SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991 .( FOTO dhe VIDEO….) 14:36, April 3,

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
_SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe  VIDEO….)_ 
(http://www.albdreams.net/shba-kujtohet-masakra-e-2-prilli-e-viti-1991-foto-dhe-vide
o…/)   
_http://www.albdreams.net/shba-kujtohet-masakra-e-2-prilli-e-viti-1991-foto-dhe-video%e2%80%a6/_ 
(http://www.albdreams.net/shba-kujtohet-masakra-e-2-prilli-e-viti-1991-foto-dhe-video…/) 

14:36, April 3, 2011 by Pafragje under: _Uncategorized_ 
(http://www.albdreams.net/category/bota/uncategorized/)  | _No Comments_ 
(http://www.albdreams.net/shba-kujtohet-masakra-e-2-prilli-e-viti-1991-foto-dhe-video…/#respond) 
 
 (http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2011/04/pankarta.jpg) Rush 
DRAGU 
Në sallën e restorant “The Imperial House” është  kujtuar masakra e 2  
prillit 1991. 
Me inisiativën e Alfons Grishaj dhe Kolec Ndojes është organizuar një takim 
 me rastin e 20 vjetorit te masakres së 2 prillit 1991 mbi popullin 
shkodranë nga  Partia e Punes Shqipersie dhe sigurimi i shtetit shqiptar të asaj 
kohe. 
Në sallë ishte hapur edhe një fotoekspozite me ngjarjet e asaj dite nga  
fotografi profesionist dhe dëshmitar okular e demostratës së 2 prillit i cili  
mbajti edhe një fjalim shumë interesant me ngjarjet e asaj ditë ku solli  
kujtime dhe çfarë është më e rëndësishme edhe fakte të reja të cilat mund të  
hedhin dritë për zbulimin e të vertëtës së asaj kohe ( fjalën e tijë më 
gjithë  deshmitë e reja do ta percjellim të plotë sapo të jetë e gatshme) 
Takimin e hapi Alfons Grishaj,”Pishtar i Demokracise”,i cili falenderoj  
pjesmarrësit në këtë takim e pastaj solli të gjallë në retrospektivë ditët e  
stuhishme kur diktatura ishtë në grahmat e fundit. 
Përmendi rolin e demokratve shkodran në përmbysjen e diktaturë komuniste,në 
 heqjen e simboleve të diktatorit dhe diktaturës në qytetin e Shkodrës .Ai 
veçoj  rolin e madh të rinisë studentore shkodrane në levizjen për 
pluralizmin politik  dhe fitoren e demokracisë në Shqiperi. 
Pastaj Kolec Ndoja ,një nga nismëtaret për krijimin e degës së Partisë  
Demokratike për Shkodrën,sot emigrant në Florida të SHBA-së,kujtoj ato vite por 
 i bëri edhe një apel qeverise shqiptare për të kthye sytë nga emigrantet  
shqiptar të cilet kanë nevojë për një perkujdesje akoma me të madhe nga 
shteti  amë. 
Pastaj folën me radhe; Gjon Buçaj,kryetar i shoqatës “Vatra” në Boston,  
Mergim Korça,Ilir Myftiu,Sander Uldedaj ish deputet i PDK në parlamentin  
shqiptar, Gjoro Kaçaj ish kryetar i shoqatës se ish të persekutuarve dhe  
burgosurve politik të kohës së diktaturës për Malësine e Madhe,Kujtim Qafa ish  
drejtues i radioemisionit shqip të parë ne Michigan të SHBA-se, Nevruz  
Nazarko,Tan Gjergji demostrues me 2 prill,Nikollë Hysaj,Nikolle Veshtaj,kryetar  
i shoqatës “Kastrati” Michigan,Redi Hafizi,ish nënprefekti i Shkodrës  
Z.Lika,Luigj Gjokaj recitoj një vjersh të cilën e kishte shkruar për  rastin e 
demostratës dhe për heronjët e 2 prillit. 
Në takin morën pjesë mediat shqiptare të shtetit Michigan , ishte i 
pranishëm  edhe  televizioni i “Zerit Amerikes”. 
U shfaq edhe nje film dokumentar me ngjarjet e 2 prilliti i pregatitur ne  
Tiranë. 
