Re: ASHASHA : "Raporti i Dick Martyt, spekulativ dhe manipulativ,
Vedat Shehu <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Bashkohem me Denoncimin e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Areteve kunër të ashtuquajturit Raport i Dik Martit, i cili është një oshtimë e vonuar e shpifjeve antishqiptare prej qarqeve shovene antishqiptare Sërbe. Vetëkuptohet se agjentura e sofistifikuar antishqiptare sërbe që ka pas njohur laboratoret makabre të trafikantëve multinacional sërbë, ka përhapur thashetheme sikur me këto laboratore janë implikuar gjoja edhe Shqiptarët që luftonin të hiqnin qafe zgjedhën e padurueshme të shvenizmit sërb. Thuhet se kur një mbret i'u përgjigj një pyetjeje, se si të përballonin thashe themet, dha porosinë "t'iu presim veshët atyre që i dëgjojnë". Ndaj këtyre shpifjeve, të përhapura në formë thashethemesh nga kontrabandistët dhe trafikantët Sërbë, ka pas hapur dhe zgjatur veshët Karla del Ponte. Thashethemet atishqiptare të Sërbëve, Del Pointe, për të tërhequr vëmëndjen ndaj librit të vetë, i ka shpallur si përralla të bujshme të frikshme. Në mënyrë të natyrshme forumet evropiane i patën mbyllur veshët ndaj këtyre thashethemeve absurde. Por ja që na doli aventurieri Dik Marti që gjeti ca vesh të hapët për të regjistruar si në CD përrallat e Libërit të Karla Depontes. Duke shkelur mbi shpifjet e Sërbëve dhe duke nxjerrë të vërtetën në shesh, Shqiptarët, dhe gjithë nerëzit e ndershëm, ngrihen më lartë. Prof. Dr. Inxh. Vedat Shehu ________________________________ From: "[email protected]" <[email protected]> To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected] Sent: Fri, December 24, 2010 8:49:33 AM Subject: [shqiperia] ASHASHA : "Raporti i Dick Martyt, spekulativ dhe manipulativ, Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve ne Nju-Jork, ka shprehur shqetesimin e saj dhe denuar ashper raportin e senatorit zviceran Dick Marty, raportuesit te Keshillit te Evropes ASHASHA : "Raporti i Dick Martyt, spekulativ dhe manipulativ, dashakeqes, dhe i mbushur perplot me genjeshtra dhe trillime politike, te orkestruara nga Beogradi dhe qarqet me anti shqiptare ne Europe" NEW YORK CITY :Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve ne Nju-Jork, organizoi nje tubim te veçante me profesor, studiues, shkencetare, intelektuale dhe anetaret e saj, per te shprehur shqetesimin dhe denuar ashper raportin e senatorit zviceran Dick Marty, raportuesit te Keshillit te Evropes, per te ashtuquajturin "Raport per krimet me transplantim organesh nga UÇK-ja, gjate periudhes se luftes se fundit ne Kosove" Kryetari i kesaj Akademie Professor Skender Kodra Ph.D, thote se “Ne, Institucioni me i larte shqiptaro-amerikan, i cili, ka rreth saj disa nga intelektualet shqiptare ne mbare Shtetet e Bashkuara te Amerikes, emigruar ne kohe e periudha te ndryshme, shprehim pakenaqesine dhe indinjaten tone te thelle; ndaj raportit te zotit Dick Marty. Gjithashtu, ndaj trajtimit te Kosoves, qe i eshte bere ne disa nga masmediat kryesore nderkombetare, qe marrin shkas prej ketij raporti spekulativ dhe manipulativ, dashakeqes, e perplot me genjeshtra dhe trillime politike, te orkestruara nga qarqe me anti shqiptare ne Europe." Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve ne Nju-Jork, me kete rast denon me force raportin politike, te bere nga senatori Dick Marty, ne emer te Keshillit te Europes, i cili, sipas nesh thuhet ne deklerate, eshte kryekeput nje abuzim klasik, me emrin e ketij institucioni te larte Europian. Duke shkelur ne menyre te turpshme, edhe mbi tragjedine e madhe, qe kaloi populli i Kosoves, gjate luftes per çlirimin e Kosoves. Raporti i tij eshte per t'a njollosur dhe e baltosur luften e drejte, dhe te shenjte, per liri e pavaresi te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves - UÇK-es, shprehur ne pretendimet e tij, plot andrralla, se gjoja se Kryeministri Thaçi dhe UÇK-ja “ishin nje rrjete i krimit te organizuar qe merrje me transpalnte dhe trafikonte organe njerezore te marra nga te burgosurit e vrare”. Mirepo, raporti i Dick Martyt, ndonese i autorizuar qe te orvatet te nxjerr prova, eshte pikerisht pa prova, sepse, ai ato andrallet e tij ne kete raport mediatik, i bazon duke pervjedhur librin shtepise botuese Feltrinelli, librin e ish Kryeprokurores se Hages, Carla Del Pontes “Gjuetia: une dhe kriminelet e luftes (La caccia - Io e i criminali di Guerra), ku zonja del Ponte, nuk i shpetoi dot tundimit per te ngelur e famshme dhe per te vazhduar qe te qendroje ne qender te vemendjes se opinionit nderkombetar, kesaj radhe duke nxjerr nje cop liber shume te debatueshem dhe te dyshimit. Liber, te cilin, e kan hedhur poshte, edhe me pare edhe disa institucione prestigjoze nderkombetare, por, edhe ne Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve ne Nju-Jork, me fakte e argumente te bera publike. Kete madje nuk e fsheh dhe vet deputeti zviceran Dick Marty : kur ne kete raport, ai thote se eshte i mbeshtetur kryesisht mbi deshmite dhe raportet marra nga ky liber. Ne mungese te mjeteve , ai nuk ka patur mundesi te vizitoje gjashte vendet, te cilat, sipas tij ai i ka identifikuar " si burgje te UÇK-se ne Shqiperi - ne nje fshat te prapambetur malor dhjetra kilometra larg Burrelit". Kjo, akuze fillimisht ishte nje marrosje e del Pontes qe tronditi shqiptaret, per marazin e saj antishqiptare, qe paska kultivuar kjo zonje, e cila, ve shume ne dyshim dhe paanshmerine, dhe objektivitetin e veprimtarise se saj - si prokurore ne gjykaten e Hages, ITCY, kur eshte bere fjale krimet e bera ne Kosove gjate luftes. Lajthitja shembullore qe paraqet besimi i saj del Ponte, ne keto fakte si ato qe ka marre edhe Dick Marty, detyrimisht nuk deshmon per nje koeficient te larte inteligjence dhe pjekurie politike. Kjo marrezi te saj para dy vjeteve qe tash riciklohet fill pas fitores ne zgjedhjet e 2 dhjetorit, nga Kryeministri Hashim Thaçi, eshte shfrytezuar edhe nga bashkeatdhetari i saj senatori Dick Marty, me nje kryemarrezi tjeter, e cila deshmon per me teper per mungesen e informacionit real, nga te dy dhe per me shume per nje njohje te kufizuar te rrethanave, ose mos njohje fare te rrethanave sesi u zhvillua lufta ne Kosove. Mbasi si konkluzion raporti i zotit Dick Marty, del se eshte i orkestruara nga Beogradi dhe qarqet me anti shqiptare ne Europe, ku siç e pranoi dhe kryprokurori i Serbise, se "ne e kemi furnizuara me informata Raportin e Dick Martyt" Edhe nje here,Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve ne Nju-Jork, pergezon Qeverine e Kosoves dhe Kryeministrin e saj Hashim Thaçi, per permbajtje e tij dhe hapjen e rruges per drejtesi. Me kete veprim ne mendojme se qeveria e Kosoves, dhe personalisht Kryeministri i saj zoti Hashim Thaçi, ka demonstruar pjekuri politike, duke mos kaluar ne over-reacting nga provokimet e qellimshme te ketij raporti "te gatuar ne guzhinat" e Beogradit dhe te Moskes. Te cilat, jane kundra pavaresise se Kosoves me te gjitha menyrat dhe veprimet e tyre nderkombetare dhe mos njohjen e saj. Thaçi ka shprehur se deshiron nje hetim te pavarur per “te larguar mjegullen” rreth akuzave se ai ka udhehequr nje bande qe cila ka vrare te burgosurit serbe dhe ka shitur veshkat e tyre. Ndersa theksoi se nuk ka “asgje per te fshehur” Thaçi nenvizoi se autoritetet e Kosoves do te jene “shume bashkepunuese” ne lidhje me akuzat e bera ne raportin e Keshillit te Evropes te raportuesit Dick Marty, se UÇK-ja e udhehequr nga une ka vrare te burgosurit shqiptare dhe