Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane ne Uashington lobon per Kosoven
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane mori pjese ne takimin vjetor te
Komitetit Kombetar Kongresial Republikan
BEQIR SINA, Washington
Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane ne Uashington lobon per Kosoven
Washington, DC, - Komiteti Kombetar i Kongresit Republikan, mbajti
konferencen e saj vjetore dhe nje darke vjetore me 30 mars. Kjo darke dhe
konferenca vjetore Republikane ishte nje mundesi e mire per Lidhjen Qytetare
Shqiptaro Amerikane, per te "ushtruar presion" ndaj disa udheheqesve kryesore
te politikes se jashtme ne Dhomen e Perfaqesuesve, tani qe ajo eshte e
udhehequr nga nje shumice republikane, per çeshtjen e Kosoves dhe te ardhmen e
shqiptareve ne Europen Juglindore.
Ish Kongresmenin Republikan i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, presidenti i
Lidhjes Qytetare, dhe Shirley Cloyes DioGuardi, Keshilltare e Çeshtjeve per
Ballkanin, kryesoi delegacionin qe perfshinte edhe deputetin e Vetevendosjes
nga Kosova zotin Florin Krasniqi, kolegun e tij Sokol Necaj, dhe
anetaret e Bordit te Lidhjes Qytetare, zoterinjet Agim Aliçkaj, Zef Balaj, Steve
Gjonbalaj , Gazmend Lita, dhe Rifat Mehmeti.
Konferenca, e Uashingtonit ne Klubin Republikan e filloi me nje sesion me
temen "Balancimi i Buxhetit Federale nga Vete Ringjallja dhe Limiteted e
Qeverisjes", drejtuar nga Kongresmeni Republikan Paul Ryan, i cili, eshte
njikohesisht dhe Kryesues i Komisionit per Buxhetin Federal dhe thirret se nje
arkitekt i ri i buxhetit federal me propozimin qe ka bere ai, per
reformen financiare federale me qellim zbutjen e krizes financiare amerikane.
Ky diskutim u pasua nga nje tryeze te rrumbullaket mbi sigurine kombetare,
udhehequr nga nje panel qe e drejtoje kongresistja Ileana Ros-Lehtinen,
Kryetare e Komitetit te Kongresit, per çeshtje te jashtme, se bashku me
kongresistin David Dariel, Kryetari i Komisionit te Rregullave, kongresmenin
Darrell Isa, Kryetari i Komitetit te mbikeqyrjes dhe Reformen e Pushtetit, dhe
kongresmenin Fred Upton , Kryetari i Komitetit te Energjise dhe Tregtise.
Diskutimi mbi buxhetin federal nga Republikanet, u pasua nga nje dreke
private me Kryetarin e Dhomes se Perfaqesusesve, kongresistin John Boehner, si
dhe takime te tjera ne Capitol Hill. Takimi me i rendesishem ishte ai me
kongresistin Republikan te Kalifornise Dana Rohrabacher , Kryetari i
Nenkomitetit per Mbikeqyrje dhe te Hetimeve dhe stafin e Kryetares se Komitetit
per Pune te Jashtme, kongresites Ros-Lehtinen dhe disa anetare te kongresit
pjestar nga Nenkomiteti per Çeshtjet Evropiane.
Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, me Joe DioGuardin dhe Shirli Klojes,
vendosi ne fokusin e ketyre takimeve;" çeshtjen e bisedimeve midis
Prishtines dhe Beogradit dhe qellimin e Beogradit per ndarjen e veriut te Kosoves,
tre vjet pasi Kosova ka shpallur pavaresine e saj."
Shirley Cloyes DioGuardi, Keshilltare e Çeshtjeve per Ballkanin, ne Lidhjen
Qyetetare, theksoi gjate ketyre diskutimeve, rendesine qe duhet t'i
kushtoi komuniteti nderkombetare, asaj qe te "mos permbushen orekset
ekspansioniste te Serbise, ndaj Kosoves" dhe qe komuniteti nderkombetar te kembengul
edhe me teper per nje bashkejetese te ndersjellete ne Kosove, dhe te shihen
mire çeshtjet e respektimit te te drejtave te njeriut, ne te gjithe
rajonin." tha ajo.
