" Krimi serb qe nuk guxon te harrohet"

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
KRIMI SERB QE NUK GUXON TE HARROHET
(Ne 21 vjetorin e helmimeve  ne Kosove)


Shkruan: Dr.Besnik R.Bardhi

Helmimet  e  rinise shqiptare ne Kosove ne pranveren e vitit 1990, te 
shkaktuara nga  agjenturat sekrete te okupatorit serb, perbejne nje nder 
periudhat me te  dhembshme qe ka perjetuar populli shqiptar gjate okupimit te gjate 
100 vjeçar  serb. 
Ne bote dihen  disa raste identike ku okupatoret dhe  diktatoret vepruan me 
popullaten e nenshtruar njelloj si ne Kosove. Rasti me  eklatant eshte 
helmimi i disa fshatrave me popullate kurde ne Irak, nga ana e  diktatorit Sadam 
Hyssein. 
Qendrimi zyrtar i okupatoreve serbe lidhur  me kete krim te bere nga qarqet 
kriminale te Qeverise  serbe ka qene shume cinik dhe ofendues. Te gjithe 
mjeket shqiptare qe ua dhane  ndihmen femijeve te helmuar u quajten dhe u 
akuzuan nga koleget serbe, ta paafte  dhe ne sherbim te strukturave nacionaliste 
dhe iredentiste shqiptare ne Kosove.  
Femijet e helmuare u quajten  “aktore te Kanes “. 
Kjo tragjedi e  rende  qe e goditi pjesen me vitale te popullit shqiptar  
ne Kosove u pregadit nje kohe te  gjate nga  ana e krimineleve serbe. Se pari 
u be segregacioni ne shkolla.  Femijet e nacionalitetit serb i vijonin 
mesimin paradite ndersa ata shqiptare  mbasdite. Kjo eshte pegjigja ndaj akuzave 
serbe  pse ndodhi “helmim nje  nacional”.
Situata politike ne fillim te vitit 1990  ne Kosove ishte shume e tendosur 
dhe e rende. Okupatoret serbe  punonin ne baze te  platformes te cilen e 
kishin perpunuar mire  njerezit nga Akademia  Shkences dhe Arteve te Serbise. 
Ne fakt kjo  platforme vetem u plotesua dhe iu pershtat rrethanave te reja, 
nga ajo e  mehershmja e antishqiptarit Qubrilloviq. 
Si rezultat i kesaj ngjarjeje,  pushteti okupator serb ndermori masa 
drastike ndaj mjekeve shqiptare. Pjesa  dermuese e personelit mjeksor u largua me 
dhune nga vendpunimet e tyre. Keto  ishin perfitimet e tyre politike, mire 
te paramenduara dhe te kalkuluara, nga  helmimet qe i bene ne Kosove.
Me nje veprim te kryer ata pefituan ne  shume fusha: 
1.Te komprometohej shendetsia kosovare si e paafte ta  menagjoje situaten e 
rende te krijuar gjate helmimeve. Koleget serbe, ne kuader  te Shoqates se 
Mjekeve te Serbise, nenshkruan peticion te turpshem ku koleget  shqiptare i 
akuzuan per joprofesionalizem si dhe te manipuluar per interesa te  
nacionalisteve dhe iredentisteve shqiptare. 
Ky raport i nenshkruar nga  ana e Kryetarit te Kryesise se Shoqates se  
Mjekeve  te Serbise, Akademik prof. dr.Vojin Shuloviq, ne Prokuplje me dt. 30 
mars  1990, mes konkluzioneve tjera kerkon: 
“Kerkojme doreheqjen e  menjehershme te dekanit te Fakultetit te Mjekesise 
ne Prishtine, prof. dr. Alush  Gashit… “dhe ajo çka pason dhe eshte me e 
renda, ky raport perfundon me kete  urdher te prere: 
“Fakulteti i Mjekesie ne Prishtine, duke marre  parasysh te gjitha 
ngjarjet, nuk eshte ne gjendje ta kryeje funksionin e vet  edukativ dhe arsimor dhe 
per kete arsye propozojme qe menjehere te fillohet  riorganizimi dhe 
aftesimi i parashikuar me Ligj“. 