serbe per t’ua shitur veshkat e tyre ne vitin 1999. “Eshte nje mjegull dhe une duhet dhe do te punoj ta largoj ate”, ka thene Thaçi, ndersa sipas tij, akuzat kane per qellim te minojne shpalljen e pavaresise se Kosoves nga Serbiane vitin 2008. "Ne u bejme thirrje BE-se, OKB, NATO dhe Shtetet e Bashkuara per te nxjerre te verteten dhe nese ka ndonje perpjekje te metejshme, qe qarqe antishqiptare te perzihen ne Kosove, dhe te nxisin per lufte duke hyre ne punet e brendshme te saj per pengimin e pavaresise se Kosoves, te denohen nderkombetarisht. Dhe Kosova te lihet ne rrugen e saj te proseperitetit, zhvillimit dhe nje shtet i pavarur e sovran ku sundon ligji i barabarte per te gjithe qytetaret e saj - shqiptaret , serbet, boshnjake, rome, turq e te tjere." thuhet ne fund te deklerates se Akademise se Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve ne Nju-Jork./B.Sina/ Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, ka shprehur shqetësimin e saj dhe dënuar ashpër raportin e senatorit zviceran Dick Marty, raportuesit të Këshillit të Evropës ASHASHA : "Raporti i Dick Martyt, spekulativ dhe manipulativ, dashakeqës, dhe i mbushur përplot me gënjeshtra dhe trillime politike, të orkestruara nga Beogradi dhe qarqet më anti shqiptare në Europë" NEW YORK CITY : Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, organizoi një tubim të veçantë me professor, studiues, shkencëtarë, intelektualë dhe anëtarët e saj, për të shprehur shqetësimin dhe dënuar ashpër raportin e senatorit zviceran Dick Marty, raportuesit të Këshillit të Evropës, për të ashtuquajturin "Raport për krimet me transplantim organesh nga UÇK-ja, gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë" Kryetari i kësaj Akademie Professor Skëndër Kodra Ph.D, thotë se “Ne, Institucioni më i lartë shqiptaro-amerikan, i cili, ka rreth saj disa nga intelektualët shqiptarë në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emigruar në kohë e periudha të ndryshme, shprehim pakënaqësinë dhe indinjatën tonë të thellë; ndaj raportit të zotit Dick Marty. Gjithashtu, ndaj trajtimit të Kosovës, që i është bërë në disa nga masmediat kryesore ndërkombëtare, që marrin shkas prej këtij raporti spekulativ dhe manipulativ, dashakeqës, e përplot me gënjeshtra dhe trillime politike, të orkestruara nga qarqe më anti shqiptare në Europë." Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, me këtë rast dënon me forcë raportin politikë, të bërë nga senatori Dick Marty, në emër të Këshillit të Europës, i cili, sipas nesh thuhet në dekleratë, është kryekëput një abuzim klasik, me emrin e këtij institucioni të lartë Europian. Duke shkelur në mënyrë të turpshme, edhe mbi tragjedinë e madhe, që kaloi populli i Kosovës, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Raporti i tij është për t'a njollosur dhe e baltosur luftën e drejtë, dhe të shenjtë, për liri e pavarësi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - UÇK-ës, shprehur në pretendimet e tij, plot andrralla, se gjoja se Kryeministri Thaçi dhe UÇK-ja “ishin një rrjetë i krimit të organizuar që merrje me transpalnte dhe trafikonte organe njerëzore të marra nga të burgosurit e vrarë”. Mirëpo, raporti i Dick Martyt, ndonëse i autorizuar që të orvatet të nxjerr prova, është pikërisht pa prova, sepse, ai ato andrallët e tij në këtë raport mediatik, i bazon duke përvjedhur librin shtëpisë botuese Feltrinelli, librin e ish Kryeprokurores së Hagës, Carla Del Pontes “Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës (La caccia - Io e i criminali di Guerra), ku zonja del Ponte, nuk i shpëtoi dot tundimit për të ngelur e famshme dhe për të vazhduar që të qëndrojë në qendër të vëmendjes së opinionit ndërkombëtar, kësaj radhe duke nxjerr një cop libër shumë të