_FOTOREPORTAZHI I 2 PRILLIT 1991 ..kliko  ketu…_ 
(http://www.radioiliriausa.com/apps/photos/album?albumid=11322913)  
_FOTOREPORTAZHI NGA AKTIVITETI 2 PRILLIT 2011…kliko  ketu…_ 
(http://www.radioiliriausa.com/apps/photos/album?albumid=11323277)  


NE VAZHDIM FJALA E ALFONS GRISHAJ MBAJTE  NE  AKTIVITET 
Alfons Grishaj  
2Prill 1991-2011  
Si  sot 20 vite me pare ,me 2 Prill 1991,bolsheviket shqiptar,makina e   
sigurimit te shtetit komunist beri masakren me violente ne historine  e  
saj.Te gjithe ne deshmiteret i kujtojme me dhimbje ato momente  dramatike…2 
Prilli e ka zanafillen kohe me pare se 31  Marsi 1991.E ka ne lufterat 
antikomuniste te 1945-46 te Malesise se Madhe dhe te  Shkodres kunder komunizmit ,e ka 
tek shpirti i paepur i demokrateve  shkodrane qe edhe pse nen thundren e 
komunizmit  nuk u pajtuan asnjehere me  ate rregjim gjaksor.Shkodra u quajt 
nga kasta e kuqe,qyteti reaksionar i  Shqiperise.Dhe kjo u vertetua ne 
demonstraten e pare me 14 Janar,e cila ishte  model i qyteterimit . 
Demonstrate e cila vrau friken dhe ngjalli  shpresen e madhe te lirise,jo 
vetem per Shkodren, por per te gjithe  Shqiperine.Zgjedhjet e para “pluraliste
” ne Shqiperi u  perdhosen.31 Marsi 1991 pati nje grabitje vote nga 
komunistet.Ata donin me cdo  kusht pushtetin.Propaganda,verberia dhe makuteria 
ishin perzier keq me 31 mars.  Bota e qyteteruar vezhgonte me kujdes vendin e 
fundit komunist ne Europen  Lindore.Komunisteve shqiptare i duhej kjo fitore 
per dy arsye: e para per  te pasur pushtetin e vazhdimesise, dhe e dyta , per 
ti treguar botes se  qyteteruar,shikoni!Socializmi ne Shqiperi nuk eshte si 
ne vendet e tjera  revizioniste…Shkodra  e dinte me mire se askush 
tjeter.Megjithese makina e  sigurimit,ushtria e policia ishin te instruktuar qe me 
cdo kusht te fitonin,ne  Shkoder nuk u eci.Shkodranet nuk lejuan 
ushtrine,policine dhe sigurimsat te  votonin nga 2-3 here. 
Demokratet i mbrojten kutite e votimit  deri ne fleten e fundit.Si rezultat 
PD e Shkodres fitoi  ¼ e parlamentit  demokrat shqiptar,dhe kjo jo vetem 
per merite te popullit demokrat ,por fale dhe  zgjuarsise e vendosmerise se 
komisionit drejtues te PD dega  Shkoder.Shkodra u zgjua ne mengjezin e 1 
Prillit  nen bresherine e automatikeve e pushkeve komuniste qe paralajmeronin 
fitoren e  PP-se.Megjithese Shkodra fitoi,shkodranet duke e njohur komunizmin 
me mire se  askush,nuk u pajtuan me rezultatin.Me lot ne sy vinin tek zyra e 
PD-se dhe  pyesnin nese kishin fituar apo jo. 
Nuk  vonoi dhe shpirti democrat i Shkodres e kuptoi vjedhjen e votes qe i  
ishte bere shqiptareve.Demonstrata filloi ne mengjesin 1 Prill  1991 para 
deges se PD-se dhe mbaroi ne oren 10:30 para Komitetit te Partise.Se  bashku 
me Kolec Ndoja,Zhani Sekuj,Nikolin Thana,Eduard Perjaku,Arben Broci,Artan  
Broci,Pjeter Arbnori,Eduard Grishaj,Kujtim Asllani i bindem demonstruesit  qe 
te shkonin neper shtepia.Ata u betuan se me 2 Prill do te ishin aty  
perseri.Shefi dhe zevendesi,Dilaver Papare dhe  Gjeke Celaj,i degjuan demonstruesit 
tek i thonin njeri-tjetrit qe te  nesermen do mblidheshin serish.Ata na 
paralajmeruan se te nesermen nuk do te  silleshin kaq bute.2 Prilli e vertetoi 
kete!Me 2 Prill  nxenesit e shkollave te mesme Jordan Misja dhe 29 Nentori 
bene nje surprise per  Shkodren dhe Shqiperine.Organizimi i tyre per te 
protestuar ishte model.Te  ulur mbi cantat e tyre te shkolles po protestonin jo 
vetem per Shkodren ,por per  gjithe Shqiperine.
