Nju Jork, Dita Trashegimise Shqiptare - marrin pjese me shume 5500 vete

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 

 
U  zhvillua ne Nju Jork, Dita Trashegimise Shqiptare 
BEQIR  SINA, New York 
Sipas  Departamenti i Qarkut Westchester e Parks, Recreation, ne Diten e 
Trashegimise  Shqiptare, te djelen ne piknikun vjetor kane marre pjese me 
shume 5500  vete 
Valhalla  Westchester County, New York :  Çdo vit, komuniteti shqiptar ne 
Shtetet e Bashkuara - zonen e trishtetshit New  York -New Jersey 
-Connecticut, sipas traditates ne piknikun e qershorit, nderon  trashegimine e tij ne 
nje feste te bukur te muzikes shqiptare, valle  tradicionale, dhe ushqim 
shqiptare . Kjo eshte nje dite vjetore e cila thirret  Dita Trashegimise 
Shqiptare, dhe mbahet per çdo vjet ne Plaza Dam Kensico, ne  nje park rekreative 98 
hektar, te zones malore Valhalla Westchester County, New  York. Kjo ngjarje 
eshte paraqitur nga Departamenti i Qarkut Westchester e Parks,  Recreation 
dhe Qendra Kluturore Nene Tereza - e Kishes Katolike Shqiptare Zoja e  
Shkodres. 
Kjo ngjarje vjetore eshte nje "haraç" i madh te kultures shqiptare, ne 
Shtetet e  Bashkuar duke perfshire edhe veshje tradicionale shqiptare, 
instrumente muzikore  unike shqiptare dhe nje mundesi e rralle per te degjuar dhe te 
pare nje  shumellojshmeri te muzikes shqiptare dhe valleve, si dhe te 
shijojne ushqimin  tradicional shqiptar. Per anen sportive, kultureore dhe 
artistike kujdesen,  ish-sportiste te njohur, kengetaret popullor shqiptar dhe 
kercimtare te  komunitetit, grupe te ndryshme artistike me ne krye grupin Rozafa 
te Qednres  Kulturore Nena Tereze.  
Perveç kesaj, Dita Trashegimise Shqiptare, eshte nje kenaqesi e veçante e  
mbushur me ngjarje te tjera familjare, duke kombinuar sportet dhe 
aktivitetet  per femije me nje atmosfere pikniku shume e ngjashme ajo me pikniqet 
masive qe  mbajne shqiptaret ne natyren e mrekullueshme te Kosoves, Shqiperise, 
viseve  shqiptare ne Mal te Zi, Maqedoni, dhe Luginen e Presheves, çdo 
sesion pranvero  dhe veror. Me qindra te te rinje e te reja shqiptare, jane ata 
qe gezojne kete  kenaqesi e cila eshte e mbushur plot me kenge, valle dhe 
melodi shqiptare nga te  gjitha trevat .  


Sipas  Departamenti i Qarkut Westchester e Parks, Recreation, ne Diten e 
Trashegimise  Shqiptare, te djelen ne piknikun vjetor kane marre pjese me 
shume 5500 vete.  Pikniku tradicional shqiptare u mbajte ne Kensico Dam Plaza, 
Valhalla, New York  (eshte i njejti park ku ndodhet edhe permendorja e 11 
shtatorit) ne 5 Qershor  2011, duke filluar ne ora 12 te drekes dhe zgjati deri 
ne ora 7 te  mbremjes. 

Kryetari  i Qendres Kuturore Nena Tereze prane Kishes Katolike Shqiptare 
Zoja e Shkodres,  zoti Mark Shkreli na tha se ky piknik "Mbahet çdo vjet ne 
djelen e pare te  muajit qershor, per te kremtuar se bashku kulturen dhe 
traditen shqiptare, ne  nje atmostfere festive ne natyre dhe per t’ua paraqite 
ate edhe etnive te tjera  ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes." 
Ai tha se Organizatori i piknikut tradicional Dita Trashegimise Shqiptare, 
eshte  Qendra “Nena Tereze” prane Kishes Katolike “Zoja e Shkodres”, 
Hartsdale, New  York 
Ne kete piknik masive moren pjese, edhe kleriket, artistet, biznesmen , dhe 
 njerez te tjere te suksesseshem . Zyrtare te larte te pushtetit vendore si 
Rob  Astorino, Westchester County Executive, dhe Ken Jenkins, Westchester 
County  Board of Legislators Chairman 
E deklaroi te hapur piknikun Dita Trashegimise Shqiptare, famullitari i 
Kishesh  Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres Dom Pjeter Popaj, me fjalet “Happy 
Albanian  Heritage Day”. Ai e hapi ceremonine, e ketij pikniku duke 
perkujtuar te  pranishmit se kjo dite eshte sajuar qe t’ju tregojme te tjereve se 
jmei popull  me klulture te lashte, ndoshta me te lashte ne Ballkan. Ai 
falenderoi  pjesemarresit per perkrahjen e vazhdueshme kesaj ngjarjeje te pashoqe, 
qe na  bashkon, pa dallim besimi, krahine, ideologjije. Gjithmone te 
kultivojme çka na  bashkon e jo çka na ndane. u kujtoje edhe nje here pjesmarresve 
famullitari i  Kishesh Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres Dom Pjeter Popaj, 
  
