Dita e Nenes,dashuri, permallzim, nderim dhe respekt i madh per te gjitha nenat
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Nju Jork : Oragnizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Shprese dhe Paqe"
festoi, Diten e Nenes - ne SHBA-es
BEQIR SINA, New York
Dita e Nenes : Dashuri, permallzim, nderim dhe respekt i madh per te
gjitha nenat dhe grate shqiptare ne bote
BRONX NY : Oragnizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Shprese dhe Paqe" ne
New York, me presidenete zonjen Mimoza Dajçi, festoi, dje Diten e Nenes ne
SHBA-es. Festa e nenave u shoqerua me fjalime, permallezuese, fjale te
ngrohta dhe shume te dashuara, poezi dhe kenge. Çdo gje per nenen dhe gruan,
me vlersime dhe inkurajime per grate dhe nenat shqiptare, ne SHBA dhe bote.
U fole gjithashtu nga personalitetet amerikane edhe kontributin dhe rolin
e gruas ne familje e shoqeri. Sidomos, u fol gjate per grate e nenat
shqiptare, punen e tyre ketu ne komunitet.
Me kete raste kjo organizate, e cila eshte krijuar rishtazi, beri dhe nje
fushate te vogel fondmbledhese" Fundraiser & Charity Event", ne dobi te
Grave te Kosoves dhe femijeve te tyre, te cilet jane prekur nga lufta dhe si
pasoje jane me te meta dhe gjendja e tyre financiare, eshte e dobet.
Gjiithashtu, kjo organizate, tha se do te jap ndihme per t'u ndihmuar sadpoak
femijeve, prinderit e te cileve ende jane te zhdukur ne Kosove.
Poetja, humanistja dhe veprimtarja e njohur e komunitetit znj. Rita Saliu,
udheheqese e ketij tubimi , e cila, e beri dhe me interesante kete feste,
teksa ajo u paraqite me nje stende ku dalloheshin disa ekspozime te
artikujve, dhe reportazheve te botuara ne shtypin e kohes, gjate luftes ne
Kosove. Stenda e materialeve shoqeruar me fotgrafite e marra prej axhensive me
prestigjoze, nderkombetare, televizoioneve dhe gazetave boterore, pasqyruan
veprimtarine e saj - gjate luftes ne Kosove, dhe terhoqi vemendjen e
autoriteteve amerikane, te cilet e pane me kurreshtje e mjaft interesim.
Mbasi falemnderoje te gjithe pjesmarresit, zonja Saliu iu kerkoje te
pranishmeve qe te nderojne per disa çaste hymnet kombetare te SHBA, Shqiperise
dhe te Kosoves. Me pase ajo foli per hsitorine e kesaj dite, dhe per grate
anembane Shteteve te Bashkuara.
Zonja Saliu tha se "Ana Xharfis(Anna Marie Jarvis) eshte ideatorja qe festa
e nenes te behet feste zyrtare ne SHBA megjithse ajo nuk ishte martuar
kurre dhe asnjehere nuk u be grua ose nene, ajo ishte shume e lidhur per
nenen e saj. Dy vjet pasi vdiq nena e saj, ajo filloi nje fushate te gjere qe
perfshinte biznesmenet, ministrat dhe kongresmenet per te shpallur diten e
nenes si dite pushimi ne vend. Ajo ndjente se femijet nuk respektojne ate qe
bejne nenat gjate gjithe jetes, ashtu qe shpresonte se kjo dite kur te
behet zyrtare, do te shtoje ndjenjen e djemve dhe vajzave kundrejt nenave dhe
baballareve qe te forcohen lidhjet familjare.
Me tej tha ajo kete gjest te Ana Xharfis(Anna Marie Jarvis) kisha me 10
Maj 1908, ne Virxhinia, Filadelfia dhe Pensilvania e pershendeti dhe nderoi
shume, dhe keshtu filloi te festohet dita e nenes ne Amerike. Qe atehere,
filloi edhe karafili te jete si dhurate e veçante per kete feste, ne fillim i
bardhe e pastaj i kuq.
Shpallja e pare zyrtare per kete feste ne SHBA ishte ne vitin 1910, ne
perendim te Virxhinia-s, krahine e Oklahomes, ashtu qe ne vitin 1911, e gjithe
SHBA e festoi kete dite. Nderkohe, festa kishte filluar te festohet edhe
ne Meksike, Kanada, Kine, Japoni, Ameriken Latine, Afrike etj. Atehere, me
10 Maj 1913 kongresi amerikan u pajtua qe kete feste ta shpalle feste
zyrtare, ndersa si dite festimi, u zgjedh e diela e pare nga muaji Maj.
