_kujtim -_
(http://www.ecombase.de/PRO-RC-PANZER//0/video/kujtim/HDXdn6-Trak.html)
Spielzeit: 5:51
Ne kujtim te Dhoksi Pani Tollkos qe u nda nga jeta me 1 Qershor 2011 ne
SHBA. Ishte nder grate e bukura e te mencura dardhare. U martua me Koco
Tollkon, trasheguan dy femije Marjeta, Fredi, dhe niper e mbesa.
tags: _Travel_ (http://www.ecombase.de/PRO-RC-PANZER//0/tag/Travel.html)
_dardhe_ (http://www.ecombase.de/PRO-RC-PANZER//0/tag/dardhe.html) _korce_
(http://www.ecombase.de/PRO-RC-PANZER//0/tag/korce.html) _albania_
(http://www.ecombase.de/PRO-RC-PANZER//0/tag/albania.html) _dardhare_
(http://www.ecombase.de/PRO-RC-PANZER//0/tag/dardhare.html) _grua_
(http://www.ecombase.de/PRO-RC-PANZER//0/tag/grua.html) _pani_
(http://www.ecombase.de/PRO-RC-PANZER//0/tag/pani.html) _dhoksi_
(http://www.ecombase.de/PRO-RC-PANZER//0/tag/dhoksi.html) _tollko_
(http://www.ecombase.de/PRO-RC-PANZER//0/tag/tollko.html) _koco_ (http://www.ecombase.de/PRO-RC-PANZER//0/tag/koco.html)
_Dardhe, Korce - Ne kujtim te Dhoksi Pani Tollkos._
(http://www.ecombase.de/PRO-RC-PANZER//0/video/kujtim/HDXdn6-Trak.html)
(http://www.ecombase.de/PRO-RC-PANZER//0/video/kujtim/HDXdn6-Trak.html)
(http://www.ecombase.de/PRO-RC-PANZER//0/video/kujtim/HDXdn6-Trak.html)
(http://www.ecombase.de/PRO-RC-PANZER//0/video/kujtim/HDXdn6-Trak.html)
(http://video.citimates.com/view?id=HDXdn6-Trak&channel=youtube&a=Dardhe,%20%20Korce%20-%20Ne%20kujtim%20te%20Dhoksi%20Pani%20Tollkos.%20)
_Dardhe, Korce - Ne kujtim te Dhoksi Pani Tollkos. _
(http://video.citimates.com/view?id=HDXdn6-Trak&channel=Youtube&a=Dardhe,%20%20Korce%20-%20Ne%20ku
jtim%20te%20Dhoksi%20Pani%20Tollkos.%20)
Ne kujtim te Dhoksi Pani Tollkos qe u nda nga jeta me 1 Qershor 2011 ne
SHBA. Ishte nder gra_(more)_
(http://video.citimates.com/search.php?query=Korce#more)
Nderroi jetë Dhoksia Pani, e bija e ish kryetarit te Vatrës Vasil Pani
E ndjera ishte motra e Sotir Panit, bije e ish kryetarit te Vatres, Vasil
Pani
Lamtumirë Dhoksit tonë të dashur!
E dashura dhe e paharruara jonë Dhoksi!
Jemi këtu sot për të të dhënë lamtumirën e fundit: Vëllai yt i dashur
Sotiri, familja jote, të afërmit, dardharët e komunitetit dhe ne, shoqet e tua
dardhare.
Ne jemi krenare dhe të nderuara që kemi qënë shoqet e tua, duke na
bashkuar jo vetëm shoqëria, këngët, xibuni e valet e Dardhës, por edhe fati yne i
përbashkët me baballarët ikur kurbetit të pafund. Ne u bëmë krahu i
djathtë i nënave tona të stërmunduara nga punët e rënda të përditshme për të
mbajtur familjen gjallë.
Dhoksi dhe vëllai i saj Sotiri u rritën në një familje të rrallë: Gjyshi
Josif Pani ishte nga të parët dardharë që emigroi në SHBA në vitin 1903. Ai
ishte bir i njerëzve të atij fshati që i ruante si të shenjta ndjenjat
patriotike e liridashëse, të cilat i trashëgonte brez pas brezi. Babai Vasil,
kryetar i shoqërisë “Vatra” në Boston, personalitet i nderuar në të dy
kontinentet, patriot i kulluar, luftëtar besnik i shqiptarizmës, publicist i
shquar, ka lënë gjurmë jo vetëm në komunitetin shqiptaro-amerikan të
Bostonit, por edhe në historinë e Shqipërisë.
