Re: Bota Sot : Jo rrezimit te qeverise me dhune
Vedat Shehu <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Jo, pushtetit me dhunë Më duket shumë e drejtë analiza që I bënë ngjarjes së 21 Janarit Zoti Harry Bajraktari E përkrah atë dhe dëshëroj të shtoj diçka më shumë. Është e qartë se Kreret e Partisë Socialiste kanë vepruar dhunshëm se lakmojnë sundimin dhe pasurimin, sepse sikur të mos rezultonin pushtetar pas trazirave agresive, nuk do të organizonin tubime gjoja të masave popullore për të rëzuar qeverinë e ligjshme me metoda jashtë parlamentare destabilizuese për shtetin, Ekuilibri demokratik arrihet nga pjesëmarrja, sjellja, qëndrimi, niveli i diskutimeve të deputetëve në parlament, nëpër mjediset e tjera të lejuara e të kontrolluara, si dhe në media. Detyrë e deputetëve është lufta për ngritjen e nivelit të Parlamentit dhe diskutimeve në parlament. Deputetët marrin votat dhe marrin edhe rrogë për t’iu nënshtruar disciplines parlamentare dhe të mbrojnë ligjin, kushtetutë drejtësinë dhe jo të bëjnë demonstrate për marrje pushteti me “kryengritje paqesore”. Këta lloj deputetësh prishin demokracinë, duke bërtitur për demokraci. Këto sjellje na kujtojnë nga një anë përplasjen e vitit 97 nga ana tjetër mazhorancën e sotme pra ca vitesh, që përpiqej të rrëzonte qeverinë me parrulla demonstrative jashtë-parlamentare, Këto shfaqje, aspak të denja në sytë e shumicës mbizotruese të njerëzve të tjeshtë, e sidomos të firmave dhe shoqërive private, kanë vetëm një qëllim: të mbajnë situatën të tendosur dhe popullin të trullosur që të alternohen në pushtet vetëm elementët regresivë të dy forcave kryesore politike. Këta elementë janë ujqër për pushte dhe aplikojnë atë që e tregon fillozofia popullore me proverbat "Ujku mjegull do" dhe "Ujku qimen ndron por zakon s'e haron" . Mjegullën e bëjnë alternativisht, njëherë këmba e majtë dhe herë tjetër, këmba e djathtë e fantazmës diktatoriale që lamë prapa. Me ç'më duket mua, me këto mënyra sjelljeje dhe veprimi, asnjëra palë nuk meriton të qeverisë Shqiptarët e urtë, punëtorë dhe të talentuar. Shqiptarëve u ka ardhur koha të organizohen ndryshe, jashtë këtyre dy partive me udhëheqësa të degraduar". Por mbase brënda seicilës parti gjenden forca të pastrta prej antarësh të devotshëm që të luftojnë për pastrimin e partisë nga element që bëjnë ligjin dhe sundojnë partinë; element; që nuk janë formal dhe burokratë dhe që kanë predispozimin dhe vullnetin për të demokratizuar strukturën, statutun dhe marrëdhëniet brënda parties. Një parti që ka difekte dhe mungesa në demokracinë e saj të brendshme, nuk mund të sigurojë demokraci në qeverisje, kur fiton zgjedhjet dhe formon qeverinë. Aq më keq për një parti që mësohet që të arrijë synimet nëpërmjet dhunës destabilizuese dhe jo nëpërmjet zotësisë për të bërë me vete elektoratin apo të fitojë admirimin e masave nëpërmjet veprimtarisë dhe zgjidhjeve që u jep problemeve në parlament merrë pushtetin. Le të durojmë dhe të presim se do të vijë dita.Respekt ________________________________ From: "[email protected]" <[email protected]> To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected] Sent: Sat, January 22, 2011 9:24:19 AM Subject: [shqiperia] Bota Sot : Jo rrezimit te qeverise me dhune www.botasot.info JO RREZIMIT TE QEVERISE ME DHUNE Harry Bajraktari Demonstratat e djeshme ne Tirane, te organizuara nga Edi Rama dhe Partia Socialiste per rrezimin me dhune te qeverise se vendit, e cila ka dale nga zgjedhjet legjitime te 27 qershorit te vitit 2009, eshte e pa pranueshme dhe jo legjitime. New York: /21 Janar. 2011/Te gjithe e dime se çfare pasoja kane lene trazirat e vitit 1997 ne Shqiperi. Ne bote u krijua nje imazh i keq, jo demokratik dhe jo civilizues, ndersa Shqiperise iu desht plote nje dekade per ta stabilizuar gjendjen nga ato trazira, ku pushteti ra me dhune. Dua te theksoj se Shqiperia ne kohen e demokracise asnjehere nuk ka fituar me politiken e rruges dhe te dhunes, gjithnje ka dale dhe do te dale humbese derisa te aplikohen metodat jashte institucionale. Duhet te largohet mentaliteti i partive politike se nese njera i humb zgjedhjet te mos pranohet nga tjetra. Dihet se ne fushata zgjedhore ka fitues dhe humbes. Kjo dukuri e mospranimit eshte shkaterruese per vendin dhe perparimin e demokracise. Çdo gje mund te zgjidhet brenda ligjit dhe brenda kushtetutes dhe asgje jashte ligjit dhe jashte kushtetutes. Eshte e drejte demokratike e se ciles parti dhe secilit individ te protestoje lidhur me çfaredo problemi, por asnjehere me dhune, siç ndodhi me demonstraten e djeshme te Partise Socialiste ne Tirane. Kjo demonstrate e dhunshme i kushtoj jeten njerezve, ku une du ate shpreh ngushellimet e thella per familjet