Festen e bukur te grave e shoqeroi me nje ese te Mimoza Djaçit, titulluar
"Bisedoje me nenen ne leter", Dardanesha Andoni - Gashi, gazetare, dhe
redaktore e disa librave, vajza e atij qe gjithe jeten e tij u quajt
shoviniste sepse ishet autori i hartes se Shqiperise Etnike, ishte autori i pare i
gjeografise - politike te Shqiperise Etnike, e motra e Luan e Fatjon Gashit,
dy nacionalisteve, qe nje jete tere e bene vetem per Shqiperi e Kosove,
teksa u treten dhe shkuan me enderren e tyre te madhe te bashkimit te te
gjitha trojeve.
Nje poezi shkruar enkas per kete dite, mbushur plot me mall e dashuri per
memedheun, nenen dhe gruan shqiptare, ne vite, solli duke e recituar vete
dhe nena ish e presekutuar nga Shqiperia, zonja Drita Çarçani,
Me pase e pershendeten me rradhe festen nenave e grave si dhe nderuan ate
me pjesmarrjen e tyre autoritet vendore, personalitet te larta keto te
shtetit te Nju Jorkut, Senatoria Ruth Hasell Thompson, Senatori Jeff Klein,
Presidenti i qytetit te Bronx-it Ruben Diaz Jr, avokati i njohur e mik i
deshmuar i shqiptareve Steven Kaufman, perfaqesuesia nga Zyra e Keshillit te
Bashkise se Nju Jorkut, James Vacca, Presidenti i Distriktit 49-te, ne Bronx
Z. Joseph Thompson, Drejtueset e Bordit te shkolles se mesme "Kristofor
Kolombo", Julie Neriman e Jesseca Long, etj.
Gjithashtu, te pranishme ishin dhe perfaqesuesit e shtetit te Kosoves,
Konsullja e Pergjithshme Republikes se Kosoves ne Nju Jork, znj. Arta Rama,
Sekretarja e Pare e Ambasades se Republikes se Kosoves ne Washington D.C,
znj. Gjeneza Budima, diplomatja Valeza Oruçi, etj. Ne festen e grave moren
pjese me grate e tyre, dhe udheheqes te disa shoqatave dhe veprimtare te
dalluar te komunitetit.
Pas pershendetjeve te perfaqesuesve te organizatave te ndryshme ne
komunitet, dipllomateve te Republikes se Kosoves, ne SHBA, dhe udheheqesve vendore,
kjo organizate ndau per veprimtaret e veprimtaret e shquar ne diaspore, si
dhe per miqte e ftuar disa "Çertifikata Mirenjohje", per te vlersuar punen
e tyre ne komunitet, dhe ndihmen qe i kane dhene kesaj organizate.
Me kete rast Oragnizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Shprese dhe Paqe"
ne New York, ne diten Nenave ne SHBA-es, nderoje me "Çertifikata
Mirenjohje" : Dr. Flora Brovinen, ne Kosove, Senatoren Rutht Hasell Thompson, ne
Nju Jork, zonjat Rita Saliu, Shqipe Biba, Hyrie Kupi, Rukie Ndreu, Shirley
Cloyes - DioGuardi, gazetaret e Zerit te Amerikes Izabela Çoçoli e Zamira
Edwards, Konsullen e Pergjithshme te Kosoves, diplomaten Arta Rama.
Ndersa ka nderuar dhe gazetaren e gazetes "Bota Sot" Elida Buçpapaj, me
motivacionin kurdohere ka ka qene e gatshme dhe e palodhur per te publikuar
edhe veprimtarine e kesaj organizate te re, si dhe per te hedhur drite mbi
te kaluaren e hidhur e rregjimit makaber komunist ne Shqiperi, qe sundoi
mbi 50 vjet ne vendin tone. Gjithashtu, kjo organizate nderoi edhe zonjen
Sevdije Ahmeti, Sevdije Rexhepi, Drita Çarçani, Dardanesha Gashi, Frida
Xenopulo, mezosopranon Rajmonda Dabulla (pas vdekjes), etj.
"Çertifikata Mirenjohje" u ndane edhe per hartuesin e hartes se Shqiperise
Etnike Professor Ahmet Gashi (pas vdekjes), zoterinjte Agim Karagjozi, Dr.
