Agim Musta, rrefim per diktaturen shqiptare ne Gjermani

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=70890_ 
(http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=70890)  
_Gazeta  Metropol_ (http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=70890)   
Agim Musta, rrefim per diktaturen shqiptare ne Gjermani  
03/06/2011 Shkruan  Thoma Note  
 
Perbehet prej 54 panelesh, ne te cilat jane afishuar me teper se  njeqind 
fotografi, qe paraqesin vendet ku kane vuajtur denimin te burgosurit  
politike ne Shqiperi. Jane mes tyre personalitetet me te shquara te jetes luftes  
politike ne Shqiperi, te cilet kane vuajtur dhe kane vdekur ne keto burgje, 
si  dhe veprat e ndertuara me djersen e te burgosurve politike gjate viteve 
te  “ndritura” te socializmit.  
“Burgjet e shtetit burg” titullohet ekspozita e intelektualit te  
persekutuar Agim Musta, e cila eshte çelur me 25 maj ne Gjermani.  
E  peruruar ne sallonin e Institutit te Polonise, ne qytetin Leipzig, 
ekspozita  fotografike u hap me iniciativen e deputetes se Bundestagut gjerman, 
Dr. Anna  Kaminsky, e cila para thuajse nje viti beri nje vizite ne vendin 
tone.  
Qyteti  i Leipzigut, qe dikur i perkiste Gjermanise Lindore, u be nje nga 
vatrat  kryesore te revoltave popullore, per bashkimin e dy shteteve 
gjermane, si dhe  per shperberjen e sistemit te deshtuar “socialist”.  
Kur  Kaminsky erdhi ne Tirane se bashku me nje grup historianesh per te 
vizituar  pavijonin e diktatures ne Muzeun Kombetar u takua me historianin e 
diktatures,  z. Agim Musta, nepermjet trembedhjete librave qe ka shkruar per 
kete teme, si  dhe nepermjet ekspozites fotografike te krijuar me punen dhe 
pasionin e vet per  historite e kalvarit te gjate te vuajtjeve dhe 
persekutimit diktatorial.  
Ekspozita paraqet veç te tjerash edhe harten e vendeve, ku  ndodheshin 
burgjet, si dhe nje harte e poligoneve te vdekjes, ku jane ekzekutuar  te 
denuarit nga regjimi komunist.  
Ne  ceremonine e hapjes se ekspoziten ne Gjermani, e cila ishte organizuar 
ne formen  e nje bashkebisedimi, moren pjese personalitete te ndryshme te 
jetes  social-kulturore te qytetit te Leipzigut, si dhe nga qytete te tjera 
gjermane.  Aktivitetin e nderoi me pjesemarrjen e saj vet deputetja gjermane, 
dr. Anna  Kaminsky, e cila e ndoqi me vemendje te veçante aktivitetin. 
Aktivitetin u  drejtua nga moderatori Marcus Pieper, i ardhur posaçerisht per 
kete eveniment  nga Berlini. Ne krahun e tij te djathte ndodhej i ftuari i 
nderit, Agim Musta,  shoqeruar prej perkthyesit Aleksander Reçi. Ne podium u 
ftua gjithashtu  Christian Dietrich, nje nga aktivistet e pare te levizjes 
opozitare qytetare, i  cili ka dhene ndihmese te veçante ne krijimin e Arshives 
Civile te Leipzigut.  Ishin te ftuar gjithashtu, nga Polonia dr. Titus 
Jaskulowski, ndersa nga Çekia,  zoti Jan Sicha. Pjesemarresit u shprehen te 
emocionuar per faktet tragjike, te  publikuara per here te pare nga sistemi i 
eger diktatorial ne Shqiperi per 45  vjet. Pasi moderatori i aktivitetit 
paraqiti shkurtimisht biografine dhe  aktivitetin e secilit prej te ftuarve, u 
drejtoi atyre pyetje te ndryshme,  nepermjet te cilave u plotesua tabloja e 
punes qe eshte bere ne Gjermani, Poloni dhe Çeki per dekomunistizimin e ketyre 
vendeve.  
Ne  fund, objektivi i z. Pieper u perqendrua te z. Musta, e cili me nje 
elokuence te  habitshme shpalosi para degjuesve, me teper ate se çfare ka 
ndodhur ne Shqiperi  gjate viteve te diktatures se sa çfare eshte bere per 
dekomunistizimin per te  cilin, sikurse tha, “ka ende shume per te bere nga ana e 
shtetit dhe e vete  shoqerise shqiptare”.  
Pas  ketyre bashkebisedimeve ne foltore dolen per te diskutuar mjaft 
pjesemarres nga  salla, midis te cileve edhe dr. Anna Kaminsky.  
Ne  perfundim te diskutimeve, te gjithe u drejtuan drejt pavijonit te 
ekspozites  “Burgjet e shtetit burg”, e cila ngjalli mjaft diskutime. Ne njeren 
prej  dhomave, ngjitur me pavijonin e ekspozites, historiani i diktatures 
Agim Musta  iu pergjigj pyetjeve te ndryshme te pjesemarresve. Mbeshtetesit  
kryes
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.