Dita Kombetare e te Reneve ne çdo sht et me Parade , flamuj e simbole kombetare
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Dita Kombetare e te Reneve ne çdo shtet me Parade , flamuj e simbole kombetare BEQIR SINA, New York Nje dite e madhe per te nderuar dhe veteranet e luftes dhe amerikanet e famshem patriot, duke vizituar monumentet e tyre ne Uashington, varrezat kombetare ne Arligton WASHINGTON D.C: Memorial Day -Dita e te Renve ne Shtetet e Bashkauara eshte nje dite e perkujtimit per ata burra e gra qe kane dhene jeten e tyre duke i sherbyer Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Kjo eshte nje dite e madhe per te nderuar dhe veteranet e luftes dhe amerikanet e famshem patriot, duke vizituar monumentet e tyre ne Uashington, DC varrezat kombetare ne Varligton Presidenti Barak Obama do te nderoje sot te renet ne luftrat e ndermarra nga Shtetet e Bashkuara, duke vene nje kurore ne Varrezat Kombetare ne Arlington prane Uashingtonit. Ne Shtetet e Bashkuara, e hena e fundit e muajit maj eshte dite e shenuar kombetare dhe njihet si Dita Perkujtimore kur nderohen ata qe dhane jeten per vendin. Ne Uashington do te zhvillohen nje numer ceremonish, nder me te spikaturat jane ceremonite e venies se kurorave perkujtimore ne permendoren e veteraneve te Vietnamit dhe te Luftes se Dyte Boterore si dhe tek monumentet e Forcave Ajrore dhe Detare.Ne qytete te medha e te vogla zhvillohen sot nje numer paradash perkujtimore. Ne Uashington eshte bere tradite te parakalojne mijera motorçikleta ne nje parade te veçante qe njihet si “Gjemimi Rrokullises”. Kjo dite uikendi e fundjaves qe perkon me Diten Perkujtimore shenon edhe fillimin e stines se veres ne kryeqytetin e SHBA-es, Washington, DC dhe shume shtete te tjera ne SHBA, dhe festohet se bashku me familjet te cilat zgjedhin te shkojne ne vende te veçanta - natyrore. Dita Kombetare e te Renve ne Uashington shoqerohet me nje koncert falas ne Lendinen e Perendimit e te Kapitol Hillit. Keto kendohen kenge patriotike dhe vendase - ky eshte nje koncert karakteristike qe kesaj radhe pati dhe aktoret Joe Mantegna dhe Gary Sinise, dhe artiste te tjere te ftuar se bashku me Orkestren Simfonike Kombetare. Dita Kombetare e te Reneve ne çdo shtet me Parade Parade e te shoqeruar neper rruget e sheshet e qytetete me te medha te Amerikes jane nje marshim i bandes frymore dhe njesiteve te Veteraneve te luftes nga te gjitha 50 shtetet. Parada e madhe ushtarake mbahet ne rrugen Kushtetuta Avenue dhe 7 Streets, NW perpara Shtepise se Bardhe, duke i dhene fund ne rrugen "Street 17". Memorial Day Parade eshte e sponsorizuar nga Komiteti Kombetar i Luftes se Dyte Boterore Boterore te Veteraneve dhe perfshin muzike e kenge patriotike gjithandej dhe milona flamur dhe simbole te tjera kombetare me hedhjen e balonave te mbushura me helium. Dita Kombetare e te Reneve shoqerohet edhe me Motor Rolling Thunder Rally . Levizja ne unifrome e mijera te motoçikletave te cilet bejne nje udhetim permes Uashingtonit ne nje demonstrim vjetor qe kerkojne te permiresojne jeten e veteranve dhe zgjidhjen e çeshtjes se POE / MIA , quhet "Reflektimi i te gjitheve" duke u nisur nga Lincoln Memorial Kjo dite shoqerohet gjithashtu me ate qe quhet "Stars & Stripes & Spokes"Stadiumi i Uashingtonit RFK. organizon nje festival kater-ditore qe te respektoje te gjithe ata gra e burra te Forcave te Armatosura te Amerikes dhe per te sjelle se bashku me entusiasmin e mijera e mijera amerikaneve me me muzike live, parakalimin e kuadrateve sportive , dhe skuadrave ushtarake sipas formacioneve shoqeruar edhe me makinat ushtarake . Festivali i filmit eshte mbajtur çdo vit vetem nje jave para Memorial Day . Amerikanet shohin filma klasik ose me tregime heroike te Forcave te Armatosura amerikane, duke perfshire nje varietet te filmave te paraqitur nga i vleresuar me çmime aktoret dhe producente te njohur e me fame boterore. Pika me kulminate e kesaj dite te shenuar eshte vizita te Varrezat Kombetare ne Arlington. Flamuj Amerikan, fotografi dhe lule te fresketa per çdo ushtare te rene.. Ushtaret nga Regjimenti i 3-te, i Kembesorise (Garda e Vjeter) do te jete se bashku me anetaret e sherbimit ceremoniale te Trupave te Marines amerikane dhe Gardes Kombetare, Garda ceremoniale e Frocave Detare, forcave ajrore te SHBA Roja e Nderit dhe Roja Bregdetare amerikane zhvillojne nje ceremoni ne vendosjen e me shume se 250.000 flamujve mbi varre e dekoruar ne Varrezat