Piloti i njohur shqiptar, James Berisha shendosh e mire - Misioni
vazhdon..........
BEQIR SINA, New York
Te ndihmojme pilotin shqiptar qe po fluturon me misionin "Fluturim per
Kosoven" ne pjesen tjeter te hemisferes kontinetin e Afrikes
KHARTOUM - SUDAN : Piloti shqiptar me pashaport amerikane James Berisha,
piloti nga Kosova - Bestrovci, ish banori i El Pasos ne Teksas, i cili e
kreu vitin e kaluar ( maj 2010) fluturimin ne mbi 50 shtete te Ameriken
Qendrore, Jugore, dhe Karaibeve, SHBA dhe Kanadan me qellim qe te fitoje
nepermjet ketij fluturimi sensabilizmin e ketyre vendeve dhe qeverive te tyre per
njohjen e pavaresise se Republikes se Kosoves edhe nga ato vende qe deri me
tash nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves ose hezitojne.
Piloti i njohur shqiptar, James Berisha i njohur si “ambasador vullnetar”
me misionin "Fluturim per Kosoven" ne pjesen tjeter te hemisferes
kontinetin e Afrikes, per pavaresine e Kosoves me aeroplanin e tij privat ka pesuar
tre dite me pare nje aksident ne shkretetirat e Sudanit.
Ne nje mesazh ne faqen e tij te internetit Piloti shqiptar me pashaport
amerikane James Berisha, piloti nga Kosova - Bestrovci, ish banori i El Pasos
ne Teksas, thote :
Te dashur perkrahes te misionin, ju falenderoj nga zemra per vemendjen qe
keni treguar gjate tere misionit, e sidomos ne momentet e mija me te
veshtira.Siç e dini, kam pasur nje aterrim urgjent te detyrueshem ne shkretetirat
e Sudanit dhe falenderoj Zotin qe jam gjalle.
Aksidenti ka ndodhur ne diten e Diele pasdite. Per shkak te pamundesise se
komunikimit, informatat jane percjellur pjese-pjese. Pas ngjarjes per me
te cilen ju tani jeni te njoftuar, une kam qendruar per disa ore ne minieren
“Hassai Mine” nen perkujdesjen e stafit te minieres. Diten e Diele, rreth
ores 23:00 erdhi sherbimi policor i Sudanit dhe me mori nga miniera, me
dergoi ne fshatin me te afert, qe ishte rreth 2 ore larg. Policia me mbajti
deri diten e Hene ne mbremje, dhe me leshuan vetem pas intervenimit te
z.Denis Baillargeon qe eshte drejtori i asaj miniere.
Gjate mbajtjes ne polici, kam kaluar neper intervista hetimore, nenshkrime
te shumta, procedura e maltretime gjate tere dites, me shume pak ushqim
dhe uje. Naten me derguan ne nje shtepi te mbuluar me llaster ku temperaturat
ishin shume shume te larta. I jam shume mirenjohes z.Baillargeon qe me
shpetoi nga ai vend.
Aeroplani eshte ende ne shkretetire, ne vendin e aksidentin dhe eshte nen
perkujdesjen e policise. Grupi hetues nga Aviacionit Civil i Sudanit jane
duke ardhur prej Khartoum-it, dhe ata do ta bejne analizen e aksidentit dhe
do te marrin vendim se si do te vazhdojme me tutje.
z.Denis Baillargeon ka ofruar numer te konsiderueshem te pajisjeve te
minieres dhe mjete te transportit, ne menyre qe te mund ta sjellim aeroplanin
deri afer minieres. Miniere posedon nje piste per aeroplanet e tyre dhe
shpresoj qe do te mund te nisem nga kjo piste pas rregullimit te aeroplanit.
Do te mundohem te ju percjell informacione sa here qe te mundem. Ju
falenderoj perseri! Kapiteni juaj,
James Berisha
Ngjarja :
Piloti me shtetesi amerikane pesoi dy dite me pare nje defekt te rende dhe
per 15 minuta ishte detyruar te fluturoje pa motor mbi shkretetiren e
Sudanit, ku ka qene e pamundur te bej aterimin. Pas nje kontakti me nje pilot
tjeter, Berisha ka marre udhezimet qe te ateroje ne nje rruge te vjeter te
paperdorshme, ku edhe ka arritur qe te ateroje ne toke, ne gjendje te mire
shendetesore, por se aeroplani i tij ka pesuar deme te medha.
“Pas dy oreve rastesisht ka kaluar nje veture qe po udhetonte per ne nje
miniere aty afer, dhe ata e kane lajmeruar policine. James per momentin
gjendet ne ate miniere, eshte nen perkujdesjen e punetoreve te minieres, ndersa
aeroplani eshte ne duart e policise.
