Nju Jork: U festua 10 vjetori i krijimit te Shoqates se Shkrimtareve
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Nju Jork: U festua 10 vjetori i krijimit te Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane BEQIR SINA, Nee York Luzi : "Shoqata Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, organizmi kulturor jashte Atdheut dhe per Atdheun" BRONKS - NJU jORK : Ne Nju Jork, te shtunen u shenua dita jubilare e themelimit te Shoqates se shkrimtareve Shqiptaro Amerikane, me nje darke festive. Dhjete vjet me pare, nje i arratisur nga Shqiperia, ne kohen e diktatures, shkrimtari dhe poeti i mirenjohur, nga Shkodra, Gjek Marinaj - themeloi ne SHBA-es, te paren shoqate te shkrimtareve shqiptare. Ishte kjo nje ngjarje rendesishme, jo vetem per shkrimtaret, por, edhe per gjithe bashkeatdhetaret tane. Ajo edhe formalisht na la te kuptojme, se amaneti i shkrimtareve te medhenje patriot e atdhetar ne diaspore, do te mbetej e gjalle, qe gjuha dhe kultura jone te mos harrohej. Kjo shoqate do te na kujtonte Shoqerite dhe institucionet e para kulturore te bashkesise shqiptaro-amerikane, qe linden ne fillim te shekullit te njezete, ne emigracionin shqiptare ne Amerike. Te cilat, zene fill qysh me 28 prill 1912, shoqata keto qe u bashkuan per te formuar Federaten Panshqiptare te Amerikes Vatra, me seli ne Boston dhe tash ne Nju Jork. Ne ate kohe ato vepruan si grup politik lobist, duke u vendos ne sherbim te pavaresise se Shqiperise, e me pas si ze i interesave te Shqiperise jashte saj - duke ushtruar mjaft ndikim edhe brenda vete Shqiperise. Nder figurat kryesore qe dhane ndihmese per te forcuar bashkesine e shqiptareve ne Ameriken e Veriut ne ato vite te para, dhe qe ndezen "flake" shpirtin e krijuesve shqiptare, me pase; ishin Faik bej Konica, Fan Noli, Sotir Peci , Kristo A. Dako dhe Kostantin A. Çekrezi, Arshi Pipa, e te tjere. Dhe nga te gjithe shkrimtaret dhe publicistet shqiptare ne zgrip te shekullit, te XX-te, ska dyshim qe ne kete dhjetevjetor, duhet kujtuar dhe me i shquari, i tyre, i cili ka qene sigurisht Faik bej Konica. Duke bere edhe sot e kesaj dite nje nder me inspiruesit dhe frymezuesit e medhenje te letrave shqip ne diaspore, e boten shqiptare. Mbremja festive per ndere te 10 vjetorit te krijimit te Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, u mbjate ne lokalin e njohur "Maestro's Caterers" ne Bronks- Nju Jork. Me poetet dhe shkrimtaret, krijuesit shqiptare ne Amerike, erdhen te festojne se bashku edhe personalitete te shquara dalluar ne fushen e artit e kultures, gazetare, biznesmen dhe afariste, studente ,si dhe artiste e kengetare te njohur te komunitetit. Darken e 10- Vjetorit te krijimit te shoqates, e drejtuan Mehill Velaj nen/Kryetar i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, se bashku me poeten e njohur Ilriana Sulkuqi. Shkrimtari nga Kosova, Mehill Velaj, ne hapje te fjales se tij tha se ne kete 10 - vjetore, ajo çka e bene edhe me te bukur, eshte prezenca e me shume se 46 shkrimtareve dhe poeteve shqiptare ne Amerike, nga te gjitha vendbanimet shqiptare, Shqiperia, Kosova e viset e tjera shqiptare ne Ballkan. Por, nenvizoje ai edhe prezenca e perfaqesueseve te shtetit shqiptare - Konsulli i Pergjithshem i Shqiperise, z Dritan Mishto, perfaqesuesia e shtetit te Kosoves diplomatja Valeza Oruçi , nga Konsullta e Pergjithshme e Kosoves ne Nju Jork, zevendes ambasadori i Shqiperise ne Kombet e Bashkuara , z Petrika Jorgji dhe zoti James Pettifer, shkrimtar, gazetar, publicist dhe analist nga Britania e Madhe, autor i disa librave per Ballkanin. Presidenti i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro Amerikane, Adnan Mehmeti, shkrimtari dhe poeti nga Presheva, qe nga viti 1995 jeton dhe krijon ne SHBA, uruoje perzemersisht te gjithve pervjetorin te 10-te te krijimit te Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane. Adnan Mehmeti, Presidenti i kesaj shoqate, kujtoje se me