Engel: Arrestimi i Mlladiç është hap i rëndësishëm për Serbinë, që kërkon dhe zg

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Engel: Arrestimi i Mlladiç është hap i rëndësishëm për  Serbinë, që kërkon 
dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes me njohjen e Kosovën para  anëtarësimit në 
BE  
WASHINGTON D.C: Kongresmeni demokrat distriktiti 17-të, të  Nju Jorkut, 
Eliot L. Engel nji anëtar i lartë i Komisionit të Dhomës së  Përfaqësuesve për 
Çështjet e Jashtme, dhe të Komitetit për Europën, përshëndeti  arrestimin e 
Ratko Mlladiçit. Në një deklaratë me shkrim shperndar sot per  medien , zyra 
e kongresisit paralajmëron se Serbia duhet të zgjidhë  mosmarrëveshjet me 
Kosovën para se të përfshihet në Bashkimin Evropian. 
Në deklerat thuhet se “Arrestimi i Gjeneral Ratko Mlladiçit është një hap i 
 rëndësishëm dhe i pritur prej kohësh nga Serbia,” thuhet në deklaratë.  
Ligjvënësi thekson se Mlladiçi është përgjegjës për masakrimin e më shumë 
7,500  djemve dhe burrave myslimanë në Srebrenicë në korrik 1995 dhe duhet të 
mbahet  përgjegjës në Gjykatën e Hagës për këto krime dhe akte të tjera 
kriminale kundër  njerëzimit. 
Në fund të kësaj deklerate, Kongresmeni demokrat distriktiti 17-të, të Nju  
Jorkut, Eliot L. Engel nji anëtar i lartë i Komisionit të Dhomës së  
Përfaqësuesve për Çështjet e Jashtme, dhe të Komitetit për Europën, theksonë se  “
Arrestimi i Mlladiçit dhe ekstradimi i tij në Hagë është një përparim i  
rëndësishëm për Serbinë, por ky vend ka një tjetër pengesë kryesore para se të  
ecë përpara në rrugën e antarësimit në Bashkimin Evropian. Derisa të 
zgjidhen  mosmarrëveshjet e saj me Kosvën e pavarur, Serbia nuk do të jetë në 
gjendje të  antarësohet në BE.  
Shpresoj,” – shkruan më tej kongresisti Engel në deklaratën e tij – “se  
Serbia një ditë do të bëhet një vend anëtar i Bashkimit Evropian, por nuk 
duhet  lejuar ta realizojë këtë, nëse një gjë e tillë do të bllokonte 
antarësimin e  Kosovës në të ardhmen,” përfundon deklarata e Kongresmeni demokrat 
distriktiti  17-të, të Nju Jorkut, Eliot L. Engel nji anëtar i lartë i 
Komisionit të Dhomës  së Përfaqësuesve për Çështjet e Jashtme, dhe të Komitetit për 
 Europën,/BEQIR SINA/
Engel%20003.JPG (image/jpeg, 42.7 KB) - not displayed
Engel%20005.JPG (image/jpeg, 48.3 KB) - not displayed
Engel%20006.JPG (image/jpeg, 36.4 KB) - not displayed
Engel%20007.JPG (image/jpeg, 39.4 KB) - not displayed
Engel%20008.JPG (image/jpeg, 44.2 KB) - not displayed
Engel%20001.JPG (image/jpeg, 47.1 KB) - not displayed
Engel%20002.JPG (image/jpeg, 47.7 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.