Ne nje hotel te Nju Jorkut, arrestohet nje politikan i lart socialist francez
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Ne nje hotel te Nju Jorkut, arrestohet nje politikan i lart socialist
francez
BEQIR SINA, New York
Ish kryetari i Partise Socialiste Franceze, Dominique Strauss-Kahn, kreu i
Fondit Monetar Nderkombetar, kryen marredhenie seksuale me nje vajze te
re, pasturese e hotelit ku ai qendronte
NEW YORK CITY : Ish kryetari i Partise Socialiste Franceze, Dominique
Strauss-Kahn, kreu i Fondit Monetar Nderkombetar, eshte zbritur nga aeroplani
Air France, nderkohe qe aeroplani i tij - thane se po behej gati te ngrihej
nga Aeroporti Nderkombetar i Nju Jorkut - JFK. Ai eshte arrestuar nga
dedektivet amerikan, mbi akuzen per marredhenie seksuale me nje pastruese
hoteli ne Sofitel Hotel ne Times Square - Nju Jork.
Televizionet e Nju Jorkut, dhe gazetat kryesore te qytetit, The New York
Times, Daily News dhe New York Post, Newsday, Wall Street Journal , duke iu
referuar burimeve te policise , tregojne" me pare se Dominique
Strauss-Kahn, gjate dites, qe po behej gati te nisej per aeroport, thuhet, se doli nga
nje banjo lakuriq, se bashku me nje vajze te re, te cilen mendohet se e ka
detyruar, per te kryer seks oral ne banjon e hotelit.
Vajza , indetiteti i se ciles ende nuk behet i ditur, eshte sherbyese ne
hotelin - Sofitel Hotel ne Times Square - Nju Jork. Burime te sigurta per
shtypin njujorkez, thane se ajo u diktua nga kamerat se po bente sex lakuriq
me zotin Strauss-Kahn ne njeren nga banjon e hotelit.
Gjithçka ka ndodhur ne mesdite ne dhomen 2086 (3.000 dollare nata) ne
hotelin Sofitel ne West Street 44 (Time Square).
Hetuesit ne dhomen e hotelit, thane se kane gjetur dhe disa prova
mjeko-ligjore qe permbajne ADN. Sipas zedhenesit te policise se Nju Jorkut Strauss
eshte arrestuar nga policia te shtunen pasdite ne oren 16,40 (22:30 me oren
tone), kur ai ishte ne bordin e “Air France”.
Autoritetet e hotelit, thone se e lejuan te largohet nga hoteli - zotin
Strauss-Kahn, mbasi ai kishte statusin e nje politikani te larte francez, dhe
pasaporten diplomatike. Zoti Dominique Strauss-Kahn, mbasi nuk ka pranuar
akuzen e hotelerise, pa mberritur policia, ka vazhduar rrugen me planet e
tij dhe u drejtua per ne aeroportin JFK per fluturimin e tij per ne Paris,
shkruajn te perditeshmet njujorkeze.
Shtypi njujorkez, thote se avioni kishte edhe 10 minuta dhe te ngrihej nga
pista e aeroportiti JFK per fluturim, kur kater oficeret e policise se
Port Autoriteti e moren te lidhur ne pranga, zyrtarin e larte francez
Dominique Strauss-Kahn nga kabina, e klasit te pare, duke ia dorzuar me pase
agjenteve te policise se Nju Jorkut, te cilet e prisnin jashte nderteses se
Aeroporitit.
Dominique Strauss-Kahn, 62 vjeçare, eshte nje anetar i Partise Socialiste,
ish kryetar i saj dhe ishte zgjedhur si kandidate nga kjo parti, per te
sfiduar presidentin Nicolas Sarkozy ne zgjedhjet e vitit 2012. Sipas shtypit
ketu pseudonimi i tij eshte ""The Great Seducer"-" Joshes i Madhe".
Megjithese, eshte heret te flitet shkruajn gazetat njujorkeze, per kete
skandal seksual, nuk ka asnje reagim nga media e Pariisit. Dhe, nuk dihet
sesa i rrezikshme do te jete ky skandal seksuale, dhe se çfare efekti ka per
te pasur, ai ne shanset e zotit Strauss-Kahn per te zene, vendin e
presidetit ne France, tani mbas ketij skandali.
