Vdiq ne moshen 80 vjeç ne Nju Xhersi, Rasim B. Sina

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
RASIM  B. SINA 
15 Shtator  1931  -  19 Shkurt 2011 
Rasim Sina lindi në  kantundin Rreth - Kale - Muhurr (Peshkopi) në 15 
Shtator 1931  -dhe vdiq në  një spitalin Saint Marys Hospital a Hospital në 
Garfield, Neë  Jersey  19 Shkurt 2011.  
Rasim Sina është biri  i njërës prej familjeve patriotike e atdhetare 
dibrane e cila është e lidhur me  shume ngjarje kombëtare.  
Rasimi e kreu shkollën  fillore dhe tetëtvjeçare në kantundin Kastriot të 
rrethit të Dibrës. Ndërsa  shkollën e mesme e kreu në qytetin e Peshkopisë 
nga viti 1951 deri në vitin  1956.  
Në vitin 1957 së  bashku me dy vëllezërit e tij u arratisë nga Shqipëria 
dhe kaloi në pjesën  tjetër të kufirit shqiptaro - shqiptarë në Dibër të 
Madhe.   
Nga viti 1957 ka  qëndruar si emigrantë politikë në zonat e Tetovës, për 
gati 8 vjet .  Aty  mbarojë shkollën Pedagogjike, dhe u caktua mësimdhënës i 
gjuhës  shqip në shkollat fillore të disa fshatrave të  Tetovës. 
Në Tetovë pati lidhje  me shumë emigrantë të tjerë anëtarë të familjve më 
të mira dhë më në zë të  krahinës së Dibrës dhe disa krahinave të tjera.  
Në vitin 1965  arratiset nëpërmjet Koracisë në Itali ku qëndrojë disa vjetë 
si emigrantë  politik në kampin Poertenones . Aty veprimtari dhe aktiviteti 
i tij kombëtar u  rrritë më shumë mbasi në Itali ai u bashkua me forcat 
nacionaliste nga Kosova,  Shqipëria, Lugina e Preshevës , Mali i Zi , Maqedonia 
dhe  Çamëri. 
Këtu nacionalistët  shqiptarë u organizuan dhe filluan një lëvizje të fortë 
kombëtare të udhëhequra  nga disa figurat më të spikatura të lëvizjes 
kombëtare në  Diasporë. 
Në vitin 1967 Rasimi  sëbashku me familjen e tij dhe dy vëllezërit erdhën 
në ShBA.   
Këtu ai shquhet për  aktivitetin e tij polikik si përgjegjës i shtypit për 
Oborrin Mbretëror ku  zëdhës i Oborrit të Mbretiti në Mërgim ishte Abedin 
Mulosmani.   
Për 20 vjet së bashku  me patriotin Hysen Mulosmani udhëhoqën njërën prej 
radio porgamve më të dëgjuar  dhe më të njohura në SHBA në gjuhën shqip, 
"Zëri i Atdheut" e cila ishte zëri i  vërtet i Mbretërisë shqiptare në Diasporë. 
Radio kjo që u tha të  vërtetën për luftën dhe masakrën ksllavo komuniste 
që po ushtrohej ngdaj  popullit shqiptarë në Kosovë dhe viset shqiptare nën 
ish Jugosllavi.   
Ai dhe shumë  bashkëatdhetar të tjerë pinjollë këta të familjve më në zë në 
Kosovë, nga  Shqipëria, Lugina e Preshevës , Mali i Zi , Maqedonia dhe  
Çamëri u vendosën në krye të demostratave të para anti sllavo komuniste.   
Ata ishin të parët që  ngritën dhe mbajtën në Nju Jork, dhe Uashington 
flamurin kuq e zi me shkabën dy  krenare pa yllin e komunizmit mbi krye. 
Aktiviteti i tij  poliitik dhe kombëtar ishte edhe më i madh kur në 
Shqipëqri ra komunizmi dhe kur  Kosova u çlirua . Shkoi mbas çlirmit disa herë në 
Kosovën e çliruar  . 
Vitet e fundit  sëmundaj e rëndë dhe e pashurëeshme e "ndau" nga veprimtari 
dhe aktiviteti  i tij politik dhe kombëtar. Deri sa vdiq në  spitalin Saint 
Marys Hospital  a Hospital në Garfield, Neë  Jersey  19 Shkurt 2011. Duke 
lënë pas vetes dy djemt dhe një  vajzë.
 


 
RASIM B. SINA 
15 Shtator  1931  -  19 Shkurt 2011
clip_image002.jpg (image/jpeg, 16.1 KB) - not displayed
clip_image003.jpg (image/jpeg, 29.6 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.