Shoqata Mjekesore Shqiptaro-Amerikane mbajti Mbremjen e Pare Gala ne Nju Jork
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Shoqata Mjekesore Shqiptaro-Amerikane mbajti Mbremjen e Pare Gala ne Nju
Jork
BEQIR SINA, New York
Nje mesazh i bukur frymezimi dhe inspirimi nga Shoqata Mjekesore
Shqiptaro-Amerikane, ne SHBA
NEW YORK CITY : Shoqata Mjekesore Shqiptaro-Amerikane me Mbremjen e Pare
Gala ne nje nga sallat te lokalit luksoz ne qender te qytetit te Nju
Jorkut, "The Harvard Club of New York City", shenoi nje nga pervjetoret e
krijimit te saj dhe ndau per here te pare :"Çmimin Arritje Jetesore ". Ndersa
kujtoje me kete rast jeten e dy anetarve te kesaj shoqate qe u ndane nga
jeta, doktor Richard (Drini) Velaj MD dhe Dila Vuksanaj MD.
Ne Mbremjen e Pare Gala te quajtur" First Award Gala", moren pjese qindra
vete, kreret e disa shoqatave, personalitete te njohura te komunitetit,
doktore e mjeke, farmaciste, dentiste, avokate, profesore, gazetare, biznesmen
dhe afariste te sukseshem . Kjo mbremje gala u çele me disa vepra te
zgjedhura nga krijimtaria simfonike dhe vokale e kompozitoreve te medhenje
boterore dhe shqiptare, dhe nje koktel.
Mysafire te nderuar te kesaj mbremje gala ishin laureati i Çmimit Nobel ne
Mjekesi Dr Ferid Murad, dhe bashkeshortia e tij zonja Carol Ann Leopold,
Dr. Peter C. Carmel presidenti i Shoqates Mjekesore Amerikane, Ambasadori i
Shqiperise ne Uashington Gilbret Galanxhi, zoti William Brown nen/President
i "American Council for International Education, dhe zyrtari i larte i
qeverise amerikane, zoti Jaime R. Torres, DMP,MS, Presidenti i AMA dhe
Drejtori Rajonale i Departamenti te SHBA per Shendetesine dhe Sherbimeve
Njerezore, ne New York State.
Bashkekryetari i shoqates Dr. Sulejman Çelaj, MB. kardiolog, shef i
Kateterizimeve ne Spitalin Amerikan te St. Barnabas, udhehoqi Mbremjen e Pare
Gala te Shoqates Mjekesore Shqiptaro-Amerikane.
Doktor Çelaj, kujtoje ne fillim te fjales se tij se sa e veshtire eshte
sipas tij "te behen bashke" shqiptaret ne Amerike. "Mirepo, tha ai ja qe ne u
beme bashke madje dhe formuam edhe Shoqaten Mjekesore Shqiptaro-Amerikane,
e cila tash ka mbledhur rreth saj mjek profesionist shqiptare nga
Shqiperia, Kosova, dhe viset shqiptare ne Ballkan duke pasur dhe President Nderi,
fituesin i çmimit Nobel, ne mjekesi dhe fiziologji me prejardhje shqiptare
dr. Ferid Murati, i cili ka pranuar zyrtarisht te jete pjese e komunitetit
mjekesor shqiptaro-amerikan ne SHBA," tha doktor Çelaj.
Dr. Sulejman Çelaj, duke pergezuar pjesmarresit dhe mysafiret e nderit dhe
veçanerisht pjesmarrjen e dr. Ferid Muratit, ne kete ceremoni, tha se:"
Ju dhe nobelistja tjeter shqiptare, Nena Tereze, pa dyshim e lartesoni edhe
me shume emrin tone, si shqiptare ne bote dhe si mjeke ketu ne SHBA"
Me kete raste doktor Çelaj - permendi dhe faktin se Albanian American
Medical Society (AAMS) eshte nje shoqate profesioniste, humanitare,
jo-fitimprurese e ngritur per te ndihmuar shqiptaret e Amerikes, dhe shqiptaret te
tjeret nga te gjitha viset e Ballkanit. "Ne kemi krenari te madhe per vendin
tone, dhe qe jemi shqiptare, theksoje doktor Çelaj, ne i ndihmojme
shqiptaret te japim keshilla, tregojme per menyrat te kujdesit shendetesor, AAMS,
tha ai eshte organizata e pare dhe vetem mjekesore profesionale, e themeluar
nga mjeket shqiptare Amerikane ne Shtetet e Bashkuara."