Me pase folen edhe pushtetaret vendore Robert J. Costello, New York State  
Assemblyman, i Distriktit 89th, Rob Astorino, Westchester County Executive, 
dhe  Ken Jenkins, Westchester County Board of Legislators  Chairman 
Grupet muzikore dhe kengetaret e njohur te komunitetit si Grupi Muzikor 
Ceka,  Remi, Gezim Nika, Zef Deda, Diana Vajushi, dueti Shaban Lajçi e Tome 
Gjergji,  Grupi “Rozafati” e kthyen piknikun ne nje festival te kenges e 
valles shqiptare  ne SHBA. Me tingujt e melosit shqiptar, qysh nga ora 12 e 
mesdites deri ne ora 7  te mbremjes, kur u mbyll edhe Dita e Trashegimise 
Shqiptare, e cila eshte e 8  rradhe qe mbahet ne te njejtin vend. 
Aktiviteti ishte mjaft i pasur me argetim te panderprere deri ne minutat e  
fundit te aktivitetit, shoqeruar me ushqime te lloj-llojshme shqiptare dhe  
amerikanesi dhe u zhvilllua turniri i futbollit me pjesmarrjen e 17 
ekipeve:  Vendin e pare e fitoi skuadra “Kosova”, kurse te dytin “Luca” nga 
Rozhaja.  Nderkohe qe u zhvilluan dhe lojra te tjera sportive si voleiboll dhe 
aktivitete  te ndryshme si, shah, domino, etj.
 
 
 

 


















































U zhvillua në Nju Jork, Dita Trashëgimisë  Shqiptare
 
 
 










BEQIR SINA, New York
 
 
 







Sipas Departamenti i Qarkut Westchester e Parks, Recreation,  në Ditën e 
Trashëgimisë Shqiptare, të djelën në piknikun vjetor kanë marrë pjesë  më 
shumë 5500 vetë









 
 
 
Valhalla Westchester County, New York : Çdo vit,  komuniteti shqiptar në 
Shtetet e Bashkuara - zonën e trishtetshit New York -New  Jersey -Connecticut, 
sipas traditatës në piknikun e qershorit, nderon  trashëgiminë e tij në një 
festë të bukur të muzikës shqiptare, valle  tradicionale, dhe ushqim 
shqiptarë . Kjo është një ditë vjetore e cila thirret  Dita Trashëgimisë 
Shqiptare, dhe mbahet për çdo vjet në Plaza Dam Kensico, në  një park rekreativë 98 
hektar, të zonës malore Valhalla Westchester County, New  York. Kjo ngjarje 
është paraqitur nga Departamenti i Qarkut Westchester e Parks,  Recreation 
dhe Qëndra Kluturore 
Nënë Tereza - e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës.
 
 




    Kjo ngjarje vjetore është një "haraç" i madh të kulturës  shqiptare, në 
Shtetet e Bashkuar duke përfshirë edhe veshje tradicionale  shqiptare, 
instrumente muzikore unike shqiptare dhe një mundësi e rrallë për të  dëgjuar 
dhe të parë një shumëllojshmëri të muzikës shqiptare dhe valleve, si dhe  të 
shijojnë ushqimin tradicional shqiptar. Për anën sportive, kulturëore dhe  
artistike kujdesen, ish-sportistë të njohur, këngëtarët popullor shqiptar dhe  
kërcimtarë të komunitetit, grupe të ndryshme artistike me në krye grupin 
Rozafa  të Qëdnrës Kulturore Nëna Tereze. 





 
      Përveç kësaj, Dita Trashëgimisë Shqiptare,  është një kënaqësi e 
veçantë e mbushur me ngjarje të tjera familjare, duke  kombinuar sportet dhe 
aktivitetet për fëmijë me një atmosferë pikniku shumë e  ngjashme ajo me 
pikniqet masive që mbajnë shqiptarët në natyrën e mrekullueshme  të Kosovës, 
Shqipërisë, viseve shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni, dhe Luginën e  Preshevës, 
çdo sesion pranvero dhe veror. Me qindra të të rinjë e të reja  shqiptarë, 
janë ata që gëzojnë këtë kënaqësi e cila është e mbushur plot me  këngë, valle 
dhe melodi shqiptare nga të gjitha trevat . 



Sipas Departamenti i Qarkut Westchester e  Parks, Recreation, në Ditën e 
Trashëgimisë Shqiptare, të djelën në piknikun  vjetor kanë marrë pjesë më 
shumë 5500 vetë. Pikniku tradicional shqiptarë u  mbajtë në Kensico Dam Plaza, 
Valhalla, New York (është i njëjti park ku ndodhet  edhe permendorja e 11 
shtatorit) në 5 Qershor 2011, duke filluar në ora 12 të  drekës dhe zgjati deri 
në ora 7 të mbrëmjes.