Deputeti i Vetevendosjes, zoti Florin Krasniqi, qe mori pjese ne keto
takime theksoi faktin se Kosova ka qene nje "projekt amerikan," dhe se ky
projekt "mund te kete sukses, vetem ne qofte se Shtetet e Bashkuara mbeten te
angazhuara ashtu siç e nisen angazhimin e tyre, prej ndihmes per çlirimin e
Kosoves dhe deri sa Kosova shpalli pavaresine e saj te njohur deri tani nga
75 shtete perfshire edhe SHBA. "
Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joe DioGuardi, u kujtoi
anetareve Republikan te Kongresit se Shtetet e Bashkuara, se sa here
merren me ndonje vend ne Ballkan apo ne Europe, ashtu siç eshte bere zakon
tani,e shkepusin vemendjen per shkak te kerkeses se lufterave qe ka nisur ne
Afganistan dhe Irak dhe krizave ne Afriken Veriore, ne fund i paguajne me nje
çmim te madh. Prandaj, ai dhe te gjithe anetaret e delegacionit, bene
thirrje per angazhim me te madh dhe te vazhdueshem te Shteteve te Bashkuara ne
Ballkan.
Ne lidhje me kete, delegacioni gjate bisedimeve ka shtruar nevojen per
pranine e metejshme ushtarake te SHBA ne Evropen Juglindore, duke kerkuar per
te mbajtur hapur dhe Kampin Bondsteel ne Kosove, per te cilin disa zyrtare
te qeverise amerikane, kane rekomanduar per mbylljen e saj - per te
ndihmuar ne bilancin e buxhetit federal te SHBA.
Gjate nje darke private e konferences se pare te NRCC, deputeti Krasniqi
dhe çifiti DioGuardi se bashku me anetaret e tjere te delegacionit te
Lidhjes Qytetare, u takuan edhe me Kryetarin e Komitetit te Sherbimeve te
Armatosura ne Dhomen e Perfaqesueseve, kongresitin e Kalifornise Buck McKeon, dhe
shefin e tij te stafit . Ata paten rastin per folur per paqen dhe
stabilitetin ne Kosove dhe kerkuan vazhdimin e pranise amerikane ne kampin
Bondsteel.
Darka e vjetore e Kongresiteve Republikane u mbajt ne Muzeun Kombetar
ne Washington, DC. Foles kryesor ishte Chris Christie, Guvernatori i New
Jersey-it, i ndjekur nga fjalimet e Kryetarit te Dhomes se Perfaqesuesve
John Boehner, Kryetaria e Komitetit te Marredhenive me Jashte Ros-Lehtinen,
dhe ish-nenpresidentit Dick Cheney .
: Ish-Kongresisti Joe DioGuardi i drejtohet seancës mbi buxhetin federal i
kryesuar nga Kongresmeni Paul Ryan.
Delegacioni LQSHA me disa kongresista Republikanë - Kryetarëve të
Komiteteve të Punëve të Jashtme, Buxhetit Federal dhe Armatimit
(Nga e majta në të djathtë: Rifat Memeti, Agim Aliçkaj, Zef Balaj,
Kongresmeni Darrell Issa, Sokol Necaj, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike Shirley
Cloyes DioGuardi, Presidenti LQSHA, Joe DioGuardi, kongresistja Ileana
Ros-Lehtinen, Deputeti nga Kosova Florin Krasniqi, kongresisti David Dreier,
Gazmend Lita.
