Nje "drekim" i çuditeshem ne picerin e famshme ne zemer te Nju Jorkut
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVISTËPRESS&article =14757_ (http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVISTËPRESS&article=14757) Palin dhe Trump takim ne restorantin e shqiptarit BEQIR SINA, New York Nje "drekim" i çuditeshem ne picerin e famshme ne zemer te Nju Jorkut “ Famous Famiglia Pizza” BROADWAY - NEW YORK CITY : Ish-kandidatja per nenpresidente e SHBA-ve dhe guvernatorja e Alaskes, Sarah Palin sebashku me multimiliarderin Donald Trump zgjodhen restorantin “Famous Famiglia Pizza” te pronarit shqiptar, qe gjendet ne Broadway ne zemer te Nju Jorkut, te "drekojne" me picat e shqiptarit. Piceria e pejanit Fadil Idrizi, keshtu edhe nje here ishte ne qender te shtypit amerikan, mbasi ajo dje u be qender e takimit mes ish guvernatores se Alaskes dhe ish kandoidates se nenpresidentes Sarah Palin dhe Donald Trump, njeriu i cili u perfol shume muaj me pare si kandidat i mundshem ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale ne SHBA. Medija amerikane qe i dha shume rendesi ketij takimi theksoi se roja e sigurise me stafin e tyre per me shume se gjysme ore, i la "dy mysafiret e paftuar" ne picerin Famous Famiglia Pizza, duke biseduar diçka "koke me koke", qe askush nuk e mesoi se perse?!. Pronari i picerise Fadil Idrizi nga Peja, u tha gazetareve se "nuk di gje se çfare u bisedua” dhe se ai nuk kishte ndonje paralajmerim per ardhjen e tyre. ABC News gjithashtu duke rrefyer per takimin tha se Trump u tha gazetareve se: "Une do t'ju them se ajo eshte nje grua e madhe, nje grua e frikshme, dhe nje mike e madhe. Nderkohe, qe per pyetjen e "tiketes 2012, tha ai " Une do te deshiroja qe ju per kete pyetje se "a do te jemi ne tiketen 2012?" bejani me mire vete zonje Palin. Ndersa, Palin kur u pyet per "tiketen 2012" tha se, une do te them se " çfare kemi te perbashket? Nje dashuri per kete vend dhe nje deshire per te pare ekonomine tone vene perseri ne rrugen e duhur". Kanali i njohur amerikan televizive CNN per te dekonspiruar takimin intervistoi punetorin e picerise, Artan Berdakiçi, edhe ky nga Kosova, duke e pyetur se a kishte degjuar gje se çfare flitej kur ai u sherbeu "klienteve" te çuditshem ne tavolinen e picerise, se lokalit te fameshem Famous Famiglia Pizza. Ai tha se "kliente " i kishin kerkuar nje pizza "te djegur" te pjekur shume, te mbushur me speca djeges, mish pule dhe (qebap) meatball”, theksoi kamerieri. Mirepo ky takim ka nxitur debate te gjera ne opinionin amerikan dhe shtypin e ketueshem, mbasi flitet shume per mundesine e kandidimit te ketyre dy figurave ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane. Nga ana tjeter, kur fillon te flasesh per picerine e famshme ne zemer te Nnju Jorkut, "Famous Famiglia Internacional Pizzeria", ne 50 shtreet ne Broduej nuk mund te kalosh pa permendur edhe vellezerit Idrizi, nga Peja, Fadilin e dy vellezerit e tij, Xhaferin dhe Afrimin. Lokalin "Famous Famiglia Internacional Pizzeria" ne Broadway(50th St.), te cilin e kane frekuentuar deri tani figura dhe personalitet me te njohura ne Amerike. Pronari i picerise nga viti 1988 kishte mberritur ne Nju Jork, duke arritur sot te jete nje biznesmene i suksesshem ne zemren e ketij metropoli amerikan. ne Nju Jork , _VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PALIN