Menjehere pas  kesaj shkrese, Fakulteti i Mjeksise ne Prishtine u mbyll me 
dhune nga forca te  medha te policise serbe. Me dhune u nxorren profesoret, 
asistentet, studentet  dhe doajenet e mjekesise kosovare nga zyrat e 
klinikave te QKUK. 
2.  Interesi tjeter final i  pushtetit serb, padyshim dhe me tragjik per  
shqiptaret, ishte pregaditja e terenit per luften qe pasoi me 1998/99. 
Rrenimi i  shendetesise kosovare nga okupatori serb ne vitin 1990, menjehere pas 
helmimeve,  gjithesesi  pat pasoja te renda per popullaten shqiptare, sidomos 
te  plagosurit gjate luftes ne Kosove. 
Prof.dr,Radovanoviç, i dirigjuar nga  Qeveria serbe e perpiloi nje raport 
lidhur me çeshtjen e helmimeve  te  rinise shqiptare ne Kosove ne pranveren e 
vitit 1990.
Raporti ose  me mire te themi pamfleti politik i prof.dr.Radovanoviqit 
eshte nje shkrim  joshkencor, tendencioz, johuman, i pa bazuar ne te dhenat e 
bollshme shkencore  qe ekzistojne  si dhe i demantuar me gjuhen e argumenteve 
dhe shkences se  mirefillt.  Rezultati i tij nga “hulumtimet” e bera 
pershkruhet ne kete  forme:
“Nje histeri masive i goditi 4000 te rinj shqiptare, qe per tri jave  
shkaktoi mosbesim ndaj serbeve. Nje gyp i ajrosjes ne te vetmen klase ne  
Podujeve, shkaktoi dyshim se serbet kishin shperndare helm. Rritja dramatike e  
numrit te rasteve me 22 mars u perputh me akivizimin e nje plani katastrofal, 
me  ç’rast shqiptaret e moren kontrollin mbi shendetesine”. 
Prof. dr.  Radovanoviç, i mohon helmimet dhe keto ngjarje i quan histeri 
kolektive te  rinise shqiptare. Ai tallet me tragjedine kosovare, duke e 
shkelur rende etiken  dhe kodeksin mjekesor.
Punimi i tij per helmimet e rinise shqiptare u  publikua ne vitet e 
paraluftes ne “European Journal of Epidemiology”  ...
Prof. dr. Radovanoviç, arriti ta manipuloje opinionin nderkombetar me te  
pa verteta. Ne shqiptaret e Kosoves edhe pse jemi viktima dhe kemi argumente 
te  bollshme nuk arritem edhe pas 20 vjetesh ta prezantojme te verteten 
karshi  faktorit nderkombetar.
Eshte koha e fundit qe me forcen e argumentit t’ja  tregojme botes te 
verteten shume te hidhur dhe tragjike per krimet monstruoze  serbe qe ia 
shkaktuan rinise shqiptare ne pranveren e vitit 1990, ngjarje kjo e  cila i parapriu 
me vone etnocidit te papare serb ndaj shqiptareve  gjate  luftes se viteve 
1998/99. 
Raporti i prof. dr. Radovanoviç bie ne toke  dhe si i tille shpallet si 
genjeshter e kulluar dhe antishkencor nga keto  fakte: 
Ne simposiumin me karakter nderkombetar, te organizuar enkas per  helmimet 
ne Kosove, te mbajtur me 09.06.1990 ne Zagreb, me titull:
“Kosova –  Sprove e Ndergjegjes Mjekesore“ u debatua me gjuhen dhe forcen 
e  argumenteve.
Ne kete simposium ishte dhe delegacioni serb  ne krye me prof. dr. Ljubomir 
Eriq, kolege i prof. dr.  Radovanoviç. 