nismen e Gjeke Marinajt, duke gjetur mbeshtetjen e njerezve te letrave shqipe, 10 vjet me pare, u themelua Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro -Amerikane, e cila per here te pare, ketu ne Amerike, beri te mundur qe krijuesit te jene sebashku, te komunikojne, te lidhen dhe te njohin njeri-tjetrin. Mirepo, theksoi zoti Mehmeti, çdo gje qe ndertohet ne themelet e shendosha te mirebesimit, mirekuptimit te ndersjellte, respektit miqesor dhe kolegjial-natyrshem do te jetoje edhe tek ne me nje besim qe u ndertua nga nje grupim me baze vullnetare, duke lene pas nje veprimtari te suksesshme, per ta zhvilluar e vazhduar me teje tha ai. Presidenti i kesaj shoqate, poeti Preshevar, Adnan Mehmeti, ne menyre simbolike permendi faktin se Pema simbolike e shkrimtareve, qe ata e mbajne si nje "logo", eshte gjeneza ku drejtohemi dhe ku duhet ta gjejne vendin te gjithe krijuesit shqiptaro-amerikane. "Kjo peme, ceku ai eshte frymezim e poetes Iliriana Sulkuqi, e cila me dashuri te madhe i mblodhi te gjithe krijuesit shqiptare qe jetojne ne Amerike, pe t'uj bere se bashku dhe per t’u lene brezave jo vetem krijimtarine tone me te mire por edhe frymen tone te bashkepunimit." tha ai. Me tej ne fjalen e tij zoti Mehmeti, kujtoje edhe koleget e tyre te ndare nga jeta. duke permendur se "Gjate kesaj dekade te pare me dhimbje te thelle u kemi dhene lamtumiren e fundit, anetareve te respektuar e te nderuar, te shoqates tone; Anton Kote, Sotir Andoni dhe Peter Prifti." Nderkohe, ne fund te fjales se tij Presidenti i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro Amerikane, Adnan Mehmeti, shkrimtari dhe poeti nga Presheva, qe nga viti 1995 jeton dhe krijon ne SHBA, theksoje se;' "Duke besuar tek ju kam bindje se se bashku do te festojme edhe shume pervjetore te tjere, duke i sherbyer keshtu jo vetem njeri-tjetrit, por, edhe kultures sone kombetare." Poeti i presekutuar zoti Dalan Luzaj, kryetar i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, ne SHBA-es, u shpreh se "Çdo feste ka nje gezim specifik, te llojit te saj, ndersa kjo feste eshte sa e shoqates aq dhe e juaja dhe e gjithe atyre qe nderojne dhe vlersojne kulturen, ndaj eshte historike si pervjetor, rruga e se ciles eshte sa e sukseshme aq dhe e veshtire" u shpreh Luzaj. Me tej kryetari i shoqates se shkrimtareve shqiptaro Amerikane, zoti Dalan Luzaj, vlersoje arritjet e kesaj shoqate, duke thene se ato " I zgjerojne kufijte e respektit te saj, sepse kenaqesia qe te jep puna krijuese, eshte kthyer ne vlera letrare, e cila, i çon drejt enderres dhe deshires, qellimit te çdo krijuesi - Suksesist! - Mbasi brezat do te njohin suksese dhe pervjetor te tjere, por ne kemi pjesen tone te suksesit qe do te qendroje perjetesisht si gure i rende ne themelin e shoqates, ketij organizmi kulturor jashte Atdheut dhe per Atdheun". ka perfunduar poeti i presekutuar zoti Dalan Luzaj, kryetar i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, ne SHBA-es. Shkrimtari dhe poeti. Gjek Marinaj, President Nderi i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro Amerikane, themelusi i kesaj shoqate, ne fjalen e tij ne kete 10 vjetor faleminderoje nga zemra , miqt e tij, presidentin e shoqates z Adnan Mehmeti, kryetarin e saj zotin Dalan Luzi, dhe kryesine e antaret e kesaj shoqate per kete organizmim e shkelqyer te kesaj darke, siç tha ai. "Me te njejtin kenaqesi dhe sinqeritet, tha me pas Marinaj, deshiroje te falemnderoje te gjithe ju te ftuarit per mbeshtetjen e panderprere qe i keni dhene shoqates sone gjate gjithe kesaj dekade te pare. Me kete raste ai faleminderoje mes te tjereve edhe, Luigj Çekaj, Albana Melyshin, Mehill Velajn, Kolec Traboinin, Naum Priftin, Anton Çefen, si dhe dy dashamiresit me te medhenje te shoqates, por qe nuk jane anetare te saj tha ai, Astrit Toten dhe Dalip Grecen" per mbeshtetjen e madhe qe kane dhene kur shoqata jone ishte nje ide e cila me pase u be nje realitet", pra