Jashtë Club Capitol Hill (nga e majta në të djathtë: Zef Balaj, deputeti i
Vetëvendosjes Florin Krasniqi, Joe DioGuardi, Shirley Cloyes DioGuardi,
dhe Sokol Necaj)
Delegacioni LQSHA me kongresisten Buerkle Ann Marie (Republikane-NY),
anëtar i Komitetit të Kongresit për çështje të jashtme, në Kapitol Hill -
Uashington (nga e majta në të djathtë: Steve Gjonbalaj, Sokol Necaj, Rifat
Memeti, Agim Aliçkaj, Shirley Cloyes DioGuardi, Zef Balaj, Joe DioGuardi ,
kongresistja Buerkle, deputeti nga Kosova Florin Krasniqi, dhe Gazmend Lita
Delegacioni LQSHA duke diskutuar me kongresmenin Tom Marino
(Republikan-PA), anëtar i Dhomës së Kongresit, i Nënkomitetit për Çështjet Evropiane, në
sallën e takimeve Room Rayburn në Kapitol Hill Uashington
Delegacioni i LQSHA, para Kupoles se Kapitol Hill gjate vizites ne
Uashington D.C
Delegacioni LQSHA takohet me kongresistin Dana Rohrabacher në zyrën e tij
në ndërtesën e Dhomës së Përfaqësuesve "Rayburn Office" Capitol Hill
Uashington.
Deputeti i Vetëvendosjes nga Kosova, Florin Krasniqi dhe Shirley Cloyes
DioGuardi u jepet rasti të bashkëbisedojnë për Kosovën me Kongresmenin Dana
Rohrabacher.
Delegacioni i LQSHA diskuton çështjet të rëndësishme me të cilat
përballen sot shqiptarët në Ballkan. Diskutimi gjeti mirëkuptim me stafin e
politikës së jashtme e Kryetares në Komitetin e Kongresit për Punë të Jashtme
Ileana Ros-Lehtinen në dhomën e saj të punës.
Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane mori pjesë në takimin vjetor të
Komitetit Kombëtar Kongresial Republikan
BEQIR SINA, Washington
Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kunder mbylljes se
bazes amerikane “Bondsteel"
Washington, DC, - Komiteti Kombëtar i Kongresit Republikan, mbajti
konferencën e saj vjetore dhe një darkë vjetore më 30 mars. Kjo darkë dhe
konferenca vjetore Republikane ishte një mundësi e mirë për Lidhjen Qytetare
Shqiptaro Amerikane, për të "ushtruar presion" ndaj disa udhëheqësve kryesorë
të politikës së jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, tani që ajo është e
udhëhequr nga një shumicë republikane, për çështjen e Kosovës dhe të ardhmen e
shqiptarëve në Europën Juglindore.
Ish Kongresmenin Republikan i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, presidenti i
Lidhjes Qytetare, dhe Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve
për Ballkanin, kryesoi delegacionin që përfshinte edhe deputetin e
Vetëvendosjes nga Kosova zotin Florin Krasniqi, kolegun e tij Sokol Necaj, dhe
anëtarët e Bordit të Lidhjes Qytetare, zotërinjët Agim Aliçkaj, Zef Balaj,
Steve Gjonbalaj , Gazmend Lita, dhe Rifat Mehmeti.
Konferenca, e Uashingtonit në Klubin Republikan e filloi me një sesion
me temën "Balancimi i Buxhetit Federale nga Vetë Ringjallja dhe Limiteted e
Qeverisjes", drejtuar nga Kongresmeni Republikan Paul Ryan, i cili, është
njikohësisht dhe Kryesues i Komisionit për Buxhetin Federal dhe thirret se
një arkitekt i ri i buxhetit federal me propozimin që ka bërë ai, për
reformën financiare federale me qëllim zbutjen e krizës financiare amerikane.
Ky diskutim u pasua nga një tryezë të rrumbullakët mbi sigurinë
kombëtare, udhëhequr nga një panel që e drejtojë kongresistja Ileana Ros-Lehtinen,
Kryetare e Komitetit të Kongresit, për çështje të jashtme, së bashku me
kongresistin David Dariel, Kryetari i Komisionit të Rregullave, kongresmenin
Darrell Isa, Kryetari i Komitetit të mbikëqyrjes dhe Reformën e Pushtetit,
dhe kongresmenin Fred Upton , Kryetari i Komitetit të Energjisë dhe
Tregtisë.