Ne emer te Shoqates Mjekesore Shqiptaro-Amerikane, fjalen kryesore e
mbajti presidentija e kesaj shoqate, dr. Lindita Çoku,. Ne mes te tjerave ajo
tha se " Duke filluar nga vitet 1990, komuniteti shqiptar ne SHBA eshte
rritur ne menyre te qendrueshme. Gati dy dekada kane kaluar qe nga ardhja e
vales se pare masive te emigranteve shqiptare ne SHBA, kohe gjate se ciles ne
rrethin e mjekeve dhe pacienteve shqiptare ketu eshte zgjeruar shume. Keshtu
qe ka lindur nevoje e komunitetit per kujdesin e pacientit nga mjeket te
cilet flasin gjuhen e tyre dhe per te kuptuar problemet e tyre me mire se
çdo mjek tjeter. Prandaj, ajo ishte vetem nje çeshtje kohe, deri kur
iniciativa jone, ishte marre seriozishte dhe u krijua nje organizate e tille"
Nderkaq, duke folur per shoqaten qe ajo drejton, dr. Çoku, nenvizoje se
"Ne afat te gjate, ne do te donim te ndajme njohurite dhe ekspertizen tone te
marra ne shkollat dhe eksperiencat ne SHBA-es, nje nga me te miret, kjo,
dhe nga me te perparuarat ne sistemet e kujdesit shendetesor ne bote, me
koleget tane ne Shqiperi, Kosove, si dhe ne vendet te populluara nga
shqiptaret ne Maqedoni, Malit te Zi, e tjere, permes ligjeratave dhe aktiviteteve
te tjera mesimore dhe misonet e bamiresise, per te ofruar trajtim te
drejtperdrejte te pacienteve shqiptare ne nje vend tjeter dhe kjo ka qene
objektiv i shoqerise sone" thote ajo.
Megjithse, ceku dr Çoku, ajo ka qene nje rruge e gjate, por ne kemi bere
perparime dhe jemi te lumtur qe te jemi ne gjendje te punojme se bashku si
organ i shoqates se mjekeve profesioniste shqiptare. Ne jemi shume te
ngazellyer per te zgjeruar shoqaten tone me anetare te rinje dhe kemi zgjatur
ftesen tone per te gjithe mjeket profesioniste qe jane te te njejtit mendim -
i cili do te donte te bashkohej AAMS per te u takuar me koleget e tjere, te
japin sugjerimet dhe idete e tyre per permiresime dhe per te kontribuar
per komunitetin ne çfaredo menyre te mundshme."
Ne fund te fjales se saj duke folur ne emer te Shoqates Mjekesore
Shqiptaro-Amerikane, presidentja e kesaj shoqate, dr. Lindita Çoku,ju faleminderua
te gjitheve per mbeshtetjen e çeshtjes mjekesore shqiptare dhe te realizmit
te misionit te tyre ne nje realitet. "Se bashku me ju dhe te tjeret qe
kane bere kaq shume ne fushen e mjekesise, ne do te vazhdojme te punojme po
se bashku qe te bejme te arriturat shume me te madha. Mbasi edhe nevoja e
komunitetit tone eshte me e madhe dhe ka shume pune per t'u bere. Ne
shpresojme qe ne miqesine tuaj te vazhdueshme dhe perkrahjen tuaj te vazhdueshme,
te kemi arritje te tjera." tha ajo.
Dr. Ismet Lukolic i cili eshte lindur e rritur ne Amerike me prejardhje
nga Tivari, eshte mjek specialist ne mjekesine e brendshme ne “SUNY Downstate
Medical Center” ne Brooklyn, NY. Ai i ka kryer studimet mjekesore ne
Universitetin “Saint George” ne Grenada, West Indies dhe Dr. Sihana Sela, PA
(Physician Assistant - doktore ne Staten Island, New York pershendeten ne
emer te brezit me te ri te mjekeve shqiptaro amerikane, anetare te kesaj
shoqate te mjekeve shqiptaro amerikane.
Doktor Lukolic, tregoi me krenari se i perkete nje brezi te pare mjekesh
shqiptaro amerikan, i cili sot perfaqesone kulturen tone ne SHBA-es. Dr.
Lukolic, tha se "individi e ben emrin dhe emri nuk ka te beje ne menyre
individuale." Kjo eshte e vertete per nje popull apo organizate si dhe shoqaten
tone. Si nje brez i pare shqiptaro - amerikane me fillimet e veshtira, si
shume te tjere edhe une e di koston e sakrifices - nga prinderit e mi dhe tuaj
.
Prinderit e mi u larguan nga vendlindja e tyre ne kerkim te nje te ardhme
me te mire larg nga paragjykimet dhe aparteidit si sistem ne te cilin ata do
te rriteshin. Megjithate, ata me krenari te madhe deshironin dhe punuan qe
dhe une nga ana tjeter te jem krenar qe te jeme nje ure lidhese ne mes te
trashegimise sone me te vjeter bote, dhe ne jeten tone te re ketu ne
Shtetet e Bashkuara.
Shume femije shqiptare, si une u rritem duke mos ditur asgje per ate qe
perfshin jeten profesionale qe nga prinderit tane, qe u munduan veçse te na
rrisin ne dhe te na shkollojne e edukojne, megjithse ata vete sakrifikuan dhe
punuan ne restorante dhe punet me te veshtira. Ekspozimi yne per te marre
profesionin mjekesor si femije, ishte i kufizuar ne vizitat tek mjeket,
vetem atehere kur kemi shkuar vete ose te shoqeruar te afermit tone per te u
vizituar. Megjithate, duhet pranuar se kemi pasur dhe modele mjekesh
shqiptare qe na bejne ne sot te jemi krenar per per profesionin tone - i tille
eshte edhe Dr Agim Leka.
