Dana Rohrabacher u takua ne Nju Jork me perfaqesues te Liges Qytetare

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Dana  Rohrabacher, perfaqesuesi Republican, i Distriktit 46-te, ne 
Kaliforni , u takua  ne Nju Jork, me perfaqesues te Liges Qytetare Shqiptaro -  
Amerikane



BEQIR  SINA, New York

Kongresmeni  Rohrabacher vlereson lart lidhjet e tij me DioGuardin, duke 
premtuar se do  te rrise nivelin e tyre ne te ardhmen 
Congressman  Rohrabacher appreciates his ties with DioGuardi, promising to 
increase the level  of their future 

Arthure  Avenue - BRONX(NY):   Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane - bisedoi 
te shtunen ne mbremje,  me   ligjevensin republikan Dana Rorabaher ( Dana 
Rohrabacher) anetare  i vjeter  i Komitetit Per Marredhenie Nderkombetare , ne 
Kongres, gjate nje  takimi i cili u mbajte ne kuadrin e lidhjeve te mira, 
me ish- kongresititn Joe  DioGuardi  ne lokalin "Restaurant -Giovanni's 
Pizza", ne Bronx - Nju Jork,  prone e bashkeatdhetarit tone Gjergj Dedvukaj.  
Dana Rohrabacher, perfaqesuesi Republican, i Distriktit 46-t, ne Kaliforni  
 erdhi ne Nju Jork me ftese te mikut te tij  presidentit vullnetar i LQSHA, 
 Joseph J. DioGuardi, ish kongresistin republikan te Nju Jorkut. Ne kete 
takim  miqsor, moren pjese edhe Keshilltaria e Çeshtjeve Ballkanike z Shirli 
Colyes -  DioGuardi, shkrimtare e publiciste e njohur, si  dhe disa anetaret 
e  Bordit drejtues te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane; biznesmeni Agim  
Alickaj,  Arslan Cekaj, Gjergj Dedvukaj, dhe Zef  Balaj. 
Ligjevensi Republikan nga Kalifornia Dana Rohrabacher, ne korrik 2004, si 
mik i  shqiptareve nga Liga Qytetare eshte nderuar çmimin "Shqiponja e 
Lirise" ose  i quajtur ndryshe"Paqe ne Ballkan", duke e nderuar ate,  per  ndihmen 
 e madhe qe ka dhene ne çeshtjen shqiptare, e sidomos per ate te Kosoves ne 
 vençanti. Ai ishte nder te paret nga grupi i kongresmenve dhe senatorve  
amerikan, qe ne ate kohe; beri thirrje ligjevensit amerikan duke thene se :  
"Shqiptaret nuk duan trupa amerikane! por duan arme - furnizoni me arme  
UÇK-en".  
Ligjvenesi republikan nga Kalifornia, anetar i Komisionit per Marredheniet 
me  Jashte te Dhomes se Perfaqesuesve Dana Rohrabacher, ne nje interviste 
per Zerin  e Amerikes, me gazetarin e saj Ilir Ikonomi para dy javesh duke 
folur per  problemet shqiptare ceku Shqiperine dhe Kosoven. Ai tha ne mes te  
tjerave se ne nje vend demokratik, ne se zgjedhjet kane mbaruar, qeveria e  
zgjedhur duhet lejuar te mbaroje mandatin. Ne zgjedhjet e ardhshme, thote ai, 
 nese korrupsioni eshte i larte dhe nese me te vertete zgjedhjet jane 
vjedhur,  ato mund te rimerren perseri. Duke folur per Kosoven ligjvenesi  
republikan i tha Zerit te Amerikes se Serbia duhet te mesohet me  realitetin se 
pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme, dhe ai rekomandon qe te  dyja keto 
vende te shqyrtonin mundesine, si pjese e nje plani gjithperfshires,  te 
krijimit ne Ballkan te nje komonuellthi shtetesh, ku secili shtet te kishte  
sovranitetin e tij. 
Joseph J. DioGuardi, dhe bashkeshortja e tij Shirli Klojes DioGuardi,  
faleminderuan mikun e tyre dhe te gjithe shqiptareve, Ligjvenesin  republikan 
nga Kalifornia, anetar i Komisionit per Marredheniet me Jashte te  Dhomes se 
Perfaqesuesve Dana Rohrabacher, per ndihmen e tij qe i ka dhene  çeshtjes dhe 
problemeve shqiptare. Duke i premtuar atij se do te mbeshtesin dhe  
perkrahin ate edhe gjate fushates per ne Kongresin amerikan e cila fillon se  
shpejti duke organizuar fushata fondmbledhese. "Roli dhe kontributi i  
Rohrabacher si dhe miqve te tjere ne Kongres dhe Senat, ka qene aq i madh sa qe  ne u 
jemi mirenjohes pergjithmon dhe jemi krenar per punen e tyre, kete do t'a  
deshmojme tha DioGuardi, duke qendruar sa me afer tyre". 
Nga  ana e tij  Kongresmeni Rohrabacher vleresoi lart lidhjet e tij me  
DioGuardin, duke premtuar se do te rrise nivelin e tyre ne te ardhmen duke  
punuar edhe me afer per problemet shqiptare, ne Kongres.  
 