James u gjende ne nje moment shume te veshtire ku nuk i dihej se çka do te
ndodhte. Ai beri thirrje duke ju lutur shqiptarve nese keni ndonje kontakt
me dike ne Sudan apo nese mundeshit ti ndihmonit Jamesit ne çfaredo
menyre. Ne faqen e tij te internetiti "Flying for Kosova" ai thoshte JU LUTEMI ta
beni kete tani!”,
“Vendi ku gjendej James ishte sipas kodit te matjeve te fluturimeve ajrore
ne kuotat gjeografike: Koordinatat 18 shkalle 42 minuta dhe 10.26 sekonda
N (Veri) dhe 35 shkalle 22 minuta dhe 39.16 sekonda E (Lindje)
Aeroplani eshte ne koordinatat 18 shkalle 24 minuta 873 sekonda N (Veri) ;
035 shkalle 39 minuta dhe 513 sekonda E.
Koordinatat shihen qarte ne Google Earth”, thuhet ne faqen zyrtare te
pilotit. Me aeroplanin e tij privat, James Berisha ka arritur te fluturoje dhe
te kaloje disa shtete afrikane dhe kontinentet tjera ku ka lobuar per
njohjen e pavaresise se Kosoves.
Misioni Fluturim per Kosoven vazhdon - Zimbave :
Piloti kosovar, James Berisha, i ka kerkuar Zimbabves ta njohe pavaresine
e vendit, teksa vazhdon misionin e tij te lobimit ne Afrike.
Berisha ka thene se do te donte qe Zimbabve ta njohe Kosoven ne menyre qe
te lidhen marredheniet diplomatike, te kete shkembime tregtare, dhe
zhvillim te turizmit. Ai ka takuar nje zyrtar te larte te Ministrise se Jashtme.
“Zimbabve po e merr ne konsiderate njohjen. Ai me tha se duhet nje
rekomandim nga perfaqesuesi i Zimbabves ne OKB, ne menyre qe ai ta drejtoje tek
Ministria e Jashtme, qe do ta çonte ne Parlament, per ratifikim”, ka thene
Berisha.
Javen e kaluar ai ka qendruar ne Afriken e Jugut, dhe ka pohuar se
shpreson qe ky shtet shpejt do ta njohe Kosoven
Piloti i njohur shqiptar, James Berisha shëndosh e mirë - Misioni
vazhdon..........
BEQIR SINA, New York
Të ndihmojmë pilotin shqiptar që po fluturon me misionin "Fluturim për
Kosovën" në pjesën tjetër të hemisferës kontinetin e Afrikës
KHARTOUM - SUDAN : Piloti shqiptar me pashaport amerikane James Berisha,
piloti nga Kosova - Bestrovci, ish banori i El Pasos ne Teksas, i cili e
kreu vitin e kaluar ( maj 2010) fluturimin në mbi 50 shtete të Amerikën
Qëndrore, Jugore, dhe Karaibeve, SHBA dhe Kanadan me qëllim që të fitojë
nëpërmjet këtij fluturimi sensabilizmin e këtyre vendeve dhe qeverive të tyre për
njohjen e pavarësisë së Republikës se Kosovës edhe nga ato vende që deri më
tash nuk e kane njohur pavarësinë e Kosovës ose hezitojnë.
Piloti i njohur shqiptar, James Berisha i njohur si “ambasador vullnetar”
me misionin "Fluturim për Kosovën" në pjesën tjetër të hemisferës
kontinetin e Afrikës, për pavarësinë e Kosovës me aeroplanin e tij privat ka pësuar
tre ditë më parë një aksident në shkretëtirat e Sudanit.
Në një mesazh në faqen e tij të internetit Piloti shqiptar me pashaport
amerikane James Berisha, piloti nga Kosova - Bestrovci, ish banori i El Pasos
ne Teksas, thotë :
Të dashur përkrahës të misionin, ju falënderoj nga zemra për vëmendjen që
keni treguar gjatë tërë misionit, e sidomos në momentet e mija më të
vështira.Siç e dini, kam pasur një aterrim urgjent të detyrueshëm në shkretëtirat
e Sudanit dhe falënderoj Zotin që jam gjallë.
Aksidenti ka ndodhur në ditën e Diele pasdite. Për shkak të pamundësisë së
komunikimit, informatat janë përcjellur pjesë-pjesë. Pas ngjarjes për me të
cilën ju tani jeni të njoftuar, unë kam qëndruar për disa orë në minierën
“Hassai Mine” nën përkujdesjen e stafit të minierës. Ditën e Diele, rreth
orës 23:00 erdhi shërbimi policor i Sudanit dhe më mori nga miniera, më
dërgoi në fshatin më të afërt, që ishte rreth 2 orë larg. Policia më mbajti
deri ditën e Hëne në mbrëmje, dhe më lëshuan vetëm pas intervenimit të
z.Denis Baillargeon që është drejtori i asaj miniere.