Ai e prezantoi ne kete tubim punimin e tij lidhur me   INDUKSIONIN PSIKIK 
KOLEKTIV, kinse te ndodhur me rinine kosovare ne mars te  vitit 1990. Mes 
tjerash theksoi se ketij induksioni psikik i nenshtrohet vetem  mosha mbi 11 
vjeç.
Ne pyetjen e anetarit  te Kryesise se punes, prof. dr. Anton Dolenc, nga 
Fakulteti i  Mjekesise ne Lubjane, qe ia drejtoi prof. Eriqit, se cili  eshte 
komenti i juaj per rastet  e foshnjeve te helmuara  ne institucionet 
parashkollore ne Gjakove, pra nen moshen 11 vjeçare,  prof. Eriq, u mendua per pak 
sekonda dhe tha: Me duhet te sajoj diçka  !!!
Uli koken dhe asnjehere  me nuk e mori fjalen.
Pra,   prof.dr.Lubomir  Eriq e demanton padashje tezen e histerise 
kolektive   te kolegut te tij prof.dr.Radovanoviç.
E verteta shkencore eshte vetem nje.  Ne Kosove, ne mars te vitit 1990, nuk 
 pat induksion psikik  kolektiv. 
Argumenti tjeter i cili u publikua per  here te pa-re ne Simposiumin e 
mbajtur ne  Zagreb,  eshte edhe gjetja e agjentit toksik DIMETILPHOSPHODITIONAT 
(DM-PP) ne 7-te  epruvetat e mostres se urines nga femijet e helmuare ne 
Kosove. Ky insekticid u  zbulua nga prof. dr. Franjo Pllavshiq, ekspert i 
Biokimise ne  Zagreb. 
Nje deshmitar shume  autoritativ dhe ish kryetar i  Jugosllavise dhe se 
fundi  ish kryetar i Kroacise, z. Stjepan  Mesiq, gjate nje vizite ne SHBA, e 
prezantoi raportin e tij “The participation  of Yugoslavia in chemical 
armament” (Pjesemarrja e ish Jugosllavise ne armatimin  kimik). Sipas gazetes “
Borba” te dt. 26.09.1991 ai ka deklaruar: “Gazra te  rrezikshme luftarake u 
perdoren kunder popullates shqiptare ne Kosove“.   Fakti qe Kosova ne 
dokumentacionin e deshmive ne GJND nuk e bashkangjiti dhe  akuzen ndaj Serbise per 
helmimin e popullates se saj, ne mars te vitit 1990,  tregon qarte per nje 
leshim te pafalshem. Shume shpesh kam shkruar per helmimet  dhe i kam bere 
apel lidershipit kosovar per te punuar ne kete drejtim, mirepo  kurr nuk kam 
marre pergjigje pozitive.
E kam shkruar edhe nje leter  te hapur vitin e kaluar, drejtuar kryetarit 
Sejdiu, kryeministrit Thaçi dhe  kryeparlamentarit Krasniqi, ku sugjeroj qe 
kjo teme  te riaktualizohet  dhe te ngrejme padi ndaj shtetit serb per krimin 
e bere si dhe te futet ne  dokumantacionin e Kosoves per GJND ne Hage. Edhe 
kesaj rradhe nuk kam marre  asnje pergjigje.
Te gjithe dokumentacionin  faktografik (video  xhirime, dokumente...) 
lidhur me keto ngjarje i kam ruajtur me kujdes  te madh gjate djegieve dhe  
luftes se pergjakshme te vitit 1999  ne Gjakove.
Jemi treguar te paafte  ne prezantimin dhe  sistemimin e fakteve mbi krimet 
serbe te  bera ndaj popullit shqiptar  ne Kosove. Nje pjese  te madhe te 
fajit e kane dhe  mediat te cilat shume  pak i kane kushtuar hapesire kesaj  
tagjedie.
Serbet çdo dite sajojne  genjeshtra ne dem  te shqiptareve dhe zhvillojne 
lufte  speciale propagandistike,  kurse ne kemi fakte dhe heshtim !!! 
