Nju Jork:Shkollat Shqipe,koncert te perbashket me kenge e valle shqipe

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Nju  Jork: Shkollat Shqipe, mbajten koncert te perbashket me kenge e valle  
shqiptare 
BEQIR  SINA, New York 

Realizohet  deshira per te festuar se bashku dhe dhene nje shfaqje 
artistike te  perbashket me kenge e valle folklorike, nga Shqiperia, Kosova, dhe te  
gjitha trevat shqiptare 
BRONX  NEW YORK :  Per nder te vitit te pare te shkolles, nxenesit dhe 
mesuesit, anetaret e  bordit te Shkolles Shqipe nga Nju Jorku, organizuan te 
shtunen  mbasdite nje manifestim artistik te perbashket shkollor  ne Bronks, ne 
sallen e shfaqjeve te shkolles publike 192 I.S.  Philip Biken School ne 
Bonx -New York. 
Organizimi i manifestimeve te ketilla shkollore, te perbashketa te  
shkollave shqipe ne SHBA-es, mes nxensve shqiptare, deri  tani  megjithse jane 
dhjetra shkolla te tilla kane munguar. Kjo te pakten eshte  hera pare qe 
nxenesit e mesuesit e tyre, te Shkolles Shqipe, per Nju  Jork, Kenektiket dhe Nju 
Xhersi  organizojne nje koncert  te  perbashkete me kenge e valle folklorike 
shqiptare nga te gjitha trevat per  nder te sesionit te sukseshsem shkollor. 
Koncerti  fetisve ishte nje manifestim shume i bukur shkollor i organizuar  
deri me tani . Megjithese nuk pati aq shume pjesemarres ne salle, nuk  
mungoi entusiasmi dhe gezimi i femijeve, çka e beri festen e  tyre edhe me te 
bukur.  
Deshira per te festuar se bashku dhe dhene nje shfaqje artistike te  
perbashket me kenge e valle folklorike, nga Shqiperia, Kosova, dhe te  gjitha 
trevat shqiptare, sikur e lehtesoi angazhimin e nje numri te madh te  nxenesve, 
mesimdhenesve si dhe anetarve te bordit te Shkolles Shqipe, ne  Bronx Nju 
Jork, te cilet nuk mund t'a "fshehin" gezimin e suksesit, ashtu  si dhe drojen 
se mund te deshtonin.  
"Fteses tone, per organizimin e nje manifestimi te perbashket shkollor, me  
qellim qe t'i bashkojme femijet shqiptare , pavaresishte se nga kane ardhur 
apo  kane origjinen e tyre, tha nje nder organizatoret kryesore te kesaj 
shfaqje te  perbashket, Gjergj Dedevukaj udheheqesi artistik i Ansamblit “
Bashkimi  Kombetare” nga Nju Jorku, organizator i disa koncerteve folklorike ne 
diaspore,  iu pergjigje me shume dashamiresi grupi folklorik i kengeve e 
valleve te  femijeve te Fondit te Perbashket te Patersonit". 
Dedvukaj shtoi se kjo ka qene nje ide e kahershme, e jona, prej se kur kemi 
 hapur shkollen shqipe, qe keta femije krahas mesimit te gjuhes se embel 
dhe te  bukur shqip, te be hen shok ne mes vetit, te njihen me njeritjetrin,  
te mesojne, kultivojne dhe ruajn kenget e vallet e bukura shqiptare nga  
Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe  
Çameria. 
Ne skene dolen kenduan e vallezuan me kostumet popullore, dy  grpuet e 
femijeve te shkolles shqipe te Fondit te Perbashket te Patresonit dhe  Bronksit, 
shumica e tyre nxenese dhe nxenese qe vijojne mesimin ne  gjuhen amtare ne 
keto dy shkolla.  
Ne kete shfaqje te bukur mori pjese me kendim dhe vallezim, me  
interpretimin e tyre dy motrat e talentuara  Lajçi, si dhe me  pjese muzikore me 
instrumentat e krahines se Rugoves, fyellin, lahuten, daullen  e Ansamblit 
Autokton "Rugova", i drejtuar nga Syle Nikçi . Dhe  instrumentisti i SH.K. 
"Bashkimi Kombetar" Haxhi Krasniqi me te bijen e tij  Danjela. 
Kengetaret e komunitetit ish luftetari i UÇK-es, Besim Muriqi dhe John  
Krasniqi iu bashkuan me nje tufe kengesh te zgjedhuara ketij koncerit festive 
te  femijeve shqiptare,  te udhehequr nga mesuesi i muzikes Tome Gjergji dhe  
aktori Shaban Lajçi - ose siç thirret ketu artisti nga Rugova, qe  mundohet 
te mbaje gjalle frymen kombetare ne mesin e shqiptareve te  Amerikes. 
Pjesemarrja  e te gjitheve anetareve te bordit te Shkolles Shqipe ne  
Bronx, te prinderve, te bashkatdhetareve   dhe miqve te  Shkolles Shqipe, nga 
Patersoni dhe Nju Jorku,  ishte e kenaqeshme  keshtu qe edhe femijet ndiheshin 
te frymezuar per te kenduar, recituar apo  vallezuar.  
Pas kendimit te dy hymneve kombetare te SHBA dhe Shqiperise, paraqitja e  
nxenesve ne skene ishte e thjeshte e bukur, e hijshme dhe serioze, me shume  
entusiasem. Te dy grupet e nxenesve u paraqiten me kostumet popullore me  
nga nje program te zgjedhur, te larmishem dhe te pergatitur mire. Ata   
vallezuan, recituan, kenduan me pase se bashku disa here ne program   Kjo 
paraqitje e tyre u nderthur bukur edhe u shperblye shpesh nga publiku me  
duartrokitje, çka e beri edhe me te veçante festen.  
Pasi mbaroi programi i parapare nga femijet e te dyja shkollave  shqipe me 
femijet u bashkuan dhe pjesemarresit e tjere te  manifestimit,  prinderit e 
tyre , mesimdhensit, dhe anetaret e bordit te  shkolles dhe po se bashku e 
vazhduan festen me valle dhe muzike te te  gjitha krahinave te Shqiperise. 








































































































































































