Ai sherbeu si nje model dhe frymezim per shume mjek te rinj, shqiptare ne
Amerike, duke perfshire edhe veten time, qe duke lexuar ne lidhje me
arritjet e tij dhe duke mesuar me shume per perfshirjen e tij si nje aktivist i
komunitetit, ai gradualisht me ka inspiruar mua per te hyre ne mjekesi.
"Mirepo, sigurisht, Dr Ferid Murati do te vije dhe te na beje edhe me
krenare ne shqiptareve, ngaqe ai eshte fitues dhe i çmimit Nobel ne Mjekesi
per kontributin e tij ne mjekesi ne vitin 1998.
Dr. Lukolic perfundoje fjalen e tij se "Shoqeria Mjekesore
Shqiptaro-Amerikane premtone qe ne te ardhmen mejket shqiptare ne Amerike, te perjetesoje
kete ndjenje te larte frymezimi dhe me optimizem te punojme e kontribojme
per te ardhmen e komunitetit Shqiptaro-Amerikane, duke sherbyer si
edukatore dhe perfaqesues te ketij komuniteti - qe ka bere histori ne diaspore" .
Gjate ceremonise Shoqata Shqiptaro - Amerikane e Mjekesise me doktoret e
saj te mrekullueshem vendosi te jap mirenjohjen e pare te kesaj shoqate, per
punen 55 vjeçare ne sherbim te mjekseise dhe te komunitetit shqiptare ne
Amerike, Dr. Agim Lekes. Kjo shoqate ka dhene çmimin e saj te pare per nje
mjek veteran shqiptare ne SHBA-es, per te bere ate shembull per mjeket e
brezave me te rinj.
Shoqata Shqiptaro - Amerikane e Mjekesise, thote se ne kete nisme
organizative te profesionalisteve shqiptare ne degen e medicines ne SHBA , e bene
me qellim per t'i ardhe ne ndihme komunitetit shqiptar ne Shtetet e
Bashkuara, e veçanerisht shkembimit te pervojave dhe ekspertizmave mes mjekeve
shqiptare ne SHBA dhe ne gjitha trojet shqiptare ne Ballkan
Fituesi i çmimit “Nobel” ne mjekesi dhe fiziologji me prejardhje
shqiptare dr. Ferid Murati, President nderi i i shoqates " Shoqeria Mjekesore
Shqiptaro-Amerikane ", ka pranuar me krenari te jete pjese e komunitetit
mjekesor shqiptaro-amerikan ne SHBA, dhe veprimtarive te tjera te shqiptareve te
Amerikes.
Ai ne kete mbremje te pare Gala, ne Nju Jork, foli per kontaktet e para te
jetes se tij me boten shqiptare, duke pranuar se me pare ato kane qene
te pakta, megjithse prezenca e tij nuk ka munguar, sidomos para disa
vjetesh, pasi ai ka vizituar Prishtinen, Shkupin dhe Tiranen, duke vendosur
kontakte te mira me institucionet e atjeshme. Si pike referimi te ketyre lidhjeve
Dr Murati, permendi ate te adoptimit te nje femije shqiptare nga
Maqedonia, te vajzes se tij e cila nuk lindete, per arsye gjinokologjike.
"Autoritetet shqiptare ne Shkup, tha ai na ndihmuan te na gjejne nje femije shqiptare
te mrekullueshem te cilen ne e adaptuam me vone dhe e kemi vajzen tone"
"Kontaktet e tij dhe lidhjet me shqiptaret , pohoje laureati i çmimit
Nobel, dr Murat, shenuan nje pike kulminante me 21 mars 2009 - kur une pranova
zyrtarisht titullin e kryetarit te nderit te Shoqates Mjekesore
Shqiptare-Amerikane, ceremonia e organizuar nga kjo organizate u pershkrua nga ai si
mjaft emocionuese. Ajo u mbajt ne nje nga ambientet e hotelit "Four
seasons", ne qytetin e Houston-it ne Teksas, tregoje ai.
Nobelisti me origjine shqiptare, dr. Ferid Murati, gjate dorezimit te
çmimit " Arritjet Jetesore", kolegut te tij dr Agim Leka, nga shoqata e mjekeve
shqiptare, tha se ishte krenar per pozicionin e ofruar nga Shoqata
Mjekesore Shqiptaro-Amerikane, dhe e quajti kete nder si nje privilegj te veçante,
ndersa ka pranuar te marre pjese edhe ne te ardhmen ne veprimtari dhe
aktivitet te tjera kesaj shoqate dhe komunitetit shqiptare ne te ardhmen.
Nje nder "pioneret" e mjekeve shqiptare ne diaspore, Dr. Agim Leka, me
emocioneve u shprehu mjekeve shqiptare faleminderimet dhe urimet e sinqerta
per kete ngjarje qe do te jete e paharruar per te.
"Ne kemi qene duke punuar se bashku per nje kohe te gjate, tha doktor Leka,
dhe une besoj se ne kemi qene ne gjendje per te arritur nje marreveshje te
madhe ne forcimin e obligacioneve shpirterore ne mes te shqiptareve dhe te
popullit amerikan ne nje bote ku interesi dhe lakmia qeverisin, ne
shumicen e rasteve, esencat e nderveprimit te njeriut."
