Hakersat greke godasin faqen e Gazetes "Nacional" online

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
     
Hakersat greke godasin faqen e Gazetes  “Nacional” online 


TIRANE, 30 maj 2011– Hakersat greke te botes  virtuale godasin Ueb faqen e 
gazetes “Nacional” online, e vetmja e perjavshme kulturore qe  botohet ne 
Tirane dhe shperndahet ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te  Zi.  
Prej mbremjes te se premtes faqja online ne internet e gazetes  shqiptare “
Nacional”: _www.gazeta-nacional.com_ (http://www.gazeta-nacional.com/) ,  
nuk ka funksionuar per shkak se ishte sulmuar nga hakersat greke.  Nderhyrja 
ka qene shume e rende dhe per kete arsye gjate ketyre diteve  ueb-faqja e 
gazetes nuk ka qene ne gjendje qe t’u ofroj sherbimet disa  qindramijera 
frekuentuesve te saj ne ne te gjithe boten.  
Kjo eshte hera e pare qe ueb-faqja online e gazetes Nacional  sulmohet nga 
piratet greke te internetit, sic thone ata si hakmarrje per  shkak te 
politikave editoriale te gazetes e cila ka kundershtuar politiken  helenizuese 
greke ne Jug te vendit, si dhe sherbyer rindertimit te asaj qe  thirret si 
ridimensionim i ndergjegjes kombetare, patriotike te  shqiptareve ne Ballkan.  
Lufta virtuale ndaj gazetes “Nacional” dhe mediave te drejtuara  nga “
Nacional Group”, nuk do ta pengoje ate te komunikoje me qindramijera  
frekuentues te saj ne Ballkan dhe ne te gjithe boten  
Duke u kerkuar ndjese qindramijera frekuentuesve te Ueb faqes  se gazetes 
Nacionanal “online”, stafi teknik i gazetes i siguron ata se eshte duke 
riparuar  defektin dhe se shpejti do te filloje funksionimi i saj  normal.  
 
Hakersat  grekë godasin faqen e Gazetes “Nacional” online  


TIRANË, 30 maj  2011– Hakërsat grekë të botës virtuale godasin Ueb faqen  e 
gazetes “Nacional” online, e  vetmja e përjavshme kulturore që botohet në 
Tiranë dhe shpërndahet në  Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.  
Prej mbrëmjes të së premtes  faqja onlinë në internet e gazetës shqiptare  “
Nacional”: _www.gazeta-nacional.com_ (http://www.gazeta-nacional.com/) , 
nuk ka funksionuar për shkak se ishte sulmuar nga  hakersat grekë. Ndërhyrja 
ka qënë shumë e rendë dhe për këtë arsye  gjatë këtyre ditëve ueb-faqja e 
gazetës nuk ka  qënë në gjendje që t’u ofroj shërbimet disa qindramijëra  
frekuentuesve të saj në në të gjithë botën.  
Kjo është hera e parë që ueb-faqja  online e gazetës Nacional sulmohet nga 
piratët grekë të  internetit, sic thonë ata si hakmarrje për shkak të  
politikave editoriale të gazetës e cila ka kundërshtuar  politikën helenizuese 
greke në Jug të vendit, si dhe shërbyer  rindërtimit të asaj që thirret si 
ridimensionim i ndërgjegjës kombëtare,  patriotike të shqiptarëve në Ballkan.  
Lufta virtuale ndaj gazetës “Nacional” dhe mediave  të drejtuara nga “
Nacional Group”, nuk do ta pengojë atë të komunikojë më  qindramijëra 
frekuentues të saj në Ballkan dhe në të gjithë  botën  
Duke u kërkuar ndjesë qindramijëra frekuentuesve  të Ueb faqes së gazetës  
Nacionanal “online”, stafi teknik i gazetës i siguron ata se është  duke 
riparuar defektin dhe së shpejti do të fillojë  funksionimi i saj normal.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.