Takim miqesor me zyrtaren amerikane Dy drej tore te bordit te organizates “Shtep

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
Takim miqesor me zyrtaren amerikane 
Dy drejtore te bordit te organizates “Shtepia e Lirise  Shqiptaro-Amerikane”
, zoterinjte Leke Tasi dhe Mustafa Xhepa paten takim  miqesor, njohes me 
zyrtaren e Departamentit te Shtetit qe mbulon Shqiperine  Sarah Hutchison. 
Takimin e hapi z. Leke Tasi, qe mbasi beri nje pershkrim te  misionit te 
organizates, informoi zyrtaren amerikane mbi gjendjen aktuale ne  Shqiperi. Ai 
ngriti ceshtjet thelbesore qe organizata AAFH kerkon te hidhet  drite: 
denimi i krimeve te komunizmit dhe trajtimi dhe vleresimi i figurave  patriotike 
antikomuniste te lena ne hije dhe pa iu dhene vendi i duhur ne  histori. 
Ne vazhdim ceshtjet qe e preokupojne organizaten dhe qe z. Leke  Tasi 
informoi zyrtaren amerikane ishin kthimi dhe kompesimi i pronave, vleresimi  dhe 
demshperblimi i te perndjekurve dhe burgosurve politike nga regjimi  
komunist, si dhe angazhimi per integrimin e tyre ne realitetin e  ri. 
Zyrtarja Hutchison gjate takimit mbante shenime dhe nder te tjera  tregoi 
qe ajo kishte punuar prej disa vitesh si konsulle ne ish vendet  komuniste, 
keshtu qe e njihte mire realitetin post-komunist. Ajo shprehu  kenaqesine qe 
u njoh me dy drejtoret e organizates dhe deshiren qe te vazhdonte  kontaktet 
me te. 
Z. Mustafa Xhepa falenderoi zyrtaren amerikane per takimin miqesor,  e 
njohu me aktivitetin e organizates dhe i uroi udhetim te mbare ne Shqiperi me  
rastin e zgjedhjeve lokale.  
 
Mustafa Xhepa, Leke Tasi dhe  Sarah  Hutchison
clip_image002.jpg (image/jpeg, 37.2 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.