Tensionet, Greqia: Po godasin imazhin pozitiv të zgjedhjeve
Pas partisë së Massimo D'Alema në Itali, edhe Greqia reagon në mënyrë
zyrtare mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Kështu, mediat greke
citojnë një deklaratë të bërë posaçërisht nga zëdhënësi i ministrisë së
Jashtme të Greqisë, Grigoris Delavekuras, i cili i drejton publikisht një thirrje
udhëheqjes politike të Shqipërisë për “vetëpërmbajtje dhe pjekuri”,
lidhur me problemet që u shfaqen në lidhje me rezultatet në Tiranë, pas
zgjedhjeve lokale të 8 Majit.
Zyrtari grek vuri në dukje se “në përgjithësi dhe pavarësisht problemeve
të veçanta, procesi u zhvillua pa probleme, një fakt ky që i atribuohet në
një shkallë të madhe tregimit të një pjekurie të rëndësishme nga ana e
elektoratit”. Megjithatë, ai theksoi se “problemet që janë duke u vërejtur
lidhur me votat e Bashkisë së Tiranës, përbëjnë një goditje në imazhin
relativisht pozitiv të procesit”. Duke u bërë në fund, thirrje të gjitha forcave
politike “për ligjshmëri dhe normalitet, në mënyrë që të triumfojë
perspektiva e vendit për qasje drejt Bashkimit Evropian”.
Zëdhënësi i institucionit të diplomacisë greke, theksoi më tej se “në këtë
përpjekje, Shqipëria do të gjejë një aleat të fortë si Greqia, e cila ka
dëshmuar në praktikë se e mbështet qasjen e saj në strukturat euroatlantike”.
Tensionet, Greqia: Po godasin imazhin pozitiv te zgjedhjeve
Pas partise se Massimo D'Alema ne Itali, edhe Greqia reagon ne menyre
zyrtare mbi zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi. Keshtu, mediat greke
citojne nje deklarate te bere posaçerisht nga zedhenesi i ministrise se
Jashtme te Greqise, Grigoris Delavekuras, i cili i drejton publikisht nje
thirrje udheheqjes politike te Shqiperise per “vetepermbajtje dhe pjekuri”,
lidhur me problemet qe u shfaqen ne lidhje me rezultatet ne Tirane, pas
zgjedhjeve lokale te 8 Majit.
Zyrtari grek vuri ne dukje se “ne pergjithesi dhe pavaresisht problemeve
te veçanta, procesi u zhvillua pa probleme, nje fakt ky qe i atribuohet ne
nje shkalle te madhe tregimit te nje pjekurie te rendesishme nga ana e
elektoratit”. Megjithate, ai theksoi se “problemet qe jane duke u verejtur
lidhur me votat e Bashkise se Tiranes, perbejne nje goditje ne imazhin
relativisht pozitiv te procesit”. Duke u bere ne fund, thirrje te gjitha forcave
politike “per ligjshmeri dhe normalitet, ne menyre qe te triumfoje
perspektiva e vendit per qasje drejt Bashkimit Evropian”.
Zedhenesi i institucionit te diplomacise greke, theksoi me tej se “ne kete
perpjekje, Shqiperia do te gjeje nje aleat te forte si Greqia, e cila ka
deshmuar ne praktike se e mbeshtet qasjen e saj ne strukturat euroatlantike”
.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.