Re: [shqiperia] Deklerat per shtyp Grupimi “Dhjetor ‘90”

Vedat Shehu <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Shume dakord me Bislim Ahmetajn: 
Stop bemave dhe mesimeve te Enver Hoxhes dhe valuteve te tij te sotem; stop 8 
Nentorit PPSh te 1941-shit; stop PPSh-s  te 1948-s; stop PSSh te 1991-shit. 
"Ujku qimen ndron, por zakon'n s'e haron"
Po ashtu edhe Sali Berishes "Stop me veset enveriste"
Vedat Shehu 



________________________________
From: "[email protected]" <[email protected]>
To: [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]
Sent: Fri, February 18, 2011 7:41:08 AM
Subject: [shqiperia] Deklerat per shtyp Grupimi “Dhjetor ‘90”

GRUPIMI   “DHJETOR ‘90”
Rr.Abdi Toptani No.4
(Selia e PDSH-se)
Tel.++355 4 340 555
Cel ++68 20 79 504
E-mail; [email protected]
Tirana, Albania.                                                                
 
 
 
Tirane me 18.02.2011
 
DEKLARATE PER SHTYP
 
Jemi sot para jush, per te nderuar vendimin e qindra djemve e vajzave studente, 
pedagoge e punonjes shkencore, te cilet 20 vjet me pare, vendosen te 
sakrifikonin edhe jeten ne greven e pare legale te urise, qe shoqeria shqiptare 
te dekomunistizohej, qe emri, monumentet dhe simbolet e tjera qe misheronin 
diktaturen te çrrenjoseshin nga Universiteti, nga sheshet dhe rruget e 
Shqiperise. Nderim per ata qe hyne ne greven e urise,  nderim e respekt per 
qytetaret e Shqiperise qe na mbeshteten, per ata qe me vendosmerine e tyre 
rrezuan e hoqen zvarre monumentet perçudnuese te diktatorit, duke thyer 
rezistencen e regjimit.
Ne jemi sot deshmitare te perpjekjeve per te revizionuar te kaluaren. Gjithe 
tensionimi, dhuna dhe perpjekjet antikushtetuese qe ndermerren sot nga nje grup 
i vogel ne krye te opozites kane si synim nder te tjera edhe ringritjen e 
fantazmes se diktatorit dhe diktatures. Ky eshte misioni i tyre. Ndersa i yni 
dhe i shumices se shqiptareve eshte demokracia, forcimi i shtetit te se drejtes, 
lirive dhe te drejtave njerezore.
Ne ndjame te njejtin opinion me Shtetet e Bashkuara te Amerikes: Shqiperia nuk 
eshte shtet i deshtuar, institucionet e saj funksionojne dhe ne kemi besim  tek 
ato. Ato as nuk mund te rrezohen me dhune, as nuk mund te shkurajohen me akuza. 
Sot pas 20 vjetesh,  institucionet e ketij vendi,  edhe pse jo te persosura, 
jane dhe duhet te jene te vetmet qe duhet te japin pergjigje, qe duhet te mbajne 
pergjegjesi.
Grupimi  “Dhjetor ‘90” u thot stop marshimeve te revolucionareve te kuq qe 
linçojne kedo qe nuk mendon si ata : Me dhune nuk arrihet askund.  Zgjedhjet e 
lira jane mjeti per te promovuar  forcat politike dhe liderat e tyre, sundimi i 
ligjit dhe barazia e te gjitheve para tij, jane garancite e ndeshkimit te 
politikaneve te korruptuar, majtas apo djathtas qofshin.
Zeri i arsyes se shumices se qytetareve te ketij vendi, si dhe miqve tane  
amerikane dhe europiane duhet te degjohet. Dhe kjo gje duhet te ndodhe sot, jo 
neser! E perseris sot, pasi cdo dite qe largohemi prej zerit te aresyes rrisim 
humneren ku mund te gjendemi neser.  Politikane te medhenj jane ata qe bejne 
marreveshje te medha ne favor te qytetareve dhe vendit te tyre. 

 
KRYETARI
Bislim AHMETAJ
 
 
 
 
 
GRUPIMI   “DHJETOR ‘90”
Rr.Abdi Toptani No.4
(Selia e PDSH-se)
Tel.++355 4 340 555
Cel ++68 20 79 504
E-mail; [email protected]
Tirana, Albania.                                                                
 
 
 
Tirane me 18.02.2011
 
DEKLARATE PER SHTYP
 
Jemi sot para jush, për të nderuar vendimin e qindra djemve e vajzave studente, 
pedagoge e punonjës shkencorë, të cilët 20 vjet më parë, vendosën të 
sakrifikonin edhe jetën në grevën e parë legale të urisë, që shoqëria shqiptare 
të dekomunistizohej, që emri, monumentet dhe simbolet e tjera që mishëronin 
diktaturën të çrrenjoseshin nga Universiteti, nga sheshet dhe rrugët e 
Shqipërisë. Nderim për ata që hynë në grevën e urisë,  nderim e respekt për 
qytetarët e Shqipërisë që na mbështetën, për ata që me vendosmërinë e tyre 
rrëzuan e hoqën zvarrë monumentet përçudnuese të diktatorit, duke thyer 
rezistencën e regjimit.
Ne jemi sot dëshmitarë të përpjekjeve për të revizionuar të kaluarën. Gjithë 
tensionimi, dhuna dhe përpjekjet antikushtetuese që ndërmerren sot nga një grup 
i vogël në krye të opozitës kanë si synim ndër të tjera edhe ringritjen e 
fantazmës së diktatorit dhe diktaturës. Ky është misioni i tyre. Ndërsa i yni 
dhe i shumicës së shqiptarëve është demokracia, forcimi i shtetit të së drejtës, 
lirive dhe të drejtave njerezore.
Ne ndjamë të njëjtin opinion me Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Shqipëria nuk 
është shtet i dështuar, institucionet e saj funksionojnë dhe ne kemi besim  tek 
ato. Ato as nuk mund të rrëzohen me dhunë, as nuk mund të shkurajohen me akuza. 
Sot pas 20 vjetësh,  institucionet e këtij vendi,  edhe pse jo të përsosura, 
janë dhe duhet të jenë të vetmet që duhet të japin përgjigje, që duhet të mbajnë 
përgjegjësi.
Grupimi  “Dhjetor ‘90” u thot stop marshimeve të revolucionarëve të kuq që 
linçojnë këdo që nuk mendon si ata : Me dhunë nuk arrihet askund.  Zgjedhjet e 
lira janë mjeti për të promovuar  forcat politike dhe liderat e tyre, sundimi i 
ligjit dhe barazia e të gjithëve para tij, janë garancitë e ndëshkimit të 
politikanëve të korruptuar, majtas apo djathtas qofshin.
Zëri i arsyes së shumicës së qytetarëve të këtij vendi, si dhe miqve tanë  
amerikanë dhe europianë duhet të dëgjohet. Dhe kjo gjë duhet të ndodhë sot, jo 
nesër! E përseris sot, pasi cdo dite që largohemi prej zërit të arësyes rrisim 
humnerën ku mund të gjendemi nesër.  Politikanë të mëdhenj janë ata që bëjnë 
marrëveshje të mëdha në favor të qytetarëve dhe vendit të tyre. 

 
KRYETARI
Bislim AHMETAJ
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.