Re: Mero Baze shqiptaret i quan jevgjit

Vedat Shehu <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Domethënë jemi për demokraci, kundër nënshtrimit të qeverisë (respektivisht 
Partisë) nga një person
apo një klikë personash; thënë më mirë, jemi kundër një kushtetute që lejon 
kreun e ekzekutivit apo të shtetit (respektivisht kreun e Partisë)
të të hedh kandidaturën për herë të tretë; që e lejon të qeveris më shumë se 9 
vjet.
Ndrydhja si në natyrë dhe në shoqëri sjell shpërthim. U lumtë egjyptianëve, 
fituan admirim global dhe tregojnë qartë se popullit nuk mund t'i
imponohet nga jashtë, demokracia, sikurse çfardo lloj dhune nga brenda për një 
kohë të gjatë.
Prof. Dr. Inxh,



________________________________
From: "[email protected]" <[email protected]>
To: [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]
Sent: Sat, February 12, 2011 6:25:49 AM
Subject: [shqiperia] Mero Baze shqiptaret i quan jevgjit

  
E premte, Shkurt 11th, 2011 | Shkruar nga TemA 
 
 
 
 
Sot jemi egjiptiane!
 
 
 
Nga Mero Baze
 
Regjimi i hekurt i Hosni Moubarak u shkermoq pas 18 ditesh protesta popullore 
duke ndryshuar fatin e qytetareve egjiptiane, fatin e  Egjiptit dhe medyshjet e 
Perendimit. Permbysja erdhi ne nje vend ku opozita mungonte per shkak te 
mungeses se demokracise, dhe ishte shperndare ne ndergjegjen e qytetareve te 
atij vendi. Mubaraku iku jo si nje lider qe i ka bere dem botes, por si nje 
lider qe u ka bere dem qytetareve te vet. Ai ishte nje lider i deshiruar per 
Perendimin, pasi ishte nje interlokutor i shkelqyer per problemin e Izrealit dhe 
nje dore e hekurt ndaj ringjalljes se frikshme te fondamentalizmit islamik ne 
ate vend dhe rajon. Ai ishte lideri qe enderron Perendimi te kete ne Lindjen e  
Mesme, por jo ne shtepine e tyre. Kjo ishte dhe beteja me e madhe qe fituan 
qytetaret e Egjiptit.
 
Dilema e madhe e Perendimit per fatin e demokracise ne Egjipt, e mbajti ate vend 
per gati 30 vjet nen nje diktature, bemat e se ciles kemi per t’i mesuar ne 
ditet e lirise se tij, pasi deri me sot shume pak vete kane guxuar te flasin per 
te. Dilema e madhe qe ka ngjallur ne Perendim rasti i Egjiptit, ka te beje ne te 
vertete me nje dyshim te pabazuar nese demokracia eshte vlere universale apo 
vetem vlere perendimore. Frika qe ekziston per Egjiptin demokratik eshte se ai 
do te jete antiperendimor, ndersa siguria tek Egjipti diktatorial ishte se ai 
ishte properendimor. Ky perkufizim, ne te vertete eshte i genjeshtert. Egjipti 
diktatorial properendimor eshte nje njolle ne ndergjegjen e Perendimit, dhe nje 
meskinitet  mizor ne huqet e demokracive. Frika se demokratizimi i Egjiptit do 
te forcoje forcat antiperendimore eshte reale, por ajo nuk mund te thjeshtohet 
duke mbajtur nje vend nen diktature per tu sherbyer demokracive. Qytetaret e 
Egjiptit e zgjidhen vete kete dileme, duke i dhene shanse demokracise dhe duke i 
dhene garanci vlerave te tyre perendimore. Per 18 dite ne shesh kane qene bashke 
myslimane fanatike dhe pjesetare et pakices se krishtere te Egjiptit, shpesh 
here duke pozuar nen slogane “Ne jemi nje”. Por kjo nuk do te thote qe nuk do te 
kete tentativa te fitojne terren dhe forca antiperendimore. Kjo eshte nje beteje 
qe duhet bere dhe me ta. Mesazhi i madh i egjiptianeve ne mbare boten sot eshte 
se nje popull qe merr vendim te mposhte nje regjim nuk ndalet. Regjimet nuk 
permbysen me leje dhe as me kushte. Ato thjesht permbysen.  Zemerimi popullor i 
tejkalon formulat diplomatike dhe retoriken e lodhshme te stabilitetit qe shpesh 
per vende te botes se trete ka prioritet mbi demokracine, ashtu siç tejkalon dhe 
mungesen e opozites. Ne jemi sot ne anen e atyre qytetareve te Egjiptit qe 
zgjodhen rrugen me te veshtire, ate te demokracise, per te provuar se ajo çfare 
eshte e mire per Perendimin mund te jete e mire dhe per shtepine e tyre. Ndaj 
sot jemi te gjithe egjiptiane!




