6 vjet me pare u nda nga jeta Papa Vojtila

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
6  vjet me pare u nda nga jeta Papa Vojtila  
Lumturimi  i Papa Gjon Palit II me 1 Maj

WASHINGTON  D.C: Gjashte vjet me pare, bota e krishtere humbi nje nga 
perfaqesuesit  e saj simbol, Papa Vojtilen.I  njohur nga te gjithe si Papa Gjon 
Palit, ai njihet si nje ndikues i madh ne  zhvillimet e dekadave te fundit ne 
mbare boten. 
Tashme,  kjo figure e katolicizmit gjendet drejt rruges se shenjterimit, ne 
kerkim te  hapit te ardhshem, kanonizimit. 
Etapat  e jetes fetare te Vojtiles ishin te tilla qe ai ne moshen 26 vjeç 
te ishte  prift, 38 vjeç peshkop, 42 te merrte pjese ne koncilin Vatikani II, 
43 te ishte  kryepeshkop i Krakovias, 47 vjeç te ishte kardinal dhe ne 
moshen 58-vjeçare te  arrinte te behej Pape. 
Lumturimi  i Papa Gjon Palit II me 1 Maj
Papa  Gjon Pali II me 1 Maj do te lumturohet. Siç ka bere te ditur 
Vatikani, Papa  Benedikti i XVI do te beje lumturimin e  paraardhesit te tij ne 
kuader te  nje meshe ne sheshin e Pjetrit ne Rome. Vendimtar per kete hap ishte 
mrekullia e  sherimit te nje murgeshe ne nje manastir francez. 
Ajo  duket se eshte sheruar plotesisht nga semundja e Parkinsonit, pas 
lutjeve te  drejtperdrejta Papa Gjon Palit II, pak muaj pas vdekjes se tij. Papa 
Gjon Pali i  II ishte kreu i Vatikanit nga viti 1978 deri ne vitin 2005. 
Papa Gjon Pali II me  kete shpallet i lumturuar po aq shpejt sa edhe Nene 
Tereza
 
Vizita zyrtare ne Shqipëri 

25 Prill 1993: Papa Gjon  Pali II viziton Shqipërinë , duke u ndaluar në 
Shkodër dhe Tiranë. Gjatë vizitës  i dhuron Kishës së martirizuar, hierarkinë 
e re të pasdiktaturës – katër  ipeshkvij të rinj : Imzot Frano Ilinë , Imzot 
Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën  dhe Imzot Zef Simonin. 
Papa Gjon Pali II, kur shkoi ne Shkoder,  solli me vete "nje  legjende" te 
re shqiptare te perhapur tanime ne te gjithe boten. Papa Vojtila  prezantoi 
Nene Terezen, "shenjtoren e gjalle", sic e quajti ai, para se ciles u  perul 
me respekt. Mesazhi i Papes qe kuptimplote. Ai desh t'u tregonte  
shqiptareve nje vlere qytetarie qe u takonte atyre, nje simbol paqeje dhe  miresie qe 
cdo popull do ta deshironte ta kishte te vetin./BEQIR  SINA/
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.