Gjon Bucaj, Agim Rexhaj, Harry Bajraktari, deputetin e e Parlamentit te
Kosoves, Florin Krasniqi, zoterinjet Sejdi Hysenaj, Zef Balaj, Marjan Cubi,
Esad Rizai, Adem Saliu, Mark Gjonaj, gazeten "Dielli", editorin e saj z
Dalip Greca,, gazetaret e komunitetit Beqir Sina, Halil Mula i TV21, Vehbi
Bajrami pronarin dhe editorin e gazetes Illyria, dhe gazetarin Ruben Avxhiu,
etj.
Presidentia e Oragnizates se Gruas Shqiptare - Amerikane "Shprese dhe
Paqe" ne New York, zonja Mimoza Dajçi theksoi se kjo eshte nje dite e
veçante per te gjitha nenat , ne SHBA. Kjo, eshte nje dite e bukur edhe per
organizaten tone, tha ajo qe tashme jemi integruar plotesisht ne kontinentin e
ri. Nderkohe ajo çmoi grate e nenat, shoqet e saj qe e kishin e vleresuar
kete dite, dhe qe kishin qe gjetur kohe per te festuar se bashku, me kete
organizate.
"Sigurisht, tha zonja Dajçi ne fjalen e saj te angazhohesh ne nje
organizate perpos angazhimeve te tjera, e te japesh kontributin per nje kauze te
rendesishme per gruan, nuk eshte e lehte, e per kete mision fisnik ne rradhe
te pare falenderoj vajzen time, e cila me ka mbeshtetur vazhdimisht ne
nismat e mija ne dobi te çeshtjes shqiptare, si ne permbysjen e rregjimit
komunist ne Shqiperi, ku edhe ajo ka qene pjesemarese ne shume tubime e protesta,
vendosjen e demokracise, e tashme ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes
per komunitetin tone.
Me tej ne fjalen e saj presidentia e kesaj organizate zonja Mimoza Dajçi,
ceku faktin se Shqiperia tashme eshte anetare e Nato-s, Kosova fitoj
pavaresine e enderruar, por me dhimbje, pasoja e humbjeve te medha te njerezve,
ku pjese e atij genocidi te pa pare ndonjehere nga barbaria serbe, u bene
edhe nenat, grate e femijet shqiptare, me te vetmin faj sepse ata ishin
shqiptare "
Sot, tha Dajçi, Kosova ka per Presidente nje femer, kjo eshte nje arritje
e madhe per gruan shqiptare, dhe ne grate shqiptare kemi te drejte te
krenohemi, pra qe ne krye te shtetit me te ri ne bote, eshte zonje shqiptare
Atifete Jahjaga, ku me kete rast i urojme, asaj suksese ne kete detyre te
larte e fisnike.
Pas fjaleve te rastit dhe pershendetjeve, fjaleve te bukura per nenat dhe
grate, te te gjithe pjesmarresve, nepermjet mikrofonit, festa vijoje me
kenge, poezi, e kumtesa per nenat e grate. Me kenge, valle e muzike, nga te
gjitha trevat shqiptare, e beri edhe me te bukur festen e nenave dhe grave,
ne lokalin "Rozafa" ne Bronks, Grupi Muzikor "Harmonia" dhe "Shoqeria
Kelmendi" me kengetaret Pellumb Naçaj Sait Gjenashi dhe Ylli Sufaj.
Nje vend te veçante festes se Oragnizates se Gruas Shqiptare - Amerikane
"Shprese dhe Paqe" ne New York, me presidenete zonjen Mimoza Dajçi, , dje
Diten e Nenes ne SHBA-es, i kushtoi dhe gazeta lokale Bronx Times, dhe shtypi
shqiptaro amerikan ne komunitet.
Nju Jork : Oragnizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Shpresë dhe Paqe"
festoi, Ditën e Nënës - në SHBA-ës
BEQIR SINA, New York
Dita e Nënës : Dashuri, përmallzim, nderim dhe respekt i madh për të
gjitha nënat dhe gratë shqiptare në botë
BRONX NY : Oragnizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Shpresë dhe Paqe" në
New York, me presidenete zonjën Mimoza Dajçi, festoi, dje Ditën e Nënës në
SHBA-ës. Festa e nënave u shoqërua me fjalime, përmallëzuese, fjalë të
ngrohta dhe shumë të dashuara, poezi dhe këngë. Çdo gjë për nënën dhe gruan,
me vlersime dhe inkurajime për gratë dhe nënat shqiptare, në SHBA dhe botë.
