Engel: Shpresoj qe numerimi i votave ne Shqiperi te vazhdoje pa veshtiresi

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Engel:  Shpresoj qe numerimi i votave ne Shqiperi te vazhdoje pa veshtiresi 
  
 

Zeri  i Amerikes  E  enjte, 12 Maj 2011   
Anetari  i Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit amerikan, Eliot Engel tha 
se shpreson qe  numerimi i votave ne Shqiperi te vazhdoje pa veshtiresi dhe 
qe palet t’i  permbahen sundimit te ligjit. Zoti Engel i beri komentet mbreme 
ne nje takim me  perfaqesuese te shoqerise civile nga Kosova te cilat 
vizituan Kongresin  amerikan. 
Ne  po ndjekim rezultatet e zgjedhjeve ne Shqiperi. Nuk e di kush do te 
fitoje. E di  se rezultati eshte shume i ngushte. Por shpresoj se te dyja palet 
do te bien  dakord me sundimin e ligjit persa i perket zgjedhjeve. E di se 
numerimi vazhdon  dhe shpresoj se do te vazhdoje pa ndonje veshtiresi. 
Shpresoj gjithashtu se  cilido qe te fitoje do te respektohet, sepse kjo do t’i 
tregoje Bashkimit  Evropian qe Shqiperia po i ploteson standardet e BE-se. 
Jam shume i gezuar qe  Shqiperia i plotesoi standardet e NATO-s, por keto 
zgjedhje do t’i tregonin  Bashkimit Evropian se Shqiperia e deshiron 
anetaresimin ne  BE.
 
 
 

Engel: Shpresoj që numërimi i votave në Shqipëri të vazhdojë pa vështirësi 
Zëri i Amerikës  E  enjte, 12 Maj 2011  
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Eliot Engel tha se 
 shpreson që numërimi i votave në Shqipëri të vazhdojë pa vështirësi dhe që 
palët  t’i përmbahen sundimit të ligjit. Zoti Engel i bëri komentet mbrëmë 
në një takim  me përfaqësuese të shoqërisë civile nga Kosova të cilat 
vizituan Kongresin  amerikan. 
Ne po ndjekim rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri. Nuk e di kush do të  
fitojë. E di se rezultati është shumë i ngushtë. Por shpresoj se të dyja palët  
do të bien dakord me sundimin e ligjit përsa i përket zgjedhjeve. E di se  
numërimi vazhdon dhe shpresoj se do të vazhdojë pa ndonjë vështirësi. 
Shpresoj  gjithashtu se cilido që të fitojë do të respektohet, sepse kjo do t’i 
tregojë  Bashkimit Evropian që Shqipëria po i plotëson standardet e BE-së. Jam 
shumë i  gëzuar që Shqipëria i plotësoi standardet e NATO-s, por këto 
zgjedhje do t’i  tregonin Bashkimit Evropian se Shqipëria e dëshiron anëtarësimin 
në BE.
Engel%20001.JPG (image/jpeg, 47.3 KB) - not displayed
Engel%20003.JPG (image/jpeg, 42.9 KB) - not displayed
Engel%20002.JPG (image/jpeg, 48.1 KB) - not displayed
Engel%20005.JPG (image/jpeg, 48.7 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.