Nuk ka “Islam të moderuem”, por ka musli manë të moderuem

Paul Tedeschini <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Nuk ka “Islam të moderuem”, por ka muslimanë të moderuem
Në  shkrimin e datës 07.01.2011 të gazetës “Faithfreedom” (“Liria e Besimit”: 
http://www.italian.faithfreedom.org/comment.php?t=2309 )pyetjes se nji gazetari 
se “Cili asht ndryshimi midis Islamit të Moderuem dhe Islamit integralist në 
Egjipt”, një ishmusliman egjiptian,  aktivist për mbrojtjen e të Drejtave të 
Njeriut, i asht përgjegjë:

“Nuk mund të ekzistojë një “Islam i moderuem”, por ekzistojnë muslimanë të 
moderuem”. Termi  “Islami i moderuem” asht një gënjeshter, e cila qarkullon në 
Përendim.  Kush e njeh Islamin, kush e ka studjue Islamin dhe kush ka lindë në 
një  familje muslimane e di fort mirë se nuk mund të ekzistojë një “Islam i  
moderuem”, sepse mësimet e tij janë agresive dhe të dhunëshme. Islami me  
mesimet e tij nuk mund të jetë i moderuem, absolutisht, por  egzistojnë  
muslimanë të moderuem, të cilët nuk i zbatojnë fjalë për fjalë mësimet e  
Kur’an-it. Në Egjipt, megjithëse muxhedinët i thërrasin besimtartë me  megafona 
në orët e faljeve, janë vetëm 20% e muslimanëve egjiptianë që  shkojnë në 
xhami”. )

Sqarim paraprak: Termi “Ideologji” asht përdorë për të parën herë në vitin 
1796 nga mendimtari francez Antoine-Louis-Claude Destutt de Tracy në librin e 
tij “Mémoire sur la faculté de penser”. Ketu termi “Ideologji” përcaktohet 
si “Shkenca e ideve dhe e sanksioneve” . Pra“Ideologji” quhet ajo Idè, 
kundërshtimi i zbatimit të së cilës dënohet me  sanksione nga organet 
ndëshkimore.

Mbas  dështimit të dy ideologjive, të nazizmit dhe të komunizmit, që i sollen  
shumë fatkeqesi dhe dame të mdha botës, sot del si problem ideologjia e  
terrorizmit islamik. Për frenimin e tij del i nevojshem studimi: 1) i burimit 
teorik dhe 2) i shkaqeve objektive të lindjes së terrorizmit islamik.

1) Burimi teorik
1) Ideologjia komuniste bazohej në librin  e Karl Marksit“Kapitali”.  Këtu 
shoqnia ndahet në dy klasa: “Klasa e punëtorëve dhe e fshatarëve”,  e ardhun në 
pushtet me revolucion të armatosun, dhe klasat e  përmbysuna. Klasa në fuqi do 
t’i luftonte me dhunë klasat e përmbysuna.  Komunistët propagandonin 
se “Komunizmi do të sundojë botën” . Kjo ideologji dështoi.
2) Ideologjia naziste  bazohej në librin e Hitlerit “Mein Kampf” . Këtu njerëzit 
ndaheshin në “Racën e Pastërt”, që duhej të sundonte me dhunë mbi racat tjera. 
Nazistët propagandonin se “Nazismi do të sundojë boten” . Edhe kjo ideologji 
dështoi.
3) Ideologjia e Islamizmit bazohet në librin e Muhammetit“Kur’an-i”. Këtu 
njerëzit ndahen në dy kategori, në muslimanë, besimtarë të “Kur’an-it”, dhe në 
jomuslimanë, jobesimtarë të “Kur’an-it”.  Besimtartë do të ndjekin me dhunë dhe 
do të vrasin jobesimtartë e  Kur’an-it (Syrja 4, Ajeti 89). Edhe  islamikët 
propagandojnë se “Islami do të sundojë botën”.
Këto tre libra  trajtojnë aspekte të ndryshme të jetës njerëzore simbas racave, 
simbas  klasave dhe simbas llojeve të besimeve. Ato kanë të perbashkët dy  
elementë:
a) Përdorimin e dhunës kundër të ndryshmit dhe
b) Sistemin e mbyllun të shoqnisë ku këto ideologji aplikohen.
Sistem  i mbyllun quhet ai sistem ku sundon një Ideologji e vetme, e cila  
zbatohet nëpërmjet dhunës. Te tria këto Ideologji, komunizmi, nazizmi  dhe 
islamizmi ushtrohen me dhunë jo vetem ndaj të ndryshmëve, por edhe  ndaj vetë 
pjestarëve të saj disidentë, që devijonë. Vetëm në shoqnitë e  hapuna 
demokratike lejohen dhe mbrohen “të ndryshmit” dhe të drejtat e  tyne. Në 
sistemet e mbylluna individi i nënshtrohet me dhunë Ideologjisë  sunduese. Kjo 
asht arsyeja që mbreti absolut i Arabisë Saudite,  Abd-Allah, në fjalimin e tij 
televiziv të 27 gushtit 2008 ndër të tjera  tha: “Na nuk kemi nevojë për 
demokraci, na nuk kemi nevojë për parti  politike, na nuk kemi nevojë për të 
drejtat e njeriut përendimore, na  nuk kemi nevojë për lirinë e tyne të fjalës. 
Për çfarë na duhet asht  Kur’an-i. Ai rregullon jetën tonë të përkryeme. Ky asht 
legjislacioni ma  i mirë në historinë e njerëzimit, ai asht fjala e All-llahut. 
Nuk ka  asgja ma të mirë se ligji i All-llahut.”

