Deklerat per shtyp Grupimi “Dhjetor ‘90”

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
GRUPIMI   “DHJETOR  ‘90” 
Rr.Abdi Toptani No.4 
(Selia e PDSH-se) 
Tel.++355 4 340 555 
Cel  ++68 20 79 504 
_E-mail;  [email protected]_ (mailto:E-mail;%[email protected])  
Tirana, Albania.                                                            
     
 
Tirane me 18.02.2011 

DEKLARATE PER SHTYP 
Jemi sot  para jush, per te nderuar vendimin e qindra djemve e vajzave 
studente, pedagoge  e punonjes shkencore, te cilet 20 vjet me pare, vendosen te 
sakrifikonin edhe  jeten ne greven e pare legale te urise, qe shoqeria 
shqiptare te  dekomunistizohej, qe emri, monumentet dhe simbolet e tjera qe 
misheronin  diktaturen te çrrenjoseshin nga Universiteti, nga sheshet dhe rruget 
e  Shqiperise. Nderim per ata qe hyne ne greven e urise,  nderim e respekt 
per qytetaret e  Shqiperise qe na mbeshteten, per ata qe me vendosmerine e 
tyre rrezuan e hoqen  zvarre monumentet perçudnuese te diktatorit, duke thyer 
rezistencen e  regjimit. 
Ne jemi  sot deshmitare te perpjekjeve per te revizionuar te kaluaren. 
Gjithe tensionimi,  dhuna dhe perpjekjet antikushtetuese qe ndermerren sot nga 
nje grup i vogel ne  krye te opozites kane si synim nder te tjera edhe 
ringritjen e fantazmes se  diktatorit dhe diktatures. Ky eshte misioni i tyre. 
Ndersa i yni dhe i shumices  se shqiptareve eshte demokracia, forcimi i shtetit 
te se drejtes, lirive dhe te  drejtave njerezore. 
Ne ndjame  te njejtin opinion me Shtetet e Bashkuara te Amerikes: Shqiperia 
nuk eshte shtet  i deshtuar, institucionet e saj funksionojne dhe ne kemi 
besim  tek ato. Ato as nuk mund te rrezohen  me dhune, as nuk mund te 
shkurajohen me akuza. Sot pas 20 vjetesh,  institucionet e ketij vendi,  edhe pse 
jo te persosura, jane dhe  duhet te jene te vetmet qe duhet te japin 
pergjigje, qe duhet te mbajne  pergjegjesi. 
Grupimi   “Dhjetor ‘90” u thot stop marshimeve te revolucionareve te kuq 
qe linçojne kedo  qe nuk mendon si ata : Me dhune nuk arrihet askund.  
Zgjedhjet e lira  jane mjeti per te promovuar  forcat  politike dhe liderat e 
tyre, sundimi i ligjit dhe barazia e te gjitheve para  tij, jane garancite e 
ndeshkimit te politikaneve te korruptuar, majtas apo  djathtas qofshin. 
Zeri i arsyes  se shumices se qytetareve te ketij vendi, si dhe miqve tane  
amerikane dhe europiane duhet te  degjohet. Dhe kjo gje duhet te ndodhe 
sot, jo neser! E perseris sot, pasi cdo  dite qe largohemi prej zerit te 
aresyes rrisim humneren ku mund te gjendemi  neser.  Politikane te medhenj jane 
ata qe bejne marreveshje te medha ne  favor te qytetareve dhe vendit te tyre.  
KRYETARI 
 
Bislim AHMETAJ 

GRUPIMI   “DHJETOR ‘90” 
Rr.Abdi Toptani  No.4 
(Selia e  PDSH-se) 
Tel.++355 4 340  555 
Cel ++68 20 79  504 
_E-mail;  [email protected]_ (mailto:E-mail;%[email protected])  
Tirana, Albania.                                                            
     
 
Tirane me  18.02.2011 

DEKLARATE PER  SHTYP 
Jemi sot para jush, për të nderuar vendimin e qindra  djemve e vajzave 
studente, pedagoge e punonjës shkencorë, të cilët 20 vjet më  parë, vendosën të 
sakrifikonin edhe jetën në grevën e parë legale të urisë, që  shoqëria 
shqiptare të dekomunistizohej, që emri, monumentet dhe simbolet e tjera  që 
mishëronin diktaturën të çrrenjoseshin nga Universiteti, nga sheshet dhe  rrugët 
e Shqipërisë. Nderim për ata që hynë në grevën e urisë,  nderim e respekt 
për qytetarët e  Shqipërisë që na mbështetën, për ata që me vendosmërinë e 
tyre rrëzuan e hoqën  zvarrë monumentet përçudnuese të diktatorit, duke thyer 
rezistencën e  regjimit. 
Ne jemi sot dëshmitarë të përpjekjeve për të revizionuar  të kaluarën. 
Gjithë tensionimi, dhuna dhe përpjekjet antikushtetuese që  ndërmerren sot nga 
një grup i vogël në krye të opozitës kanë si synim ndër të  tjera edhe 
ringritjen e fantazmës së diktatorit dhe diktaturës. Ky është misioni  i tyre. 
Ndërsa i yni dhe i shumicës së shqiptarëve është demokracia, forcimi i  shtetit 
të së drejtës, lirive dhe të drejtave  njerezore. 
Ne ndjamë  të njëjtin opinion me Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Shqipëria 
nuk është shtet  i dështuar, institucionet e saj funksionojnë dhe ne kemi 
besim  tek ato. Ato as nuk mund të rrëzohen  me dhunë, as nuk mund të 
shkurajohen me akuza. Sot pas 20 vjetësh,  institucionet e këtij vendi,  edhe pse 
jo të përsosura, janë dhe  duhet të jenë të vetmet që duhet të japin 
përgjigje, që duhet të mbajnë  përgjegjësi. 
Grupimi  “Dhjetor ‘90” u thot stop  marshimeve të revolucionarëve të kuq 
që linçojnë këdo që nuk mendon si  ata : Me dhunë nuk arrihet askund.  
Zgjedhjet e lira janë mjeti për të  promovuar  forcat politike dhe  liderat e 
tyre, sundimi i ligjit dhe barazia e të gjithëve para tij, janë  garancitë e 
ndëshkimit të politikanëve të korruptuar, majtas apo djathtas  qofshin. 
Zëri i arsyes së shumicës së qytetarëve  të këtij vendi, si dhe miqve tanë  
amerikanë dhe europianë duhet të dëgjohet. Dhe kjo gjë duhet të ndodhë  
sot, jo nesër! E përseris sot, pasi cdo dite që largohemi prej zërit të arësyes 
 rrisim humnerën ku mund të gjendemi nesër.  Politikanë të mëdhenj janë ata 
 që bëjnë marrëveshje të mëdha në favor të qytetarëve dhe vendit të tyre.  
KRYETARI 
 
Bislim AHMETAJ
clip_image001.jpg (image/jpeg, 5 KB) - not displayed
clip_image002.gif (image/gif, 73 B) - not displayed
clip_image002.jpg (image/jpeg, 1.1 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.