Re: Bota Sot : Jo rrezimit te qeverise me dhune
Demi Perparim <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Pershendes diasporen e lavdishme shqiptare te amerikes. Me mesazhet qe keni transmetuar, tregoni edhe njehere poziten tuaj patriotike qe asnjehere nuk haruat te ktheni syte ndaj atdheut tone te dashur. Do te desha me kete rast te bashkohem me mendimin tuaj lidhur me rrugen demokratike qe duhet te ndjeki populli shqiptar per te shkuar perpara ne drejtimin euro-atllantik. Nje nga problemet e medha qe kemi eshte metoda e dhunes dhe e shantazhit qe perdor opozita e drejtuar nga PS-ja per te marr pushtetin me dhune, kjo u shpreh me se qarte dhe me kete demostrim force qe ajo kreu dje ne rruget e Tiranes, qe u shoqerua me aq viktima. Me gjithese kane kaluar 20 vjet, metaliteti enverist nuk eshte zhdukur dhe akoma perben nje rrezik te madh per vendin tone. Shpreh besimin se forcat demokratike shqiptare do gjejne forca te perballojne situaten per te vazhduar me tej zhvillimin e vendit, njekohesisht tu behen krah vellezerve kosovare ne sigurimin e pamvarsise se plote dhe integrimit tone kombetar. Ju uroj shendet dhe fitore te reja Lobit shqiptar te Amerikes. Me respekt, PhD Perparim Demi PM & Research Consulting Mob.004 - 0722 343 041 Tel/Fax. 004 - 021 411 44 99 E-mail. [email protected] web. www.migral.ro http://epiriotul.wordpress.com/ http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/3391-koincidenca-te-cuditshme-antikombetare.html ________________________________ From: "[email protected]" <[email protected]> To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected] Sent: Sat, January 22, 2011 2:24:19 PM Subject: [shqiperia] Bota Sot : Jo rrezimit te qeverise me dhune www.botasot.info JO RREZIMIT TE QEVERISE ME DHUNE Harry Bajraktari Demonstratat e djeshme ne Tirane, te organizuara nga Edi Rama dhe Partia Socialiste per rrezimin me dhune te qeverise se vendit, e cila ka dale nga zgjedhjet legjitime te 27 qershorit te vitit 2009, eshte e pa pranueshme dhe jo legjitime. New York: /21 Janar. 2011/Te gjithe e dime se çfare pasoja kane lene trazirat e vitit 1997 ne Shqiperi. Ne bote u krijua nje imazh i keq, jo demokratik dhe jo civilizues, ndersa Shqiperise iu desht plote nje dekade per ta stabilizuar gjendjen nga ato trazira, ku pushteti ra me dhune. Dua te theksoj se Shqiperia ne kohen e demokracise asnjehere nuk ka fituar me politiken e rruges dhe te dhunes, gjithnje ka dale dhe do te dale humbese derisa te aplikohen metodat jashte institucionale. Duhet te largohet mentaliteti i partive politike se nese njera i humb zgjedhjet te mos pranohet nga tjetra. Dihet se ne fushata zgjedhore ka fitues dhe humbes. Kjo dukuri e mospranimit eshte shkaterruese per vendin dhe perparimin e demokracise. Çdo gje mund te zgjidhet brenda ligjit dhe brenda kushtetutes dhe asgje jashte ligjit dhe jashte kushtetutes. Eshte e drejte demokratike e se ciles parti dhe secilit individ te protestoje lidhur me çfaredo problemi, por asnjehere me dhune, siç ndodhi me demonstraten e djeshme te Partise Socialiste ne Tirane. Kjo demonstrate e dhunshme i kushtoj jeten njerezve, ku une du ate shpreh ngushellimet e thella per familjet a atyre qe humben jeten tragjikisht, si dhe lutem per sherimin e shpejt e te lenduarve. Partia Socialiste per dy vjet i ka pasur te gjitha rruget e hapura demokratike per te zgjidhur ne menyre legjitime problemin qe ajo mendon se ekziston. Fatkeqesisht çdo gje qe i eshte propozuar nga qeveria, Partia Socialiste e ka hedhur posht me qellim qe te vije deri te demonstratat e dhunshme dhe te perpiqet ta marre pushtetin pa voten e popullit. Ne nje shoqeri demokratike eshte e rendesishme qe shprehjet e pakenaqesise te jene paqesore dhe konstruktive, ne interes te vendit dhe te popullit. Respektimi i institucioneve, sundimit i ligjit dhe i te drejtave te tjereve, eshte e vetmja rruge e demokracise. Te gjithe jemi deshmitare se Shqiperia nen udheheqjen e