 
Nju Jork: Shkolla Shqipe, mbajti koncert të përbashkët me  këngë e valle 
shqiptare
 
 
 
 
 
BEQIR SINA, New York
 



Realizohet dëshira për të festuar së bashku dhe dhënë një  shfaqje 
artistike të përbashkët me këngë e valle folklorike, nga Shqipëria,  Kosova, dhe të 
gjitha trevat shqiptare
 
 
 
BRONX NEW YORK : Për nder të vitit të parë të shkollës,  nxënësit dhe 
mësuesit, anëtarët e bordit të Shkollës Shqipe  nga Nju Jorku, organizuan të 
shtunën mbasdite një manifestim  artistik të përbashkët shkollor në Bronks, në 
sallën e shfaqjeve  të shkollës publike 192 I.S. Philip Biken School në Bonx 
-New  York.
 
 
   Organizimi i manifestimeve të këtilla shkollore, të  përbashkëta të 
shkollave shqipe në SHBA-ës, mes nxënsve shqiptarë,  deri  tani megjithse janë 
dhjetra shkolla të tilla kanë munguar. Kjo  të paktën është hear parë që 
nxënësit e mësuesit e tyre, të  Shkollës Shqipe, për Nju Jork, Kenektiket dhe 
Nju Xhersi   organizojnë një koncert  të përbashkëtë me këngë e valle 
folklorike  shqiptare nga të gjitha trevat për nder të sesionit të  sukseshsëm 
shkollor.
 
 
  Koncerti fetisvë ishte një manifestim shumë i  bukur shkollor i 
organizuar deri më tani . Megjithëse nuk pati aq  shumë pjesëmarrës në sallë, nuk 
mungoi entusiasmi dhe gëzimi i  fëmijëve, çka e bëri festën e tyre edhe më të 
bukur. 
 
    
      Dëshira për të festuar së bashku dhe  dhënë një shfaqje artistike të 
përbashkët me këngë e valle folklorike, nga  Shqipëria, Kosova, dhe të 
gjitha trevat shqiptare, sikur e lehtësoi  angazhimin e një numri të madh të 
nxënësve, mësimdhënësve si dhe anëtarve  të bordit të Shkollës Shqipe, në Bronx 
Nju Jork, të cilët nuk mund t'a  "fshehin" gëzimin e suksesit, ashtu si dhe 
drojen se mund të  dështonin. 
 
   "Ftesës tonë, për organizimin e një manifestimi të përbashkët  shkollor, 
me qëllim që t'i bashkojmë fëmijët shqiptarë , pavarësishtë se nga  kanë 
ardhur apo kanë origjinën e tyre, tha një ndër organizatorët kryesorë të  
kësaj shfaqje të përbashkët, Gjergj Dedëvukaj udhëheqësi artistik i  Ansamblit “
Bashkimi Kombëtarë” nga Nju Jorku, organizator i disa koncerteve  folklorike 
në diasporë, iu përgjigje me shumë dashamirësi grupi folklorik i  këngëve e 
valleve të fëmijëve të Fondit të Përbashkët të Patersonit".
 