Bozhibozuket e sigurimit,policia u sulen  mbi to si bishat ne prehe.Sheshi 
para godines se PP-se u la ne gjak.U plagosen  me dhjetera nxenes si Suela 
Basha,Marsida Bruceti,Sidola Vata,Blerina Tuzi e  shume e shume te 
tjere.Sigurimi i shtetit dhe policia e asaj kohe te  indoktrinuar deri ne palc nuk 
shikonin se cfare po benin.Shkodranet nuk e  pranuan kete skene te turpshme .U 
derdhen mbi komunistet me mjete rrethanore qe  te mbronin femijet e 
tyre.Gjeke Celaj,shefi i operacionit qe  ruante godinen e komiteti PP-se, i kerkoi 
Dilaver Papares qe te  vepronin.Cfare nenkuptonte fjala veprim?Veprim 
nenkuptohej perdorimi i  armes.Per arsye se ata nuk mund te perlesheshin trup me 
trup me 40 mije  shkodrane protestues.Pjeter Arbnori dhe Xhemal Uruci ishin 
duke folur me shefin  e policise Papare, duke i kerkuar ketij te fundit te mos 
perdorej  dhune.Zeri i Gjekes degjohei ne radion e shefit Papare..”Shef nuk 
mund te  permbahemi ma,na jep urdher te veprojme..!Pas nje medyshje dilaveri
”  urdheroi,”Veproni!”Krismat  e automatikeve dhe pushkeve  pushtuan 
qytetin.Demonstruesit e pare u rrezuan.Pjetri dhe Xhemali mbeten pa  goje…Si 
mundet nje njeri te urdheroje per te qelluar ne nje popull te pa  mbrojtur?!! 
Nuk mjaftuan bresherite e pushkeve dhe automatikeve mbi popullin qe  kerkonte 
liri,por mbi to gjurmuan dhe autoblindat me mitraloze  12.7… 
U  vra nje nga udheheqsit e PD-se, Arben Broci.Nje djale i perkryer me nje 
vizion  te qarte.U vrane demokratet, Nazmi Kryeziu,Besnik Ceka dhe Bujar 
Beshanaku.Mbas  disa ditesh do te vdiste dhe Artur Gila.U plagosen me dhjetera 
vete me plumba  dhe te tjere me mjete te forta…Vrasjet nuk i tremben 
demokratet  shkodrane.Bijte e Shkodres u sulen mbi komitetin e PP-se dhe i vune  
zjarrin…Drejtues te PD-se  nxoren nga biblioteka Marin Barleti disa ushtare  
te cilet nuk kishin me plumba ne karikatoret e automatikeve.Dr Berisha  
komunikonte here me mua, here me Xhemalin here me Pjetrin dhe porosiste qe te  
ruhej qetesia.Forcat e policies se Tiranes mberriten ne  prag te Shkodres.Ata 
komandoheshin nga drejtori I tyre Fadil Cani.Ky i  fundit komunikoi me 
sekretarin e PD-se se asaj kohe Xhemal Uruci,duke I thene se  do ta hillte ne ere 
komitetin e partise se bashku me demonstruesit qe ishin  Brenda.Gjate atyre 
momenteve snajperet u munduan te hypnin ne tarracat e hotel  Turizmit 
Shkoder.Fale Zen Bekteshit,Bepit dhe disa guzhiniereve te turizmit, qe  te me 
falin qe nuk me kujtohen emrat,snajperat nuk munden te hypnin ne tarrace  dhe 
te kryenin misionin e tyre. 