Gazetat njujorkeze shkruajne se arrestimi i tij naten e fundit, mund te
ndryshoje ambiciet e tij te ardhshem
Mbasi Strauss-Kahn pritet te hedhi kandidaturen per ne zgjedhjet
presidenciale nga Partia Socialiste, brenda disa javesh. Ai ka qene duke luftuar
kunder nje skandali ne qeverine franceze mbi pohimet e tij se sa jane
shpenizimet te shumeta luksoze te qeverise franceze , gjate presidences se Nickolas
Sarkozy."
Me te marre lajmin sot, "Se ne nje hotel te Nju Jorkut, arrestohet nje
politikan i lart socialist francez, per skandal seksual " thane nga zyra e
tij ne Parise, se, "Tani ekziston nje fushate e strukturuar dhe krejtesisht
e orkestruar, e cila tashme eshte shpallur nga zoti Sarkozi dhe aleatet e
tij me te ngushte, per te sulmuar karakterin e kandidatit te pashpallur per
president te Frances, ne zgjedhjet e 2012, ish kryetarin e Partise
Socialiste Franceze, Dominique Strauss-Kahn, kreu i Fondit Monetar Nderkombetar,"
Ndersa, rasti mbi akuzat kunder Strauss-Kahn shkruan shtypi njujorkez
sot, eshte duke u hetuar nga Njesia Speciale per Viktimat e dhunes seksuale
dhe jane ne pritje, te vendimit te policise dhe derjetesise amerikane.
Nuk eshte hera e pare qe Strauss-Kahn eshte ngaterruar ne nje skandal te
nje natyre seksuale. Ne tetor te vitit 2008, FMN-ja ka kryer nje hetim mbi
te per te verifikuar nese ai kishte abuzuar me poziten e tij lidhur nje
marredhenie seksuale me Piroska Nagy, ish zyrtare e Departamentit te Fondit te
Afrikes dhe gruaja e ish-bankierit qendror argjentinas Blejer Mario. Kriza
financiare e ka ndihmuar Strauss-Kahn te qendroje ne kete pozicion,
pavaresisht nga hetimet.
Në një hotel të Nju Jorkut, arrestohet një politikan i lart socialist
francez
BEQIR SINA, New York
Ish kryetari i Partisë Socialiste Franceze, Dominique Strauss-Kahn, kreu
i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë të
re, pasturese e hotelit ku ai qëndronte
NEW YORK CITY : Ish kryetari i Partisë Socialiste Franceze, Dominique
Strauss-Kahn, kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, është zbritur nga aeroplani
Air France, ndërkohë që aeroplani i tij - thanë se po bëhej gati të ngrihej
nga Aeroporti Ndërkombëtar i Nju Jorkut - JFK. Ai është arrestuar nga
dedektivët amerikan, mbi akuzën për marrëdhënie seksuale me një pastruese hoteli
në Sofitel Hotel në Times Square - Nju Jork.
Televizionet e Nju Jorkut, dhe gazetat kryesore të qytetit, The New
York Times, Daily News dhe New York Post, Newsday, Wall Street Journal , duke
iu referuar burimeve të policisë , tregojnë" më parë se Dominique
Strauss-Kahn, gjatë ditës, që po behëj gati të nisej për aeroport, thuhet, se doli
nga një banjo lakuriq, së bashku me një vajzë të re, të cilën mendohet se
e ka detyruar, për të kryer seks oral në banjon e hotelit.
Vajza , indetiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur, është shërbyese
në hotelin - Sofitel Hotel në Times Square - Nju Jork. Burime të sigurta
për shtypin njujorkez, thanë se ajo u diktua nga kamerat se po bënte sex
lakuriq me zotin Strauss-Kahn në njërën nga banjon e hotelit.
Gjithçka ka ndodhur në mesditë në dhomën 2086 (3.000 dollarë nata) në
hotelin Sofitel në West Street 44 (Time Square).
Hetuesit në dhomën e hotelit, thanë se kanë gjetur dhe disa prova
mjeko-ligjore që përmbajnë ADN. Sipas zëdhënësit të policisë së Nju Jorkut Strauss
është arrestuar nga policia të shtunën pasdite në orën 16,40 (22:30 me orën
tonë), kur ai ishte në bordin e “Air France”.