ky qe eshte sot." Zoti Gjek Marinaj, themelusi i kesaj shoqate, gjate fjales se tij nje vend te posaçem u dha dhe lexuesve dhe adhuruesve te librave shqip ne diaspore. Duke kujtuar kete dhjetevjetor, ai kishte shume deshire te fliste siç u shpreh Marinaj pak me shume per lexuesit e dashur qe jane sipas tij - njekohesisht, edhe lexuesit me te mire, por, edhe mbeshtetesit e shkrimtareve dhe poeteve shqiptare ne Amerike, ne shume aktivitete dhe promovime librash e sponsorizime librash. Zoti Gjek Marinaj, kujtoje gjithashtu fillimet e kesaj shoqate, duke thene se "Qe te nderosh nje shoqate shkrimtaresh, eshte gjeja me e lehte, e cila nuk mund te behet pa ndihmen e askujt - por, te ndertosh nje shoqate shkrimtaresh te ketij kalibri eshte nje enderr e bukur e kujtedo! e cila behet realitet, por qe nuk mund te behet pa ndihmen e te gjithe shkrimtareve dhe poeteve qe jane anetaret e saj." Me pase e mori fjalen edhe shkrimtari Ramiz Gjini, i cili foli ne emer te krijuesve te kesaj shoqate, per rrugen e saj dhe sfidat e medha qe i presin shkrimtaret shqiptare ne SHBA-es, per bere shkrime me te mira, dhe koha t'i vlersoje. 10 vjetorin e krijimit te Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane me telegram urimi e pershendeti dhe shkrimtari yne i madh Ismail Kadare Telegramet i lexoje poetja Iliriana Sulkuqi . Shkrimtari yne i madh Ismail Kadare, ne kete 10 vjetor kishte derguar telegramin ne te cilin thuhej se " Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane , sherben si nje ure komunikimi duke u ndier pjestare e "Republikes sone te Letrave shqip", kjo eshte me teper se sa prekse, me teper se sa shpresedhenese, ne çastet kur kemi nevoje." thote ne telegramin e tij Kadare. Me tej ai vazhdon duke thene se "Ju dergoje urimet me te mira per festen tuaj dhe me vjen mire qe u bete bashke per te festuar bukur kete 10 vjetor te shoqates tuaj, dhe do te ndaja me ju te gjitha keto gezime, por ne pamundesi per te ardhur atje, pranoni pershendetjet e mija me te perzemrta", ka uruar Kadare. Telegram urimi per shkrimtaret shqiptare ne Amerike, ne kete feste, dergoi ne emer te institucionit te shtetit shqiptare, dhe Zevendes Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Suzana Turku. Zevendes ministria Turku, ne pershendetjen e saj thekson se kjo ministri e priti me mjaft entusiasem lajmin e kremtimit te 10 vjetorit te krijimit te kesaj shoqate, duke pergezuar te gjithe autoret shqiptare ne Amerike, qe me potencialet e tyre intelektual dhe krijimet kan krijuar kete pene te fuqishme, pune te mbare dhe suksese ne krijimtarine tuaj ne Shtetet e Bashkuara", thuhej ne fund te telegramit. Pershendetje, kolegeve te te tyre ne SHBA-es, u derguan edhe nga editori i revistes"Rrenjet", Hasan Aliaj, grupi i shkrimtareve "Petro Marko" Vlore, Fatmir Terziu, pedagog ne Universitetin e Londres, shkrimtari dhe poeti Agim Shehu, (Zvicer), nga grupi i shkrimtareve ne Greqi, Çikago, Detroit, Boston, e tjere. Editori i gazetes Dielli, Dalip Greca, pershendeti ne emer te Vatres Federates me te vjeter te shqiptareve ne bote, te vatraneve te Amerikes, parardhesit e te ciles, tha ai bene mrekullira dhe shkruan faqen e ndritur te Shqiperise. Ashu siç e ka thene dhe Faik Konica, permendi Greca; "Vatra, mori persiper te luaj rolin e shtetit - pikerishte atehere, kur ai mungonte". "Ne krenohemi me Vatren, theksoi Greca gjate fjales se tij, dhe ndihemi shume te lumtur qe jemi sonte ne kete darke tuajen, ngaqe se edhe nje pjese e ju shkrimtareve dhe poeteve jeni anetare te Vatres - jeni vatrane." Me kete rast , meqense dhe data po afrohet, me ju te dashur koleg desha te ndaj nje gezim tjeter!tha editori i Diellit, zoti Greca, "Viti qe vjen perkon me 100 Vjetorin e Shpalljes se Pavaresise se Shtetit shqiptare, por ja qe eshte edhe fat per Vatren, dhe vatranet brenda dhe jashte atdheut, dhe ne menyre te veçante per ne shqiptaret e Amerikes, qe perpara se te festohet 100 