Pinjollet.... nga Petraq J. Pali

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
Pinjollet.... 
Permes flakesh zemeruar kurre s'me  hiqet mendimi 
Vendin tim me shume coptojne ca  kelysha nga regjimi. 
Shesin blejne manipulojne, marifete te cdo  krimi               
Bij afijesh,korruptonjes, larangoshe degjenerimi  ! 
Vite dhe dekada mbushen,kur popullit gjakun i  pine 
Me shiringat neper deje po ja thithin me nje  fryme 
Kurre s’ngopen si shushunjat  asnjehere s’po  pushojne 
Ca te blujte e ca te rozte mbi kurriz nje palo boje  ! 
Me bisnesse e vetura edhe gra nderojne perdite 
Po cudisin gjithe boten qelbaniket e  poshtersise. 
Grinden zihen per nje kocke,kush me shume t’a  lepije 
S’luajne nga parlamenti,atje kane mare tapite ! 
Poshte populli mjeruar, pa uje e drita qoruar 
Te pa pune e pa pensione varferia eshte shtruar  ! 
Me intriga edhe kurthe kush te qendroje ne krye 
Votat vjedhin ne mes te dites specialiste dhe  hafie. 
Bankat vodhen xhepat fryne “artista” te kuserise 
Alabake dhe te poshter nje llum-llumi i shoqerise  ! 
Nxjerin ligje s’i te duan vetem interes i tyre 
Evropes i buzeqeshin vec me  hile dhe  mafie. 
Kalojne hallin me te shpejte edhe shtiren  varfanjake 
Dhe pastaj kur kapin frenat s’pyesin as per te ate  ... 
Se babane kane Enverin, pjelle te tij gjithe  jane 
Bij pinjollesh te regjimit keta politikanet tane  ! 
Kurre mos pafshin drite te bardhe,haku i popullit i  zente 
T’i denoje Perendia tu heqe sy e vesh e kembe. 
Ndoshta shpeton Shqiperia, ky vendi im i mjere 
Qe ka lindur per te vuar nga cdo udheheqje e dhjere  ! 
pJp
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.