Diskutimi mbi buxhetin federal nga Republikanët, u pasua nga një drekë
private me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësusesve, kongresistin John Boehner,
si dhe takime të tjera në Capitol Hill. Takimi më i rëndësishëm ishte ai
me kongresistin Republikan të Kalifornisë Dana Rohrabacher , Kryetari i
Nënkomitetit për Mbikëqyrje dhe të Hetimeve dhe stafin e Kryetares së Komitetit
për Punë të Jashtme, kongresites Ros-Lehtinen dhe disa anëtarë të
kongresit pjestar nga Nënkomiteti për Çështjet Evropiane.
Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, me Joe DioGuardin dhe Shirli
Klojes, vendosi në fokusin e këtyre takimeve;" çështjen e bisedimeve midis
Prishtinës dhe Beogradit dhe qëllimin e Beogradit për ndarjen e veriut të
Kosovës, tre vjet pasi Kosova ka shpallur pavarësinë e saj."
Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve për Ballkanin, në
Lidhjen Qyetetare, theksoi gjatë këtyre diskutimeve, rëndësinë që duhet t'i
kushtoi komuniteti ndërkombëtarë, asaj që të "mos përmbushen orekset
ekspansioniste të Serbisë, ndaj Kosovës" dhe që komuniteti ndërkombëtar të
këmbëngul edhe më tepër për një bashkëjetesë të ndërsjellëtë në Kosovë, dhe të
shihen mirë çështjet e respektimit të të drejtave të njeriut, në të gjithë
rajonin." tha ajo.
Deputeti i Vetëvendosjes, zoti Florin Krasniqi, që mori pjesë në këto
takime theksoi faktin se Kosova ka qenë një "projekt amerikan," dhe se ky
projekt "mund të ketë sukses, vetëm në qoftë se Shtetet e Bashkuara mbeten
të angazhuara ashtu siç e nisën angazhimin e tyre, prej ndihmës për çlirimin
e Kosovës dhe deri sa Kosova shpalli pavarësinë e saj të njohur deri tani
nga 75 shtete përfshirë edhe SHBA. "
Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joe DioGuardi, u
kujtoi anëtarëve Republikan të Kongresit se Shtetet e Bashkuara, se sa herë
merren me ndonjë vend në Ballkan apo në Europë, ashtu siç është bërë zakon
tani,e shkëpusin vëmendjen për shkak të kërkesës së luftërave që ka nisur
në Afganistan dhe Irak dhe krizave në Afrikën Veriore, në fund i paguajnë
me një çmim të madh. Prandaj, ai dhe të gjithë anëtarët e delegacionit,
bënë thirrje për angazhim më të madh dhe të vazhdueshëm të Shteteve të
Bashkuara në Ballkan.
Në lidhje me këtë, delegacioni gjatë bisedimeve ka shtruar nevojën për
praninë e mëtejshme ushtarake të SHBA në Evropën Juglindore, duke kërkuar
për të mbajtur hapur dhe Kampin Bondsteel në Kosovë, për të cilin disa
zyrtarë të qeverisë amerikane, kanë rekomanduar për mbylljen e saj - për të
ndihmuar në bilancin e buxhetit federal të SHBA.
Gjatë një darke private e konferencës së parë të NRCC, deputeti
Krasniqi dhe çifiti DioGuardi së bashku me anëtarët e tjerë të delegacionit të
Lidhjes Qytetare, u takuan edhe me Kryetarin e Komitetit të Shërbimeve të
Armatosura në Dhomën e Përfaqësueseve, kongresitin e Kalifornisë Buck McKeon,
dhe shefin e tij të stafit . Ata patën rastin për folur për paqen dhe
stabilitetin në Kosovë dhe kërkuan vazhdimin e pranisë amerikane në kampin
Bondsteel.
Darka e vjetore e Kongresiteve Republikanë u mbajt në Muzeun Kombëtar në
Washington, DC. Folës kryesor ishte Chris Christie, Guvernatori i New
Jersey-it, i ndjekur nga fjalimet e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve John
Boehner, Kryetaria e Komitetit të Marrëdhënive me Jashtë Ros-Lehtinen,
dhe ish-nënpresidentit Dick Cheney .
: Ish-Kongresisti Joe DioGuardi i drejtohet seancës mbi buxhetin federal i
kryesuar nga Kongresmeni Paul Ryan.
