Dite e Re, Nevruzi eshte nje feste e lashte pagane, me prejardhje persiane
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Dite e Re, Nevruzi eshte nje feste e lashte pagane, me prejardhje persiane, qe kremtohet tash e 3000 vjete… BEQIR SINA, New York Mesazhi i Ban Ki Moon per Nevruzin: Shpirti i Nevruzit duhet te mbizoteroje ne bote OKB - NEW YORK - Sekretari i Pergjithshem i Organizates se Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon ne mesazhin e tij me rastin e festes boterore te Nevruzit, deklaroi se popujt e botes duhet te ruajne shpirtin e kesaj feste madheshtore ne mes veti. Ban Ki Moon tha se festa e Nevruzit eshte njohur nderkombetarisht dhe te gjithe popujt e botes duhet ta bejne per vete kete feste te natyres. Sipas axhensive te lajmeve nga Nju Jorku, thuhet se ,Ban Ki Moon, Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara ne mesazhin e tij ka thene: Nevruz ne gjuhen perse do te thote 'dite e re' dhe shpresoj qe te gjithe popujt dhe kombet e botes ta shfrytezojne kete rast per te filluar nga e para dhe per te perforcuar lidhjet me popujt tjere te botes. Gjithashtu anxhesite e ljameve qe percjellin mesazhin e Ban Ki Moon, Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara me rastin e festes boterore te Novruzit, thone se ai ka pohuar " se Nevruzin e festojne mbi 300 milione persona ne te gjithe boten." Perndryshe edhe Presidenti amerikan Barack Obama ka uruar diten e Nevruzit. Nderkohe edhe Presidenti amerikan, Barack Obama, i eshte drejtuar popullit iranian me rastin e Viti te Ri mysliman qe njihet ndryshe edhe si festa e Nevruzit. Edhe vitin e kaluar me rastin e festes se Nevruzit, Obama i pati bere thirrje popullit iranian per lirimin nga tensionet e ndersjella dhe bashkepunim ne mes te ketyre dy vendeve. Kongresi amerikan vitin e kaluar ka miratuar festen e Nevruzit qe eshte evenimenti me i madh kulturor iranian duke u thene keshtu te gjithe iranianeve ne te gjithe boten Gezuar Nevruzin! Kjo rezolute u miratua me 384 vota pro dhe 2 kundra. Majkel Hundo eshte nje nga parlamentaret qe eshte marre me themelimin e ketij drafti. Nje parlamentar tjeter deklaroi se eshte e rendesishme te vleresohet pjesa kulturore qe u perket iranianeve. Ai shtoi se iranianet kane ndikuar shume ne zhvillimin kulturor dhe ekonomik te shoqerise amerikane. Kjo feste festohet gjithashtu ne vende te tjera si Afganistan, Taxhikistan, Turqi, Kazakistan, Azerbajxhan dhe Uzbekistan. Nevruzi iranian simbolizon paqen dhe dashurine njerezore ne te gjithe boten. Dita e Nevruzit eshte shpallur nga OKB si dita e paqes dhe per kete arsye festa 3000 vjeçare iraniane tashme simbolizon dashurine njerezore kudo ne bote. Duke qene se kjo feste festohet midis popujve te shumte eshte shpallur gjithashtu si trashegimi njerezore nga UNESKO. Kjo feste, Dite e Re, pra, Nevruzi eshte nje feste e lashte pagane, me prejardhje persiane, qe kremtohet tash e 3000 vjete… Dite e Re, pra, Nevruzi kremtohet edhe sot e kesaj dite nga komuniteti shqiptare Bektashli, ne SHBA, i cili me shume eshte i perqendruar ne rrethinat e Detroitit ku ndodhet e Teqeja Bektashiane shqiptare. Por si fillim i Vitit te Ri, kremtohet edhe ne disa qyete dhe ne disa vende te tjera te SHBA-es Kjo feste, Nevruzi, perputhet me fillimin e pranveres, ringjalljen e natyres, mbas dimrit te ftohte, te gjate, te veshtire. Por personi qe e mbajti gjalle ne arenen nderkombetare ndikimin e shqiptareve ne sektin Bektashi ishte Baba Rexhepi. Ai i perkiste atyre shqiptareve te Amerikes qe edhe pse ndodheshin larg atdheut, bene gjithcka qe te mos “ shuhej” emri i shqiptareve ne mbare boten. Me ndihmen edhe te Fan Nolit, Baba Rexhepi pasi grumbullon te holla, ne vitin 1954 ngre teqene ne Detroit te SHBA-se. Sot kjo teqe eshte e vizituar nga te gjithe presidentet, kryeministrat dhe personalitetet me te larta nga Shqiperia e Kosova dhe viset shqiptare si dhe nga mijra besimtare dhe turiste, duke perbere edhe nje monument kulturor. Pasi nderroi jete Baba Rexhepi, kjo teqe drejtohej nga Baba Ashini, i cili megjithse ishte 102 vjecar kur mori drejtimin e kesaj teqeje te njohur predikoje me devoteshmeri mesimet e bektashizmit. /Beqir