Derdhje spontane te dashurise per Shtetet e Bashkuara dhe per ate qe
idealet amerikane, e ka quajtur ai dhe pasqyre ne te gjithe boten, ate çka
ndodhi 20 vjete me pare gjate vizites se Sekretarit te Shtetit James Baker-se,
per te vizituar Shqiperine ne vitin 1991. "Ato, ndjnja te shqiptareve per
SHBA, tha dr Leka, "nuk kane me te vertete paralele, mbasi qe nuk ka ne
historine diplomatike te botes ne kohe paqe. Ju keni qene e privilegjuar per te
deshmuar dhe te jeni pjese e ketij bashkeveprimi historik te gjalle te
njeriut dhe te percillni mesazhe te sinqerte nga nje populli ne tjetrin."
theksoje ai.
"Veteprania e Presidentit AMA, Dr. Peter C. Carmel presidenti i Shoqates
Mjekesore Amerikane dhe e zoti Jaime R. Torres,Drejtor Rajonal ne NYS nga
Departamenti i Shendetesise dhe Sherbimeve Njerezore, ne SHBA si dhe
laureatin e Çmimit Nobel Dr Ferid Murad me siguri qe do te jete nje burim
frymezimi per brezin e ri te mjekeve Shqiptaro-Amerikane, shume prej tyre te
trajnuar edhe ne Qendren mjekesore "Zoja e Meshires".
"Une, tha ne fund doktor Agim Leka, shpresoj qe ne njefare menyre, se kjo
do te jete kenaqesi e madhe per kete Komunitet dhe per mua personalisht.
Tani qe une jame ne moshe me ben gjithnje e me shume te lumtur, duke pare miq
te mire, te rinje e te vjeter ne raste te rralle siç eshte kj dhurate e
vertete ne jeten time".
Nderkohe me çetrifikat mirnjohje te Shoqata Mjekesore Shqiptaro-Amerikane,
u nderuar Kryetari i Bashkise se qytetit te Dibres se Madhe doktor Argetim
Fida, dr Shadie Bajrami dhe dr Elizabet Lulaj MD
Mbremjen e Pare Gala ne nje nga sallat te lokalit luksoz ne qender te
qytetit te Nju Jorkut, "The Harvard Club of New York City", organizuar nga
Shoqata Mjekesore Shqiptaro-Amerikane, e pershendeten edhe Dr. Peter C. Carmel
presidenti i Shoqates Mjekesore Amerikane, dhe zyrtari i qeverise
amerikane, zoti Jaime R. Torres, DMP,MS, Presidenti i AMA dhe Drejtori Rajonale i
Departamenti te SHBA per Shendetesine dhe Sherbimeve Njerezore, ne New York
State.
Nje program i larmishem artistik per Mbremjen e Pare Gala te mjekeve
shqiptaro amerikane kishin pergatitur muzikantet Gjilberta Lucaj - Gelaj -
Violiniste & Celliste, dhe Hermira Gjoni Pianiste, Merita Halili kengetare ,
orkestra e drejtuar nga Raif Hyseni, Accordion - mjeshter i firsamonikes,
Mirgjen Darova Bass Guitar, Sevim Umer - Drums & Tapan - Manastir, Dritero
Gjikolli - Clarinet & Saxophone, luajten dhe pjese te krijimtarise se
kompozitorit te mirenjohur Simon Gjonit,
Kengetarja Merita Halili ikona e muzikes popullore drejtuar nga orkestra e
Raif Hysenit ne 18 vjetorin nga lamtumira e kompozitorit dhe dirigjentit
te njohur shkodran Simon Gjoni, kendoi se bashku me pjesemarresit kengen qe
tashme eshte bere himn i muzikes lirike shqiptare, kenga qe ka mbetur ne
kujtesen e publikut shqiptar: "Lule bore", e cila, eshte nje kenge qe
kendohet nga jugu ne veri.
Per te ftuarit "koncerti" i mbremjes percolli nje repertor te larmishem
kengesh, ku te pranishmit ndoqen kenget e vallet e Shqiperise se Mesme,
Kosovare, Jugu i Shqiperise dhe Çameria, dhe viset e tjera shqiptare Pjese e
koncertit te Mbremjes "First Award Gala" ne nje nga sallat te lokalit luksoz
ne qender te qytetit te Nju Jorkut, "The Harvard Club of Nee York City",
ishin dhe vepra te tjera te lujtura nga muzikantet Gjilberta Lucaj - Gelaj -
Violiniste & Celliste, dhe Hermira Gjoni Pianiste: Ludvig van Beethoven "
Moonlight Sonata", Shopen "Waltz in a Minor", "Polonaise" e Oginskit, "Fur
Elise", L.V Beethoven, "Polka" e J. Strauss , Massnet" Meditation" , Saint
Saens "Mjelma" e tjera
Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane mbajti Mbrëmjen e Parë Gala në Nju
Jork
BEQIR SINA, New York
Një mesazh i bukur frymëzimi dhe inspirimi nga Shoqata Mjekësore
Shqiptaro-Amerikane, në SHBA
NEW YORK CITY : Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane me Mbrëmjen e Parë
Gala në një nga sallat të lokalit luksoz në qendër të qytetit të Nju
Jorkut, "The Harvard Club of New York City", shënoi një nga përvjetoret e
krijimit të saj dhe ndau për herë të parë :"Çmimin Arritje Jetesore ". Ndërsa
kujtojë me këtë rast jetën e dy anëtarve të kësaj shoqate që u ndanë nga jeta,
doktor Richard (Drini) Velaj MD dhe Dila Vuksanaj MD.