Pas vizitës së fundit që bëri në Dardhë, Vasil Pani u largua për në
Amerikë në shkurt 1938 ndërsa në prill të këtij viti lindi Dhoksi, të cilën ai
nuk e preku me dorë, nuk e pa nga afër asnjëherë, vetëm se në fotografi.
Dhoksi e vogël rritej e bashkë me të rritej edhe malli e dashuria për
babanë, që s’e kishte parë asnjëherë. Ajo bënte durim dhe kishte shpresë se
babai do të vinte… Këtë ai ia shkruante në letra. Kur i lexonte letrat e tij,
ajo kuptonte se veç nënave, kishte edhe një njeri tjetër që e donte …dhe
ajo i numëronte ditët e pritjes…Por babai nuk erdhi kurre deri sa mbylli
sytë përgjithnjë…dhe shtëpinë Pani e plakosi zija.
Kur ishte e vogel Dhoksi rrinte më tepër me gjyshen Dhoksia, që e
thërriste “mëma”. Evriviqi ishte vazhdimisht e zënë me punë. Kurse mëma Dhoksia
rrinte ulur te vegja dhe Dhoksi e vogël e ndihmonte me lëmshet. Gjyshja
punonte me shpejtësi dhe e mësonte te mbesen se si endej shqiponja dykrerëshe
në vijat e kuqe të qilimit. Këshilla te vyera i jepte gjyshe Dhoksia mbesës
së vogël, këshilla të vyera që jep çdo gjyshe shqiptare dhe që përbëjnë një
pjesë të karakterit të tyre të patundur.
Në kohën e çupërisë, Dhoksi, e rritur dhe e edukuar në familjen Pani, ka
qenë një nga vajzat më të mira të fshatit dhe përmendej për bukurinë e saj
të rrallë, për zgjuarsinë dhe
finesën.
Dardharja e bukur, pa mbushur moshën 17 vjeç, u takua me dardharin Koço
Tollko, i cili sapo ishte kthyer nga studimet në Moskë. Dy të rinjtë ranë në
dashuri e vendosen shpejt të martoheshin.
Dhoksi, ashtu si dhe disa vajza dardhare para saj, theu zakonin e martesës
me mblesëri, gjë që bëri përshtypje të madhe në farefisin e saj e në
gjithë Dardhën. Pas martesës çifti i ri shkoi në Tiranë. Kishin një martesë të
lumtur, rritën dy fëmijë si pëllumba, Marjetën dhe Alfredin. U martuan
fëmijët e krijuan familjet e tyre.
Dhoksi me Koçon e fëmijët emigruan në Amerikë. Ata te dy ishin prindër e
gjyshër të lumtur…Por vdekja e Kocos që erdhi aq papritur…, e preu
përgjysmë edhe jetën e Dhoksit. Ajo nuk mundi t’i rezistonte dot dhembjes, e cila e
vuri poshtë dramatikisht. Me urtësinë dhe zemërdhembshurinë që e
karakterizonte, ajo e pranoi edhe sfidën e sëmundjes së rëndë, duke kujtuar e duke u
ngushëlluar me dhembjet shpirtërore që patën kaluar më parë gjyshja
Dhoksia dhe nënë Evriviqi.
E dashur Dhoksi,
Ndarja nga jeta në emigracion ka një dhimbje të dyfishtë, kur llogarit
edhe ndarjen nga atdheu i largët. Por ty të përcjellin sot njerëzit më të
dashur të zemrës, bashkëfshatarët e tu, miqtë e të afërmit, ne, shoqet e tua
dardhare, që do të ruajmë gjithnjë kujtimet më të mira, për dashurinë,
urtësine dhe mirësinë që shpërndaje gjatë gjithë jetës tënde.
Familja Pani, në pesë breza patriotësh, përcjell sot Dhoksin, bijën e
shtrenjtë, të dashur e të devotshme për në banesën e saj të fundit.
TË QOFTË I LEHTË DHEU I AMERIKËS, DHOKSI !
I PAHARRUAR KUJTIMI!
Nga Rozi Theohari
Uster, 4 qershor 2011
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.