Sina/ Ditë e Re, Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane, që kremtohet tash e 3000 vjetë… BEQIR SINA, New York Mesazhi i Ban Ki Moon për Nevruzin: Shpirti i Nevruzit duhet të mbizotërojë në botë OKB - NEW YORK - Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon në mesazhin e tij me rastin e festës botërore të Nevruzit, deklaroi se popujt e botës duhet të ruajnë shpirtin e kësaj feste madhështore në mes veti. Ban Ki Moon tha se festa e Nevruzit është njohur ndërkombëtarisht dhe të gjithë popujt e botës duhet ta bëjnë për vete këtë festë të natyrës. Sipas axhensive të lajmeve nga Nju Jorku, thuhet se ,Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në mesazhin e tij ka thënë: Nevruz në gjuhën perse do të thotë 'ditë e re' dhe shpresoj që të gjithë popujt dhe kombet e botës ta shfrytëzojnë këtë rast për të filluar nga e para dhe për të përforcuar lidhjet me popujt tjerë të botës. Gjithashtu anxhesitë e ljameve që përcjellin mesazhin e Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara me rastin e festës botërore të Novruzit, thonë se ai ka pohuar " se Nevruzin e festojnë mbi 300 milionë persona në të gjithë botën." Përndryshe edhe Presidenti amerikan Barack Obama ka uruar ditën e Nevruzit. Ndërkohë edhe Presidenti amerikan, Barack Obama, i është drejtuar popullit iranian me rastin e Viti të Ri mysliman që njihet ndryshe edhe si festa e Nevruzit. Edhe vitin e kaluar me rastin e festës së Nevruzit, Obama i pati bërë thirrje popullit iranian për lirimin nga tensionet e ndërsjella dhe bashkëpunim në mes të këtyre dy vendeve. Kongresi amerikan vitin e kaluar ka miratuar festën e Nevruzit që është evenimenti më i madh kulturor iranian duke u thënë kështu të gjithë iranianëve në të gjithë botën Gëzuar Nevruzin! Kjo rezolutë u miratua me 384 vota pro dhe 2 kundra. Majkël Hundo është një nga parlamentarët që është marrë më themelimin e këtij drafti. Një parlamentar tjetër deklaroi se është e rëndësishme të vlerësohet pjesa kulturore që u përket iranianëve. Ai shtoi se iranianët kanë ndikuar shumë në zhvillimin kulturor dhe ekonomik të shoqërisë amerikane. Kjo festë festohet gjithashtu në vende të tjera si Afganistan, Taxhikistan, Turqi, Kazakistan, Azerbajxhan dhe Uzbekistan. Nevruzi iranian simbolizon paqen dhe dashurinë njerëzore në të gjithë botën. Dita e Nevruzit është shpallur nga OKB si dita e paqes dhe për këtë arsye festa 3000 vjeçare iraniane tashmë simbolizon dashurinë njerëzore kudo në botë. Duke qenë se kjo festë festohet midis popujve të shumtë është shpallur gjithashtu si trashëgimi njerëzore nga UNESKO. Kjo festë, Ditë e Re, pra, Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane, që kremtohet tash e 3000 vjetë… Ditë e Re, pra, Nevruzi kremtohet edhe sot e kësaj dite nga komuniteti shqiptarë Bektashli, në SHBA, i cili më shumë është i përqëndruar në rrethinat e Detroitit ku ndodhet e Teqeja Bektashiane shqiptare. Por si fillim i Vitit të Ri, kremtohet edhe në disa qyete dhe në disa vende të tjera të SHBA-ës Kjo festë, Nevruzi, përputhet me fillimin e pranverës, ringjalljen e natyrës, mbas dimrit të ftohtë, të gjatë, të vështirë. Por personi qe e mbajti gjalle ne arenen nderkombetare ndikimin e shqiptareve ne sektin Bektashi ishte Baba Rexhepi. Ai i perkiste atyre shqiptareve te Amerikes qe edhe pse ndodheshin larg atdheut, bene gjithcka qe te mos “ shuhej” emri i shqiptareve ne mbare boten. Me ndihmen edhe te Fan Nolit, Baba Rexhepi pasi grumbullon te holla, ne vitin 1954 ngre teqene ne Detroit te SHBA-se. Sot kjo teqe eshte e vizituar nga të gjithë presidentët, kryeministrat dhe personalitetet më të larta nga Shqipëria e Kosova dhe viset shqiptare si dhe nga mijra besimtare dhe turiste, duke perbere edhe nje monument kulturor. Pasi nderroi jete Baba Rexhepi, kjo teqe drejtohej nga Baba Ashini, i cili megjithse ishte 102 vjecar kur mori drejtimin e kësaj teqeje të njohur predikoje me devoteshmeri mesimet e bektashizmit.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 56.9 KB) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 21.4 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 57.2 KB) - not displayed