Në Mbrëmjen e Parë Gala të quajtur" First Award Gala", morën pjesë
qindra vetë, krerët e disa shoqatave, personalitete të njohura të
komunitetit, doktorë e mjekë, farmacistë, dentistë, avokatë, profesorë, gazetarë,
biznesmen dhe afaristë të sukseshëm . Kjo mbrëmje gala u çelë me disa vepra të
zgjedhura nga krijimtaria simfonike dhe vokale e kompozitorëve të mëdhenjë
botërorë dhe shqiptarë, dhe një koktel.
Mysafirë të nderuar të kësaj mbrëmje gala ishin laureati i Çmimit
Nobel në Mjekësi Dr Ferid Murad, dhe bashkëshortia e tij zonja Carol Ann
Leopold, Dr. Peter C. Carmel presidenti i Shoqatës Mjekësore Amerikane,
Ambasadori i Shqipërisë në Uashington Gilbret Galanxhi, zoti William Brown
nën/President i "American Council for International Education, dhe zyrtari i
lartë i qeverisë amerikane, zoti Jaime R. Torres, DMP,MS, Presidenti i AMA dhe
Drejtori Rajonalë i Departamenti të SHBA për Shëndetësinë dhe Shërbimeve
Njerëzore, në New York State.
Bashkëkryetari i shoqatës Dr. Sulejman Çelaj, MB. kardiolog, shef i
Kateterizimeve në Spitalin Amerikan të St. Barnabas, udhëhoqi Mbrëmjen e Parë
Gala të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane.
Doktor Çelaj, kujtojë në fillim të fjalës së tij se sa e vështirë
është sipas tij "të bëhen bashkë" shqiptarët në Amerikë. "Mirëpo, tha ai ja që
ne u bëmë bashkë madje dhe formuam edhe Shoqatën Mjekësore
Shqiptaro-Amerikane, e cila tash ka mbledhur rreth saj mjek profesionist shqiptarë nga
Shqipëria, Kosova, dhe viset shqiptare në Ballkan duke pasur dhe President
Nderi, fituesin i çmimit Nobel, në mjekësi dhe fiziologji me prejardhje
shqiptare dr. Ferid Murati, i cili ka pranuar zyrtarisht të jetë pjesë e
komunitetit mjekësor shqiptaro-amerikan në SHBA," tha doktor Çelaj.
Dr. Sulejman Çelaj, duke përgëzuar pjesmarrësit dhe mysafirët e nderit
dhe veçanërisht pjesmarrjen e dr. Ferid Muratit, në këtë ceremoni, tha
se:" Ju dhe nobelistja tjetër shqiptare, Nëna Tereze, pa dyshim e lartësoni
edhe më shumë emrin tonë, si shqiptarë në botë dhe si mjekë këtu në SHBA"
Me këtë rastë doktor Çelaj - përmendi dhe faktin se Albanian American
Medical Society (AAMS) është një shoqatë profesioniste, humanitare,
jo-fitimprurëse e ngritur për të ndihmuar shqiptarët e Amerikës, dhe shqiptarët të
tjerët nga të gjitha viset e Ballkanit. "Ne kemi krenari të madhe për vendin
tonë, dhe që jemi shqiptarë, theksojë doktor Çelaj, ne i ndihmojmë
shqiptarët të japim këshilla, tregojmë për mënyrat të kujdesit shëndetësor, AAMS,
tha ai është organizata e parë dhe vetëm mjekësore profesionale, e
themeluar nga mjekët shqiptarë Amerikane në Shtetet e Bashkuara."
Në emër të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane, fjalën kryesore e
mbajti presidentija e kësaj shoqate, dr. Lindita Çoku,. Në mes të tjerave ajo
tha se " Duke filluar nga vitet 1990, komuniteti shqiptar në SHBA është
rritur në mënyrë të qëndrueshme. Gati dy dekada kanë kaluar që nga ardhja e
valës së parë masive të emigrantëve shqiptarë në SHBA, kohë gjatë së cilës në
rrethin e mjekëve dhe pacientëve shqiptarë këtu është zgjeruar shumë.
Kështu që ka lindur nevojë e komunitetit për kujdesin e pacientit nga mjekët të
cilët flasin gjuhën e tyre dhe për të kuptuar problemet e tyre më mirë se
çdo mjek tjetër. Prandaj, ajo ishte vetëm një çështje kohe, deri kur
iniciativa jonë, ishte marrë seriozishtë dhe u krijua një organizatë e tillë"
Ndërkaq, duke folur për shoqatën që ajo drejton, dr. Çoku, nënvizojë se
"Në afat të gjatë, ne do të donim të ndajmë njohuritë dhe ekspertizën tonë
të marra në shkollat dhe eksperiencat në SHBA-ës, një nga më të mirët,
kjo, dhe nga më të përparuarat në sistemet e kujdesit shëndetësor në botë, me
kolegët tanë në Shqipëri, Kosovë, si dhe në vendet të populluara nga
shqiptarët në Maqedoni, Malit të Zi, e tjerë, përmes ligjëratave dhe
aktiviteteve të tjera mësimore dhe misonet e bamirësisë, për të ofruar trajtim të
drejtpërdrejtë të pacientëve shqiptarë në një vend tjetër dhe kjo ka qënë
objektiv i shoqërisë sonë" thotë ajo.