E premte, Shkurt 11th, 2011 | Shkruar nga TemA 



Sot jemi egjiptianë!

Nga Mero Baze

Regjimi i hekurt i Hosni Moubarak u shkërmoq pas 18 ditësh protesta popullore 
duke ndryshuar fatin e qytetarëve egjiptianë, fatin e  Egjiptit dhe mëdyshjet e 
Perëndimit. Përmbysja erdhi në një vend ku opozita mungonte për shkak të 
mungesës së demokracisë, dhe ishte shpërndarë në ndërgjegjen e qytetarëve të 
atij vendi. Mubaraku iku jo si një lider që i ka bërë dëm botës, por si një 
lider që u ka bërë dëm qytetarëve të vet. Ai ishte një lider i dëshiruar për 
Perëndimin, pasi ishte një interlokutor i shkëlqyer për problemin e Izrealit dhe 
një dorë e hekurt ndaj ringjalljes së frikshme të fondamentalizmit islamik në 
atë vend dhe rajon. Ai ishte lideri që ëndërron Perëndimi të ketë në Lindjen e  
Mesme, por jo në shtëpinë e tyre. Kjo ishte dhe beteja më e madhe që fituan 
qytetarët e Egjiptit.

Dilema e madhe e Perëndimit për fatin e demokracisë në Egjipt, e mbajti atë vend 
për gati 30 vjet nën një diktaturë, bëmat e së cilës kemi për t’i mësuar në 
ditët e lirisë së tij, pasi deri më sot shumë pak vetë kanë guxuar të flasin për 
të. Dilema e madhe që ka ngjallur në Perëndim rasti i Egjiptit, ka të bëjë në të 
vërtetë me një dyshim të pabazuar nëse demokracia është vlerë universale apo 
vetëm vlerë perëndimore. Frika që ekziston për Egjiptin demokratik është se ai 
do të jetë antiperëndimor, ndërsa siguria tek Egjipti diktatorial ishte se ai 
ishte properëndimor. Ky përkufizim, në të vërtetë është i gënjeshtërt. Egjipti 
diktatorial properëndimor është një njollë në ndërgjegjen e Perëndimit, dhe një 
meskinitet  mizor në huqet e demokracive. Frika se demokratizimi i Egjiptit do 
të forcojë forcat antiperëndimore është reale, por ajo nuk mund të thjeshtohet 
duke mbajtur një vend nën diktaturë për tu shërbyer demokracive. Qytetarët e 
Egjiptit e zgjidhën vetë këtë dilemë, duke i dhënë shanse demokracisë dhe duke i 
dhënë garanci vlerave të tyre perëndimore. Për 18 ditë në shesh kanë qenë bashkë 
myslimanë fanatikë dhe pjesëtarë ët pakicës së krishterë të Egjiptit, shpesh 
herë duke pozuar nën slogane “Ne jemi një”. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të 
ketë tentativa të fitojnë terren dhe forca antiperëndimore. Kjo është një betejë 
që duhet bërë dhe me ta. Mesazhi i madh i egjiptianëve në mbarë botën sot është 
se një popull që merr vendim të mposhtë një regjim nuk ndalet. Regjimet nuk 
përmbysen me leje dhe as me kushte. Ato thjesht përmbysen.  Zemërimi popullor i 
tejkalon formulat diplomatike dhe retorikën e lodhshme të stabilitetit që shpesh 
për vende të botës së tretë ka prioritet mbi demokracinë, ashtu siç tejkalon dhe 
mungesën e opozitës. Ne jemi sot në anën e atyre qytetarëve të Egjiptit që 
zgjodhën rrugën më të vështirë, atë të demokracisë, për të provuar se ajo çfarë 
është e mirë për Perëndimin mund të jetë e mirë dhe për shtëpinë e tyre. Ndaj 
sot jemi të gjithë egjiptianë!
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.