Kryeministrit Sali Berisha gjate pese viteve te fundit, ka shenuar nje zhvillim te madhe ekonomik, duke punesuar mijera njerez, duke ndertuar rruge te asfaltura edhe ne ato vise ku me pare ka qene e pamundur te shkohet dhe ne kembe, ka ndertuar me qindra shkolla te reja dhe ka zhvilluar nje demokraci qe eshte perkrahur nga bashkesia nderkombetare e sidomos nga Bashkimi Evropian. Deshmi per te eshte antaresimi ne NATO si dhe liberalizimi i vizave per qytetaret e Shqiperise dhe shume reforma te tjera demokratike qe kane ndodhur me kete qeveri. Prandaj pretendimi qe te rrezohet nje qeveri legjitime dhe te vije nje qeveri tjeter jo legjitime, nje qeveri e dhunes dhe e rruges, eshte e pa pranueshme dhe duhet te gjykohet ashper nga vete populli i Shqiperise. 21 Janar, 2011 New York * Autori eshte veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetes Illyria. JO RRËZIMIT TË QEVERISË ME DHUNË Harry Bajraktari Demonstratat e djeshme në Tiranë, të organizuara nga Edi Rama dhe Partia Socialiste për rrëzimin me dhunë të qeverisë së vendit, e cila ka dalë nga zgjedhjet legjitime të 27 qershorit të vitit 2009, është e pa pranueshme dhe jo legjitime. New York: /21 Janar. 2011/ Të gjithë e dimë se çfarë pasoja kanë lënë trazirat e vitit 1997 në Shqipëri. Në botë u krijua një imazh i keq, jo demokratik dhe jo civilizues, ndërsa Shqipërisë iu desht plotë një dekadë për ta stabilizuar gjendjen nga ato trazira, ku pushteti ra me dhunë. Dua të theksoj se Shqipëria në kohen e demokracise asnjëherë nuk ka fituar me politikën e rrugës dhe të dhunës, gjithnjë ka dalë dhe do të dalë humbëse derisa të aplikohen metodat jashtë institucionale. Duhet të largohet mentaliteti i partive politike se nëse njëra i humb zgjedhjet të mos pranohet nga tjetra. Dihet se në fushata zgjedhore ka fitues dhe humbës. Kjo dukuri e mospranimit është shkatërruese për vendin dhe përparimin e demokracisë. Çdo gjë mund të zgjidhet brenda ligjit dhe brenda kushtetutës dhe asgjë jashtë ligjit dhe jashtë kushtetutës. Është e drejtë demokratike e se cilës parti dhe secilit individ të protestojë lidhur me çfarëdo problemi, por asnjëhere me dhunë, siç ndodhi me demonstratën e djeshme të Partisë Socialiste në Tiranë. Kjo demonstrate e dhunshme i kushtoj jetën njerëzve, ku unë du ate shpreh ngushëllimet e thella për familjet a atyre qe humben jetën tragjikisht, si dhe lutem për shërimin e shpejt e të lënduarve. Partia Socialiste për dy vjet i ka pasur të gjitha rrugët e hapura demokratike për të zgjidhur në mënyrë legjitime problemin që ajo mendon se ekziston. Fatkeqësisht çdo gjë që i është propozuar nga qeveria, Partia Socialiste e ka hedhur posht me qëllim që të vijë deri te demonstratat e dhunshme dhe të perpiqet ta marrë pushtetin pa votën e popullit. Në një shoqëri demokratike është e rëndësishme që shprehjet e pakënaqësisë të jenë paqësore dhe konstruktive, në interes të vendit dhe të popullit. Respektimi i institucioneve, sundimit i ligjit dhe i të drejtave të tjerëve, është e vetmja rrugë e demokracisë. Të gjithë jemi dëshmitarë se Shqipëria nën udhëheqjen e Kryeministrit Sali Berisha gjatë pesë viteve të fundit, ka shënuar një zhvillim të madhe ekonomik, duke punësuar mijëra njerëz, duke ndërtuar rrugë të asfaltura edhe në ato vise ku më parë ka qenë e pamundur të shkohet dhe në këmbë, ka ndërtuar me qindra shkolla të reja dhe ka zhvilluar një demokraci që është përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare e sidomos nga Bashkimi Evropian. Dëshmi për të është antarësimi në NATO si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe shumë reforma të tjera demokratike që kanë ndodhur me këtë qeveri. Prandaj pretendimi që të rrëzohet një qeveri legjitime dhe të vijë një qeveri tjetër jo legjitime, një qeveri e dhunës dhe e rrugës, është e pa pranueshme dhe duhet të gjykohet ashpër nga vetë populli i Shqipërisë. 21 Janar, 2011 New York * Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria.