_http://botasot.info/def.php?gjuha=0&category=29&id=104335_
(http://botasot.info/def.php?gjuha=0&category=29&id=104335)
_Bota Sot » Vajza Chelsea Clinton, i dorëzoi çmimin babait, Presidentit
Clinton_ (http://botasot.info/def.php?gjuha=0&category=29&id=104335)
Vajza Chelsea Clinton, i dorezoi çmimin babait, Presidentit Clinton
BEQIR SINA, New York
Nju Jork: Mbremje Gala ne 25 vjetorin e organizates kunder AIDS
NJU JORK : New York Fashion Week zyrtarisht mbylli manfiestimin, por,
jehona e madhe nga parakalimi dhe promovimi i modes se veshjeve per femrat, nga
muzika, apo edhe personalitetet e njohura qe moren pjese kesaj radhe,
vazhdojne te ndjehen ne shtypin njujorkez, i cili e percolli me buje te madhe
kete spektakel prestigjioz dhe me me ze ne SHBA-es. Mirepo theksuan mediat
njujorkeze, ky edicion i New York Fashion Week , duke vepruar dhe promovuar
jo vetem ne SHBA-es, por dhe ne mbare boten e modes, kesaj rradhe ne naten
e fundit i dha nje mbeshtetje te fuqishme nje çeshtje qe ka prekur te
gjithe boten: Hulumtimet - AIDS - SIDA.
Edhe pse Chelsea Clinton dhe bashkeshorti i saj Marc Mezvinsky parakaluan
per here te pare ne "Qilimin e kuq" te shtuar te aktoreve te Hollivudit, ne
Nju Jork, dhe bene daljen pare te tyre publike pas marteses, e cila ishte
"shume e rezervuar" per fotot e çiftit te ri, ne spektaklin New York
Fashion Week çfiti Clinton Mazvinsky, kaloi i hapur me medien ne linjen e
gazetareve ne kete Gala amfAR. Ku u tha se Chelsea kishte shume supriza dhe gjera
te kendshme, per t'i dhuruar dhe per te thene per babain e saj,
ish-presidenti Bill Clinton.
Femija e vetme dhe shume e dashur e çfitit Bill Clinton - Hillary R.
Clinton, Chelsea Clinton, e cila u martua vitin e kaluar, tha ne kete mbremje
Gala se "Puna qe ai ka bere, puna qe ai eshte duke bere dhe punen qe ai do te
vazhdoje te beje" per hulumtime AIDS, eshte e paçmueshme. Ajo tha se
organizata amfAR ka vendosur qe per punen e madhe qe ka bere babai i saj ish-
Presidenti Clinton me hulumtimin e AIDS - SIDA-s, te nderoje ate me nje çmim
nderi ne pervjetorin e saj 25 te kesaj organizate.
"Kjo eshte vetem nje arsye e mire per te qene krenar, tha e bija e
Presidentit Clinton deri sa ajo po perqafonte me mall dhe plot dashur babane e
saj. Ajo vijoje duke thene se" Nje arsye tjeter edhe me shume per te qene
krenare eshte se ai ashtu si veproje kur ishte ne Shtepine e Bardhe per te
shpetuar popullin e Kosoves dhe ndihmen e madhe humanitare qe dha atehere me
nderhyrjen e SHBA-es, nuk i eshte ndalur, per as nje çaste qe t'ju vije ne
ndihme me organizaten e tij - edhe mbas presidences te gjithe atyre te
semureve me AIDS-SIDA, si ne Afrike, dhe ne mbare boten".
Ish Presidenti i SHBA-es, Bill Clinton i konsideruar si nje hero i
shqiptareve per ndihmen qe dha ai ne çlirimin e Kosoves, u kthye gjate ketij
fjalimi nga e bija, duke i dhene Chelsea-s edhe nje here nje perqafim te fort me
plot ndjenja prinderore, per referencat e se bijes ne fjalimin e pranimit
te çmimit qe preku çdo te pranishem ne salle, kur ai u shoqerua me
duartrokitje emocionuese.
Ne qilimin e kuq, te amfAR parakaloi edhe projektuesi bosi i kompanise se
modes, Kenneth Cole duke thene se "Une kam qene ne bordin e amfAR per 24
vjet, dhe shpresoje se kjo do te jete shume me teper, per mua" tha ai. Ai tha
se do te kontribuoje ne kete organizate me te gjitha sferat e Hollivudit,
dhe shtoi se ne kete Gala ai erdhi "se bashku me nje agjende qe eshte vetem
per te bere mire dhe per te mos marre asgje ne kembim," tha ai me krenari.
Ne kete mbremje mondane Gala ne Nju Jork, New York Fashion Week, shtruar
me "Qilim te Kuq" ne te pranishem ishin edhe Blake Lively, Liev Schreiber,
Rosie O'Donnell, Iman, Michael Kors, Donna Karan, Richard Gere, Al Roker,
Alan Cumming dhe Julianna Margulies, dhe grupi muzikore Stevie Wonder, Dionne
Warwick, Gladys Knight dhe Elton John, i cili ishte bashkuar per here te
pare ne keto 25 vjet. Ne mbyllje grupet bandat muzikore se bashku me
pjesmarresi zgjodhen per te kenduar kengen "That's What Friends Are For."
