RASIM B. SINA 15 Shtator 1931 - 19 Shkurt 2011

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
 
RASIM  B. SINA 
15 Shtator  1931  -  19 Shkurt 2011 
Rasim Sina lindi në  kantundin Rreth - Kale - Muhurr (Peshkopi) në 15 
Shtator 1931  -dhe vdiq në  një spitalin Saint Marys Hospital në Garfield, New 
Jersey  19 Shkurt  2011.  
Rasim Sina, është biri  i njërës prej familjeve patriotike e atdhetare 
dibrane, e cila është e lidhur me  shume ngjarje kombëtare. Prej shpalljes së 
Pavarësësisë së Shqipërisë, kohën e  Mbretërisë shqiptare dhe luftën kundra 
sistemit sllavo - koministë.  
Rasimi e kreu shkollën  fillore dhe tetëtvjeçare në kantundin Kastriot të 
rrethit të Dibrës. Ndërsa  shkollën e mesme e kreu në qytetin e Peshkopisë 
nga viti 1951 deri në vitin  1956.  
Në vitin 1957 së  bashku me dy vëllezërit e tij u arratisë nga Shqipëria 
duke thyer  telat me gjemba të kufirit që ndau shqiptarët për gjysmë shekulli, 
dhe  dolën në pjesën tjetër të kufirit shqiptaro - shqiptarë në Dibër të 
Madhe.   
Nga viti 1957 ka  qëndruar si emigrantë politikë në zonat e Tetovës, për 
gati 8 vjet .  Aty  mbarojë shkollën Pedagogjike, dhe u caktua mësimdhënës i 
gjuhës  shqip në disa nga shkollat fillore e fshatrave të  Tetovës. 
Në Tetovë, pati lidhje  me shumë emigrantë të tjerë anëtarë të familjve më 
të mira dhë më në zë të  krahinës së Dibrës dhe disa krahinave të tjera, që 
edhe ata për të njëjtën arsye  kishin lënë Shqipërinë.  
Në vitin 1965  arratiset nëpërmjet Koracisë në Itali, ku qëndrojë disa 
vjetë si emigrantë  politik në kampin Poertenones . Aty veprimtaria dhe 
aktiviteti i tij kombëtar u  rrritë më shumë, mbasi në Itali ai u bashkua me forcat 
nacionaliste nga Kosova,  Shqipëria, Lugina e Preshevës , Mali i Zi , 
Maqedonia dhe  Çamëri duke o organizuar në lëvizje, organizata dhe shqota 
kombëtare në  Diasporë. 
Këtu zë fillë edhe  lëvizja me nacionalistët shqiptarë të organizuar për ti 
bërë  rezistencën me anë të një lëvizje të fortë kombëtare të udhëhequra 
nga disa  figurat më të spikatura të lëvizjes kombëtare në Diasporë, regjimit 
të Begradit  e Tiranës. 
Në vitin 1967 Rasimi  së bashku me familjen e tij dhe dy vëllezërit erdhën 
në ShBA.   
Këtu ai shquhet për  aktivitetin e tij politik si përgjegjës i shtypit për 
Oborrin Mbretëror, ku  zëdhës i Oborrit të Mbretiti në Mërgim ishte Abedin 
Mulosmani.   
Për 20 vjet, Rasimi si  drejtor i Radios Zëri i Atdheut, së bashku me 
patriotin Hysen Mulosmani,  editor dhe kryeredaktor, udhëhoqën njërën prej radio 
porgamve më të dëgjuar  dhe më të njohura në SHBA në gjuhën shqip, "Zëri i 
Atdheut" e cila, ishte zëri i  vërtet i Mbretërisë shqiptare në Diasporë së 
bashku me Zërin e Amerikës e cila  ishte pjesë e Departamentit të Shtetit. 
Ai punojë disa vjet  edhe si kryeredaktor i gazetës Atdheu në mërgim dhe 
ishte anëtarë i kryesisë së  Vatrës dhe Partisë Oganizata Kombëtare Lëvizja e 
Legalitetit në  mërgim. 
Radio Zëri i Atdheut që drejtojë Rasimi  ishte për dy dekadat më të errta  
të propograndës komuniste nga Tirana dhe Beogradi zëri i lirisë dhe ju 
kundërvu  regjimit të Tiranës dhe Beogradit e eksponetëve të tyre me zërin e 
shpresës si  ato "dallandyeshet" e parë e lirisë dhe demokracisë, që sjellin 
pranëverën,  duke  u thënë me guxim të vërtetën shqiptarëve të Amerikës, se  
çfar po ndodhte me fatin e popullit shqiptarë nën regjimin e Enver Hoxhës dhe  
Titos .  
Të  dy të njderët Mulosmani dhe Sina, me këtë radio për 20 vet i çorrën 
maskën  dhe denacuan propgandën e egër që bënte Tirana e Beogradi  në  
Diasporë. Këtu në atë kohë Tirana e Beogradi shpërndanin tek disa  shqiptarë helimin 
komunistë nëpërmjet  librave,,gazetave dhe  radio Tiranës për shqiptarët 
jashtë atdheut. 
Mirëpo  kjo radio foli dhe u tregoi shqiptarëve  për luftën dhe masakrën  
sllavo komuniste që po ushtrohej ngdaj popullit shqiptarë në Kosovë dhe viset 
 shqiptare nën ish Jugosllavi. Dhe të gjithë shqiptarëve nën regjimin e  
Enver Hoxhës.  
Ai dhe shumë  bashkëatdhetar të tjerë pinjollë këta të familjeve më në zë 
nga Kosova, nga  Shqipëria, Lugina e Preshevës , Mali i Zi , Maqedonia dhe  
Çamëria, u vendosën në krye të demostratave të para anti sllavo komuniste në  
Diasporë.  
Ata ishin të parët që  ngritën dhe mbajtën në Nju Jork, dhe Uashington 
flamurin kuq e zi me shkabën dy  krenare pa yllin e komunizmit mbi krye. Duke 
luftuar me "dhëmbë për dhëmbë" me  veglat e regjimit të Begradit e Tiranës 
nëpër rrugët e sheshet e Nju Jorkut dhe  Uashingtonit. 
Aktiviteti i tij  poliitik dhe kombëtar ishte edhe më i madh kur në 
Shqipëqri ra komunizmi dhe kur  Kosova u çlirua . Shkoi mbas çlirmit disa herë në 
Kosovën e çliruar  . 
Vitet e fundit  sëmundaj e rëndë dhe e pashurëeshme e "ndau" nga veprimtari 
dhe aktiviteti  i tij politik dhe kombëtar. Deri sa vdiq në  spitalin Saint 
Marys  Hospital  në Garfield, Neë  Jersey  19 Shkurt 2011. Duke lënë pas 
vetes dy djemt dhe një  vajzë.
 


 
RASIM B. SINA 
15 Shtator  1931  -  19 Shkurt 2011
clip_image002.jpg (image/jpeg, 16.1 KB) - not displayed
clip_image003.jpg (image/jpeg, 29.6 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.