profesionin, vendbanimin, madje
edhe firmën në mbështetje të kryepeshkopit. Në hyrje të formularit kisha
Ortodokse sqaronte se e bënte këtë kërkesë pas debateve me disa qarqe të
caktuara, të cilat në vitet e persekutimit të fesë shijonin pozita dhe
komoditete pa dhënë asnjë kontribut në kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Ekspertët e pavarur Shqiptarë konfirmojnë, se shoqëria shqiptare është
shumë më tepër e interesuar për vendosjen e marrëdhënieve konstruktive me
fqinjin tonë të hershëm Greqinë, se sa për rivendosjen e tërësisë së
lidhjeve dhe marrëdhënieve mbi "ambicjet dhe pretendimet territoriale" të vendit
tjetër, që ekzistojnë akoma në kokat e nxehta të ultra nacionalistëve dhe
shovinistëve grekë.
Bile më tepër se kaq, kultivimi i prirjeve dhe ndjenjave nacionaliste,
me pretendime territoriale, mund të provokojë edhe ndjenjat të popullit
shqiptar dhe të asaj pjese që jeton si minoritet e tjera në territorin e
Shqipërisë me shekuj dhe pa probleme artificilae që ngrenë shovinistët dhe
ultranacionalistët grekë, tani me regjistrimin e tyre duke i quajtur ata grekë.
Zgjidhja e problemit të regjistrimit duhej lënë në dorë të Kushtetutës
së Shqipërisë, të gjithë personave të interesuar, njerëzve të matur,
mendjekthjellët: përfaqësuesve të shqiptarëve, organizatave dhe partive të të
drejtave të njeriut, komuniteteve të minoriteteve të çfardo përkatësie
qofshin ato dhe jetojnë prej shekujsh në territorin e Shqipërisë, dhe atyre
ekspertëve që e dinë mirë se si zgjidhen këto probleme që dalin herë pas here.
Dhe jo të merren me këtë punë e t'i dalin në krye disa ultranacionaliste
dhe shovinistë të sëmurë.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.