E TRUMP DREKOJNË NË PICERINË SHQIPTARE NË ZEMËR TË NJU JORKUT "FAMOUS FAMIGLIA PIZZA"R_ (http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVISTËPRESS&article=14757) PALIN E TRUMP DREKOJNË NË PICERINË SHQIPTARE NË ZEMËR TË NJU JORKUT "FAMOUS FAMIGLIA PIZZA" Reportazh nga BEQIR SINA, New York E Premte, 06.03.2011, 08:15am (GMT+1) BROADWAY - NEW YORK CITY : Ish-kandidatja për nënpresidentë e SHBA-ve dhe guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin sëbashku me multimiliarderin Donald Trump zgjodhën restorantin "Famous Famiglia Pizza" të pronarit shqiptar, që gjendet në Broadway në zemër të Nju Jorkut, të "drekojnë" me picat e shqiptarit. Piceria e pejanit Fadil Idrizi, kështu edhe një herë ishte në qendër të shtypit amerikan, mbasi ajo dje u bë qendër e takimit mes ish guvernatores së Alaskës dhe ish kandoidates së nënpresidentes Sarah Palin dhe Donald Trump, njeriu i cili u përfol shumë muaj më parë si kandidat i mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. Medija amerikane që i dha shume rëndësi këtij takimi theksoi se roja e sigurisë me stafin e tyre për më shumë se gjysmë ore, i la "dy mysafirët e paftuar" në picerin Famous Famiglia Pizza, duke biseduar diçka "kokë më kokë", që askush nuk e mësoi se përse?!. Pronari i picerisë Fadil Idrizi nga Peja, u tha gazetarëve se "nuk di gjë se çfarë u bisedua" dhe se ai nuk kishte ndonjë paralajmërim për ardhjen e tyre. ABC News gjithashtu duke rrëfyer për takimin tha se Trump u tha gazetarëve se: "Unë do t'ju them se ajo është një grua e madhe, një grua e frikshme, dhe një mike e madhe. Ndërkohë, që për pyetjen e "tiketës 2012, tha ai " Unë do të dëshiroja që ju për këtë pyetje se "a do të jemi në tiketën 2012?" bëjani më mirë vetë zonjë Palin. Ndërsa, Palin kur u pyet për "tiketën 2012" tha se, unë do të them se " çfarë kemi të përbashkët? Një dashuri për këtë vend dhe një dëshirë për të parë ekonominë tonë vënë përsëri në rrugën e duhur". Kanali i njohur amerikan televizivë CNN për të dekonspiruar takimin intervistoi punëtorin e picerisë, Artan Bërdakiçi, edhe ky nga Kosova, duke e pyetur se a kishte dëgjuar gjë se çfarë flitej kur ai u shërbeu "klientëve" të çuditshëm në tavolinën e picerisë, së lokalit të famëshëm Famous Famiglia Pizza. Ai tha se "klientë " i kishin kërkuar një pizza "të djegur" të pjekur shumë, të mbushur me speca djegës, mish pule dhe (qebap) meatball", theksoi kamerieri. Mirëpo ky takim ka nxitur debate të gjëra në opinionin amerikan dhe shtypin e këtueshem, mbasi flitet shumë për mundësinë e kandidimit të këtyre dy figurave në zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane. Nga ana tjetër, kur fillon të flasësh për picerinë e famshme në zemër të Nnju Jorkut, "Famous Famiglia Internacional Pizzeria", në 50 shtreet në Broduej nuk mund të kalosh pa përmendur edhe vëllezërit Idrizi, nga Peja, Fadilin e dy vëllezërit e tij, Xhaferin dhe Afrimin. Lokalin "Famous Famiglia Internacional Pizzeria" në Broadway(50th St.), të cilin e kanë frekuentuar deri tani figura dhe personalitet më të njohura në Amerikë. Pronari i picerisë nga viti 1988 kishte mbërritur në Nju Jork, duke arritur sot të jetë një biznesmenë i suksesshëm në zemrën e këtij metropoli amerikan. në Nju Jork.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 23.1 KB) - not displayed