U folë gjithashtu nga personalitetet amerikane edhe kontributin dhe rolin
e gruas në familje e shoqëri. Sidomos, u fol gjatë për gratë e nënat
shqiptare, punën e tyre këtu në komunitet.
Me këtë rastë kjo organizatë, e cila është krijuar rishtazi, bëri dhe një
fushatë të vogël fondmbledhëse" Fundraiser & Charity Event", në dobi të
Grave të Kosovës dhe fëmijëve të tyre, të cilët janë prekur nga lufta dhe si
pasojë janë me të meta dhe gjendja e tyre financiare, është e dobët.
Gjiithashtu, kjo organizatë, tha se do të jap ndihmë për t'u ndihmuar sadpoak
fëmijëve, prindërit e të cilëve ende janë të zhdukur në Kosovë.
Poetja, humanistja dhe veprimtarja e njohur e komunitetit znj. Rita Saliu,
udhëheqëse e këtij tubimi , e cila, e bëri dhe më interesante këtë festë,
teksa ajo u paraqitë me një stendë ku dalloheshin disa ekspozime të
artikujve, dhe reportazheve të botuara në shtypin e kohës, gjatë luftës në
Kosovë. Stenda e materialeve shoqëruar me fotgrafitë e marra prej axhensive më
prestigjoze, ndërkombëtare, televizoioneve dhe gazetave botërore, pasqyruan
veprimtarinë e saj - gjatë luftës në Kosovë, dhe tërhoqi vëmendjen e
autoriteteve amerikane, të cilët e panë me kurreshtje e mjaft interesim.
Mbasi falemnderojë të gjithë pjesmarrësit, zonja Saliu iu kërkojë të
pranishmeve që të nderojnë për disa çaste hymnet kombëtare të SHBA,
Shqipërisë dhe të Kosovës. Më pasë ajo foli për hsitorinë e kësaj dite, dhe për
gratë anembanë Shteteve të Bashkuara.
Zonja Saliu tha se "Ana Xharfis(Anna Marie Jarvis) është ideatorja që
festa e nënës të bëhet festë zyrtare në SHBA megjithse ajo nuk ishte martuar
kurrë dhe asnjëherë nuk u bë grua ose nënë, ajo ishte shumë e lidhur për
nënën e saj. Dy vjet pasi vdiq nëna e saj, ajo filloi një fushatë të gjerë që
përfshinte biznesmenët, ministrat dhe kongresmenët për të shpallur ditën e
nënës si ditë pushimi në vend. Ajo ndjente se fëmijët nuk respektojnë atë
që bëjnë nënat gjatë gjithë jetës, ashtu që shpresonte se kjo ditë kur të
bëhet zyrtare, do të shtojë ndjenjën e djemve dhe vajzave kundrejt nënave dhe
baballarëve që të forcohen lidhjet familjare.
Më tej tha ajo këtë gjest të Ana Xharfis(Anna Marie Jarvis) kisha më 10
Maj 1908, në Virxhinia, Filadelfia dhe Pensilvania e përshëndeti dhe nderoi
shumë, dhe kështu filloi të festohet dita e nënës në Amerikë. Që atëherë,
filloi edhe karafili të jetë si dhuratë e veçantë për këtë festë, në fillim i
bardhë e pastaj i kuq.
Shpallja e parë zyrtare për këtë festë në SHBA ishte në vitin 1910, në
perëndim të Virxhinia-s, krahinë e Oklahomës, ashtu që në vitin 1911, e gjithë
SHBA e festoi këtë ditë. Ndërkohë, festa kishte filluar të festohet edhe
në Meksikë, Kanada, Kinë, Japoni, Amerikën Latine, Afrikë etj. Atëherë, më
10 Maj 1913 kongresi amerikan u pajtua që këtë festë ta shpallë festë
zyrtare, ndërsa si ditë festimi, u zgjedh e diela e parë nga muaji Maj.
Festën e bukur të grave e shoqëroi me një ese të Mimoza Djaçit, titulluar
"Bisedojë me nënën në letër", Dardanesha Andoni - Gashi, gazetare, dhe
redaktore e disa librave, vajza e atij që gjithë jetën e tij u quajt
shovinistë sepse ishet autori i hartës së Shqipërisë Etnike, ishte autori i parë i
gjeografisë - politike të Shqipërisë Etnike, e motra e Luan e Fatjon Gashit,
dy nacionalistëve, që një jetë tërë e bënë vetëm për Shqipëri e Kosovë,
teksa u tretën dhe shkuan me ëndërrën e tyre të madhe të bashkimit të të
gjitha trojeve.
