Gazeta Standard - Si do te "pastrohet" politika nga njerezit e diktatures

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 

_Gazeta  Standard - Si do të "pastrohet" politika nga njerëzit e 
diktaturës_ (http://www.standard.al/index.php/intervista/17482.html)  
Si do të "pastrohet" politika nga njerëzit e diktaturës
 
Madhesia e germave:  (javascript:tsz('article_body','12px'))   
(javascript:tsz('article_body','16px'))  
Intervistoi: Violeta Murati 26/02/2011 12:15:00 
 
 
“Nëse dëshmia është kosto politike dhe dekomunistizimi prek ndokënd,  
atëherë Zoti qoftë me ta”. Kjo është deklarata e fundit e Agron Tufës  
 
Nëse masakra e 26 shkurtit 1951 që kujtohet sot nga Instituti i Studimeve 
për  Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, do të shërbejë për hapjen e një etapë 
të re për  zbardhjen e krimeve komuniste në Shqipëri, pa dyshim kjo histori 
unike e  pushkatimit të 22 intelektualëve do të jetë ngjarje edhe e këtyre 20 
vjetëve.  Për herë të parë do të mund të flitet për të vërteta, që vetëm sa 
janë  belbëzuar, edhe pse dëshmi e shumë materiale arkivore nga diktatura 
janë bërë të  njohura prej mediave. Por çfarë ka munguar në gjithë këto vite, 
është prania e  një institucioni ligjor, që të marrë përsipër autoritetin 
zyrtar, shtetëror për  mbledhjen e dëshmive dhe njohjen e tyre dhe këto të 
mos u nënshtrohen as  interesave politike, dhe as interesave të individëve të 
implikuar me  diktaturën. 
Evokohet sot masakra që bëri diktatura komuniste me 22  intelektualët e ’
51-shit, që njihet si historia e bombës në Ambasadën Sovjetike,  prej së cilës 
njihen këto fakte: emrat e skenarit dhe vendimit për pushkatimin e  tyre, 
emra realë dhe personazhe të patrazuara në jetën e tyre edhe pas rënies së  
komunizmit; në ‘94 është gjetur varri masiv, ku është identifikuar vetëm një  
viktimë, ndërsa ekziston një libër 300-faqësh i Uran Butkës, vetëm për këtë 
 ngjarje; gjithçka në këtë masakër u hartua sipas listave të zeza të Byrosë 
 Politike të KQ të udhëhequr nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. 
“Ajo është nata e “Shën Bartolomeut” komunist, për të cilën  nuk është 
folur ndonjëherë me sistematikën dhe dinjitetin që meriton të  kujtohet”, - 
thotë shkrimtari Agron Tufa, i zgjedhur prej korrikut të kaluar, me  miratim 
nga Parlamenti, kryetar i Institutit të Studimeve për Krimet Komuniste.  Është 
veprimtaria e parë e institutit dhe për Tufën kjo shënon një nga momentet  
më domethënëse, për shkak se sjell një ndër përvojat më naziste të 
gjenocidit  mbi intelektualët, mbi bindjet dhe mendimin e lirë, duke i pushkatuar ata 
pa  gjyq e pa varr. 
Në intervistën ekskluzive për “Standard”, Tufa na shpjegon  për herë të 
parë se cili do të jetë misioni i institutit, raporti i tij me  arkivat 
sekrete, dosjet dhe dëshmitë që do të mblidhen për njerëz që kanë edhe  poste 
administrative, të implikuar me diktaturën. 
Vendosja e një shkrimtari në krye të një institucioni të  tillë, kur 
përvojat nga ish-vendet komuniste nuk mungojnë, edhe pse përjashtohet  disidenca, 
për Tufën është e mjaftueshme ndërgjegjja dhe ndjeshmëria  intelektuale për t
’i shkuar të vërtetës mbi krimet e diktaturës. Nëse për  arkivat deri tani 
ekziston skepticizmi i fshehjes së informacionit dhe teoritë e  zhdukjes së 
dosjeve, Tufa siguron se instituti do ta kryejë misionin e tij “me  
ekspertizë të lartë e të pazhdukshme”, ku gjithashtu, me mbledhjen e dëshmive  
faktike, të ndikojë në domosdoshmërinë e “zhbllokimit të ligjit mbi dosjet ose  
Iustracionin”. 