Lidhur me kete  ngjarje  eshte shkruar edhe nje liber shume interesant nga 
suedezi Joran  Wassenius, i cili eshte perkthyer edhe ne gjuhen shqipe dhe 
promovimi i librit  eshte bere ne maj te vitit te kaluar.  Autori Wassenius , 
nje periudhe te  gjate ka hulumtuar dhe ka zbuluar shume argumente ne favor 
te tezes se  helmimeve. E kam pasur fatin te jem bashkpunetor i tij i 
ngushte gjate  shkruarjes se librit. 
Ne mars, te ketij viti, behen  20 vjet nga  ngjarja tragjike e helmimeve ne 
Kosove. Une nuk do te ndalem ne asnje moment nga  rruga qe kam zgjedhur 
deri ne sensibilizimin dhe ndriçimin e plote te kesaj  çeshtjeje.
Jam thelle i bindur  ne te verteten shkencore  te helmimeve ne Kosove. 
Shteti i Serbise duhet te jape  llogari dhe pergjegjesi edhe per kete krim 
monstruoz qe e ka bere ndaj  shqiptareve te Kosoves.
Pres perkrahje institucionale dhe bashkpunim serioz  te shtetit te Kosoves 
per veprimet e metejme.
Ne nivel shteti duhet te  krijohet  nje komision me eksperte te fushave te  
ndryshme,  te cilet duke u bazuar ne materialet faktografike, do  ta 
perpilojne nje kumtese zyrtare ku do te thuhet e verteta e plote per  helmimet ne 
Kosove dhe do te demantohet raporti i turpshem i prof. dr.  Radovanoviq. 
Jemi shtet i pavarur dhe duhet te veprojme me arsye  te shendoshe per hir 
te gjaneratave qe vijne dhe  shkruarjes se drejt te historise.  
 

A view of  Gjakova 

KRIMI  SERB QE NUK GUXON TE HARROHET
(Ne 21 vjetorin e helmimeve ne  Kosove)


Shkruan: Dr.Besnik R.Bardhi
 
 
 


Helmimet e  rinisë  shqiptare në Kosovë në pranverën e vitit 1990, të 
shkaktuara nga agjenturat  sekrete të okupatorit serb, përbëjnë një ndër 
periudhat më të dhembshme që ka  përjetuar populli shqiptar gjatë okupimit të gjatë 
100 vjeçar serb. 
Në  botë dihen  disa raste identike ku okupatorët dhe diktatorët vepruan  
me popullatën e nënshtruar njëlloj si në Kosovë. Rasti me eklatant është 
helmimi  i disa fshatrave me popullatë kurde në Irak, nga ana e diktatorit Sadam 
 Hyssein. 
Qëndrimi zyrtar i okupatorëve serbë lidhur  më këtë krim të bërë nga qarqet 
kriminale të Qeverisë  serbe ka qenë shumë cinik dhe ofendues. Të gjithë 
mjekët shqiptarë që ua dhanë  ndihmën fëmijëve të helmuar u quajtën dhe u 
akuzuan nga kolegët serbë, ta paaftë  dhe në shërbim të strukturave nacionaliste 
dhe iredentiste shqiptare në Kosovë.  
Fëmijët e helmuarë u quajtën  “aktorë të Kanës “. 
Kjo tragjedi e  rëndë  që e goditi pjesën më vitale të popullit shqiptar  
në Kosovë u pregadit një kohë të  gjatë nga  ana e kriminelëve serbë. Së pari 
u bë segregacioni në shkolla.  Fëmijët e nacionalitetit serb i vijonin 
mësimin paradite ndërsa ata shqiptarë  mbasdite. Kjo është pëgjigja ndaj akuzave 
serbe  pse ndodhi “helmim një  nacional”.
Situata politike në fillim të vitit 1990  në Kosovë ishte shumë e tendosur 
dhe e rëndë. Okupatorët serbë  punonin në bazë të  platformës të cilën e 
kishin përpunuar mirë  njerëzit nga Akademia  Shkencës dhe Arteve të Serbisë. 
Në fakt kjo  platformë vetëm u plotësua dhe iu përshtat rrethanave të reja, 
nga ajo e  mëhershmja e antishqiptarit Qubrilloviq. 
Si rezultat i kësaj ngjarjeje,  pushteti okupator serb ndërmori masa 
drastike ndaj mjekëve shqiptarë. Pjesa  dërmuese e personelit mjeksor u largua me 
dhunë nga vendpunimet e tyre. Këto  ishin përfitimet e tyre politike, mirë 
të paramenduara dhe të kalkuluara, nga  helmimet që i bënë në Kosovë.
Me një veprim të kryer ata pëfituan në  shumë fusha: 
1.Të komprometohej shëndetsia kosovare si e paaftë ta  menagjojë situatën e 
rëndë të krijuar gjatë helmimeve. Kolegët serbë, në kuadër  të Shoqatës së 
Mjekëve të Serbisë, nënshkruan peticion të turpshëm ku kolegët  shqiptarë i 
akuzuan për joprofesionalizëm si dhe të manipuluar për interesa të  
nacionalistëve dhe iredentistëve shqiptarë. 
Ky raport i nënshkruar nga  ana e Kryetarit të Kryesisë së Shoqatës së  
Mjekëve  të Serbisë, Akademik prof. dr.Vojin Shuloviq, në Prokuplje me dt. 30 
mars  1990, mes konkluzioneve tjera kërkon: 
“Kërkojmë dorëheqjen e  menjëhershme të dekanit të Fakultetit të Mjekësisë 
në Prishtinë, prof. dr. Alush  Gashit… “dhe ajo çka pason dhe është më e 
rënda, ky raport përfundon me këtë  urdhër të prerë: 
“Fakulteti i Mjekësië në Prishtinë, duke marrë  parasysh të gjitha 
ngjarjet, nuk është në gjendje ta kryejë funksionin e vet  edukativ dhe arsimor dhe 
për këtë arsye propozojmë që menjëherë të fillohet  riorganizimi dhe 
aftësimi i parashikuar me Ligj“. 
Menjëherë pas  kësaj shkrese, Fakulteti i Mjeksisë në Prishtinë u mbyll me 
dhunë nga forca të  mëdha të policisë serbe. Me dhunë u nxorrën profesorët, 
asistentët, studentët  dhe doajenët e mjekësisë kosovare nga zyrat e 
klinikave te QKUK. 
2.  Interesi tjetër final i  pushtetit serb, padyshim dhe më tragjik për  
shqiptarët, ishte pregaditja e terenit për luftën që pasoi më 1998/99. 
Rrënimi i  shëndetësisë kosovare nga okupatori serb në vitin 1990, menjëherë pas 
helmimeve,  gjithësesi  pat pasoja të rënda për popullatën shqiptare, sidomos 
të  plagosurit gjatë luftës në Kosovë. 
Prof.dr,Radovanoviç, i dirigjuar nga  Qeveria serbe e përpiloi një raport 
lidhur më çështjen e helmimeve  të  rinisë shqiptare në Kosovë në pranverën e 
vitit 1990.
Raporti ose  më mirë të themi pamfleti politik i prof.dr.Radovanoviqit 
është një shkrim  joshkencor, tendencioz, johuman, i pa bazuar në të dhënat e 
bollshme shkencore  që ekzistojnë  si dhe i demantuar me gjuhën e argumenteve 
dhe shkencës së  mirëfillt.  Rezultati i tij nga “hulumtimet” e bëra 
përshkruhet në këtë  formë:
“Një histeri masive i goditi 4000 të rinj shqiptarë, që për tri javë  
shkaktoi mosbesim ndaj serbëve. Një gyp i ajrosjes në të vetmën klasë në  
Podujevë, shkaktoi dyshim se serbët kishin shpërndarë helm. Rritja dramatike e  
numrit të rasteve me 22 mars u përputh me akivizimin e një plani katastrofal, 
me  ç’rast shqiptarët e morën kontrollin mbi shëndetësinë”. 
Prof. dr.  Radovanoviç, i mohon helmimet dhe këto ngjarje i quan histeri 
kolektive të  rinisë shqiptare. Ai tallet me tragjedinë kosovare, duke e 
shkelur rëndë etikën  dhe kodeksin mjekësor.
Punimi i tij për helmimet e rinisë shqiptare u  publikua në vitet e 
paraluftës në “European Journal of Epidemiology”  ...
Prof. dr. Radovanoviç, arriti ta manipulojë opinionin ndërkombetar me të  
pa vërteta. Ne shqiptarët e Kosoves edhe pse jemi viktima dhe kemi argumente 
të  bollshme nuk arritëm edhe pas 20 vjetësh ta prezantojmë të vërtetën 
karshi  faktorit ndërkombëtar.
Është koha e fundit që me forcën e argumentit t’ja  tregojmë botës të 
vërtetën shumë të hidhur dhe tragjike për krimet monstruoze  serbe qe ia 
shkaktuan rinisë shqiptare në pranverën e vitit 1990, ngjarje kjo e  cila i parapriu 
më vonë etnocidit të paparë serb ndaj shqiptarëve  gjatë  luftës së viteve 
1998/99. 
Raporti i prof. dr. Radovanoviç bie në tokë  dhe si i tillë shpallet si 
gënjeshtër e kulluar dhe antishkencor nga këto  fakte: 
Në simposiumin me karakter ndërkombëtar, të organizuar enkas për  helmimet 
në Kosovë, të mbajtur më 09.06.1990 në Zagreb, me titull:
“Kosova –  Sprovë e Ndërgjegjës Mjekësore“ u debatua me gjuhën dhe forcën 
e  argumenteve.
Në këtë simposium ishte dhe delegacioni serb  në krye me prof. dr. Ljubomir 
Eriq, kolegë i prof. dr.  Radovanoviç. 
Ai e prezantoi në këtë tubim punimin e tij lidhur me   INDUKSIONIN PSIKIK 
KOLEKTIV, kinse të ndodhur me rininë kosovare në mars te  vitit 1990. Mes 
tjerash theksoi se këtij induksioni psikik i nënshtrohet vetëm  mosha mbi 11 
vjeç.
Në pyetjen e anëtarit  të Kryesisë së punës, prof. dr. Anton Dolenc, nga 
Fakulteti i  Mjekësisë në Lubjanë, që ia drejtoi prof. Eriqit, se cili  është 
komenti i juaj për rastet  e foshnjeve të helmuara  në institucionet 
parashkollore në Gjakovë, pra nën moshën 11 vjeçare,  prof. Eriq, u mendua për pak 
sekonda dhe tha: Më duhet të sajoj diçka  !!!
Uli kokën dhe asnjeherë  më nuk e mori fjalën.
Pra,   prof.dr.Lubomir  Eriq e demanton padashje tezën e histerisë 
kolektive   të kolegut të tij prof.dr.Radovanoviç.
E vërteta shkencore është vetëm një.  Në Kosovë, në mars të vitit 1990, nuk 
 pat induksion psikik  kolektiv. 
Argumenti tjetër i cili u publikua për  herë të pa-rë në Simposiumin e 
mbajtur në  Zagreb,  është edhe gjetja e agjentit toksik DIMETILPHOSPHODITIONAT 
(DM-PP) në 7-të  epruvetat e mostrës së urinës nga fëmijët e helmuarë në 
Kosovë. Ky insekticid u  zbulua nga prof. dr. Franjo Pllavshiq, ekspert i 
Biokimisë në  Zagreb. 