   Dedvukaj shtoi se kjo ka qënë një ide e kahershme, e  jona, prej se kur 
kemi hapur shkollën shqipe, që këta fëmijë krahas mësimit  të gjuhës së 
ëmbël dhe të bukur shqip, të bë hen shok në mes vetit, të njihen me  
njëritjetrin, të mësojnë, kultivojnë dhe ruajn këngët e vallet e bukura  shqiptare nga 
Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci,  Medvegja dhe 
Çamëria.
 
 
   Në skenë dolën kënduan e vallëzuan me kostumet  popullore, dy grpuet e 
fëmijëve të shkollës shqipe të Fondit të Përbashkët  të Patresonit dhe 
Bronksit, shumica e tyre nxënësë dhe nxënëse që  vijojnë mësimin në gjuhën amtare 
në këto dy shkolla. 
 
  Në këtë shfaqje të bukur mori pjesë me këndim dhe vallëzim, me  
interpretimin e tyre dy motrat e talentuara  Lajçi, si dhe me  pjesë muzikore me 
instrumentat e krahinës së Rugovës, fyellin, lahutën, daullen  e Ansamblit 
Autokton "Rugova", i drejtuar nga Sylë Nikçi . Dhe  instrumentisti i SH.K. 
"Bashkimi Kombëtar" Haxhi Krasniqi me të bijën e tij  Danjela.
 
    
      Këngëtarët e komunitetit ish luftëtari i  UÇK-ës, Besim Muriqi dhe 
John Krasniqi iu bashkuan me një tufë këngësh  të zgjedhuara këtij koncerit 
festivë të fëmijëve shqiptarë,  të udhëhequr  nga mësuesi i muzikës Tomë 
Gjergji dhe aktori Shaban Lajçi - ose siç thirret  këtu artisti nga Rugova, që 
mundohet të mbajë gjallë frymën  kombëtare në mesin e shqiptarëve të Amerikës.



Pjesëmarrja e të gjithëve anëtarëve të bordit të Shkollës  Shqipe në Bronx, 
të prindërve, të bashkatdhetarëve  dhe miqve të Shkollës Shqipe, nga 
Patersoni dhe Nju Jorku,  ishte e kënaqëshme  kështu që edhe fëmijët ndiheshin të 
frymëzuar për  të kënduar, recituar apo vallëzuar. 
 
 
     Pas këndimit të dy hymneve kombëtare të SHBA dhe  Shqipërisë, 
paraqitja e nxënësve në skenë ishte e thjeshtë e bukur, e  hijshme dhe serioze, me 
shumë entusiasëm. Të dy grupet e nxënësve u  paraqitën me kostumet popullore 
me nga një program të zgjedhur, të larmishëm dhe  të përgatitur mirë. Ata  
vallëzuan, recituan, kënduan më pasë së  bashku disa herë në program  Kjo 
paraqitje e tyre u ndërthur bukur edhe u  shpërblye shpesh nga publiku me 
duartrokitje, çka e bëri edhe më të veçantë  festën. 
 
 
 
      Pasi mbaroi programi i paraparë  nga fëmijët e të dyja shkollave 
shqipe me fëmijët u bashkuan  dhe pjesëmarrësit e tjerë të manifestimit,  
prindërit e tyre ,  mësimdhënsit, dhe anëtarët e bordit të shkollës dhe po së 
bashku e vazhduan  festën me valle dhe muzikë të të gjitha krahinave të 
Shqipërisë.
April30,157.JPG (image/jpeg, 48 KB) - not displayed
April30,162.JPG (image/jpeg, 46.1 KB) - not displayed
April30,168.JPG (image/jpeg, 39.8 KB) - not displayed
April30,174.JPG (image/jpeg, 42.4 KB) - not displayed
April30,175.JPG (image/jpeg, 37.7 KB) - not displayed
April30,177.JPG (image/jpeg, 41.2 KB) - not displayed
April30,188.JPG (image/jpeg, 33.4 KB) - not displayed
April30,195.JPG (image/jpeg, 45 KB) - not displayed
April30,200.JPG (image/jpeg, 42.6 KB) - not displayed
April30,209.JPG (image/jpeg, 47.8 KB) - not displayed
April30,212.JPG (image/jpeg, 32.5 KB) - not displayed
April30,213.JPG (image/jpeg, 32.9 KB) - not displayed
April30,216.JPG (image/jpeg, 38 KB) - not displayed
April30,217.JPG (image/jpeg, 39.2 KB) - not displayed
April30,220.JPG (image/jpeg, 38 KB) - not displayed
April30,223.JPG (image/jpeg, 46.2 KB) - not displayed
April30,227.JPG (image/jpeg, 49.6 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.