vjetori i Pavaresise se Shqiperise, festohet 100 Vjetori i Vatres" tha ai. " Duke perfituar edhe nje here nga ky rast ju beje thirrje te beheni pjese e ketij 100 - Vjetori ju me veprat tuaja me krijimtarin tuaj te te gjitha fushave do t'a gjalleroni edhe me shume kete 100 Vjetor te dyfishte te kombit tone." perfundoje fjalen e tij editori i gazetes Dielli, zoti Dalip Greca . Pershendeti festen e shkrimtareve shqiptare ne Nju Jork, edhe fituesi i çmimit Ariu i Argjendte, ne Festivalin e 61-te, te Berlinit, producenti, regjizori dhe fotografi i talentuar Andamion Murataj, i cili ne festivalin e Berlinit, se bashku me regjisorin amerikan, Joshua Marston nji muaj me pare fituan çmimin per skenarin me te mire per filmin "Falja e gjakut". Me pase pershendeten edhe Presidentia e shoqates se gruas shqiptare ne Amerikes, "Motrat Qiriazi" Dr. Ana Kohen, perfaqesuesesit te shtetit shqiptare - Konsulli i Pergjithshem i Shqiperise, z Dritan Mishto, perfaqesuesia e shtetit te Kosoves diplomatja Valeza Oruçi , nga Konsullta e Pergjithshme e Kosoves ne Nju Jork, Darka e 10 Vjetorit te krijimit te shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro - Amerikane, vazhdoje me disa recitime te poezive te poetes Iliriana Sulkuqi, dhe poetit Dalan Luzi, recituar nga aktori i njohur Herijon Mustafarj . Aktori nga Kosova Shaban Lajçi - artisti qe mundohet te mbaje gjalle frymen kombetare ne mesin e shqiptareve te Amerikes, me kostumin folklorik te Rugoves, dhe me lahute i kendoje trimerise dhe bukurive te Kosoves me nje kenge nga melosi i ketyre aneve. Poetet Ilir Spata dhe Genci Leka, recituan poezite e tyre,; "Ikja e Madhe Çameri" kushtuar Bilal Xhaferrit, dhe poezine per Nene Teresen. James Pettifer shkrimtar dhe gazetar, nje ekspert Britanik, dhe autor librash per Ballkanin, personalitet mjaft i njohur tashme ne boten shqiptare, i cili, keto dite ndodhet per nje turne ne SHBA-es, pergezoje shkrimtaret shqiptare per arritjet e tyre dhe çmoje lart aktivitetin dhe veprimtarine e komunitetit shqiptare ne Angli. Ai tha se vitaliteti dhe krijimtaria e shqiptareve, eshte mjaft e madhe kudo ku jeton dhe punon ky komunitet dhe ndihet ne çdo fushe te jetes atje. Mbremja festive per nder te 10 vjetorit te krijimit te Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, u shoqerua per disa ore me nje program te zgjedhur artistik, i mbushur plot me kenge e valle popullore nga Shqiperia, Kosova dhe te gjitha trevat. Muzika ishte nen argetimin e kengetares se mirenjohur Merita Halilit dhe orkestres se drejtuar prej mjeshtrit te frisamonikes Raif Hysenit, kengetarit shkodran Artan Matija se bashku me Lindita Lole, ashtu, si e njohin njujorkezet, nje soprano shqiptare qe arriti te futej ne radhet e artisteve amerikane, Ne mbyllje organizatoret falemnderuan per pranine e tyre ne kete darke jubilare edhe trupin diplomatik, perfaqesuesit e Shoqatave ne Komunitet, me theks te vecante, per bashkepunimin e ngushet Federaten Pan Shqiptare “ VATRA”, Akademine Shqiptaro-Amerikane te Shkencave, Organizaten e Grave “ Motrat Qiriazi”, “Bijte e shqipes”,shkrimtarin e poetin Petraq Pali, e shume te tjere. Nje falemnderim i veçante nepermjet kesaj darke festive shkoi edhe per koleget e tyre gazetare te mediave te shkruara dhe vizive, te cilet u bene promovuesit e pare jo vetem te veprimtarive te kesaj shoqate, por edhe te çdo krijuesi, duke u bere keshtu botues falas ne mijera kopje te krijimarise se anetareve te Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane. Nju Jork: U festua 10 vjetori i krijimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë BEQIR SINA, Neë York Luzi : "Shoqata Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, organizmi kulturor jashtë Atdheut dhe për Atdheun" BRONKS - NJU jORK : Në Nju Jork, të shtunën u shënua dita jubilare e themelimit të Shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, me një darkë festive. Dhjetë vjet më parë, një i arratisur