Delegacioni LQSHA me disa kongresista Republikanë - Kryetarëve të
Komiteteve të Punëve të Jashtme, Buxhetit Federal dhe Armatimit
(Nga e majta në të djathtë: Rifat Memeti, Agim Aliçkaj, Zef Balaj,
Kongresmeni Darrell Issa, Sokol Necaj, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike Shirley
Cloyes DioGuardi, Presidenti LQSHA, Joe DioGuardi, kongresistja Ileana
Ros-Lehtinen, Deputeti nga Kosova Florin Krasniqi, kongresisti David Dreier,
Gazmend Lita.
Jashtë Club Capitol Hill (nga e majta në të djathtë: Zef Balaj, deputeti i
Vetëvendosjes Florin Krasniqi, Joe DioGuardi, Shirley Cloyes DioGuardi,
dhe Sokol Necaj)
Delegacioni LQSHA me kongresisten Buerkle Ann Marie (Republikane-NY),
anëtar i Komitetit të Kongresit për çështje të jashtme, në Kapitol Hill -
Uashington (nga e majta në të djathtë: Steve Gjonbalaj, Sokol Necaj, Rifat
Memeti, Agim Aliçkaj, Shirley Cloyes DioGuardi, Zef Balaj, Joe DioGuardi ,
kongresistja Buerkle, deputeti nga Kosova Florin Krasniqi, dhe Gazmend Lita
Delegacioni LQSHA duke diskutuar me kongresmenin Tom Marino
(Republikan-PA), anëtar i Dhomës së Kongresit, i Nënkomitetit për Çështjet Evropiane, në
sallën e takimeve Room Rayburn në Kapitol Hill Uashington
Delegacioni i LQSHA, para Kupoles se Kapitol Hill gjate vizites ne
Uashington D.C
Delegacioni LQSHA takohet me kongresistin Dana Rohrabacher në zyrën e tij
në ndërtesën e Dhomës së Përfaqësuesve "Rayburn Office" Capitol Hill
Uashington.
Deputeti i Vetëvendosjes nga Kosova, Florin Krasniqi dhe Shirley Cloyes
DioGuardi u jepet rasti të bashkëbisedojnë për Kosovën me Kongresmenin Dana
Rohrabacher.
Delegacioni i LQSHA diskuton çështjet të rëndësishme me të cilat
përballen sot shqiptarët në Ballkan. Diskutimi gjeti mirëkuptim me stafin e
politikës së jashtme e Kryetares në Komitetin e Kongresit për Punë të Jashtme
Ileana Ros-Lehtinen në dhomën e saj të punës.
NRCC%20011.JPG
(image/jpeg, 44.8 KB) - not displayed
NRCC%20012.JPG
(image/jpeg, 40.7 KB) - not displayed
NRCC%20021.JPG
(image/jpeg, 54.8 KB) - not displayed
NRCC%20050.JPG
(image/jpeg, 35.9 KB) - not displayed
NRCC%20066.JPG
(image/jpeg, 44.4 KB) - not displayed
NRCC%20082.JPG
(image/jpeg, 38.3 KB) - not displayed
NRCC%20101.JPG
(image/jpeg, 46.8 KB) - not displayed
NRCC%20103.JPG
(image/jpeg, 44.6 KB) - not displayed
NRCC%20116.JPG
(image/jpeg, 30.8 KB) - not displayed
NRCC%20011.JPG
(image/jpeg, 44.8 KB) - not displayed
NRCC%20012.JPG
(image/jpeg, 40.7 KB) - not displayed
NRCC%20021.JPG
(image/jpeg, 54.8 KB) - not displayed
NRCC%20050.JPG
(image/jpeg, 35.9 KB) - not displayed
NRCC%20066.JPG
(image/jpeg, 44.4 KB) - not displayed
NRCC%20082.JPG
(image/jpeg, 38.3 KB) - not displayed
NRCC%20101.JPG
(image/jpeg, 46.8 KB) - not displayed
NRCC%20103.JPG
(image/jpeg, 8.2 KB) - not displayed