James Berisha thërret për ndihmë në Sudan ku edhe u aksidentua me aeroplanin e t
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
James Berisha thërret për ndihmë në Sudan ku edhe u aksidentua me aeroplanin e tij! Për 15 minuta aeroplani i Jamesit ka fluturuar pa motorr, mbi shkretetirë ku ka qene e pamundur të aterohet. Jamesi ka arritur të kontaktojë me një pilot të një aeroplani tjetër që ka qenë në 37.000 feet lartësi, dhe ai i ka dhënë udhëzime që të provojë të aterojë në një rrugë të vjetër që nuk përdoret më. Me shumë vështirësi Jamesi ka ateruar në mes të shkretëtirës, ku aeroplani është dëmtuar shumë. Pas 2 orëve rastësisht ka kaluar një veturë që po udhëtonte për në një minierë aty afer, dhe ata e kanë lajmëruar policinë. Jamesi për momentin gjendet në atë minierë, është nën përkujdesjen e punëtorëve të minierës, ndërsa aeroplani është në duart e policisë. Jamesi gjendet në një moment shumë të vështirë ku nuk dihet se cka do të ndodhë. Ju lutemi nëse keni ndonjë kontakt me dikë në Sudan apo nëse mundeni ti ndihmoni Jamesit në cfarëdo mënyre, JU LUTEMI ta bëni këtë tani! Pozicioni gjeografik ku gjendet Jamesi është : Kordinatat 18 shkallë 42 minuta dhe 10.26 sekonda N (Veri) dhe 35 shkallë 22 minuta dhe 39.16 sekonda E (Lindje) Aeroplani është në koordinatat 18 shkallë 24 minuta 873 sekonda N (Veri) ; 035 shkallë 39 minuta dhe 513 sekonda E Koordinatat shifen qarte ne Google Earth.