Megjithse, ceku dr Çoku, ajo ka qenë një rrugë e gjatë, por ne kemi bërë
përparime dhe jemi të lumtur që të jemi në gjendje të punojmë së bashku si
organ i shoqatës së mjekëve profesionistë shqiptarë. Ne jemi shumë të
ngazëllyer për të zgjeruar shoqatën tonë me anëtarë të rinjë dhe kemi zgjatur
ftesën tonë për të gjithë mjekët profesionistë që janë të të njëjtit mendim - i
cili do të donte të bashkohej AAMS për të u takuar me kolegët e tjerë, të
japin sugjerimet dhe idetë e tyre për përmirësime dhe për të kontribuar për
komunitetin në çfarëdo mënyrë të mundshme."
Në fund të fjalës së saj duke folur në emër të Shoqatës Mjekësore
Shqiptaro-Amerikane, presidentja e kësaj shoqate, dr. Lindita Çoku,ju faleminderua
të gjithëve për mbështetjen e çështjes mjekësore shqiptare dhe të realizmit
të misionit të tyre në një realitet. "Së bashku me ju dhe të tjerët që
kanë bërë kaq shumë në fushën e mjekësisë, ne do të vazhdojmë të punojmë po
së bashku që të bëjmë të arriturat shumë më të madha. Mbasi edhe nevoja e
komunitetit tonë është më e madhe dhe ka shumë punë për t'u bërë. Ne
shpresojmë që në miqësinë tuaj të vazhdueshme dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme,
të kemi arritje të tjera." tha ajo.
Dr. Ismet Lukolic i cili është lindur e rritur në Amerikë me prejardhje
nga Tivari, është mjek specialist në mjekësine e brendshme në “SUNY
Downstate Medical Center” në Brooklyn, NY. Ai i ka kryer studimet mjekësore në
Universitetin “Saint George” ne Grenada, West Indies dhe Dr. Sihana Sela, PA
(Physician Assistant - doktore në Staten Island, New York përshëndetën në
emër të brezit më të ri të mjekëve shqiptaro amerikanë, anëtarë të kësaj
shoqate të mjekëve shqiptaro amerikane.
Doktor Lukolic, tregoi me krenari se i përketë një brezi të parë
mjekësh shqiptaro amerikan, i cili sot përfaqësonë kulturën tonë në SHBA-ës.
Dr. Lukolic, tha se "individi e bën emrin dhe emri nuk ka të bëjë në mënyrë
individuale." Kjo është e vërtetë për një popull apo organizatë si dhe
shoqatën tonë. Si një brez i parë shqiptaro - amerikanë me fillimet e
vështira, si shumë të tjerë edhe unë e di koston e sakrificës - nga prindërit e mi
dhe tuaj .
Prindërit e mi u larguan nga vendlindja e tyre në kërkim të një të
ardhme më të mirë larg nga paragjykimet dhe aparteidit si sistem në të
cilin ata do të rriteshin. Megjithatë, ata me krenari të madhe dëshironin dhe
punuan që dhe unë nga ana tjetër të jem krenar që të jemë një urë lidhëse në
mes të trashëgimisë sonë më të vjetër botë, dhe në jetën tonë të re këtu
në Shtetet e Bashkuara.
Shumë fëmijë shqiptarë, si unë u rritëm duke mos ditur asgjë për atë që
përfshin jetën profesionale që nga prindërit tanë, që u munduan veçse të na
rrisin ne dhe të na shkollojnë e edukojnë, megjithse ata vetë sakrifikuan
dhe punuan në restorante dhe punët më të vështira. Ekspozimi ynë për të marrë
profesionin mjekësor si fëmijë, ishte i kufizuar në vizitat tek mjekët,
vetëm atëhere kur kemi shkuar vetë ose të shoqëruar të afërmit tonë për të u
vizituar. Megjithatë, duhet pranuar se kemi pasur dhe modele mjekësh
shqiptarë që na bëjnë ne sot të jemi krenar për për profesionin tonë - i tillë
është edhe Dr Agim Leka.
Ai shërbeu si një model dhe frymëzim për shumë mjek të rinj, shqiptarë në
Amerikë, duke përfshirë edhe veten time, që duke lexuar në lidhje me
arritjet e tij dhe duke mësuar më shumë për përfshirjen e tij si një aktivist i
komunitetit, ai gradualisht më ka inspiruar mua për të hyrë në mjekësi.
"Mirëpo, sigurisht, Dr Ferid Murati do të vijë dhe të na bëjë edhe më
krenarë ne shqiptarëve, ngaqë ai është fitues dhe i çmimit Nobel në Mjekësi
për kontributin e tij në mjekësi në vitin 1998.