Nëse këto dëshmi do të kenë kosto politike dhe dekomunistizmi  prek 
ndokënd,  “atëherëë Zoti qoftë me ta”, - është deklarata e fundit që  lëshon Tufa 
për një nga proceset më të vështira shqiptare, të panisura ende që  do të 
mund të cilësohej si “a”-ja e demokracisë sonë. 
Historia e masakrës së 26 shkurtit 1951 është tashmë  e njohur, por 
familjarët nuk dinë varret ku u groposën masivisht 22  intelektualët e pushkatuar 
dhe ekzekutuesit kanë vetëm emrat, asgjë më tepër.  Është fjala për dënimin e 
krimit përtej tregimit të historisë. Sot përkujtohet  kjo ngjarje, pse 
instituti që ju drejtoni, e sjell në vëmendje? 
Historia e masakrës së 26 shkurtit 1951 ishte projektuar si  shkas për 
spastrimin e intelektualëve më të shquar properëndimorë, me bindje  
antikomuniste. Ata u pushkatuan pa gjyq, pa fakte, pa dëshmitarë, me një  procedurë të 
reduktuar 5-ditore, thjesht për t'i treguar Stalinit zellin dhe  besnikërinë 
e ndjekjes së kursit dhe parimeve të tij. Të gjithë u pushkatuan jo  larg 
Tiranës, në një vend buzë lumit Erzen. Në vitin 1994 u gjet varri, por me  
përjashtim të të vetmes grua të pushkatuar (shkencëtarja Sabiha Kasimati), të  
tjerët nuk ishte e mundur të identifikoheshin. Kështu, familjarët ranë në 
ujdi  "të mos i ndanin", sepse "kishin kaluar një jetë të tërë bashkë". Varrin 
e tyre  të përbashkët e shpërngulën në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku 
për çdo vit,  trashëgimtarët e tyre, bijtë, nipërit e mbesat i përkujtojnë 
me kurora  lulesh.  
Nga ana tjetër janë të ditur dhe të konfirmuar sipas  dokumenteve të gjithë 
ata që morën pjesë në skenarin e vendimit për pushkatimin  e tyre. Emrat 
janë realë dhe personazhe të patrazuara në jetën e tyre të qetë e  idilike pas 
rënies së komunizmit. Gjithçka në këtë masakër u hartua sipas  listave të 
zeza të Byrosë Politike të KQ të udhëhequr nga Enver Hoxha dhe Mehmet  Shehu. 
Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, që drejtoj  unë, 
e ka nisur aktivitetin e tij shkencor e përkujtimor, pikërisht me këtë  
masakër terroriste, e cila për nga përmasat e saj është e pashoqe në praktikën 
e  dhunës komuniste në krejt Lindjen. Ajo është nata e “Shën Bartolomeut” 
komunist,  për të cilën nuk është folur ndonjëherë me sistematikën dhe 
dinjitetin që  meriton të kujtohet. Megjithatë, ekziston një monografi dokumentare 
300-faqëshe  e historianit Uran Butka, unikale në llojin e vet, me titullin 
"Një bombë në  ambasadën sovjetike". Instituti ynë e nis punën e tij me 
këtë aktivitet  përkujtimor dhe akademik, për të sjellë një ndër përvojat më 
naziste të  gjenocidit mbi intelektualët, mbi bindjet dhe mendimin e lirë, 
duke i pushkatuar  ata pa gjyq e pa varr. 
Instituti i Studimit të Krimeve Komuniste është  krijuar vjet, me miratim 
nga Parlamenti. Asnjëherë nuk keni treguar në media  çfarë do të ketë në 
fokus jeta e tij? 
Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit  në Shqipëri 
është krijuar në analogji me rrjetin e instituteve homologe në  gjithë Evropën 
Qendrore dhe Lindore, me një statut dhe ligj të hartuar nga  organizmat e 
BE. Shqipëria është e fundit që e krijoi. Jemi ende në "ekzil",  pasi këto 
ditë po shqyrtohen me vullnet të mirë zgjidhjet përfundimtare të  buxhetit, 
zyrave dhe strukturës, ndonëse nga zgjedhja e bordit në Parlament ka  kaluar 
pothuajse një vit. Veprimtaria shkencore, studimore e përkujtimore e  
institutit është e parashikuar në statut. Ajo është një veprimtari e pavarur,  por 
hyn në kategorinë e instituteve shtetërore me varësi nga  Parlamenti.  
Puna jonë qendrore janë studimet e kualifikuara me ekspertizë  të lartë 
dokumentare e monografike mbi veprimtarinë e jashtëligjshme terroriste  të 
ushtruar mbi qytetarin shqiptar në kohën e diktaturës komuniste, mbi pasojat  që 
kanë lënë tek qytetarët shqiptarë shkeljet e lirive dhe të drejtave të 
tyre,  mbi cenimin e interesit kombëtar dhe krijimin e një psikoze terrori. 
Përveç  studimeve mbi segmente të caktuara të ushtrimit të pushtetit komunist në 
 periudha të ndryshme, do të shqyrtohen, zbulohen dhe evidentohen ngjarje 
të  panjohura deri më tash, duke iu referuar të gjitha arkivave të mundshme 
qendrore  e lokale, të cilat kanë qenë sekrete e të hermetizuara. Natyra e 
studimeve dhe  dëshmive ka karakter historik, njohës e edukativ. Do të 
zbardhen mistere të  natyrës historike, letrare e shkencore. Ndërkohë, do të 
sistemohen e përpunohen  dëshmitë, objektet, instrumente të kujtesës individuale e 
kolektive si ditarët,  epistolarët, memuaristika - një zhanër ky mjaft i 
përhapur, por mjerisht i  papërfillur, i keqbotuar, që nuk ka krijuar deri më 
sot tërësi e rezonancë. Ndër  të tjera, projektet tona përfshijnë edhe një 
fushë të ndjeshme të muzealizimit  të objekteve, kërkimit e grumbullimit të 
dëshmive, simboleve përkujtimore nëpër  burgje, kamp-burgje e vende të 
tmerrshme internimi. E gjithë kjo veprimtari  kalon nëpër disa nivele dhe plane të 
bashkërenduara që përbën edhe filozofinë e  qasjes sonë ndaj instrumenteve 
të kujtesës së viktimave në diktaturë. Instituti  do të ketë lidhje e 
bashkëpunime ndërinstitucionale: ai do të këqyrë e do të  propozojë edhe 
manipulimin e teksteve shkollore e universitare mbi fakte të  njëanshme apo 
mashtrime, sikundërse do të propozojë të përfshihen në edukimin e  brezave rrëfime të 
zgjedhura nga memuaristika e intelektualëve e shkrimtarëve që  kaluan 
përvojën e burgjeve komuniste. 
Debati më i madh i bërë është midis njohjes së  krimeve, dënimit të tij dhe 
i konsideruar si më i rrezikshmi në kushtet  shqiptare “Ndëshkimi”. 
Realisht, çfarë do ta çojë për vijë ndarjen e hesapit me  diktaturën? 
Instituti ynë do të ndihmojë fort në grumbullimin dhe  evidentimin e 
përmasave të terrorit e shtypjes së lirive, aspekte të gjenocidit  politik të 
diktaturës, praktika e masa represive ndaj njerëzve të pafajshëm. Kjo  është e 
rëndësishme, sepse krijon një bazë të dhënash me ekspertizë dokumentare,  mbi 
të cilën mund dhe duhet të krijohet një panoramë sadopak objektive mbi  
krimin. Ne jemi Institut Studimesh dhe grumbullimesh të dëshmisë. Arkivi ynë do 
 të jetë i hapur për studime publike. Ndëshkimi është një aspekt 
juridiko-ligjor  që e vendosin palët politike në Parlament. Nëse puna jonë arrin të 
dëshmojë, e  aq më tepër të bëhet premisë sensibilizuese për t'u ndëshkuar 
krimi, ky do të  ishte realizimi i misionit tonë. Krimet duhet të dënohen, pa 
hyrë në  shumëllojshmërinë e mënyrave të dënimit apo distancimit. 