nga Shqipëria, në kohën e diktaturës, shkrimtari dhe poeti i mirënjohur, nga Shkodra, Gjek Marinaj - themeloi në SHBA-ës, të parën shoqatë të shkrimtarëve shqiptarë. Ishte kjo një ngjarje rëndësishme, jo vetëm për shkrimtarët, por, edhe për gjithë bashkëatdhetarët tanë. Ajo edhe formalisht na la të kuptojmë, se amaneti i shkrimtarëve të mëdhenjë patriot e atdhetar në diasporë, do të mbetej e gjallë, që gjuha dhe kultura jonë të mos harrohej. Kjo shoqatë do të na kujtonte Shoqëritë dhe institucionet e para kulturore të bashkësisë shqiptaro-amerikane, që lindën në fillim të shekullit të njëzetë, në emigracionin shqiptarë në Amerikë. Të cilat, zënë fill qysh më 28 prill 1912, shoqata këto që u bashkuan për të formuar Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra, me seli në Boston dhe tash në Nju Jork. Në atë kohë ato vepruan si grup politik lobist, duke u vendos në shërbim të pavarësisë së Shqipërisë, e më pas si zë i interesave të Shqipërisë jashtë saj - duke ushtruar mjaft ndikim edhe brenda vetë Shqipërisë. Ndër figurat kryesore që dhanë ndihmesë për të forcuar bashkësinë e shqiptarëve në Amerikën e Veriut në ato vite të para, dhe që ndezën "flakë" shpirtin e krijuesve shqiptarë, më pasë; ishin Faik bej Konica, Fan Noli, Sotir Peci , Kristo A. Dako dhe Kostantin A. Çekrezi, Arshi Pipa, e të tjerë. Dhe nga të gjithë shkrimtarët dhe publicistët shqiptarë në zgrip të shekullit, të XX-të, ska dyshim që në këtë dhjetëvjetor, duhet kujtuar dhe më i shquari, i tyre, i cili ka qenë sigurisht Faik bej Konica. Duke bërë edhe sot e kësaj dite një ndër më inspiruesit dhe frymëzuesit e mëdhenjë të letrave shqip në diasporë, e botën shqiptare. Mbrëmja festive për nderë të 10 vjetorit të krijimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, u mbjatë në lokalin e njohur "Maestro's Caterers" në Bronks- Nju Jork. Me poetët dhe shkrimtarët, krijuesit shqiptarë në Amerikë, erdhën të festojnë së bashku edhe personalitete të shquara dalluar në fushën e artit e kulturës, gazetarë, biznesmen dhe afaristë, studentë ,si dhe artistë e këngëtarë të njohur të komunitetit. Darkën e 10- Vjetorit të krijimit të shoqatës, e drejtuan Mëhill Velaj nën/Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, së bashku me poeten e njohur Ilriana Sulkuqi. Shkrimtari nga Kosova, Mëhill Velaj, në hapje të fjalës së tij tha se në këtë 10 - vjetorë, ajo çka e bënë edhe më të bukur, është prezenca e më shumë se 46 shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë në Amerikë, nga të gjitha vendbanimet shqiptare, Shqipëria, Kosova e viset e tjera shqiptare në Ballkan. Por, nënvizojë ai edhe prezenca e përfaqësueseve të shtetit shqiptarë - Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, z Dritan Mishto, përfaqësuesia e shtetit të Kosovës diplomatja Valeza Oruçi , nga Konsullta e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, zëvendës ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara , z Petrika Jorgji dhe zoti James Pettifer, shkrimtar, gazetar, publicist dhe analist nga Britania e Madhe, autor i disa librave për Ballkanin. Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, Adnan Mehmeti, shkrimtari dhe poeti nga Presheva, që nga viti 1995 jeton dhe krijon ne SHBA, uruojë përzemërsisht të gjithve përvjetorin të 10-të të krijimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Adnan Mehmeti, Presidenti i kësaj shoqate, kujtojë se me nismën e Gjekë Marinajt, duke gjetur mbështetjen e njerëzve të letrave shqipe, 10 vjet më parë, u themelua Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro -Amerikanë, e cila për herë të parë, këtu në Amerike, bëri të mundur që krijuesit të jenë sëbashku, të komunikojnë, të lidhen dhe të njohin njëri-tjetrin. Mirëpo, theksoi zoti Mehmeti, çdo gjë që ndërtohet në themelet e shëndosha të mirëbesimit, mirëkuptimit të ndërsjelltë, respektit miqësor dhe kolegjial-natyrshëm do të jetojë edhe tek ne me një besim