Poeti Vehbi Skenderi ne gjendje te rende shendetesore

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
POETI  VEHBI SKENDERI NE GJENDJE TE RENDE SHENDETESORE

Geneve  -Switzerland :  Siç bene te ditur sot, e Djele, 06.12.2011, portali 
Voal-online - Familja e  poetit Vehbi Skenderi e njofton opinionin publik, 
veçanerisht te afermit, miqte  dhe dashamiret se keto dite poeti eshte 
shtruar ne spitalin kantonal, ne nje  gjendje te rende shendetesore. 
Njekohesisht, familja e poetit i fton te gjithe  t'i bashkohen ne lutjet e saj drejtuar 
Zotit qe poeti Vehbi Skenderi ta kaloje  me sukses edhe kete beteje tjeter 
kaq te veshtire. 
Ky  portal thote se poeti Vehbi Demir Skenderi ka lindur ne fshatin Strelce 
te  Korçes ne maj te vitit 1927 ne familjen e nje kleriku te larte. Vehbiu 
vazhdonte  studimet fetare ne Medresene e Larte Tirane, kur i nderpreu ato 
dhe dhe doli  partizan ne Çeten e Dibres, ku iu mbijetoi dy plagosjeve. Pas 
luftes i mbaroi  studimet ne Fakultetin Histori-Filologji. Vehbi Skenderi 
bashkepunoi me disa  organe te shtypit te asaj kohe. Ne vitet 1955-1956 punoi 
ne revisten Hosteni, ne  vitet 1956-1959 ishte korespondent special ne te 
perditshmen Bashkimi, ndersa  nga viti 1960 deri ne vitin 1967 punoi ne 
revisten Ylli, ku ishte gazetar dhe  anetar i kolegjiumit.  
Perplasjet  e tij me regjimin e kohes dolen hapur ne vitin 1967, kur 
shkruan fejtonin "Klubi  i te qeteve ose Klubi i te lumturve" per Klubin e Lidhjes 
se Shkrimtareve dhe te  Artisteve. 
MOS  IK! 
Poezi  nga VEHBI SKENDERI 
Oh!  Ti po nxiton te shkosh – pa ndenjur mire ne karrike! 
Nuk  po veren ? 
E  mbushe krejt hapesiren bosh. Urbani shkon e vjen! 
Te  iki kush te doje! Qofte kjo macke e vogel, 
Qe  sa ndjeu eren tende nisi te gerhite. 
Te  iki ky trumcak qe po çukit ne xham. (Sikur kumton diçka!) 
Urbani  shkon e vjen. Ka edhe tjeter urban. 
Ti  shkele zjarre perendish! 
Ti  shembe mure qiklopike – te vish ketu tek une. Te flasim pak. 
Te  rrish… te shpleksim qe te dy floket e tu te gjate. 
Te  ikin trenat e vaporet oqeanike. Te iki dhe kjo gjethe 
Ne  humbetiren e pamate. 
Te  rendin ku te duan neper qiell:marsiane, meteore e meteorite. 
Te  iki dhe kjo melodi. Ndonese kete muzike e dua fort. 
Ti  rri edhe pakez. Rri! Mos ik. 
Te  iki dhe ky shi i bute, qe pike-pike mbush dhe oqeane. 
Dhe  keta zogj shtegtare, qe udhetojne larg 
Pa  hipur ne taksira dhe urbane. 
Te  iki dhe kjo ere, qe çapet kaq me frike, sikur po na genjen 
Urbani  shkon e vjen! Mos ik… 
Njeriu  per çdo dite ben zbulime te medha. 
Ne  Galaktike po troket! 
Po  si nuk e shpiku dot ai nje mjet, 
Qe  kete lumturi te gjalle, qe mund te verehet e te preket. 
Ta  ndale ! Mos e lere qe te ike. Mos e lere qe te tretet ! 
Mos  ik! Mos ik! Mos ik! 
 