debatueshëm dhe të dyshimit. Libër, të cilin, e kan hedhur poshtë, edhe më parë edhe disa institucione prestigjoze ndërkombëtare, por, edhe ne Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, me fakte e argumente të bëra publike. Këtë madje nuk e fsheh dhe vet deputeti zviceran Dick Marty : kur në këtë raport, ai thotë se është i mbështetur kryesisht mbi dëshmitë dhe raportet marra nga ky libër. Në mungesë të mjeteve , ai nuk ka patur mundësi të vizitojë gjashtë vendet, të cilat, sipas tij ai i ka identifikuar " si burgje të UÇK-së në Shqipëri - në një fshat të prapambetur malor dhjetra kilometra larg Burrelit". Kjo, akuzë fillimisht ishte një marrosje e del Pontes që tronditi shqiptarët, për marazin e saj antishqiptare, që paska kultivuar kjo zonjë, e cila, vë shumë në dyshim dhe paanshmërinë, dhe objektivitetin e veprimtarisë së saj - si prokurore në gjykatën e Hagës, ITCY, kur është bërë fjalë krimet e bëra në Kosovë gjatë luftës. Lajthitja shembullore që paraqet besimi i saj del Ponte, në këto fakte si ato që ka marrë edhe Dick Marty, detyrimisht nuk dëshmon për një koeficient të lartë inteligjence dhe pjekurie politike. Kjo marrëzi të saj para dy vjetëve që tash riciklohet fill pas fitores në zgjedhjet e 2 dhjetorit, nga Kryeministri Hashim Thaçi, është shfrytëzuar edhe nga bashkëatdhetari i saj senatori Dick Marty, me një kryemarrëzi tjetër, e cila dëshmon për më tepër për mungesën e informacionit real, nga të dy dhe për më shumë për një njohje të kufizuar të rrethanave, ose mos njohje fare të rrethanave sesi u zhvillua lufta në Kosovë. Mbasi si konkluzion raporti i zotit Dick Marty, del se është i orkestruara nga Beogradi dhe qarqet më anti shqiptare në Europë, ku siç e pranoi dhe kryprokurori i Serbisë, se "ne e kemi furnizuara me informata Raportin e Dick Martyt" Edhe një herë,Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, përgëzon Qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin e saj Hashim Thaçi, për përmbajtje e tij dhe hapjen e rrugës për drejtësi. Me këtë veprim ne mendojmë se qeveria e Kosovës, dhe personalisht Kryeministri i saj zoti Hashim Thaçi, ka demonstruar pjekuri politike, duke mos kaluar në over-reacting nga provokimet e qëllimshme të këtij raporti "të gatuar në guzhinat" e Beogradit dhe të Moskës. Të cilat, janë kundra pavarësisë së Kosovës me të gjitha mënyrat dhe veprimet e tyre ndërkombëtare dhe mos njohjen e saj. Thaçi ka shprehur se dëshiron një hetim të pavarur për “të larguar mjegullën” rreth akuzave se ai ka udhëhequr një bandë që cila ka vrarë të burgosurit serbë dhe ka shitur veshkat e tyre. Ndërsa theksoi se nuk ka “asgjë për të fshehur” Thaçi nënvizoi se autoritetet e Kosovës do të jenë “shumë bashkëpunuese” në lidhje me akuzat e bëra në raportin e Këshillit të Evropës të raportuesit Dick Marty, se UÇK-ja e udhëhequr nga unë ka vrarë të burgosurit shqiptarë dhe serbë për t’ua shitur veshkat e tyre në vitin 1999. “Është një mjegull dhe unë duhet dhe do të punoj ta largoj atë”, ka thënë Thaçi, ndersa sipas tij, akuzat kanë për qëllim të minojnë shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008. "Ne u bëjmë thirrje BE-së, OKB, NATO dhe Shtetet e Bashkuara për të nxjerrë të vërtetën dhe nëse ka ndonjë përpjekje të mëtejshme, që qarqe antishqiptare të përzihen në Kosovë, dhe të nxisin për luftë duke hyrë në punët e brendshme të saj për pengimin e pavarësisë së Kosovës, të dënohen ndërkombëtarisht. Dhe Kosova të lihet në rrugën e saj të proseperitetit, zhvillimit dhe një shtet i pavarur e sovran ku sundon ligji i barabartë për të gjithë qytetarët e saj - shqiptarët , serbët, boshnjakë, romë, turq e të tjerë." thuhet në fund të dekleratës së Akademisë së Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork./B.Sina/