Një poezi shkruar enkas për këtë ditë, mbushur plot me mall e dashuri për
mëmëdheun, nënën dhe gruan shqiptare, në vite, solli duke e recituar vetë
dhe nëna ish e presekutuar nga Shqipëria, zonja Drita Çarçani,
Më pasë e përshëndetën me rradhë festën nënave e grave si dhe nderuan atë
me pjesmarrjen e tyre autoritet vendore, personalitet të larta këto të
shtetit të Nju Jorkut, Senatoria Ruth Hasell Thompson, Senatori Jeff Klein,
Presidenti i qytetit të Bronx-it Ruben Diaz Jr, avokati i njohur e mik i
dëshmuar i shqiptarëve Steven Kaufman, përfaqësuesia nga Zyra e Këshillit të
Bashkisë së Nju Jorkut, James Vacca, Presidenti i Distriktit 49-të, në Bronx
Z. Joseph Thompson, Drejtueset e Bordit të shkollës së mesme "Kristofor
Kolombo", Julie Neriman e Jesseca Long, etj.
Gjithashtu, të pranishme ishin dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës,
Konsullja e Përgjithshme Republikës së Kosovës në Nju Jork, znj. Arta Rama,
Sekretarja e Parë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Washington D.C,
znj. Gjeneza Budima, diplomatja Valeza Oruçi, etj. Në festën e grave morën
pjesë me gratë e tyre, dhe udhëheqës të disa shoqatave dhe veprimtarë të
dalluar të komunitetit.
Pas përshëndetjeve të përfaqësuesve të organizatave të ndryshme në
komunitet, dipllomateve të Republikës së Kosovës, në SHBA, dhe udhëheqësve vendorë,
kjo organizatë ndau për veprimtaret e veprimtarët e shquar në diasporë, si
dhe për miqtë e ftuar disa "Çertifikata Mirënjohje", për të vlersuar punën
e tyre në komunitet, dhe ndihmën që i kanë dhënë kësaj organizate.
Me këtë rast Oragnizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Shpresë dhe Paqe"
në New York, në ditën Nënave në SHBA-ës, nderojë me "Çertifikata
Mirënjohje" : Dr. Flora Brovinen, në Kosovë, Senatoren Rutht Hasell Thompson, në
Nju Jork, zonjat Rita Saliu, Shqipe Biba, Hyrie Kupi, Rukie Ndreu, Shirley
Cloyes - DioGuardi, gazetaret e Zërit të Amerikës Izabela Çoçoli e Zamira
Edwards, Konsullën e Përgjithshme të Kosovës, diplomaten Arta Rama.
Ndërsa ka nderuar dhe gazetaren e gazetës "Bota Sot" Elida Buçpapaj, me
motivacionin kurdoherë ka ka qenë e gatshme dhe e palodhur për të publikuar
edhe veprimtarinë e kësaj organizate të re, si dhe për të hedhur dritë mbi
të kaluarën e hidhur e rregjimit makabër komunist në Shqipëri, që sundoi
mbi 50 vjet në vendin tonë. Gjithashtu, kjo organizatë nderoi edhe zonjën
Sevdije Ahmeti, Sevdije Rexhepi, Drita Çarçani, Dardanesha Gashi, Frida
Xenopulo, mezosopranon Rajmonda Dabulla (pas vdekjes), etj.
"Çertifikata Mirënjohje" u ndanë edhe për hartuesin e hartës së Shqipërisë
Etnike Professor Ahmet Gashi (pas vdekjes), zotërinjtë Agim Karagjozi, Dr.
Gjon Bucaj, Agim Rexhaj, Harry Bajraktari, deputetin e e Parlamentit të
Kosovës, Florin Krasniqi, zotërinjët Sejdi Hysenaj, Zef Balaj, Marjan Cubi,
Esad Rizai, Adem Saliu, Mark Gjonaj, gazetën "Dielli", editorin e saj z
Dalip Greca,, gazetarët e komunitetit Beqir Sina, Halil Mula i TV21, Vehbi
Bajrami pronarin dhe editorin e gazetës Illyria, dhe gazetarin Ruben Avxhiu,
etj.
