Kosova, bene pjese ne vendet dhomes se tregetise italiane SACE- SpA
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Kosova, bene pjese ne vendet qe mund te nderhyje ne mbeshtetje te aktiviteteve tregetare te sipermarrjeve italiane - SACE Ndryshimet e vendosura nga FMN kane perfshire per SACE, futjen e kufizimeve per borxhet e Rumanise, Bosnje Hercegovines dhe Serbise. ROME :(Bota Sot) Mediat italiane njoftoin se me Kosoven, ka arrire ne 181 (nga 156 qe ishin) shtetet e siguruara, ne te cilat , oraganizata qeveritare SACE, mund te nderhyje ne mbeshtetje te aktiviteteve tregetare te sipermarrjeve italiane. Keshilli i Administrimit i grupit menaxhues te kreditimit nderkombetar, ka pranuar disa rishikime te rendesishme per kriteret e sigurimit, “per t’iu pergjigjur me mire kerkesave te mbulimit te sipermarrjeve ne shtete te karakterizuara nga nje potencial i larte rritjeje, por ende nen nje situate risku te larte”. Nder shtetet ku SACE do te adoptoje nje politike hapjeje te metejshme, eshte Turkmenistani, Surinami dhe Libia, per shkak te permiresimit te nivelit te riskut ne keto vende. Nderkohe Kosova shteti me i ri i botes i nohur deri tash nga 75 shtete, perfshire shtetet me te fuqishme te botes, SHBA, Franca, Anglia, Gjermania, Japonia dhe Italia, “shtet ky thuhet ne dekleraten e SACE-s, ne fazen e kushtetueshmerise, i bere tashme sovran dhe i pavarur” se bashku me Armenian dhe Grenadan, pas heqjes se ndalimit te borxhit nga ana e FMN (Fondit Monetar Nderkombetar) Kirghizistani, Taxhikistani, Nepali, Antilet Hollandeze, Bolivia, Guajana, Haiti dhe Nikaragua, ku do te vleresohet siguria e çdo operacioni rast me rast, jane anetare te Sace , e cila ka tash 181 shtete. SACE( SACE SpA and the consolidated financial statements of the SACE ) konfirmon veprimtari te plote ne vendet e mesiperme dhe ne hapesirat kryesore te eksportit italian, dhe redukton nga 35 ne 16 vendet ku nuk e shtrin aktivitetin e vete (vendet “e mbyllura”). “Ne kete faze, vleresimi i riskut duhet te jete i gjitheanshem – thote Alessandro Castellano, administrator i grupit – dhe mos te kufozohet vetem ne treguesit ekonomiko-financiar: nje vleresim qe te jape mundesine qe te promovohen projekte te mira, edhe ne nje shtet “te nderlikuar””. Nga keto ndryshime te bera, do te perfitojne plot 29 shtete te Afrikes Subsahariane, ndersa per shkak te rritjes se riskut te shtetit, u futen masa kufizuese per Jemenin (mbyllje). Ndryshimet e vendosura nga FMN kane perfshire per SACE SpA, futjen e kufizimeve per borxhet e Rumanise, Bosnje Hercegovines dhe Serbise. Nuk kane ndryshuar nderkohe kushtet siguruese, pavaresisht perkeqesimit te riskut te shtetit, per partneret importues tregetar si Rusia, Kazakhistani, Bjellorusia, Letonia, Pakistani, Venezuela dhe Ukraina./B.Sina/ Kosova, bënë pjesë në vendet që mund të ndërhyjë në mbështetje të aktiviteteve tregëtare të sipërmarrjeve italiane - SACE Ndryshimet e vendosura nga FMN kanë përfshirë për SACE, futjen e kufizimeve për borxhet e Rumanisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë. ROME :(Bota Sot) Mediat italiane njoftoin se me Kosovën, ka arrirë në 181 (nga 156 që ishin) shtetet e siguruara, në të cilat , oraganizata qeveritare SACE, mund të ndërhyjë në mbështetje të aktiviteteve tregëtare të sipërmarrjeve italiane. Keshilli i Administrimit i grupit menaxhues të kreditimit ndërkombëtar, ka pranuar disa rishikime të rëndësishme për kriteret e sigurimit, “për t’iu përgjigjur më mirë kërkesave të mbulimit të sipërmarrjeve në shtete të karakterizuara nga një potencial i lartë rritjeje, por ende nën një situate risku të lartë”. Ndër shtetet ku Sace do të adoptojë një politikë hapjeje të mëtejshme, është Turkmenistani, Surinami dhe Libia, për shkak të përmirësimit të nivelit te riskut në këto vende. Ndërkohë Kosova shteti më i ri i botës i nohur deri tash nga 75 shtete, përfshirë shtetet më të fuqishme të botës, SHBA, Franca, Anglia, Gjermania, Japonia dhe Italia, “shtet ky thuhet në dekleratën e SACE-s, në fazën e kushtetueshmërisë, i bërë tashmë sovran dhe i pavarur” së bashku me Armenian dhe Grenadan, pas heqjes së ndalimit të borxhit nga ana e FMN (Fondit Monetar Ndërkombëtar) Kirghizistani, Taxhikistani, Nepali, Antilet Hollandeze, Bolivia, Guajana, Haiti dhe Nikaragua, ku do të vlerësohet siguria e çdo operacioni rast më rast, janë anëtare të Sace , e cila ka tash 181 shtete. SACE( SACE SpA and the consolidated financial statements of the SACE ) konfirmon veprimtari të plotë në vendet e mësipërme dhe në hapësirat kryesore të eksportit italian, dhe redukton nga 35 në 16 vendet ku nuk e shtrin aktivitetin e vetë (vendet “e mbyllura”). “Në këtë fazë, vlerësimi i riskut duhet të jetë i gjithëanshëm – thotë Alessandro Castellano, administrator i grupit – dhe mos të kufozohet vetëm në treguesit ekonomiko-financiar: një vlerësim që të japë mundësinë që të promovohen projekte te mira, edhe në një shtet “të ndërlikuar””. Nga këto ndryshime të bëra, do të përfitojnë plot 29 shtete të Afrikës Subsahariane, ndërsa për shkak të rritjes së riskut të shtetit, u futën masa kufizuese për Jemenin (mbyllje). Ndryshimet e vendosura nga FMN kanë përfshirë për SACE SpA, futjen e kufizimeve për borxhet e Rumanisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë. Nuk kanë ndryshuar ndërkohë kushtet siguruese, pavarësisht përkeqësimit të riskut të shtetit, për partnerët importues tregëtar si Rusia, Kazakhistani, Bjellorusia, Letonia, Pakistani, Venezuela dhe Ukraina./B.Sina/
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 20.6 KB) - not displayed