Dr. Lukolic përfundojë fjalën e tij se "Shoqëria Mjekësore
Shqiptaro-Amerikane premtonë që në të ardhmen mejkët shqiptarë në Amerikë, të
përjetësojë këtë ndjenjë të lartë frymëzimi dhe me optimizëm të punojmë e
kontribojmë për të ardhmen e komunitetit Shqiptaro-Amerikane, duke shërbyer si
edukatorë dhe përfaqësues të këtij komuniteti - që ka bërë histori në diasporë"
.
Gjatë ceremonisë Shoqata Shqiptaro - Amerikane e Mjekësisë me
doktorët e saj të mrekullueshem vendosi të jap mirënjohjen e parë të kësaj
shoqate, për punën 55 vjeçare në shërbim të mjeksëisë dhe të komunitetit shqiptarë
në Amerikë, Dr. Agim Lekës. Kjo shoqatë ka dhënë çmimin e saj të parë për
një mjek veteran shqiptarë në SHBA-ës, për të bërë atë shembull për mjekët
e brezave më të rinj.
Shoqata Shqiptaro - Amerikane e Mjekësisë, thotë se në këtë nismë
organizative të profesionalistëve shqiptarë në degën e medicinës në SHBA , e
bënë me qëllim për t'i ardhë në ndihmë komunitetit shqiptar në Shtetet e
Bashkuara, e veçanërisht shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizmave mes
mjekëve shqiptarë në SHBA dhe në gjitha trojet shqiptare në Ballkan
Fituesi i çmimit “Nobel” në mjekësi dhe fiziologji me prejardhje
shqiptare dr. Ferid Murati, President nderi i i shoqatës " Shoqëria Mjekësore
Shqiptaro-Amerikane ", ka pranuar me krenari të jetë pjesë e komunitetit
mjekësor shqiptaro-amerikan në SHBA, dhe veprimtarive të tjera të shqiptarëve
të Amerikës.
Ai në këtë mbrëmje të parë Gala, në Nju Jork, foli për kontaktet e
para të jetës së tij me botën shqiptare, duke pranuar se më parë ato kanë
qenë të pakta, megjithse prezenca e tij nuk ka munguar, sidomos para disa
vjetësh, pasi ai ka vizituar Prishtinën, Shkupin dhe Tiranën, duke vendosur
kontakte të mira me institucionet e atjeshme. Si pikë referimi të këtyre
lidhjeve Dr Murati, përmendi atë të adoptimit të një fëmije shqiptare nga
Maqedonia, të vajzës së tij e cila nuk lindëte, për arsye gjinokologjike.
"Autoritetet shqiptare në Shkup, tha ai na ndihmuan të na gjejnë një fëmijë
shqiptarë të mrekullueshem të cilën ne e adaptuam më vonë dhe e kemi vajzën tonë"
"Kontaktet e tij dhe lidhjet me shqiptarët , pohojë laureati i çmimit
Nobel, dr Murat, shënuan një pikë kulminante më 21 mars 2009 - kur unë
pranova zyrtarisht titullin e kryetarit të nderit të Shoqatës Mjekësore
Shqiptare-Amerikane, ceremonia e organizuar nga kjo organizatë u përshkrua nga ai
si mjaft emocionuese. Ajo u mbajt në një nga ambientet e hotelit "Four
seasons", në qytetin e Houston-it në Teksas, tregojë ai.
Nobelisti me origjinë shqiptare, dr. Ferid Murati, gjatë dorëzimit
të çmimit " Arritjet Jetësore", kolegut të tij dr Agim Leka, nga shoqata e
mjekëve shqiptarë, tha se ishte krenar për pozicionin e ofruar nga Shoqata
Mjekësore Shqiptaro-Amerikane, dhe e quajti këtë nder si një privilegj të
veçantë, ndërsa ka pranuar të marrë pjesë edhe në të ardhmen në veprimtari
dhe aktivitet të tjera kësaj shoqate dhe komunitetit shqiptarë në të ardhmen.
Një ndër "pionerët" e mjekëve shqiptarë në diasporë, Dr. Agim Leka, me
emocioneve u shprehu mjekëve shqiptarë faleminderimet dhe urimet e sinqerta
për këtë ngjarje që do të jetë e paharruar për të.
"Ne kemi qenë duke punuar së bashku për një kohë të gjatë, tha doktor
Leka, dhe unë besoj se ne kemi qenë në gjendje për të arritur një
marrëveshje të madhe në forcimin e obligacioneve shpirtërore në mes të shqiptarëve
dhe të popullit amerikan në një botë ku interesi dhe lakmia qeverisin, në
shumicën e rasteve, esencat e ndërveprimit të njeriut."
Derdhje spontane të dashurisë për Shtetet e Bashkuara dhe për atë që
idealet amerikane, e ka quajtur ai dhe pasqyrë në të gjithë botën, atë çka
ndodhi 20 vjetë më parë gjatë vizitës së Sekretarit të Shtetit James Baker-së,
për të vizituar Shqipërinë në vitin 1991. "Ato, ndjnja të shqiptarëve për
SHBA, tha dr Leka, "nuk kanë me të vërtetë paralele, mbasi që nuk ka në
historinë diplomatike të botës në kohë paqe. Ju keni qenë e privilegjuar për të
dëshmuar dhe të jeni pjesë e këtij bashkëveprimi historik të gjallë të
njeriut dhe të përcillni mesazhe të sinqertë nga një populli në tjetrin."
theksojë ai.