Sipas deshmise se Paulin  Palushit,fotografit te talentuar shkodran,djali i 
Xhemal  Dymyljes,perkatesisht me detyre prokuror,ishte pozicionuar mbi 
gjykate me nje  pushke te gjate,qe sipas Paulinit ishte snajper.Ne godinen 
perballe deges punve  te brendeshme kishin vendosur snajpere.Per kete skene 
,Kolec Ndoja pati dhe nje  debat per me kreun e policise.Pra Shkodra ishte e 
rrethuar me snajpere e  kriminele te PP-se.Verberia e trularve te sigurimit nuk 
kishte  kufi…Gjate rregjimit diktatorial, kam njohur  komuniste te ndershem 
qe nuk jan betuar per ideal.Kam njohur oficere dhe  nenoficere te 
perkushtuar per detyren e tyre pa e tejkaluar ate.Kam njohur  police qe nuk vepronin 
si kapele por si njerez.Por, nuk kam njohur sigurims te  mos i kishte thonjt 
me gjak si “SS” e gestapos.Mbase mund te behet ndonje  perjashtim,por une 
nuk kam njohur.Sigurimsat ishin lokomotiva e diktatures se  proletariatit.Me 
2 Prill ,Shkodra u ndesh me kete lokomotive dhe pasojat qene  tragjike…Aktin 
barbar te PP-se dhe veglave te tyre,e  denoi ashper Departamenti i  Shtetit 
Amerikan nepermjet znj.Margarete  Tutalier.Kete akt e denoi dhe Europa . 
Shume gazeta ne Europe pasqyruan  masakren, si grahmat e fundit te rregjimt 
komunist ne  Shqiperi…Shkodra i percolli martiret e saj me  nderime.Mbi 80 
mije qytetare moren pjese ne kete process  mortor. 
Fill mbas vrasjeve, filloi propaganda  komuniste.Hitleri kishte marre 
modelin e propagandes  komuniste, pikerisht se komunistet ishin te perkryer per 
ta bere te zezen te  bardhe dhe te bardhen te zeze.Tymnajat e perhapura nga 
ata ,zune vend tek ndonje  mjeran,por jo ne popullin e Shkodres dhe te 
Shqiperise.Kjo tymnaje vjen ne   Michigan me letren higjenike te vocrrakut  te zi  
Gjeke Celaj, ku  ndonje gorille sigurimi i transformuar ne petkun tone,  
mundohet te hedhe  balte. I them te beje kujdes e te mos na i cermojne plaget 
e vjetra ,se nuk  do te jete mire per ta…Per ne demokretet dhe nacionalistet 
,Amerika eshte  shteti i dyte ame,kurse per sigurimsat dhe sojin e tyre,te 
cilet nuk kane  lene gje pa thene e share,eshte vetem dollari. Le te marrim 
fushaten e fundit  kunder ambasadorit te SH.B.A z. Arvizu.Kush e ben ate 
fushate? Pikerisht bijte e  atyre qe vrane e prene ,shpifen e denigruan,pra ajo 
kategori qe po  flasim.2 Prillin e bene kriminelet e  
diktatures,profesionistet e sigurimit te shtetit.Hetuesin per 2 Prillin e bene  po hetuesit e 
sigurimit te shtetit.Ne nuk kishim ne ate kohe as hetues,as  prokurore,as 
gjykates te kualifikuar per te zbardhur ceshtjen e 2 Prillit  1991.Prandaj dhe 
ceshtja e 2 prilli ka mbetur e pambyllur.Tani ne kemi  eksperte.Jane perseri 
te paket,por kemi.Nga ky tubim, i  kerkojme qeverise  shqiptare dhe 
personalisht z.Berisha, qe te hapet perseri ceshtja 2 Prilli,ku do  te kete dhe 
deshmi te reja,sic eshte deshmia e z.Palushi.Nese eshte e nevojshme,  te merren 
dhe eksperte te huaj ne ndihme per te zbardhur kete   ngjarje.Pas kesaj nuk 
do te kete me Aliaj e  Ruce.Soji e tyre nuk do na japin me leksione per 
demokracine,per ate demokraci  qe ne e kemi paguar me gjak. 
I  perjetshem qofte kujtimi i tyre.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.