a atyre qe humben jeten tragjikisht, si dhe lutem per sherimin e shpejt e te lenduarve. Partia Socialiste per dy vjet i ka pasur te gjitha rruget e hapura demokratike per te zgjidhur ne menyre legjitime problemin qe ajo mendon se ekziston. Fatkeqesisht çdo gje qe i eshte propozuar nga qeveria, Partia Socialiste e ka hedhur posht me qellim qe te vije deri te demonstratat e dhunshme dhe te perpiqet ta marre pushtetin pa voten e popullit. Ne nje shoqeri demokratike eshte e rendesishme qe shprehjet e pakenaqesise te jene paqesore dhe konstruktive, ne interes te vendit dhe te popullit. Respektimi i institucioneve, sundimit i ligjit dhe i te drejtave te tjereve, eshte e vetmja rruge e demokracise. Te gjithe jemi deshmitare se Shqiperia nen udheheqjen e Kryeministrit Sali Berisha gjate pese viteve te fundit, ka shenuar nje zhvillim te madhe ekonomik, duke punesuar mijera njerez, duke ndertuar rruge te asfaltura edhe ne ato vise ku me pare ka qene e pamundur te shkohet dhe ne kembe, ka ndertuar me qindra shkolla te reja dhe ka zhvilluar nje demokraci qe eshte perkrahur nga bashkesia nderkombetare e sidomos nga Bashkimi Evropian. Deshmi per te eshte antaresimi ne NATO si dhe liberalizimi i vizave per qytetaret e Shqiperise dhe shume reforma te tjera demokratike qe kane ndodhur me kete qeveri. Prandaj pretendimi qe te rrezohet nje qeveri legjitime dhe te vije nje qeveri tjeter jo legjitime, nje qeveri e dhunes dhe e rruges, eshte e pa pranueshme dhe duhet te gjykohet ashper nga vete populli i Shqiperise. 21 Janar, 2011 New York * Autori eshte veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetes Illyria. JO RRËZIMIT TË QEVERISË ME DHUNË Harry Bajraktari Demonstratat e djeshme në Tiranë, të organizuara nga Edi Rama dhe Partia Socialiste për rrëzimin me dhunë të qeverisë së vendit, e cila ka dalë nga zgjedhjet legjitime të 27 qershorit të vitit 2009, është e pa pranueshme dhe jo legjitime. New York: /21 Janar. 2011/ Të gjithë e dimë se çfarë pasoja kanë lënë trazirat e vitit 1997 në Shqipëri. Në botë u krijua një imazh i keq, jo demokratik dhe jo civilizues, ndërsa Shqipërisë iu desht plotë një dekadë për ta stabilizuar gjendjen nga ato trazira, ku pushteti ra me dhunë. Dua të theksoj se Shqipëria në kohen e demokracise asnjëherë nuk ka fituar me politikën e rrugës dhe të dhunës, gjithnjë ka dalë dhe do të dalë humbëse derisa të aplikohen metodat jashtë institucionale. Duhet të largohet mentaliteti i partive politike se nëse njëra i humb zgjedhjet të mos pranohet nga tjetra. Dihet se në fushata zgjedhore ka fitues dhe humbës. Kjo dukuri e mospranimit është shkatërruese për vendin dhe përparimin e demokracisë. Çdo gjë mund të zgjidhet brenda ligjit dhe brenda kushtetutës dhe asgjë jashtë ligjit dhe jashtë kushtetutës. Është e drejtë demokratike e se cilës parti dhe secilit individ të protestojë lidhur me çfarëdo problemi, por asnjëhere me dhunë, siç ndodhi me demonstratën e djeshme të Partisë Socialiste në Tiranë. Kjo demonstrate e dhunshme i kushtoj jetën njerëzve, ku unë du ate shpreh ngushëllimet e thella për familjet a atyre qe humben jetën tragjikisht, si dhe lutem për shërimin e shpejt e të lënduarve. Partia Socialiste për dy vjet i ka pasur të gjitha rrugët e hapura demokratike për të zgjidhur në mënyrë legjitime problemin që ajo mendon se ekziston. Fatkeqësisht çdo gjë që i është propozuar nga qeveria, Partia Socialiste e ka hedhur posht me qëllim që të vijë deri te demonstratat e dhunshme dhe të perpiqet ta marrë pushtetin pa votën e popullit. Në një shoqëri demokratike është e rëndësishme që shprehjet e pakënaqësisë të jenë paqësore dhe konstruktive, në interes të vendit dhe të popullit. Respektimi i institucioneve, sundimit i ligjit dhe i të drejtave të tjerëve, është e vetmja rrugë e demokracisë. Të gjithë jemi dëshmitarë se Shqipëria nën udhëheqjen e Kryeministrit Sali Berisha gjatë pesë viteve të fundit, ka shënuar një zhvillim të madhe ekonomik, duke punësuar mijëra njerëz, duke ndërtuar rrugë të asfaltura edhe në ato vise ku më parë ka qenë e pamundur të shkohet dhe në këmbë, ka ndërtuar me qindra shkolla të reja dhe ka zhvilluar një demokraci që është përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare e sidomos nga Bashkimi Evropian. Dëshmi për të është antarësimi në NATO si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe shumë reforma të tjera demokratike që kanë ndodhur me këtë qeveri. Prandaj pretendimi që të rrëzohet një qeveri legjitime dhe të vijë një qeveri tjetër jo legjitime, një qeveri e dhunës dhe e rrugës, është e pa pranueshme dhe duhet të gjykohet ashpër nga vetë populli i Shqipërisë. 21 Janar, 2011 New York * Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria.