24 marsi 1999 : Kosova nga Liria deri te Pavarësia

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
24 marsi 1999 : Kosova nga Liria deri te  Pavarësia 
 
 
 
 
BEQIR SINA, New York
 
 
Klinton : Zoti i  bekoftë dhe mbrojtë ato burra  trima dhe gratë  që janë 
duke  kryer këtë mision  jetik, dhe familjet  e tyre. Dhe  Zoti e bekoftë 
Amerikën.
 
 




Më 24 mars 1999, është dita më fatlume për  njohjen e Kosovës në botë dhe 
të ardhmen e saj deri në rrugën e pavarësisë së  Kosovës dhe integrimin e 
Kosovës në rrjedhat evropiane dhe evro-atlantike.  Njohjen e saj nga 75 shtete 
dhe madje shtet më të mëdha të botës, përfshirë  mikun tonë të përjetëshëm  
SHBA-ës.




WASHINGTON : ,  24 marsi 1999, është ditë e shënuar për popullin  shqiptar, 
për ta celebruar si ditën e fitores. Është pikërisht kjo ditë, kur,  
populli i Kosovës e mbarë kombi shqiptar ngjalli shpresën që kurrë nuk do të  
vdiste më për rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe e pavarësisë së saj.  

Kjo është dita, e shënuar  kur nisën sulmet ajrore të  SHBA-së e NATO-s, 
dhe aleatve të saj, kundër forcave ushtarake,  paraushtarake dhe policore të 
Serbisë, për të ndaluar atë. 

Është dita e kthesës së madhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është  
dita e një vendimëmarrje të një sulmi me vlerë historike, jo vetëm për  
Kosovën që të çlirohej një herë e përgjithmonë nga sundimi disa vjeçarë i  
pushtetit dhe makinës ushtarako-policor i Serbisë së Millosheviqit, por edhe me  
peshë shumë e më të gjerë për ndryshimet gjeostrategjike që do të ndodhnin në 
 atë periudhë dhe më pas në krejt Ballkanin e rajon e me gjërë me  vendosje
n e forcave të NATO-s në Kosovë, e përreth saj. 

24 mars  1999 - është edhje dita që përshpejtoi largimin dhe rrëzimin e 
diktatorit  më të fundit komunist të Ballkanit, kryekasapin e  Ballkanin 
Millosheviqin, nga të gjitha skenat politike dhe dërgimin e  tij si kriminel lufte 
në gjyqin ndërkombëtarë të Hagës.   


Më 24 mars 1999, është dita më fatlume për njohjen e  Kosovës në botë dhe 
të ardhmen e saj deri në rrugën e pavarësisë së Kosovës dhe  integrimin e 
Kosovës në rrjedhat evropiane dhe evro-atlantike. Njohjen e saj nga  75 shtete 
dhe madje shtet më të mëdha të botës, përfshirë mikun tonë të  përjetëshëm 
SHBA-ës.
 
  Këtu, pra, qëndron dhe ajo vlera historike e biblike  e kësa dite e 
quajtur 24 marsi 1999, dita sulmeve ajrore, dhe e rolit e luftës  së Shteteve të 
Bashkuara të Amerikës dhe ish Presidentit të saj William Jeferson  Clinton - 
Bill Klintonit, dita e fjalimit të asj mbrëmje të zakonëshme në  Shtëpinë e 
Bardhë, por që për ne shqiptarët ishte e jashtëzakonëshme, kur  prisdenti i 
SHBA i qe adresuar kombit amerikan, pikërishtë si sot  dymbëdhjetë vjet më 
parë. 
 
      Më 24 mars 1999, pasdite presidenti i 42-të  i SHBA-ve, William 
Jeferson Clinton - Bill Klintoni në momentin e fillimit të  ashtuquajturës,  
fushatë së sulmeve ajrore kundra ish "Jugosllavisë" së  mbetur" iu drejtua nga 
Shtëpia e Bradhë, kombit amerikan lidhur me këtë  ngjarje. 
 
"Bashkëkombas të mi: në këtë moment trupat serbe po lëvizin nga një fshat  
tek tjetri, po bombardojnë vendbanimet, civile dhe po djegin shtëpit. Ne po  
shohim njërëz të pafajshëm të përzënë me forc nga shtëpitë e tyre, njërëz 
që me  forcë janë vendosur para togave të pushkatimit dhe gjuajtur me plumba. 
 

Burrat kosovarë janë ndarë nga familjet e tyre, prindërit dhe  fëmijët 
bashkë, të vënë në rresht janë gjuajtur me një herë me armë zjarri. Kjo  që po 
ndodh në Kosovë, nuk ka asgjë të ngjashme me luftën dhe me zakonet  dhe 
ligjet tradicionale të luftës; kjo është një luftë e padrejtë, e kryer  me të 
gjitha arsenalet ushtarake ndaj njërëzve të pafajshëm që nuk mund të  mbrohen 
dhe kur ata dhe udhëheqësit duan vetëm paqe."
 
 Pra, bashkëkombas të luftojmë që ta mbyllim këtë tragjedi e  cila për ne 
është një kërkesë morale. 
 
"Misioni (bombardimet) ynë është më se i qartë: të tregojmë se ne(SHBA)  
edhe NATO e kemi seriozishtë, që t'u lëmë të kuptojnë atyre që kontrollojnë në 
 Sërbi sot(24 mars 1999) se është e domosdoshme të ndrrojnë rrugën, të 
ndalojnë  këtë lloj ofensive të ndërrmarrë duke derdhur gjak kundër qytetarëve 
të Kosovës,  ta ndalojmë atë me të gjitha format që duhet ndaluar, duke e 
dëmtur seriozishtë  ushtrinë Serbe që është kundër njerëzve të pafajëshëm në 
Kosovë. Dhe në se  presidenti Millosheviq nuk i bindet paqes athere na takon 
neve që duke përdorur  forcën ushtarake ta ndalim atë dhe atij t'i shpallim 
luftën. 
 
Në anën tjetër, Serbia dhe personalisht Millosheviqi nuk i kanë pranuar  
bisedimet për zgjidhjen paqësore e politike të çështjes së Kosovës.  
Millosheviqi, përveç sundimit ndaj shqiptarëve me një sistem të paparë, filloi  edhe 
ofensivat dhe krimet e veta masive kundër popullit shqiptar: me vrasje dhe  
masakra masive, djegie, dëbim masiv të shqiptarëve nga Kosova dhe me 
spastrimin  etnik të Kosovës... 
 
"Bashkëkombas: unë jamë i bindur se rreziku për të hapur luftë dhe bërë  
diçka nga SHBA-s,në këto momemnte nuk është aq i madh sa çështë rreziku të  
rrimë duarkryq dhe të mos bëjmë asgjë, që të nxjerrim nga ky rrezik njërëzit 
që  nuk mund të mbrohen dhe tek ne amerikanët kanë interesa kombëtare. Sikur, 
ne  sot, së bashku me aleatët(NATO) tonë, ta lëmë që kjo luftë e padrejtë 
të  vazhdojë, athere, preisdenti Millosheviq, do të inkurajohet nga hezitimi 
ynë  duke e qujatur luftën e tij, si një drejtësi duke vrarë njërzit në 
Kosovë.  

Kështu që atij ne i lëmë dorë të lirë për të bërë më shumë  masakra, dhe më 
shumë shpërngulje me forcë të qindra mijra refugjatve të cilët  presin 
vetëm mbrojtejen tonë. Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po  ndodhë në 
Kosovë, është e vetmja shprese e popullit të Kosovës. Populli i saj  
megjithse Kosovën kanë vendin e tyre nuk mund të jetojnë atje, prandaj na duhet  ne 
t'i sigurojmë jetën e tyre dhe ata të mos kenë më frikë për  jetën". 

Në  shekullin që ne do të lëmë  pasë, Amerika  ka bërë  shpesh dallimin në  
mes të kaosit dhe  të frikës  dhe të shpresës. Tani, në shekullin e  ri, ne 
do  të kemi një  mundësi të  shquar për të krijuar një të  ardhme më të 
qetë  se e  kaluara - por  vetëm nëse ne  qëndrojmë të fortë dhe  së bashku 
kundër armiqve  të paqes kudo në botë. Sonte, Shtetet e Bashkuara është duke 
bërë  vetëm atë, që duhet bërë për paqen kudo në botë.

Zoti i  bekoftë dhe mbrojtë ato burra  trima dhe gratë  që janë duke  kryer 
këtë mision  jetik, dhe familjet  e tyre. Dhe  Zoti e bekoftë Amerikën.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.