Dana Rohrabacher, përfaqësuesi Republican, i Distriktit 46-të,  në 
Kaliforni , u takua në Nju Jork, me përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro -  
Amerikane



BEQIR SINA, New York



Kongresmeni Rohrabacher vlerëson lart lidhjet e tij me  DioGuardin, duke 
premtuar se do të rrisë nivelin e tyre në të  ardhmen
Congressman Rohrabacher appreciates his ties with DioGuardi, promising to  
increase the level of their future




Arthure Avenue - BRONX(NY):  Liga Qytetare  Shqiptaro Amerikane - bisedoi 
të shtunën në mbrëmje, me   ligjëvënsin  republikan Dana Rorabaher ( Dana 
Rohrabacher) anëtarë i vjetër  i Komitetit  Për Marrëdhënie Ndërkombëtare , në 
Kongres, gjatë një takimi i cili u mbajtë në  kuadrin e lidhjeve të mira, me 
ish- kongresititn Joe DioGuardi  në lokalin  "Restaurant -Giovanni's 
Pizza", në Bronx - Nju Jork, pronë e bashkëatdhetarit  tonë Gjergj Dedvukaj. 
 
      Dana Rohrabacher, përfaqësuesi Republican, i  Distriktit 46-t, në 
Kaliforni  erdhi në Nju Jork me ftesë të mikut të  tij  presidentit vullnetar i 
LQSHA, Joseph J. DioGuardi, ish kongresistin  republikan te Nju Jorkut. Në 
këtë takim miqsor, morën pjesë edhe Këshilltaria e  Çështjeve Ballkanike z 
Shirli Colyes - DioGuardi, shkrimtare e publiciste e  njohur, si  dhe disa 
anëtarët e Bordit drejtues të Ligës Qytetare  Shqiptaro Amerikane; biznesmeni 
Agim Alickaj,  Arslan Cekaj, Gjergj  Dedvukaj, dhe Zef Balaj.
 
 
  Ligjëvënsi Republikan nga Kalifornia Dana Rohrabacher, në korrik  2004, 
si mik i shqiptarëve nga Liga Qytetare është nderuar çmimin  "Shqiponja e 
Lirisë" ose i quajtur ndryshe"Paqe në Ballkan", duke e nderuar atë,  për  
ndihmën e madhe që ka dhënë në çështjen shqiptare,  e sidomos për atë të Kosovës 
në vençanti. Ai ishte ndër të parët nga  grupi i kongresmenve dhe senatorve 
amerikan, që në atë kohë; bëri thirrje  ligjëvënsit amerikan duke thënë se : 
"Shqiptarët nuk duan trupa amerikane! por  duan armë - furnizoni me armë 
UÇK-ën". 



Ligjvenësi republikan nga Kalifornia, anëtar i Komisionit për  Marrëdhëniet 
me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve Dana Rohrabacher, në një  intervistë 
për Zërin e Amerikës, me gazetarin e saj Ilir Ikonomi para dy javësh  duke 
folur për problemet shqiptare ceku Shqipërinë dhe Kosovën. Ai tha në mes të  
tjerave se në një vend demokratik, në se zgjedhjet kanë mbaruar, qeveria e  
zgjedhur duhet lejuar të mbarojë mandatin. Në zgjedhjet e ardhshme, thotë ai, 
 nëse korrupsioni është i lartë dhe nëse me të vërtetë zgjedhjet janë 
vjedhur,  ato mund të rimerren përsëri. Duke folur për Kosovën ligjvenësi  
republikan i tha Zërit të Amerikës se Serbia duhet të mësohet me  realitetin se 
pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, dhe ai rekomandon që të  dyja këto 
vende të shqyrtonin mundësinë, si pjesë e një plani gjithpërfshirës,  të 
krijimit në Ballkan të një komonuellthi shtetesh, ku secili shtet të kishte  
sovranitetin e tij.



Joseph J. DioGuardi, dhe bashkëshortja e tij Shirli Klojes  DioGuardi, 
faleminderuan mikun e tyre dhe të gjithë  shqiptarëve, Ligjvenësin republikan 
nga Kalifornia, anëtar i Komisionit për  Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës së 
Përfaqësuesve Dana Rohrabacher, për ndihmën  e tij që i ka dhënë çështjes dhe 
problemeve shqiptare. Duke i premtuar atij se  do të mbështesin dhe 
përkrahin atë edhe gjatë fushatës për në Kongresin amerikan  e cila fillon së 
shpejti duke organizuar fushata fondmbledhëse. "Roli dhe  kontributi i 
Rohrabacher si dhe miqve të tjerë në Kongres dhe Senat, ka qënë aq  i madh sa që ne u 
jemi mirënjohës përgjithmon dhe jemi krenar për punën e tyre,  këtë do t'a 
dëshmojmë tha DioGuardi, duke qëndruar sa më afër tyre".
 
 
  Nga ana e tij  Kongresmeni Rohrabacher vlerësoi lart  lidhjet e tij me 
DioGuardin, duke premtuar se do të rrisë nivelin e tyre në të  ardhmen duke 
punuar edhe më afër për problemet shqiptare, në Kongres.
Dana409.JPG (image/jpeg, 52.5 KB) - not displayed
Dana410.JPG (image/jpeg, 49.2 KB) - not displayed
Dana414.JPG (image/jpeg, 33.4 KB) - not displayed
Dana415.JPG (image/jpeg, 62.2 KB) - not displayed
Dana419.JPG (image/jpeg, 41 KB) - not displayed
Dana420.JPG (image/jpeg, 44.4 KB) - not displayed
Dana421.JPG (image/jpeg, 47.9 KB) - not displayed
Dana408.JPG (image/jpeg, 50.5 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.