DASHURIA PËR TURQINË NË MAQEDONI

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
DASHURIA PËR TURQINË NË MAQEDONIPakica turke në Maqedoni ushqen një dashuri
të sinqertë shumë të madhe si për Turqinë, ashtu edhe për Kryeministri
Rexhep Tajip Erdoan, i cili e ka vizituar këtë rajon në fillim të viteve
2000.
Postuar më 20.06.2011 12:51:10 UTC
Përditësuar më 20.06.2011 12:51:10 UTC

Maqedonia është një vend me 2 milionë banorë, 100 mijë prej të cilëve janë
nga pakica turke. Mirëpo në këtë vend ballkanik ka mbi 300 mijë
turqishtfolës...

Pra edhe pse Maqedonia është me qindra kilometra larg, nga aspekti kulturor
ajo është shumë pranë Turqisë...

Pakica turke në Maqedoni ushqen një dashuri të sinqertë shumë të madhe si
për Turqinë, ashtu edhe për Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, i cili e ka
vizituar këtë rajon në fillim të viteve 2000.

Partia Demokratike Turke e Maqedonisë, e cila përfaqëson pakicën turke në
këtë vend, është një prej shembujve të kësaj dashurie.

Ky subjekt politik zuri sërish vend në qeverinë e koalicionit të formuar pas
zgjedhjeve të përgjithshme të 5 qershorit 2011. Kurse flamuri i partisë
është shembulli më i qartë i dashurisë për Turqinë. Ndërmjet gjysmëhënës dhe
yllit të flamurit turk gjenden inicialet e Partisë Demokratike Turke e
Maqedonisë.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke e Maqedonisë, Kenan Hasip tërhoqi
vëmendjen se kjo dashuri është theksuar akoma më shumë gjatë vizitës që
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan realizoi në Ballkan pas detyrës
së Kryetarit të Bashkisë Metropolitane të Stambollit.

"Ai i shtrëngoi dorën të gjithëve këtu. Siç e dini, të hysh mes një populli
të përmalluar prej vitesh për Turqinë, të dëgjosh hallet, problemet e tyre
dhe t'u shtrëngosh këtyre njerëzve dorën, është një ngjarje e madhe. Këta
njerëz nuk kanë për ta harruar kurrë këtë gjë", u shpreh Kenan Hasip.

Në fakt kjo u vu re edhe në zgjedhjet e 5 qershorit. Në fushatë elektorale
përpara zgjedhjeve dhe në festimet pas tyre, në plan të parë doli dashuria
për Turqinë dhe Kryeministrin Erdoan. Madje kjo dashuri është aq e theksuar,
sa që edhe përpara zyrave elektorale të partive shqiptare ishin vendosur
fotografi të Erdoanit për të marrë vota edhe nga zgjedhësit me origjinë
turke.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.