"Vetëprania e Presidentit AMA, Dr. Peter C. Carmel presidenti i Shoqatës
Mjekësore Amerikane dhe e zoti Jaime R. Torres,Drejtor Rajonal në NYS nga
Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, në SHBA si dhe
laureatin e Çmimit Nobel Dr Ferid Murad me siguri që do të jetë një burim
frymëzimi për brezin e ri të mjekëve Shqiptaro-Amerikane, shumë prej tyre të
trajnuar edhe në Qëndrën mjekësore "Zoja e Mëshirës".
"Unë, tha në fund doktor Agim Leka, shpresoj që në njëfarë mënyre, se
kjo do të jetë kënaqësi e madhe për këtë Komunitet dhe për mua personalisht.
Tani që unë jamë në moshë më bën gjithnjë e më shumë të lumtur, duke parë
miq të mirë, të rinjë e të vjetër në rastë të rrallë siç është kj dhuratë e
vërtetë në jetën time".
Ndërkohë me çetrifikat mirnjohje të Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane,
u nderuar Kryetari i Bashkisë së qytetit të Dibrës së Madhe doktor Argëtim
Fida, dr Shadie Bajrami dhe dr Elizabet Lulaj MD
Mbrëmjen e Parë Gala në një nga sallat të lokalit luksoz në qendër
të qytetit të Nju Jorkut, "The Harvard Club of New York City", organizuar
nga Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane, e përshëndetën edhe Dr. Peter C.
Carmel presidenti i Shoqatës Mjekësore Amerikane, dhe zyrtari i qeverisë
amerikane, zoti Jaime R. Torres, DMP,MS, Presidenti i AMA dhe Drejtori
Rajonalë i Departamenti të SHBA për Shëndetësinë dhe Shërbimeve Njerëzore, në
New York State.
Një program i larmishëm artistik për Mbrëmjen e Parë Gala të mjekëve
shqiptaro amerikanë kishin përgatitur muzikantët Gjilberta Lucaj - Gelaj -
Violiniste & Celliste, dhe Hermira Gjoni Pianiste, Merita Halili këngëtare ,
orkestra e drejtuar nga Raif Hyseni, Accordion - mjeshtër i firsamonikës,
Mirgjen Darova Bass Guitar, Sevim Umer - Drums & Tapan - Manastir, Dritëro
Gjikolli - Clarinet & Saxophone, luajtën dhe pjesë të krijimtarisë së
kompozitorit të mirënjohur Simon Gjonit,
Këngëtarja Merita Halili ikona e muzikës popullore drejtuar nga orkestra e
Raif Hysenit në 18 vjetorin nga lamtumira e kompozitorit dhe dirigjentit
të njohur shkodran Simon Gjoni, këndoi së bashku me pjesëmarrësit këngën që
tashmë është bërë himn i muzikës lirike shqiptare, kënga që ka mbetur në
kujtesën e publikut shqiptar: "Lule bore", e cila, është një këngë që kënd
ohet nga jugu në veri.
Për të ftuarit "koncerti" i mbrëmjes përcolli një repertor të larmishëm
këngësh, ku të pranishmit ndoqën këngët e vallet e Shqipërisë së Mesme,
Kosovare, Jugu i Shqipërisë dhe Çamëria, dhe viset e tjera shqiptare Pjesë e
koncertit të Mbrëmjes "First Award Gala" në një nga sallallat të lokalit
luksoz në qendër të qytetit të Nju Jorkut, "The Harvard Club of New York
City", ishin dhe vepra të tjera të lujtura nga muzikantët Gjilberta Lucaj -
Gelaj - Violiniste & Celliste, dhe Hermira Gjoni Pianiste: Ludvig van
Beethoven " Moonlight Sonata", Shopen "Waltz in a Minor", "Polonaise" e Oginskit,
"Fur Elise", L.V Beethoven, "Polka" e J. Strauss , Massnet" Meditation" ,
Saint Saens "Mjelma" e tjera
F.Murat064.JPG
(image/jpeg, 34.2 KB) - not displayed
F.Murat069.JPG
(image/jpeg, 38 KB) - not displayed
F.Murat072.JPG
(image/jpeg, 46.5 KB) - not displayed
F.Murat090.JPG
(image/jpeg, 26 KB) - not displayed
F.Murat107.JPG
(image/jpeg, 23.1 KB) - not displayed
F.Murat122.JPG
(image/jpeg, 39.9 KB) - not displayed
F.Murat125.JPG
(image/jpeg, 70.5 KB) - not displayed
F.Murat127.JPG
(image/jpeg, 50.8 KB) - not displayed
F.Murat133.JPG
(image/jpeg, 97.5 KB) - not displayed
F.Murat134.JPG
(image/jpeg, 32.7 KB) - not displayed
F.Murat138.JPG
(image/jpeg, 38.1 KB) - not displayed
F.Murat151.JPG
(image/jpeg, 37.9 KB) - not displayed
F.Murat159.JPG
(image/jpeg, 37.2 KB) - not displayed
F.Murat164.JPG
(image/jpeg, 15.4 KB) - not displayed