që u ndërtua nga një grupim me bazë vullnetare, duke lënë pas një veprimtari të suksesshme, për ta zhvilluar e vazhduar më tejë tha ai. Presidenti i kësaj shoqate, poeti Preshevar, Adnan Mehmeti, në mënyrë simbolike përmendi faktin se Pema simbolike e shkrimtarëve, që ata e mbajnë si një "logo", është gjeneza ku drejtohemi dhe ku duhet ta gjejnë vendin të gjithë krijuesit shqiptaro-amerikanë. "Kjo pemë, ceku ai është frymëzim e poetes Iliriana Sulkuqi, e cila me dashuri të madhe i mblodhi të gjithë krijuesit shqiptarë që jetojnë në Amerikë, pë t'uj bërë së bashku dhe për t’u lënë brezave jo vetëm krijimtarinë tonë më të mirë por edhe frymën tonë të bashkëpunimit." tha ai. Më tej në fjalën e tij zoti Mehmeti, kujtojë edhe kolegët e tyre të ndarë nga jeta. duke përmendur se "Gjatë kësaj dekade të parë me dhimbje të thellë u kemi dhënë lamtumirën e fundit, anëtarëve të respektuar e të nderuar, të shoqatës tonë; Anton Kote, Sotir Andoni dhe Peter Prifti." Ndërkohë, në fund të fjalës së tij Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, Adnan Mehmeti, shkrimtari dhe poeti nga Presheva, që nga viti 1995 jeton dhe krijon ne SHBA, theksojë se;' "Duke besuar tek ju kam bindje se së bashku do të festojmë edhe shumë përvjetorë të tjerë, duke i shërbyer kështu jo vetëm njëri-tjetrit, por, edhe kulturës sonë kombëtare." Poeti i presekutuar zoti Dalan Luzaj, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në SHBA-ës, u shpreh se "Çdo festë ka një gëzim specifik, të llojit të saj, ndërsa kjo festë është sa e shoqatës aq dhe e juaja dhe e gjithë atyre që nderojnë dhe vlersojnë kulturën, ndaj është historike si përvjetor, rruga e së cilës është sa e sukseshme aq dhe e vështirë" u shpreh Luzaj. Më tej kryetari i shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro Amerikanë, zoti Dalan Luzaj, vlersojë arritjet e kësaj shoqate, duke thënë se ato " I zgjerojnë kufijtë e respektit të saj, sepse kënaqësia që të jep puna krijuese, është kthyer në vlera letrare, e cila, i çon drejt ëndërrës dhe deshirës, qëllimit të çdo krijuesi - Suksesist! - Mbasi brezat do të njohin suksese dhe përvjetor të tjerë, por ne kemi pjesën tonë të suksesit që do të qëndrojë përjetësisht si gurë i rëndë në themelin e shoqatës, këtij organizmi kulturor jashtë Atdheut dhe për Atdheun". ka përfunduar poeti i presekutuar zoti Dalan Luzaj, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në SHBA-ës. Shkrimtari dhe poeti. Gjek Marinaj, President Nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, themelusi i kësaj shoqate, në fjalën e tij në këtë 10 vjetor faleminderojë nga zemra , miqt e tij, presidentin e shoqatës z Adnan Mehmeti, kryetarin e saj zotin Dalan Luzi, dhe kryesinë e antarët e kësaj shoqate për këtë organizmim e shkëlqyer të kësaj darke, siç tha ai. "Me të njëjtin kënaqësi dhe sinqeritet, tha më pas Marinaj, dëshirojë të falemnderojë të gjithë ju të ftuarit për mbështetjen e pandërprerë që i keni dhënë shoqatës sonë gjatë gjithë kësaj dekade të parë. Me këtë rastë ai faleminderojë mes të tjerëve edhe, Luigj Çekaj, Albana Mëlyshin, Mëhill Velajn, Kolec Traboinin, Naum Priftin, Anton Çefën, si dhe dy dashamirësit më të mëdhënjë të shoqatës, por që nuk janë anëtarë të saj tha ai, Astrit Totën dhe Dalip Grecën" për mbështetjen e madhe që kanë dhënë kur shoqata jonë ishte një ide e cila më pasë u bë një realitet", pra ky që është sot." Zoti Gjek Marinaj, themelusi i kësaj shoqate, gjatë fjalës së tij një vend të posaçëm u dha dhe lexuesve dhe adhuruesve të librave shqip në diasporë. Duke kujtuar këtë dhjetëvjetor, ai kishte shumë dëshirë të fliste siç u shpreh Marinaj pak më shumë për lexuesit e dashur që janë sipas tij - njëkohësisht, edhe lexuesit më të mirë, por, edhe mbështetësit e shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë në Amerikë, në shumë aktivitete dhe promovime librash e sponsorizime librash. Zoti Gjek Marinaj, kujtojë gjithashtu fillimet