Një dëshmitar shumë  autoritativ dhe ish kryetar i  Jugosllavisë dhe së 
fundi  ish kryetar i Kroacisë, z. Stjepan  Mesiq, gjatë një vizite në SHBA, e 
prezantoi raportin e tij “The participation  of Yugoslavia in chemical 
armament” (Pjesëmarrja e ish Jugosllavisë në armatimin  kimik). Sipas gazetës “
Borba” të dt. 26.09.1991 ai ka deklaruar: “Gazra të  rrezikshme luftarake u 
përdoren kundër popullatës shqiptare në Kosovë“.   Fakti që Kosova në 
dokumentacionin e dëshmive në GJND nuk e bashkangjiti dhe  akuzën ndaj Sërbisë për 
helmimin e popullatës së saj, në mars të vitit 1990,  tregon qartë për një 
lëshim të pafalshëm. Shumë shpesh kam shkruar për helmimet  dhe i kam bërë 
apel lidershipit kosovar për të punuar në këtë drejtim, mirëpo  kurr nuk kam 
marrë përgjigje pozitive.
E kam shkruar edhe nje letër  të hapur vitin e kaluar, drejtuar kryetarit 
Sejdiu, kryeministrit Thaçi dhe  kryeparlamentarit Krasniqi, ku sugjeroj që 
kjo temë  të riaktualizohet  dhe të ngrejmë padi ndaj shtetit serb për krimin 
e bërë si dhe të futet në  dokumantacionin e Kosovës për GJND në Hagë. Edhe 
kësaj rradhe nuk kam marrë  asnjë përgjigje.
Të gjithë dokumentacionin  faktografik (video  xhirime, dokumente...) 
lidhur më këto ngjarje i kam ruajtur me kujdes  të madh gjatë djegieve dhe  
luftës së përgjakshme te vitit 1999  në Gjakovë.
Jemi treguar të paaftë  në prezantimin dhe  sistemimin e fakteve mbi krimet 
serbe të  bëra ndaj popullit shqiptar  në Kosovë. Një pjesë  të madhe të 
fajit e kanë dhe  mediat të cilat shumë  pak i kanë kushtuar hapësirë kësaj  
tagjedie.
Serbët çdo ditë sajojnë  gënjeshtra në dëm  të shqiptarëve dhe zhvillojnë 
luftë  speciale propagandistike,  kurse ne kemi fakte dhe heshtim !!! 
Lidhur më këtë  ngjarje  është shkruar edhe një liber shume interesant nga 
suedezi Joran  Wassenius, i cili është përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe 
promovimi i librit  është bërë në maj të vitit të kaluar.  Autori Wassenius , 
një periudhë të  gjatë ka hulumtuar dhe ka zbuluar shumë argumente në favor 
të tezës së  helmimeve. E kam pasur fatin të jem bashkpunëtor i tij i 
ngushtë gjatë  shkruarjës së librit. 
Në mars, të këtij viti, bëhen  20 vjet nga  ngjarja tragjike e helmimeve në 
Kosovë. Unë nuk do të ndalem në asnjë moment nga  rruga që kam zgjedhur 
deri në sensibilizimin dhe ndriçimin e plotë të kësaj  çështjeje.
Jam thellë i bindur  në të vërtetën shkencore  të helmimeve në Kosovë. 
Shteti i Serbisë duhet të japë  llogari dhe përgjegjësi edhe për këtë krim 
monstruoz që e ka bërë ndaj  shqiptarëve të Kosovës.
Pres përkrahje institucionale dhe bashkpunim serioz  te shtetit të Kosovës 
për veprimet e mëtejme.
Në nivel shteti duhet të  krijohet  një komision me ekspertë të fushave të  
ndryshme,  të cilët duke u bazuar në materialet faktografike, do  ta 
përpilojnë një kumtesë zyrtare ku do të thuhet e vërteta e plotë për  helmimet në 
Kosovë dhe do të demantohet raporti i turpshëm i prof. dr.  Radovanoviq. 
Jemi shtet i pavarur dhe duhet të veprojmë me arsye  të shëndoshë për hir 
të gjaneratave që vijnë dhe  shkruarjes së drejt të  historisë.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.