2) Shkaqet objektive të lindjes së terrorizmit islamik
Shkak  objektiv i lindjes së nazizmit ishte kriza ekonomike e Gjermanisë.  Shkak 
objektiv i lindjes së komunizmit ishte gjendja e keqe ekonomike e  klasave 
punojse. Shkak objektiv i lindjes së islamizmit ishte gjendja  tejet e keqe dhe 
e çthurun e shoqnisë së vendeve arabe në shekullin e  VII. Për vendosjen e 
njëfarë rregulli ndër ato popuj, që edhe sot janë  në një nivel tejet të ultë 
ekonomik dhe zhvillimi kulturor, Muhammeti  bani një punë të madhe pozitive tue 
vendosë disa rregulla në këte shoqni  anarshike dhe tue krijue kështu një shoqni 
me disa rregulla të dobishme  për atë periudhë dhe për ata popuj. Kjo asht 
merita e tij e madhe,  sepse askush në botë nuk do të kishte muejtë të vendoste 
ato rregulla në  shoqninë e atyne vendeve. Ai nuk kishte rrugë tjetër të 
siguronte  zbatimin e atyne rregullave përveç se: E para, t’i deklaronte këto  
rregulla të zbrituna ngaZoti. E dyta, të zbatoheshin nëpërmjet Ligjit të 
Sundimtarëve – Sheriatit . Kështu ai krijoi një shkrimje organike në rrethin e 
mbyllun të  Besimit fetar me Pushtetin ekzekutiv. Prandej, në dallim me Besimet  
tjera Fetare, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me pushtetin ekzekutiv,  Islami nuk 
asht thjeshtë një “Besim Fetar”, por asht një “Ideologji”,  dmth një Idè e 
zbatueme nëpërmjet dhunës së sanksioneve ndëshkuese. Simbas Kur’an-it sanksionet 
ndëshkuese për moszbatimin e ligjve të Sheriatit janë: vrasjet  e të 
ndryshemve (Syrja 4, Ajeti 89), vrasjet e ishmuslimanëve që  ndrrojnë 
besim, gurëzimet (vrasjet me gurë), rrahjet e grave, premja e  duerve hajdutëve, 
mbajtja e skllavreshave etj.
Ashtu  si në gjiun e shoqnisë së mbyllun naziste ka pasë disidentë; ashtu si  në 
gjiun e shoqnisë së mbyllun komuniste ka pasë disidentë; ashtu edhe  në gjiun e 
shoqnisë së mbyllun islame sot ka disidentë (ishmuslimanë dhe  muslimanë të 
moderuem), të cilët po e transformojnë nga mbrendë  islamizmin. Shembull kemi 
ishmuslimanin egjiptjan që thotë se: Nuk  ekziston “Islami i moderuem”, por 
ekzistojnë muslimanë të moderuem”, të  cilët zbatojnë në mënyrë të moderueme e 
jo fjalë për fjalë parimet e  islamit”.

Me  qellim që Islami të konsiderohet një Besim Fetar si të gjithë Besimet  
tjera, del e nevojshme që Besimi fetar islam të ndahet nga ligji  
imponues-ndëshkues i Sheriatit të sunduesëve, pràlaiçizimii Islamit. Vetëm në 
këte mënyrë mund t’i hiqet baza teorike dhe  praktike Terrorizmit Islamik. Vetëm 
në këte mënyrë Besimi Islam do të  mund të përhapet si Besim Fetar pa probleme. 
Në rast tëkunder,  me përhapjen e Idesë së të Drejtave të Njeriut, Islami si 
ideologji do  të eleminohet vetvetiu nga shoqnitë demokratike, ashtu siç u 
eleminuen  dy ideologjitë tjera të shekullit të kaluem. Një hap në këtë drejtim  
asht ba me formimin jashtë vendeve arabe të shoqatave të ishmuslimanëve,  të 
cilët e kanë braktisë islamin si ideologji e dhunës. Po ashtu një  hap konkret 
shtetnor e ka ba në shtator të vitit 2009 Kazakistani, vendi  aziatik me shumicë 
musulmane, i cili ka heqë me ligje disa Syre të  Kur’an-it, si syre 
antikushtetuese. Lexo shkrimin e Abu Ayoub ne 
sitin http://islamnw.wordpress.com/2009/10/10/le-kazakhstan-interdit-des-sourates-du-coran/
 ).

Hapja  e shoqnisë së mbyllun islame nëpërmjet emigrantëve muslimanë në vendet e  
shoqnive të hapuna përendimore ka si pasojë që këto emigrantë të bahen  gjithnjë 
e ma shumë të vetëdijshëm për të “Drejtat e Njeriut”, për të  “Drejtat e tyne”, 
të cilatiu  mungojnë në vendet e tyne të origjinës. Kjo vërteton transformimin  
gradual psiko-kultural të tyne dhe të mbasardhësëve të tyne. Nuk ka  qenje 
njerëzore (apo shtazore) që nuk don të ndjehet e lirë.  Për këte arsye jam i 
bindun se kontakti i këtyne miljona muslimanëve me  qytetnimin dhe kulturën e 
popujve të lirë europianë, rritja e nivelit  ekonomik dhe kulturor, rritja e 
vetëdijes së të Drejtave Personale, të  gjitha këto së bashku do të kontribuojnë 
në zhvillimin dhe në  emancipimin e  tyne dhe indirekt edhe të vendeve të 
mbylluna prej ku del Terrorizmi Islamik. Rruga asht e gjatë.
Paul Tedeschini - me 11 janar 2011 – Itali

Publikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=25546
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.