Xhamia e Marinareve, Detareve - Ulqin (ne fazen gati perfundimtare)

Senad Maku <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Në vitin 1932, qytetit bregdetar të Ulqinit iu shkatërrua një ndër xhamitë më të vjetra në rajonin e Ballkanit, ajo e marinarëve, që sipas shënimeve studimore: “të dhënat e vitit 1571 tregojnë që, kur erdhën turqit në këto vise, e kanë gjetur xhaminë e maurëve apo arabëve marinarë. Për turqit që e sollën fenë islame, kjo xhami ishte një befasi e rrallë” [Ismet H. Karamanaga: “Kalaja legjendë dhe art”, Ulqin 2006, fq.56.] Në bregdetin e Ulqinit, në gjirin e plazhit të vogël, po rindërtohet xhamia e lashtë e detarëve. Me siguri, dallgët e shumta që do ta vizitojnë këtë bregdet, ditë pas dite, do të sjellin me vete imazhet e detarëve të parë muslimanë arabë që sollën me vete, në këtë vend, jo vetëm besimin dhe dritën e Islamit, por hodhën edhe themelet e xhamisë së sinqeritetit, ngulitën me zemrat e tyre rrënjët e besimit në Njësinë e Zotit, në dijen e pakufishme, në përkushtimin
 ndaj jetës... Ai sinqeritet u ruajt ndër shekuj. E ruajti koha. E ruajti deti. E ruajtën dallgët. E ruajti kalaja shumëshekullore. E ruajtën brezat...
Më poshtë keni dy fotografi, njëra sic ishte më herët dhe tjetra fotografia e rindërtimit të kësaj xhamie.



   Senad  Maku - Ulqin  Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT  www.bibladhekurani.com
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.