Është një raport i diskutueshëm për hapjen e dosjeve  kur ligji në 
dispozicion të procesit mungon. A do të ketë fuqi vepruese ose  ligjore instituti 
përballë kësaj situate? 
Mendoj se në masën e ndeshjes së krimeve flagrante, ka të  drejtë të ngrejë 
akuzë në nivel kombëtar e ndërkombëtar pranë instancave të  drejtësisë. 
Instituti gjithsesi nuk është gjykatë apo tribunal, pasi detyra e  tij është të 
ndikojë nëpërmjet studimeve dhe dëshmive. 
Shpresojmë se puna jonë të ngjitet deri në atë pikë të  grumbullimit të 
dëshmive faktike, që të ndikojë në domosdoshmërinë e zhbllokimit  të ligjit mbi 
dosjet, ose Iustracionin. 
Si është marrëdhënia e institutit me institucionet që  mbajnë në arkiva 
dosjet dhe historinë e diktaturës, a do të ketë fuqi (ligjore)  bashkëpunuese 
mes jush, kur deri tani rezultojnë dështime për zbardhjen e  krimeve? E në 
rastet e pakta janë individë që ia dalin të gërmojnë  personalisht. 
Të gjitha arkivat sekrete janë të detyruara, siç thuhet në  ligjin që 
rregullon veprimtarinë e institutit, "të bashkëpunojnë me ne, duke  ndihmuar pa 
hezitim në ofrimin e dokumenteve pa vonesë dhe pa pagesë". Kjo është  në 
natyrën e Instituteve homologe që veprojnë në të gjitha vendet ish-komuniste.  
Nëse nuk do të pranojnë të bashkëpunojnë, të refuzojnë depërtimin në arkiva,  
atëherë kemi të drejtë t'i paditim ndërkombëtarisht dhe merren gjykatat  
ndërkombëtare me këto refuzime. Thjesht, nuk ka shans, pavarësisht vullnetit  
hipotetik të përgjegjësve të këtyre arkivave. 
Mund të jemi skeptikë pse ju, shkrimtar, intelektual,  me angazhime 
letrare, jashtë politikës, jeni në krye të këtij instituti, ndonëse  kemi rastin e 
njohur të poetit rumun Mirçea Dinesku, ndonëse ai ishte një  aktivist 
politik, i burgosur nga Çaushesku, dhe pati sukses në krye të një  institucioni të 
ngjashëm? 
Përkundër! Mendoj se më i interesuar se një shkrimtar për të  ditur se 
çfarë ka ndodhur me popullin e tij, zor se mund të gjesh tjetër. Përveç  fakteve 
dokumentare, historike, personalisht më intereson edhe vështrimi  
antropologjik, njerëzor, pasi gjithë dhuna projektohet mbi horizontin e fateve  
individuale e kolektive. Mua më intereson se çfarë u bë me njeriun, qëkurse  
erdhën dhe e morën në mes të punës, në familje, mes shokësh, i vunë hekurat dhe  
e pushkatuan, e burgosën apo e internuan. Ky është fati i dhimbshëm i 
popullit  tonë, i cili nuk duhet të mbetet i errët. Sot një shumicë e madhe të  
pushkatuarish nuk dihet ku i kanë varret. Përveç Mirçea Dineskut, një poet e  
disident, një institut të tillë e ka drejtuar edhe poetja e njohur Ana  
Blandiana. Po kështu, në Rusi, që në vitin 1989, për së pari, institutin 
homolog  e ka drejtuar shkencëtari i njohur, shpikës i bombës bërthamore dhe 
disidenti i  madh Andrei Saharov. Pak rëndësi ka për mua si shkrimtar. Tek e 
fundit nuk ka  lidhje me letërsinë, por me angazhimin qytetar dhe dëshirën për 
të kontribuar  sadopak në zbardhjen, qoftë të një segmenti të së vërtetës, 
nëpërmjet  dokumenteve e dëshmive. Jam tip që nuk kam njohur dështime dhe e 
kam pasur këtë  ndjeshmëri shumë më parë se të krijohej ky institut. Jam 
përpjekur ta bëj këtë  detyrë në masën e shqetësimit tim, si njeri, si qytetar. 