Gjatë mbajtjes në polici, kam kaluar nëpër intervista hetimore, nënshkrime
të shumta, procedura e maltretime gjatë tërë ditës, me shumë pak ushqim dhe
ujë. Natën më dërguan në një shtëpi të mbuluar me llastër ku temperaturat
ishin shumë shumë të larta. I jam shumë mirënjohës z.Baillargeon që më
shpëtoi nga ai vend.
Aeroplani është ende në shkretëtirë, në vendin e aksidentin dhe është nën
përkujdesjen e policisë. Grupi hetues nga Aviacionit Civil i Sudanit janë
duke ardhur prej Khartoum-it, dhe ata do ta bëjnë analizën e aksidentit dhe
do të marrin vendim se si do të vazhdojmë më tutje.
z.Denis Baillargeon ka ofruar numër të konsiderueshëm të pajisjeve të
minierës dhe mjete të transportit, në mënyrë që të mund ta sjellim aeroplanin
deri afër minierës. Miniere posedon një pistë për aeroplanët e tyre dhe
shpresoj që do të mund të nisem nga kjo pistë pas rregullimit të aeroplanit.
Do të mundohem të ju përcjell informacione sa herë që të mundem. Ju
falënderoj përsëri! Kapiteni juaj,
James Berisha
Ngjarja :
Piloti me shtetësi amerikane pësoi dy ditë më parë një defekt të rëndë dhe
për 15 minuta ishte detyruar të fluturojë pa motor mbi shkretëtirën e
Sudanit, ku ka qenë e pamundur të bëj aterimin. Pas një kontakti me një pilot
tjetër, Berisha ka marrë udhëzimet që të aterojë në një rrugë të vjetër të
papërdorshme, ku edhe ka arritur që të aterojë në tokë, në gjendje të mirë
shëndetësore, por se aeroplani i tij ka pësuar dëme të mëdha.
“Pas dy orëve rastësisht ka kaluar një veturë që po udhëtonte për në një
minierë aty afër, dhe ata e kanë lajmëruar policinë. James për momentin
gjendet në atë minierë, është nën përkujdesjen e punëtorëve të minierës, ndërsa
aeroplani është në duart e policisë.
James u gjendë në një moment shumë të vështirë ku nuk i dihej se çka do të
ndodhtë. Ai bëri thirrje duke ju lutur shqiptarve nëse keni ndonjë kontakt
me dikë në Sudan apo nëse mundeshit ti ndihmonit Jamesit në çfarëdo mënyre.
Në faqen e tij të internetiti "Flying for Kosova" ai thoshte JU LUTEMI ta
bëni këtë tani!”,
“Vendi ku gjendej James ishte sipas kodit të matjeve të fluturimeve ajrore
në kuotat gjeografike: Koordinatat 18 shkallë 42 minuta dhe 10.26 sekonda N
(Veri) dhe 35 shkallë 22 minuta dhe 39.16 sekonda E (Lindje)
Aeroplani është në koordinatat 18 shkallë 24 minuta 873 sekonda N (Veri) ;
035 shkallë 39 minuta dhe 513 sekonda E.
Koordinatat shihen qarte ne Google Earth”, thuhet në faqen zyrtare të
pilotit. Me aeroplanin e tij privat, James Berisha ka arritur të fluturojë dhe
të kalojë disa shtete afrikane dhe kontinentet tjera ku ka lobuar për
njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Misioni Fluturim për Kosovën vazhdon - Zimbave :
Piloti kosovar, James Berisha, i ka kërkuar Zimbabves ta njohë pavarësinë e
vendit, teksa vazhdon misionin e tij të lobimit në Afrikë.
Berisha ka thënë se do të donte që Zimbabve ta njohë Kosovën në mënyrë që
të lidhen marrëdhëniet diplomatike, të ketë shkëmbime tregtare, dhe
zhvillim të turizmit. Ai ka takuar një zyrtar të lartë të Ministrisë së Jashtme.
“Zimbabve po e merr në konsideratë njohjen. Ai më tha se duhet një
rekomandim nga përfaqësuesi i Zimbabves në OKB, në mënyrë që ai ta drejtojë tek
Ministria e Jashtme, që do ta çonte në Parlament, për ratifikim”, ka thënë
Berisha.
Javën e kaluar ai ka qëndruar në Afrikën e Jugut, dhe ka pohuar se
shpreson që ky shtet shpejt do ta njohë Kosovën
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.