Bloomberg, prezantoi planin e ri per Nju Jorkun "Vizioni 2020"

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Kryetari  i Bashkise se Nju Jorkut, Michael Bloomberg, prezantoi planin e 
ri per Nju  Jorkun "Vizioni 2020"   
BEQIR  SINA, New York  
3.3  miliard dollar, per pese qytet- lagjet e Bashkise se Nju Jorkut  

NEW  YORK CITY  : Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut, Michael Bloomberg, i 
cili eshte dhe njeri  nga 10 me te pasurit ne SHBA - kryetari i pare i 
qytetit me te madh  amerikan qe merr tre mandate, dhe eshte kryetari qe eshte 
diskutuar me  shume ne historine e bashkise se ketij qyteti.  
Por, gjithashtu ai eshte edhe i vlersuar se ka ditur qe gjate kesaj  
periudhe per te mbajtur ne mjaft raste lidhje te mira ne  qarqet e caktuara te 
nivelit te larte deri ne Washington - ne Shtepine e  Bardhe.  Ai eshte 
pershendetur kohet e fundit si nje kryetar  Bashkie vizionar dhe novator per 
programe te tilla si: PlaNYC2030, dhe  per zbatimin e planit te tij te hapjes se 
nje linje ne çdo rruge  korsi-biçiklete ne te gjithe qytetin e Nju Jorkut, e 
njejte si ne  Tokio dhe Amsterdam.  
"Ne shume menyra ai eshte pare si i vetmi kryetar Bashkie i  cili ka 
menduar me te vertete qe gjithçka te beje dhe  t'a  ndertoje ne Nju Jork, ajo te 
jete afat-gjate. Ai eshte nga ata  kryetare Bashkie, qe mund te shohi vetem 
perpara ne te gjitha planet e tij - per  Nju Jorkun, ne nje menyre te atille 
qe njerezit ketu  te  jene te kenaqur ne lidhje me planet e tij per 
ndertimin e qytetit, per  nje Nju Jork te ri, mbasi ai duket se  eshte gjithmone ne 
kerkim  dhe shkon vetem perpara," tha Doug Muzzio, nje profesor ne City 
University  New York per shtypin njujorkez.  
Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut, Michael Bloomberg, sot pas dite para  
gazetarve dhe anetarve te Keshillit te larte te Bashkise, do te paraqese  
planin e ri per Nju Jorkun qe quhet "Vizioni 2020"  
Nje plan ky thote shtypi njujorkez me 190-faqe per  rivendosjen e 
ndertimeve dhe lidhjeve ujore te qytetit te  New York  City, me te kater ishujt rreth 
tij dhe shtetit fqinje Nju Xhersi. Plani i ri i  kryetarit te Bashkise qe 
do te behet publik sot se bashku me kryetaren  e Keshillit te Bashkise se 
Qytetit Christine Quinine dhe anetarve te  tjere ne nje konference shtypi do te 
prezantohet ne  Brooklyn  Bridge Park .  
Plani  eshte i miratuar nga Bashkia, dhe eshte nje nga me te kushtueshmit 
ne  qytet, ai ka vleren e 3.3 miliard dollarve, plani i ri  mbulon te  gjitha 
qytet lagjet e Bashkise se Njuu Jorkut,  
Ne plane jane perfshire  pese lagjet(five boroughs) , dhe perfshihen  
gjithesejt 130 projekte per t'u realizuar  gjate tre viteve te  ardhshme. Nje 
pjese e ketij plani eshte duke u financuar nga nje fond  700,000,000 dollar nga 
buxheti i Bashkise se qytetit .Plani i ri  i kryetarit te Bashkise se Nju 
Jorkut, multi miliarderit Michael Bloomberg,  perfshin projekte te shpallur 
tashme te tilla si dy tunele moderrne nen  ujore qe do te lidhin njeri Nju 
Xhersin me Nju Jorkun, dhe tjetri Bruklinin  me Nju Jorkun.  
Ndertimin  e limaneve te trageteve te reja qe do te lidhin Brooklyn dhe 
Queens te  qendren(midtown) dhe pjesen e poshtme( lower)  Manhattan. 
Si dhe projekte te reja te faturuara ne nje bilete udhetimi me  transfertat 
Metrocard per tragetet, ku te jene te perfshira filma,  konecerte e teatro, 
ne salla brena stacioneve dhe vendve te pritjes si  ne fushen e 
helikoptereve (taksi) ne helidromin ne 34 Street ,  por edhe tek tragetet. 
Gjithashtu ne vere te njejten gje Bloomberg, ka ne plane te beje edhe  ne 
nje shesh ne seksionin e trageteve ne ishujt Charleston dhe  Staten Island 
dhe te vendos nje anije qe do te beje linjen Hunts  Point - Bronx -Manhattan.  
Plani i ri i Nju Jorkut"Vizioni 2020" ka edhe ngritjen e nje parku  
gjelberues multifunksional me restorante, pista vallezimi , kinema,  teatro, 
ekspozita dhe kende lojrash e tjera ne zonen e ish terminalit  te anijeve ne 
pjesen e poshtme te Bruklinit - nen "kembet" e ures Brooklyn  Bridge. 
"Ne kemi me shume milje e ujore se sa po t'i bashkosh te gjitha se  bashklu 
Seattle, San Francisko, Chicago dhe Portland , por per dekada  njujorkezet 
kane qene" te bllokuar" nga levizja me anije e  tragete dhe per kete eshte 
bere shume me pak  -  duke  mbetur ende me planet e vjetra,  megjithse kjo 
eshte nje pjese e jetes  sone ...qe duhet ndryshuar.  Ne jemi te angazhuar dhe 
jemi ne  gjendje te bejme ringjalljen e brigjeve ujore dhe rrugeve ujore,  
ose si ne jemi duke e quajtur ate, qytet i vogel i gjashte i Nju Jorkut ",  
tha kryetari i Bashkise se Nju Jorkut, Michael Bloomberg ne nje deklarate  
per gazetaret sot ne mengjes.. Shpresojme se ky plan i ri do te kthehet ne  
realitet shume shpejt dhe do te jete nje nga idete e mia me te  suksesshem te 
udheheqjes se ketij qyteti , dhe jo nje nga ato plane qe  duken si 
"fushatat elektorale" perfundoi Bloomberg. 

