Shokeve tane, Tom Ndojes dhe Sokol Sokolit

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>



 
Shokeve tane, Tom Ndojes dhe Sokol  Sokolit     
 (http://www.aafhsite.com/apps/profile/65371671/) Nga  Visar Zhiti 
Shokeve  tane, TOM NDOJES dhe SOKOL SOKOLIT, njeri nga Shkodra dhe tjetri 
nga Tropoja, qe  u ngriten te paret ne revolten tone ne burgun politik te 
Qafe-Barit e i  pushkatuan. Madje denuan dhe kampin dhe ne ishim te denuarit ne 
nje vend te  denuar.  
…u  hap dheu prape… pirgje si ne bombardime. Rreh kazma mbi gure. Po me 
poshte  ç'rreh, ka ndonje zemer te fshehur? Ç'jane keto gropa, te vdekjes? Dhe 
nuk do te  futin brenda jetet e nderprera, por do te nxjerrin eshtrat e 
atyre jeteve. Varre  te kujteses, kundervarre, thuaj, hije dhe dhembje...  
...bashke  me gropen me te fundit u ça dhe gjoksi. Gulçime te gurta. Nje 
kepuce e kalbur.  Dhe nje tjeter. Si shkohej ne boten e pertejme, zbathur? 
Kepucet - burg te  kembeve.  
…ecje  te thyera. Nje kocke e gjate sa ankthi…  
...bie  me gjunje mbi grumbullin e eshtrave. Ju jeni aty? Vetem kaq? Ti, 
ti, une...  askush nuk eshte me aty... 
...po  une ju njoh, e dime njeri-tjetrit, kemi qene bashke pas telave me 
gjemba, ne  rrjesht, ne urine e madhe. Britmat tuaja ne kryengritjen tone u 
ngriten lart si  dy pisha ne thepsisjen e nje shkembi te zi. I dogjen pishat e 
endrrave...   
...me  dalin ballas fytyrat tuaja mes mjegullave qe rendojne si dheu qe ju 
mbuluan, si  dheu qe po heqim nga eshtrat tuaja, i njejte eshte dhe jo. Kur 
e hidhnin ishte  harrim, tani qe e heqim eshte kujtese. Dhé eshte, dhé, i 
mortjes. E ku e dinim  se do te shikonim kafkat tuaja si akuza. Ah, eshtra 
prape, duhet te jene te  kraheve! E kalbur dora, por sa here i kemi dhene doren 
njeri-tjetrit, te  zhveshur si denimi, si dashuria e gjore, si radiografi 
terri. Ja, keto kocka  ketu me kane ndihmuar te ngre guret, vagonin e rene, 
qe i kemi shtyre si  vujatjen, si arkivolet e kohes. Krahet tuaj te ngritur 
lart mes turmave ende na  therrasin. Kam qene i lidhur me to me te njejte 
prange. Dhe mbetem te lidhur.  Dhe atdheu.  
Nuk  i shoh dot, largojini ato dy kafka! Tuajat jane, por as ju nuk i 
kishit pare, e  pamundur t'i shohesh… syte, ku jane syte? Tuajet, tanet… I njoh 
ata sy, ate  shkendijim te befte drite, qe ndezi zjarrin e zemerimit. 
Buzeqeshjen tuaj e di,  e trishte ishte, e zbehte si frika e mençur, buzeqeshje 
njeriu, gjithsesi. Na  dhembnin nofullat, po kalbeshin fjalet, na qene qene 
zmadhuar mollezat,  dobesoheshim çdo dite bashke me Shqiperine. Na kishit 
menduar ne duke kqyrur  kafkat tuaja? Kjo eshte liria? Llahtar i ftohte, dhembje 
e çjerre nga telat me  gjemba. pafund, Vrima plumbash ne kafke, nga ku 
pikon drita si lotet. Qan dhe  drita. Po si ju pushkatuan ashtu? Kryengritesa 
ishit dhe te rinj. Si ju vrane,  si? Ç'amanet late? E rrafshuan gropen mbi ju, 
mizoret! Qe te mos dallohej krimi.  Korbat klithin epitafe ne ajer.  
Ne  dilnim nga burgu, ju s'mund te dilnit nga varri as fantazma. E varr nuk 
kishit.  Shpirti i zbathur i avitej qiellit, se ja tek jane kepucet e 
kalbura. Nuk  duheshin me. As kepuce nuk ishin, por mashtrime, te shtrembera e te 
shkelura si  ndergjegjet. E si mund te jete liria pa ju? Bubullimat 
perseritnin gjemimin e  armeve. Vetetimat - skelete te Prometeut neper nate, vetem 
te nje çasti,  perflakeshin dhe zhdukeshin prometenjte e vendit tim. Dhe 
shiu pastaj, permbytje  epokash, persiper notonin mekatet si dyer te rena, 
poltrone, ide, pergjegjesira,  biblioteka. Dhe gropa juaj e mbushur me heshtje 
te zeze. Ju nuk vdiqet, ju  vrane. Nuk eshte njelloj gjithsesi. Ju mbetet pa 
vdekje, veç me pluhurin. As  jete nuk kishit. Veç pluhur prape. As 
perjetesi, Perjetesia jane jetet e  bashkuara ne vazhdim, jo me te nderprerat me 
dhune. Dy kafkat tuaja - dy bote te  tjera.  
Para  tyre dridhet bota jone. Prandaj ka shkarje dheu, termete, por dhe 
agime te reja,  jetime. Sikur rrjedhin nga zgavrat bosh te syve... 
Tirane,  qershor 2010
clip_image003.jpg (image/jpeg, 8.6 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.