Autoritetet e hotelit, thonë se e lejuan të largohet nga hoteli -
zotin Strauss-Kahn, mbasi ai kishte statusin e një politikani të lartë francez,
dhe pasaportën diplomatike. Zoti Dominique Strauss-Kahn, mbasi nuk ka
pranuar akuzën e hotelerisë, pa mbërritur policia, ka vazhduar rrugën me
planet e tij dhe u drejtua për në aeroportin JFK për fluturimin e tij për në
Paris, shkruajn të përditëshmet njujorkeze.
Shtypi njujorkez, thotë se avioni kishte edhe 10 minuta dhe të
ngrihej nga pista e aeroportiti JFK për fluturim, kur katër oficerët e policisë
së Port Autoriteti e morën të lidhur në pranga, zyrtarin e lartë francez
Dominique Strauss-Kahn nga kabina, e klasit të parë, duke ia dorzuar më pasë
agjentëve të policisë së Nju Jorkut, të cilët e prisnin jashtë ndërtesës së
Aeroporitit.
Dominique Strauss-Kahn, 62 vjeçarë, është një anëtar i Partisë
Socialiste, ish kryetar i saj dhe ishte zgjedhur si kandidatë nga kjo parti, për të
sfiduar presidentin Nicolas Sarkozy në zgjedhjet e vitit 2012. Sipas
shtypit këtu pseudonimi i tij është ""The Great Seducer"-" Joshës i Madhë".
Megjithëse, është heret të flitet shkruajn gazetat njujorkeze, për
këtë skandal seksual, nuk ka asnjë reagim nga media e Pariisit. Dhe, nuk
dihet sesa i rrezikshmë do të jetë ky skandal seksuale, dhe se çfarë efekti ka
për të pasur, ai në shanset e zotit Strauss-Kahn për të zënë, vendin e
presidetit në Francë, tani mbas këtij skandali.
Gazetat njujorkeze shkruajnë se arrestimi i tij natën e fundit, mund të
ndryshojë ambiciet e tij të ardhshëm
Mbasi Strauss-Kahn pritet të hedhi kandidaturën për në zgjedhjet
presidenciale nga Partia Socialiste, brenda disa javësh. Ai ka qenë duke luftuar
kundër një skandali në qeverinë franceze mbi pohimet e tij se sa janë
shpenizimet të shumëta luksoze të qeverisë franceze , gjatë presidencës së
Nickolas Sarkozy."
Me të marrë lajmin sot, "Se në një hotel të Nju Jorkut, arrestohet një
politikan i lart socialist francez, për skandal seksual " thanë nga zyra e
tij në Parisë, se, "Tani ekziston një fushatë e strukturuar dhe krejtësisht
e orkestruar, e cila tashmë është shpallur nga zoti Sarkozi dhe aleatët e
tij më të ngushtë, për të sulmuar karakterin e kandidatit të pashpallur për
president të Francës, në zgjedhjet e 2012, ish kryetarin e Partisë
Socialiste Franceze, Dominique Strauss-Kahn, kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar,"
Ndërsa, rasti mbi akuzat kundër Strauss-Kahn shkruan shtypi njujorkez
sot, është duke u hetuar nga Njësia Speciale për Viktimat e dhunës seksuale
dhe janë në pritje, të vendimit të policisë dhe derjetësisë amerikane.
Nuk është hear e parë që Strauss-Kahn është ngatërruar në një skandal të
një natyre seksuale. Në tetor të vitit 2008, FMN-ja ka kryer një hetim mbi të
për të verifikuar nëse ai kishte abuzuar me pozitën e tij lidhur një
marrëdhënie seksuale me Piroska Nagy, ish zyrtare e Departamentit të Fondit të
Afrikës dhe gruaja e ish-bankierit qendror argjentinas Blejer Mario. Kriza
financiare e ka ndihmuar Strauss-Kahn të qëndrojë në këtë pozicion,
pavarësisht nga hetimet.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 19.8 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 18 KB) - not displayed
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 19.8 KB) - not displayed