e kësaj shoqate, duke thënë se "Që të nderosh një shoqatë shkrimtarësh, është gjëja më e lëhtë, e cila nuk mund të bëhet pa ndihmën e askujt - por, të ndërtosh një shoqatë shkrimtarësh të këtij kalibri është një ëndërr e bukur e kujtëdo! e cila bëhet realitet, por që nuk mund të bëhet pa ndihmën e të gjithë shkrimtarëve dhe poetëve që janë anëtarët e saj." Më pasë e mori fjalën edhe shkrimtari Ramiz Gjini, i cili foli në emër të krijuesve të kësaj shoqate, për rrugën e saj dhe sfidat e mëdha që i presin shkrimtarët shqiptarë në SHBA-ës, për bërë shkrime më të mira, dhe koha t'i vlersojë. 10 vjetorin e krijimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me telegram urimi e përshëndeti dhe shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare Telegramet i lexojë poetja Iliriana Sulkuqi . Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, në këtë 10 vjetor kishte dërguar telegramin në të cilin thuhej se " Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë , shërben si një urë komunikimi duke u ndier pjestare e "Republikës sonë të Letrave shqip", kjo është më tepër se sa prekse, më tepër se sa shpresëdhënëse, në çastet kur kemi nevojë." thotë në telegramin e tij Kadare. Më tej ai vazhdon duke thënë se "Ju dërgojë urimet më të mira për festën tuaj dhe më vjen mirë që u bëtë bashkë për të festuar bukur këtë 10 vjetor të shoqatës tuaj, dhe do të ndaja me ju të gjitha këto gëzime, por në pamundësi për të ardhur atje, pranoni përshëndetjet e mija më të përzemrta", ka uruar Kadare. Telegram urimi për shkrimtarët shqiptarë në Amerikë, në këtë festë, dërgoi në emër të institucionit të shtetit shqiptarë, dhe Zevendës Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku. Zëvendës ministria Turku, në përshëndetjen e saj thekson se kjo ministri e priti me mjaft entusiasëm lajmin e kremtimit të 10 vjetorit të krijimit të kësaj shoqate, duke përgëzuar të gjithë autorët shqiptarë në Amerikë, që me potencialet e tyre intelektual dhe krijimet kan krijuar këtë penë të fuqishme, punë të mbarë dhe suksese në krijimtarinë tuaj në Shtetet e Bashkuara", thuhej në fund të telegramit. Përshëndetje, kolegeve të të tyre në SHBA-ës, u dërguan edhe nga editori i revistës"Rrënjët", Hasan Aliaj, grupi i shkrimtarëve "Petro Marko" Vlorë, Fatmir Terziu, pedagog në Universitetin e Londrës, shkrimtari dhe poeti Agim Shehu, (Zvicër), nga grupi i shkrimtarëve në Greqi, Çikago, Detroit, Boston, e tjerë. Editori i gazetës Dielli, Dalip Greca, përshëndeti në emër të Vatrës Federatës më të vjetër të shqiptarëve në botë, të vatranëve të Amerikës, parardhësit e të cilës, tha ai bënë mrekullira dhe shkruan faqen e ndritur të Shqipërisë. Ashu siç e ka thënë dhe Faik Konica, permendi Greca; "Vatra, mori përsipër të luaj rolin e shtetit - pikërishtë atëhere, kur ai mungonte". "Ne krenohemi më Vatrën, theksoi Greca gjatë fjalës së tij, dhe ndihemi shumë të lumtur që jemi sonte në këtë darkë tuajën, ngaqë se edhe një pjesë e ju shkrimtarëve dhe poetëve jeni anëtarë të Vatrës - jeni vatranë." Me këtë rast , meqënse dhe data po afrohet, me ju të dashur koleg desha të ndaj një gëzim tjetër!tha editori i Diellit, zoti Greca, "Viti që vjen përkon me 100 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit shqiptarë, por ja që është edhe fat për Vatrën, dhe vatranët brënda dhe jashtë atdheut, dhe në mënyrë të veçantë për ne shqiptarët e Amerikës, që përpara se të festohet 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, festohet 100 Vjetori i Vatrës" tha ai. " Duke përfituar edhe një herë nga ky rast ju bëjë thirrje të bëheni pjesë e këtij 100 - Vjetori ju me veprat tuaja me krijimtarin tuaj të të gjitha fushave do t'a gjallëroni edhe më shumë këtë 100 Vjetor të dyfishtë të kombit tonë." përfundojë fjalën e tij editori i gazetës Dielli, zoti Dalip Greca . Përshëndeti festën e shkrimtarëve shqiptarë në Nju Jork, edhe fituesi i çmimit Ariu i Argjendtë, në Festivalin e 