Shpresoj shumë në një  mundësi të tillë, që na e jep të organizuar e në punë 
kolektive Instituti. 
Për pasojë të pyetjes së mësipërme, që ishte  krejtësisht personale, ose 
shkurt për pasjen e guximit të duhur intelektual në  këtë betejë, që akoma 
përballet me mentalitetin e fortë komunist, ju keni  menduar si do të ecë 
instituti në drejtimin tuaj? 
Violeta, ka aq shumë gjëra për të bërë, aq shumë projekte, aq  shumë sfera 
të paprekura, sa nuk di nga t'ia fillosh më parë. Jam i lumtur për  një gjë: 
gjithë brenga e këtyre viteve për mosveprimin në zbardhjen dhe dënimin  e 
krimeve të komunizmit tash e ka një shans, një mundësi, një mbështetje. Jam i 
 sigurt për një punë të ndërgjegjshme, për një mision, të cilin do të 
mundohem ta  kryejë me ekspertizë të lartë e të pazhdukshme. 
Dhe pyetja e fundit, ka të bëjë me finalen, ligjin  dhe për rrjedhojë 
nevojën e dekomunistizimit të institucioneve publike. Ka prej  jush ndonjë nismë 
konkrete për këtë qëndrim me kosto politike? 
Koston politike le ta marrin ata që kanë kryer krimet. Ne  thjesht do 
dëshmojmë e studiojmë. Nëse dëshmia është kosto politike dhe  dekomunistizimi 
prek ndokënd, atëherë Zoti qoftë me ta! Projektet janë të  shumta: mezi presim 
të fillojmë. Është ndoshta gjëja më me kuptim, që kam dashur  e dëshiroj të 
bëj. Thjesht na duhet e vërteta, për t'u çliruar, sepse e vërteta  çliron, 
sa individin, aq edhe bashkësinë. 
Sot në muze, masakra e 26 shkurtit ‘51 
Historia e bombës në Ambasadën Sovjetike është: hidhet një  bombë dhe 
thyhen dy-tre xhama; pushkatohen 22 intelektualë. Kjo është masakra e  njohur e 
26 shkurtit 1951, mbi intelektualët dhe qytetarët e pafajshëm të  pushkatuar 
nga regjimi komunist. Në rastin e 60-vjetorit të kthimit në  sensibilitet 
dhe memorie publike për krimet komuniste Instituti i Studimeve për  Krimet dhe 
Pasojat e Komunizmit në Shqipëri dhe Instituti i Integrimit të  
ish-Përndjekurve Politikë organizojnë konferencë shkencore-përkujtimore, ditën e  
shtunë në sallën e Muzeut Historik. Programi i konferencës është: Referon Uran  
Butka me “Masakra me pretekstin e bombës në Ambasadën Sovjetike, krim tipik i 
 sistemit komunist”, Agron Tufa me kumtesën “Importimi i modelit të 
terrorit  sovjetik mbi intelektualët shqiptarë”, Kolec Topalli “Vrasja e 
intelektualëve,  synimi kryesor i masakrës së 26 shkurtit 1951”, Amik Kasoruho “
Filozofia dhe  praktika kriminale në regjimet totalitare”, Gëzim Peshkëpia “
Persekutimi i  familjeve” (Kujtime) dhe përshëndesin Simon Miraka, Gjosho 
Vasia dhe Hysen  Shehu.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.