Vajza Chelsea Clinton, i dorëzoi çmimin babait, Presidentit Clinton
BEQIR SINA, New York
Nju Jork: Mbrëmje Gala në 25 vjetorin e organizatës kundër AIDS
NJU JORK : New York Fashion Week zyrtarisht mbylli manfiestimin, por,
jehona e madhe nga parakalimi dhe promovimi i modës së veshjeve për femrat, nga
muzika, apo edhe personalitetet e njohura që morën pjesë kësaj radhe,
vazhdojnë të ndjehen në shtypin njujorkez, i cili e përcolli me bujë të madhe
këtë spektakël prestigjioz dhe më me zë në SHBA-ës. Mirëpo theksuan mediat
njujorkeze, ky edicion i New York Fashion Week , duke vepruar dhe promovuar
jo vetëm në SHBA-ës, por dhe në mbarë botën e modës, kësaj rradhe në natën e
fundit i dha një mbështetje të fuqishme një çështje që ka prekur të gjithë
botën: Hulumtimet - AIDS - SIDA.
Edhe pse Chelsea Clinton dhe bashkëshorti i saj Marc Mezvinsky parakaluan
për herë të parë në "Qilimin e kuq" të shtuar të aktorëve të Hollivudit, në
Nju Jork, dhe bënë daljen parë të tyre publike pas martesës, e cila ishte
"shumë e rezervuar" për fotot e çiftit të ri, në spektaklin New York Fashion
Week çfiti Clinton Mazvinsky, kaloi i hapur me medien në linjën e
gazetarëve në këtë Gala amfAR. Ku u tha se Chelsea kishte shumë supriza dhe gjëra
të këndshme, për t'i dhuruar dhe për të thënë për babain e saj,
ish-presidenti Bill Clinton.
Fëmija e vetme dhe shumë e dashur e çfitit Bill Clinton - Hillary R.
Clinton, Chelsea Clinton, e cila u martua vitin e kaluar, tha në këtë mbrëmje
Gala se "Puna që ai ka bërë, puna që ai është duke bërë dhe punën që ai do të
vazhdojë të bëjë" për hulumtime AIDS, është e paçmueshme. Ajo tha se
organizata amfAR ka vendosur që për punën e madhe që ka bërë babai i saj ish-
Presidenti Clinton me hulumtimin e AIDS - SIDA-s, të nderojë atë me një çmim
nderi në përvjetorin e saj 25 të kësaj organizate.
"Kjo është vetëm një arsye e mirë për të qenë krenar, tha e bija e
Presidentit Clinton deri sa ajo po përqafonte me mall dhe plot dashur babanë e
saj. Ajo vijojë duke thënë se" Një arsye tjetër edhe më shumë për të qenë
krenarë është se ai ashtu si veprojë kur ishte në Shtëpinë e Bardhë për të
shpëtuar popullin e Kosovës dhe ndihmën e madhe humanitare që dha atëhere me
ndërhyrjen e SHBA-ës, nuk i është ndalur, për as një çastë që t'ju vijë në
ndihmë me organizatën e tij - edhe mbas presidencës të gjithë atyre të
sëmurëve me AIDS-SIDA, si në Afrikë, dhe në mbarë botën".
Ish Presidenti i SHBA-ës, Bill Clinton i konsideruar si një hero i
shqiptarëve për ndihmën që dha ai në çlirimin e Kosovës, u kthye gjatë këtij
fjalimi nga e bija, duke i dhënë Chelsea-s edhe një herë një përqafim të fort me
plot ndjenja prindërore, për referencat e së bijës në fjalimin e pranimit
të çmimit që preku çdo të pranishëm në sallë, kur ai u shoqërua me
duartrokitje emocionuese.
Në qilimin e kuq, të amfAR parakaloi edhe projektuesi bosi i kompanisë së
modës, Kenneth Cole duke thënë se "Unë kam qenë në bordin e amfAR për 24
vjet, dhe shpresojë se kjo do të jetë shumë më tepër, për mua" tha ai. Ai tha
se do të kontribuojë në këtë organizatë me të gjitha sferat e Hollivudit,
dhe shtoi se në këtë Gala ai erdhi "së bashku me një agjendë që është vetëm
për të bërë mirë dhe për të mos marrë asgjë në këmbim," tha ai me krenari.
Në këtë mbrëmje mondane Gala në Nju Jork, New York Fashion Week, shtruar me
"Qilim të Kuq" në të pranishëm ishin edhe Blake Lively, Live Schreiber,
Rosie O'Donnell, Iman, Michael Kors, Donna Karan, Richard Gere, Al Roker,
Alan Cumming dhe Julianna Margulies, dhe grupi muzikore Stevie Wonder, Dionne
Warwick, Gladys Knight dhe Elton John, i cili ishte bashkuar për herë të
parë në këto 25 vjet. Në mbyllje grupet bandat muzikore së bashku me
pjesmarrësi zgjodhën për të kënduar këngën "That's What Friends Are For."
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.