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg,  prezantoi planin e 
ri për Nju Jorkun "Vizioni 2020"  




BEQIR SINA, New  York 
 
 
 
3.3 miliard dollar, për pesë qytet- lagjet e  Bashkisë së Nju Jorkut 
 

 
 
NEW YORK CITY : Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael  Bloomberg, i 
cili është dhe njëri nga 10 më të pasurit në SHBA - kryetari i  parë i qytetit 
më të madh amerikan që merr tre mandate, dhe është kryetari  që është 
diskutuar më shumë në historinë e bashkisë së këtij qyteti. 
 
 
   Por, gjithashtu ai është edhe i vlersuar se ka ditur  që gjatë kësaj 
periudhe për të mbajtur në mjaft raste lidhje  të mira në qarqet e caktuara të 
nivelit të lartë deri në Washington  - në Shtëpinë e Bardhë.  Ai është 
përshëndetur kohët e  fundit si një kryetar Bashkie vizionar dhe novator për 
programe  të tilla si: PlaNYC2030, dhe për zbatimin e planit të tij të hapjes së 
një  linje në çdo rrugë  korsi-biçikletë në të gjithë qytetin e Nju Jorkut, 
e  njëjtë si në Tokio dhe Amsterdam. 
 
    "Në shumë mënyra ai është parë si i vetmi kryetar  Bashkie i cili ka 
menduar me të vërtetë që gjithçka të bëjë dhe  t'a ndërtojë në Nju Jork, ajo 
të jetë afat-gjatë. Ai është nga  ata kryetarë Bashkie, që mund të shohi 
vetëm përpara në të gjitha planet e tij -  për Nju Jorkun, në një mënyrë të 
atillë që njerëzit këtu  të  jenë të kënaqur në lidhje me planet e tij për 
ndërtimin e qytetit, për  një Nju Jork të ri, mbasi ai duket se  është gjithmonë 
në kërkim  dhe shkon vetëm përpara," tha Doug Muzzio, një professor në City 
University  New York për shtypin njujorkez. 
 
  Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, sot  pas dite para 
gazetarve dhe anëtarve të Këshillit të lartë të Bashkisë, do  të paraqesë 
planin e ri për Nju Jorkun që quhet "Vizioni 2020" 
 
        Një plan ky thotë  shtypi njujorkez me 190-faqe për rivendosjen e 
ndërtimeve dhe  lidhjeve ujore të qytetit të  New York City, me të katër 
ishujt rreth  tij dhe shtetit fqinjë Nju Xhersi. Plani i ri i kryetarit të 
Bashkisë që do  të bëhet publik sot së bashku me kryetaren e Këshillit të 
Bashkisë  së Qytetit Christine Quinine dhe anëtarve të tjerë në një konferencë  
shtypi do të prezantohet në  Brooklyn Bridge Park . 
 
Plani është i miratuar nga Bashkia, dhe është një nga më të  kushtueshmit 
në qytet, ai ka vlerën e 3.3 miliard dollarve, plani i ri  mbulon të gjitha 
qytet lagjet e Bashkisë së Njuu Jorkut, 
 
      Në planë janë përfshirë  pesë  lagjet(five boroughs) , dhe përfshihen 
gjithësejt 130 projekte për t'u  realizuar  gjatë tre viteve të ardhshme. 
Një pjesë e këtij plani është  duke u financuar nga një fond  700,000,000 
dollar nga buxheti i  Bashkisë së qytetit .Plani i ri i kryetarit të Bashkisë 
së Nju Jorkut,  multi miliarderit Michael Bloomberg,  përfshin projekte të 
shpallur tashmë  të tilla si dy tunele moderrne nën ujore që do të lidhin 
njeri Nju Xhersin me  Nju Jorkun, dhe tjetri Bruklinin me Nju Jorkun. 
 
Ndërtimin e limaneve të trageteve të reja që do të lidhin  Brooklyn dhe 
Queens të qëndrën(midtown) dhe pjesën e poshtme( lower)  Manhattan.
 
      Si dhe projekte të reja të  faturuara në një biletë udhëtimi me 
transfertat Metrocard për tragetet, ku  të jenë të përfshira filma, konecerte e 
teatro, në salla brena  stacioneve dhe vendve të pritjes si në fushën e 
helikopterëve (taksi)  në helidromin në 34 Street , por edhe tek tragetet.
 
    Gjithashtu në verë të njëjtën gjë Bloomberg, ka në  planë të bëjë edhe 
në një shesh në seksionin e trageteve në  ishujt Charleston dhe Staten 
Island dhe të vendos  një anije që do të bëjë linjën Hunts Point - Bronx  
-Manhattan. 
 
    Plani i ri i Nju Jorkut"Vizioni 2020" ka edhe  ngritjen e një parku 
gjelbërues multifunksional me restorante, pista  vallëzimi , kinema, teatro, 
ekspozita dhe këndë lojrash e  tjera në zonën e ish terminalit të anijeve në 
pjesën e poshtme të Bruklinit  - nën "këmbët" e urës Brooklyn Bridge.
 
 
      "Ne kemi më shumë milje e ujore se sa po t'i  bashkosh të gjitha së 
bashklu Seattle, San Francisko, Chicago dhe Portland  , por për dekada 
njujorkezët kanë qënë" të bllokuar"  nga lëvizja me anije e tragete dhe për këtë 
është bërë shumë  më pak  -  duke mbetur ende me planet e vjetra,  megjithse 
kjo  është një pjesë e jetës sonë ...që duhet ndryshuar.  Ne jemi të  
angazhuar dhe jemi në gjëndje të bëjmë ringjalljen e  brigjeve ujore dhe rrugëve 
ujore, ose si ne jemi duke e quajtur atë, qytet  i vogël i gjashtë i Nju 
Jorkut ", tha kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut,  Michael Bloomberg në një 
deklaratë për gazetarët sot në mëngjes..  Shpresojmë se ky plan i ri do të 
kthehet në realitet shumë shpejt dhe do të  jetë një nga idetë e mia më të 
suksesshëm të udhëheqjes së këtij  qyteti , dhe jo një nga ato plane që duken si 
"fushatat elektorale"  përfundoi Bloomberg.
IMG_NEW_0001.jpg (image/jpeg, 42.7 KB) - not displayed
IMG_NEW_0001.jpg (image/jpeg, 42.7 KB) - not displayed
IMG_NEW_0001.jpg (image/jpeg, 42.7 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.