POETI VEHBI SKËNDERI NË GJENDJE TË  RËNDË SHËNDETËSORE



Geneve -Switzerland : Siç bënë të ditur sot, e Djelë,  06.12.2011, portali 
Voal-online - Familja e poetit Vehbi Skënderi e njofton  opinionin publik, 
veçanërisht të afërmit, miqtë dhe dashamirët se këto ditë  poeti është 
shtruar në spitalin kantonal, në një gjendje të rëndë shëndetësore.  Njëkohësisht, 
familja e poetit i fton të gjithë t'i bashkohen në lutjet e saj  drejtuar 
Zotit që poeti Vehbi Skënderi ta kalojë me sukses edhe këtë betejë  tjetër 
kaq të vështirë. 
Ky portal thotë se poeti Vehbi Demir Skënderi ka lindur në fshatin Strelcë 
të  Korçës në maj të vitit 1927 në familjen e një kleriku të lartë. Vehbiu 
vazhdonte  studimet fetare në Medresenë e Lartë Tiranë, kur i ndërpreu ato 
dhe dhe doli  partizan në Çetën e Dibrës, ku iu mbijetoi dy plagosjeve. Pas 
luftës i mbaroi  studimet në Fakultetin Histori-Filologji. Vehbi Skënderi 
bashkëpunoi me disa  organe të shtypit të asaj kohe. Në vitet 1955-1956 punoi në 
revistën Hosteni, në  vitet 1956-1959 ishte korespondent special në të 
përditshmen Bashkimi, ndërsa  nga viti 1960 deri në vitin 1967 punoi në revistën 
Ylli, ku ishte gazetar dhe  anëtar i kolegjiumit.  
Përplasjet e tij me regjimin e kohës dolën hapur në vitin 1967, kur shkruan 
 fejtonin "Klubi i të qetëve ose Klubi i të lumturve" për Klubin e Lidhjes 
së  Shkrimtarëve dhe të Artistëve. 
MOS IK! 
Poezi nga VEHBI SKËNDERI 



Oh! Ti po nxiton të  shkosh – pa ndenjur mirë në karrike! 
Nuk po vëren  ? 
E mbushe krejt  hapësirën bosh. Urbani shkon e vjen! 
Të iki kush të dojë!  Qoftë kjo mackë e vogël, 
Që sa ndjeu erën  tënde nisi të gërhitë. 
Të iki ky trumcak që  po çukit në xham. (Sikur kumton diçka!) 
Urbani shkon e vjen.  Ka edhe tjetër urban. 
Ti shkele zjarre  perëndish! 
Ti shembe mure  qiklopikë – të vish këtu tek unë. Të flasim pak. 
Të rrish… të  shpleksim që të dy flokët e tu të gjatë. 
Të ikin trenat e  vaporët oqeanikë. Të iki dhe kjo gjethe 
Në humbëtirën e  pamatë. 
Të rendin ku të duan  nëpër qiell:marsianë, meteorë e meteoritë. 
Të iki dhe kjo  melodi. Ndonëse këtë muzikë e dua fort. 
Ti rri edhe pakëz.  Rri! Mos ik. 
Të iki dhe ky shi i  butë, që pikë-pikë mbush dhe oqeane. 
Dhe këta zogj  shtegtarë, që udhëtojnë larg 
Pa hipur në taksira  dhe urbane. 
Të iki dhe kjo erë,  që çapet kaq me frikë, sikur po na gënjen 
Urbani shkon e vjen!  Mos ik… 
Njeriu për çdo ditë  bën zbulime të mëdha. 
Në Galaktikë po  troket! 
Po si nuk e shpiku  dot ai një mjet, 
Që këtë lumturi të  gjallë, që mund të vërehet e të preket. 
Ta ndalë ! Mos e  lërë që të ikë. Mos e lërë që të tretet ! 
Mos ik! Mos ik! Mos  ik!
clip_image001.jpg (image/jpeg, 10.8 KB) - not displayed
clip_image002.jpg (image/jpeg, 83.9 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.