Kombetare Arlington. Dita Kombëtare e të Rënëve në çdo shtet me Paradë , flamuj e simbole kombëtare BEQIR SINA, New York Një ditë e madhe për të nderuar dhe veteranët e luftës dhe amerikanët e famshëm patriot, duke vizituar monumentet e tyre në Uashington, varrezat kombëtare në Arligton WASHINGTON D.C: Memorial Day -Dita e të Rënve në Shtetet e Bashkauara është një ditë e përkujtimit për ata burra e gra që kanë dhënë jetën e tyre duke i shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është një ditë e madhe për të nderuar dhe veteranët e luftës dhe amerikanët e famshëm patriot, duke vizituar monumentet e tyre në Uashington, DC varrezat kombëtare në Varligton Presidenti Barak Obama do të nderojë sot të rënët në luftrat e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, duke vënë një kurorë në Varrezat Kombëtare në Arlington pranë Uashingtonit. Në Shtetet e Bashkuara, e hëna e fundit e muajit maj është ditë e shënuar kombëtare dhe njihet si Dita Përkujtimore kur nderohen ata që dhanë jetën për vendin. Në Uashington do të zhvillohen një numër ceremonish, ndër më të spikaturat janë ceremonitë e vënies së kurorave përkujtimore në përmendoren e veteranëve të Vietnamit dhe të Luftës së Dytë Botërore si dhe tek monumentet e Forcave Ajrore dhe Detare.Në qytete të mëdha e të vogla zhvillohen sot një numër paradash përkujtimore. Në Uashington është bërë traditë të parakalojnë mijëra motorçikleta në një paradë të veçantë që njihet si “Gjëmimi Rrokullisës”. Kjo ditë uikendi e fundjavës që përkon me Ditën Përkujtimore shënon edhe fillimin e stinës së verës në kryeqytetin e SHBA-ës, Washington, DC dhe shumë shtete të tjera në SHBA, dhe festohet së bashku me familjet të cilat zgjedhin të shkojnë në vende të veçanta - natyrore. Dita Kombëtare e të Rënve në Uashington shoqërohet me një koncert falas në Lëndinën e Perëndimit e të Kapitol Hillit. Këto këndohen këngë patriotike dhe vendase - ky është një koncert karakteristikë që kësaj radhe pati dhe aktorët Joe Mantegna dhe Gary Sinise, dhe artistë të tjerë të ftuar së bashku me Orkestrën Simfonike Kombëtare. Dita Kombëtare e të Rënëve në çdo shtet me Paradë Paradë e të shoqëruar nëpër rrugët e sheshet e qytetete më të mëdha të Amerikës janë një marshim i bandës frymore dhe njësitëve të Veteranëve të luftës nga të gjitha 50 shtetet. Parada e madhe ushtarake mbahet në rrugën Kushtetuta Avenue dhe 7 Streets, NW përpara Shtëpisë së Bardhë, duke i dhënë fund në rrugën "Street 17". Memorial Day Parade është e sponsorizuar nga Komiteti Kombëtar i Luftës së Dytë Botërore Botërore të Veteranëve dhe përfshin muzikë e këngë patriotike gjithandej dhe milona flamur dhe simbole të tjera kombëtare me hedhjen e balonave të mbushura me helium. Dita Kombëtare e të Rënëve shoqërohet edhe me Motor Rolling Thunder Rally . Lëvizja në unifromë e mijëra të motoçikletave të cilët bëjnë një udhëtim përmes Uashingtonit në një demonstrim vjetor që kërkojnë të përmirësojnë jetën e veteranve dhe zgjidhjen e çështjes së POË / MIA , quhet "Reflektimi i të gjithëve" duke u nisur nga Lincoln Memorial Kjo ditë shoqërohet gjithashtu me atë që quhet "Stars & Stripes & Spokes"Stadiumi i Uashingtonit RFK. organizon një festival katër-ditore që të respektojë të gjithë ata gra e burra të Forcave të Armatosura të Amerikës dhe për të sjellë së bashku me entusiasmin e mijëra e mijëra amerikanëve me me muzikë live, parakalimin e kuadrateve sportive , dhe skuadrave ushtarake sipas formacioneve shoqëruar edhe me makinat ushtarake . Festivali i filmit është mbajtur çdo vit vetëm një javë para Memorial Day . Amerikanët shohin filma klasik ose me tregime heroike të Forcave të Armatosura amerikane, duke përfshirë një varietet të filmave të paraqitur nga i vlerësuar me çmime aktorët dhe producentë të njohur e me famë botërore. Pika më kulminate e kësaj dite të shënuar është vizita te Varrezat Kombëtare në Arlington. Flamuj Amerikan, fotografi dhe lule të freskëta për çdo ushtarë të rënë.. Ushtarët nga Regjimenti i 3-të, i Këmbësorisë (Garda e Vjetër) do të jetë së bashku me anëtarët e shërbimit ceremoniale të Trupave të Marinës amerikane dhe Gardës Kombëtare, Garda ceremoniale e Frocave Detare, forcave ajrore të SHBA Roja e Nderit dhe Roja Bregdetare amerikane zhvillojnë një ceremoni në vendosjen e më shumë se 250.000 flamujve mbi varre e dekoruar në Varrezat Kombëtare Arlington.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 259.8 KB) - not displayed