Kryetari i Qëndrës Kuturore Nëna Tereze  pranë Kishës Katolike Shqiptare 
Zoja e Shkodrës, zoti Mark Shkreli na tha se ky  piknik "Mbahet çdo vjet në 
djelën e parë të muajit qershor, për të kremtuar së  bashku kulturën dhe 
traditën shqiptare, në një atmostferë festive në natyrë dhe  për t’ua paraqitë 
atë edhe etnive të tjera këtu në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës."








 
 
   Ai tha se Organizatori i piknikut tradicional Dita  Trashëgimisë 
Shqiptare, është Qendra “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike “Zoja e  Shkodrës”, 
Hartsdale, New York






 
 
   Në këtë piknik masivë morën pjesë, edhe klerikët, artistët,  biznesmen , 
dhe njerëz të tjerë të suksessëshëm . Zyrtarë të lartë të pushtetit  
vendorë si Rob Astorino, Westchester County Executive, dhe Ken Jenkins,  
Westchester County Board of Legislators Chairman





 
 
     E deklaroi të hapur piknikun Dita Trashëgimisë  Shqiptare, famullitari 
i Kishësh Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës Dom Pjetër  Popaj, me fjalët “
Happy Albanian Heritage Day”. Ai e hapi ceremoninë, e këtij  pikniku duke 
përkujtuar të pranishmit se kjo ditë është sajuar që t’ju tregojmë  të tjerëve 
se jmei popull me klulturë të lashtë, ndoshta më të lashtë në  Ballkan.
 
       Ai falënderoi pjesëmarrësit për  përkrahjen e vazhdueshme kësaj 
ngjarjeje të pashoqe, që na bashkon, pa dallim  besimi, krahine, ideologjije. 
Gjithmonë të kultivojmë çka na bashkon e jo çka na  ndanë. u kujtojë edhe një 
herë pjesmarrësve famullitari i Kishësh Katolike  Shqiptare Zoja e Shkodrës 
Dom Pjetër Popaj, 



 
 
     Më pasë folën edhe pushtetarët vendorë Robert J.  Costello, New York 
State Assemblyman, i Distriktit 89th, Rob Astorino,  Westchester County 
Executive, dhe Ken Jenkins, Westchester County Board of  Legislators Chairman




Grupet muzikore dhe këngëtarët e njohur të  komunitetit si Grupi Muzikor 
Ceka, Remi, Gëzim Nika, Zef Deda, Diana Vajushi,  dueti Shaban Lajçi e Tomë 
Gjergji, Grupi “Rozafati” e kthyen piknikun në një  festival të këngës e 
valles shqiptare në SHBA. Me tingujt e melosit shqiptar,  qysh nga ora 12 e 
mesditës deri në ora 7 të mbrëmjes, kur u mbyll edhe Dita e  Trashëgimisë 
Shqiptare, e cila është e 8 rradhë që mbahet në të njëjtin  vend.






 
 
 
     Aktiviteti ishte mjaft i pasur me argëtim të  pandërprerë deri në 
minutat e fundit të aktivitetit, shoqëruar me ushqime të  lloj-llojshme 
shqiptare dhe amerikanesi dhe u zhvilllua turniri i futbollit me  pjesmarrjen e 17 
ekipeve: Vendin e parë e fitoi skuadra “Kosova”, kurse të dytin  “Luca” nga 
Rozhaja. Ndërkohë që u zhvilluan dhe lojra të tjera sportive si  voleiboll 
dhe aktivitete të ndryshme si, shah, domino, etj.
DSC_0252.jpg (image/jpeg, 48.1 KB) - not displayed
DSC_0248.jpg (image/jpeg, 47.8 KB) - not displayed
DSC_0245.jpg (image/jpeg, 63.5 KB) - not displayed
DSC_0235.jpg (image/jpeg, 45.5 KB) - not displayed
DSC_0258.jpg (image/jpeg, 52.1 KB) - not displayed
Futboli2.jpg (image/jpeg, 51.4 KB) - not displayed
Futboli1.jpg (image/jpeg, 55.3 KB) - not displayed
DSC_0274.jpg (image/jpeg, 48.2 KB) - not displayed
DSC_0271.jpg (image/jpeg, 45.1 KB) - not displayed
G??zimNika.jpg (image/jpeg, 32.7 KB) - not displayed
DSC_0252.jpg (image/jpeg, 48.1 KB) - not displayed
DSC_0248.jpg (image/jpeg, 47.8 KB) - not displayed
DSC_0245.jpg (image/jpeg, 63.5 KB) - not displayed
DSC_0235.jpg (image/jpeg, 45.5 KB) - not displayed
DSC_0258.jpg (image/jpeg, 14 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.