Presidentia e Oragnizatës së Gruas Shqiptare - Amerikane "Shpresë dhe
Paqe" në New York, zonja Mimoza Dajçi theksoi se kjo është një ditë e
veçantë për të gjitha nënat , në SHBA. Kjo, është një ditë e bukur edhe për
organizatën tonë, tha ajo që tashmë jemi integruar plotësisht në kontinentin e
ri. Ndërkohë ajo çmoi gratë e nënat, shoqet e saj që e kishin e vlerësuar
këtë ditë, dhe që kishin që gjetur kohë për të festuar së bashku, me këtë
organizatë.
"Sigurisht, tha zonja Dajçi në fjalën e saj të angazhohesh në një
organizatë përpos angazhimeve të tjera, e të japësh kontributin për një kauzë të
rëndësishme për gruan, nuk është e lehtë, e për këtë mision fisnik në rradhë
të parë falenderoj vajzën time, e cila me ka mbështetur vazhdimisht në
nismat e mija në dobi të çështjes shqiptare, si në përmbysjen e rregjimit
komunist në Shqipëri, ku edhe ajo ka qenë pjesëmarëse në shumë tubime e
protesta, vendosjen e demokracisë, e tashmë këtu në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës për komunitetin tonë.
Më tej në fjalën e saj presidentia e kësaj organizate zonja Mimoza Dajçi,
ceku faktin se Shqipëria tashmë është anëtare e Nato-s, Kosova fitoj
pavarësinë e ëndërruar, por me dhimbje, pasoja e humbjeve të mëdha të njerëzve,
ku pjesë e atij genocidi të pa parë ndonjëherë nga barbaria serbe, u bënë
edhe nënat, gratë e fëmijët shqiptarë, me të vetmin faj sepse ata ishin
shqiptarë "
Sot, tha Dajçi, Kosova ka për Presidente një femër, kjo është një arritje
e madhe për gruan shqiptare, dhe ne gratë shqiptare kemi të drejtë të
krenohemi, pra që në krye të shtetit më të ri në botë, është zonjë shqiptare
Atifete Jahjaga, ku me këtë rast i urojmë, asaj suksese në këtë detyrë të
lartë e fisnike.
Pas fjalëve të rastit dhe përshëndetjeve, fjalëve të bukura për nënat dhe
gratë, të të gjithë pjesmarrësve, nëpërmjet mikrofonit, festa vijojë me
këngë, poezi, e kumtesa për nënat e gratë. Me këngë, valle e muzikë, nga të
gjitha trevat shqiptare, e bëri edhe më të bukur festën e nënave dhe grave,
në lokalin "Rozafa" në Bronks, Grupi Muzikor "Harmonia" dhe "Shoqëria
Kelmendi" me këngëtarët Pellumb Naçaj Sait Gjenashi dhe Ylli Sufaj.
Një vend të veçantë festës së Oragnizatës së Gruas Shqiptare -
Amerikane "Shpresë dhe Paqe" në New York, me presidenete zonjën Mimoza Dajçi, ,
dje Ditën e Nënës në SHBA-ës, i kushtoi dhe gazeta lokale Bronx Times, dhe
shtypi shqiptaro amerikan në komunitet.
May07102.JPG
(image/jpeg, 44 KB) - not displayed
May07098.JPG
(image/jpeg, 46 KB) - not displayed
May07092.JPG
(image/jpeg, 31 KB) - not displayed
May07086.JPG
(image/jpeg, 44.1 KB) - not displayed
May07085.JPG
(image/jpeg, 35.9 KB) - not displayed
May07077.JPG
(image/jpeg, 37.9 KB) - not displayed
May07073.JPG
(image/jpeg, 43 KB) - not displayed
May07072.JPG
(image/jpeg, 42.2 KB) - not displayed
May07071.JPG
(image/jpeg, 39.7 KB) - not displayed
May07067.JPG
(image/jpeg, 46.3 KB) - not displayed
May07064.JPG
(image/jpeg, 47.2 KB) - not displayed
May07055.JPG
(image/jpeg, 42.1 KB) - not displayed
May07050.JPG
(image/jpeg, 42.6 KB) - not displayed
May07045.JPG
(image/jpeg, 48.6 KB) - not displayed
May07023.JPG
(image/jpeg, 43.2 KB) - not displayed
May07018.JPG
(image/jpeg, 38.3 KB) - not displayed
May07015.JPG
(image/jpeg, 4.6 KB) - not displayed