61-të, të Berlinit, producenti, regjizori dhe fotografi i talentuar Andamion Murataj, i cili në festivalin e Berlinit, së bashku me regjisorin amerikan, Joshua Marston nji muaj më parë fituan çmimin për skenarin më të mirë për filmin "Falja e gjakut". Më pasë përshëndetën edhe Presidentia e shoqatës së gruas shqiptare në Amerikës, "Motrat Qiriazi" Dr. Ana Kohen, përfaqësuesesit të shtetit shqiptarë - Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, z Dritan Mishto,& përfaqësuesia e shtetit të Kosovës diplomatja Valeza Oruçi , nga Konsullta e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, Darka e 10 Vjetorit të krijimit të shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro - Amerikanë, vazhdojë me disa recitime të poezive të poetes Iliriana Sulkuqi, dhe poetit Dalan Luzi, recituar nga aktori i njohur Herijon Mustafarj . Aktori nga Kosova Shaban Lajçi - artisti që mundohet të mbajë gjallë frymën kombëtare në mesin e shqiptarëve të Amerikës, me kostumin folklorik të Rugovës, dhe me lahutë i këndojë trimërisë dhe bukurive të Kosovës me një këngë nga melosi i këtyre anëve. Poetët Ilir Spata dhe Genci Leka, recituan poezitë e tyre,; "Ikja e Madhe Çamëri" kushtuar Bilal Xhaferrit, dhe poezinë për Nënë Teresen. James Pettifer shkrimtar dhe gazetar, një ekspert Britanik, dhe autor librash për Ballkanin, personalitet mjaft i njohur tashmë në botën shqiptare, i cili, këto ditë ndodhet për një turne në SHBA-ës, përgëzojë shkrimtarët shqiptarë për arritjet e tyre dhe çmojë lart aktivitetin dhe veprimtarinë e komunitetit shqiptarë në Angli. Ai tha se vitaliteti dhe krijimtaria e shqiptarëve, është mjaft e madhe kudo ku jeton dhe punon ky komunitet dhe ndihet në çdo fushë të jetës atje. Mbrëmja festive për nder të 10 vjetorit të krijimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, u shoqërua për disa orë me një program të zgjedhur artistik, i mbushur plot me këngë e valle popullore nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat. Muzika ishte nën argëtimin e këngëtares së mirënjohur Merita Halilit dhe orkestrës së drejtuar prej mjeshtrit të frisamonikës Raif Hysenit, këngëtarit shkodran Artan Matija së bashku me Lindita Lole, ashtu, si e njohin njujorkezët, një soprano shqiptare që arriti të futej në radhët e artistëve amerikanë, Në mbyllje organizatorët falemnderuan për praninë e tyre në këtë darkë jubilare edhe trupin diplomatik, përfaqësuesit e Shoqatave në Komunitet, me theks të vecantë, për bashkepunimin e ngushët Federaten Pan Shqiptare “ VATRA”, Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave, Organizatën e Grave “ Motrat Qiriazi”, “Bijte e shqipes”,shkrimtarin e poetin Petraq Pali, e shumë të tjerë. Një falemnderim i veçantë nëpërmjet kësaj darke festive shkoi edhe për kolegët e tyre gazetarë të mediave të shkruara dhe vizive, të cilët u bënë promovuesit e parë jo vetëm të veprimtarive të kësaj shoqate, por edhe të çdo krijuesi, duke u bërë kështu botues falas në mijëra kopje të krijimarisë së anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
2Prill183.JPG
(image/jpeg, 49.5 KB) - not displayed
2Prill009.JPG
(image/jpeg, 38.1 KB) - not displayed
2Prill012.JPG
(image/jpeg, 35.2 KB) - not displayed
2Prill051.JPG
(image/jpeg, 39.2 KB) - not displayed
2Prill057.JPG
(image/jpeg, 33.3 KB) - not displayed
2Prill059.JPG
(image/jpeg, 38.8 KB) - not displayed
2Prill060.JPG
(image/jpeg, 41.1 KB) - not displayed
2Prill064.JPG
(image/jpeg, 42 KB) - not displayed
2Prill066.JPG
(image/jpeg, 24.7 KB) - not displayed
2Prill067.JPG
(image/jpeg, 29.5 KB) - not displayed
2Prill068.JPG
(image/jpeg, 39.7 KB) - not displayed
2Prill070.JPG
(image/jpeg, 34.2 KB) - not displayed
2Prill079.JPG
(image/jpeg, 34.2 KB) - not displayed
2Prill082.JPG
(image/jpeg, 46.9 KB) - not displayed
2Prill088.JPG
(image/jpeg, 39.5 KB) - not displayed
2Prill090.JPG
(image/jpeg, 34.7 KB) - not displayed
2Prill032.JPG
(image/jpeg, 5.3 KB) - not displayed