Kara DioGuardi sjelle bestsellerin jetesor,mes emigranteve italiane dhe shqiptar
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Kara DioGuardi sjelle bestsellerin jetesor, mes emigranteve italiane dhe shqiptarve ne New York BEQIR SINA, New York Kara ishte vetem 12 vjeç, kur ajo fitoi besimin e te kenduarit ne Waldolf-Astoria Hotel Manhattan ne 1983 para 1.000 njerezeve ne nje feste te Dites se Kolombit, ku aktoria e madhe Sofia Loren ishte Grand Marshall - dhe e ftoi Karen, qe te kendoi ne skene se bashku me Sofia Loren" NEW YORK CITY : Kara DioGuardi, e bija e veprimtarit te shquar shqiptaro-amerikan dhe ish-kongresistit Joseph DioGuardi Presidentit te parit lob shqiptare ne Shtetet e Bashkauara, Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, eshte duke mbajtur nje turne me librin e saj te titulluar "Nje note teper e larte: Si mbijetova ne jete, ne dashuri dhe ne American Idol". Nje liber biografike, ky, i shkruar vetem me kujtime origjinale interesante nga jeta e saj, qe fillojne prej nga femijeria, shkolla, puna dhe majat e suksesit si nje artiste e njohur Amerikane. Ajo shkruan per te kaluaren e saj, se si ajo ishte rritur ne femini, per muzike, dhe deri ne gjyqtare ne American Idol. Te gjitha keto ne librin e saj tingellojn si nje diçka super interesante, por arritja e saj si gjyqetare ne sesionet 8 -9 ne American Idol ka kapluar thelle mendjen dhe zemren e saj ashtu siç e pershkruan ajo ne liber. Ajo shkruanj se Simon Cowell e beri ate te ndihet mjaft e pasigurt ... ajo ka shkruar, "Isha duke e urryer veten per te kerkuar miratimin e tij ne çdo gje." Mbas promovimit te ketij libri ne Bookends, nje librari vjeter dhe e pavarur ne qytetin Ridgewood, New Jersey, turneu me librin e Kara DioGuardit, ka vijuar me pase ne disa qytete te tjera amerikane, me intervista dhe biseda ne televizionet, radiot dhe revistat e gazetat me prestigjoze ne SHBA, deri sa javen e kaluar me librin "Nje note teper e larte: Si mbijetova ne jete, ne dashuri dhe ne American Idol" ajo u prezantua ne New York, si mysafire e Fondacionit te Qytetarve Kolombus, ne mesin e italianeve dhe shqiptarve te Amerikes . Babai i saj Joseph J. DioGuardi, nje ish kongresmen republikan i New Yorkut, i cili tani jeton ne Ossining, kishte ardhur ne kete prezantim te librit te bijes se tij - ne Fondacionin e Qytetarve Kolombus, se bashku me gruan e tij Sherly Cloyes - DioGuardi, vellane , motrat, djalin dhe pjestare te tjere te familjes DioGuardi ne Amerike. Se bashku me Dioguardin, ne shenje respekti per librin e bijes se tij moren pjese edhe nje grup i madh shqiptaresh, anetare keta te bordit te Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, me gjithe familjet e tyre. DioGuardi, kesaj rradhe kishte pergatitur nje suprize te veçante per te pranishmit dhe vajzen e tij. Ai kishte sjell dhe vendosur ne nje kend te salles, Fondacionit te Qytetarve Kolombus, nje poster te madh me fotografin e Kara DioGuardit me artisten e fameshme italiane Sofia Loren, e cila binte ne sy ngado qe te shikoje. DioGuardi, duke iu treguar te pranishmeve posterin me fotografine, u tha atyre se " e bija Kara ishte vetem 12 vjeç, kur ajo fitoi besimin e te kenduarit ne Waldolf-Astoria Hotel Manhattan ne 1983 para 1.000 njerezve ne nje feste te Dites se Kolombit, ku aktoria e madhe Sofia Loren ishte Grand Marshall - dhe e ftoi Karen, qe te kendoi ne skene se bashku me Sofia Loren, dhe une i kerkova qe t'a fotografoja" Presidenti i Fondacionit te Qytetarve Kolombus Frank Fusaro, foli per biografine e Kara DioGuardit, duke e lidhur ate me origjinen e saj - e cila tha ai ka prejardhjen e saj nga nje fshate Arbereshe(Shqiptare) - qe quhet katundi Greci ne jug te Italise. Nderkaq qe Fondacioni i Qytetarve Kolombus, e nderoi Kara DioGuardin me nje çertifikat nderi e cila u jepet italiano - amerikaneve me te suskseshem ne SHBA. Kara DioGuardi, tha zoti Fusaro, ka lindur ne Ossining, New York, ajo eshte me prejardhje arbereshe (shqiptare) dhe italiane, e besimit katolik. Babai i saj eshte ish-kongresmeni republikan Joseph J. DioGuardi. Kara DioGuardi, theksoi ai eshte nje kusherire e shtate, me Regis Philbin nje personalitet dhe veteran i njohur i Televizionit Amerikan. Carol ka qene nena e saj e cila vdiq ne 1997 pas nje beteje te gjate 7-vjeçare me semundjen e kancerit ovarian. Kara DioGuardi, u rrit ne zonat periferike te New Rochelle, New York, ne Woods Wilmot Si femije ajo mori pjese ne foshnjore ne shkollen Immaculate Heart of Mary Catholic School ne Scarsdale, New York, per te ndjekur me pase Shkollen e magjistratures ne Dobbs Ferry, New York, para se kishte per te fituar nje diplome ne shkenca politike ne Universitetin Duke. Mbasi ajo u diplomua nga kolegji, ajo ka punuar per revisten Billboard si asistente me Timothy White dhe Howard Lander dhe me vone si nje perfaqesuese e shitjes se reklamave. Nderkohe autoria e librit "Nje note teper e larte: Si mbijetova ne jete, ne dashuri dhe ne American Idol", Kara DioGuardi, foli me shume ne ate qe eshte dhe pjesa me kryesore ne librin e saj. Pra, kaptinat per pervojen e saj sfiduese ne marrjen e "detyres" si anetare e jurise se emisionit me popullor ne SHBA "American Idol" dhe largimin e polarizuar. Ketu ajo u rrefye se si u be gjyqtare, ne saj - te pervojes si nje kompozitore, si nje kengetare, si nje tekstshkruajtese dhe me pas, e futi veten ne qender te vemendjes verbuese te nje prej serialeve me te suksesshme ne historine e SHBA, ne televizion. Ne liber, ne nje kapitull te saj - ajo shkruan se edhe pse ajo nuk eshte me pjese e "American Idol" dhe angazhimin ne serialin e ri ne kanalin televiziv Bravo, ku ajo do te kete rolin ne "Platinum Hit", premiera e te cilit ka filluar te shfaqet ne fund te majit. Perveç kesaj, Kara DioGuardi foli edhe per femijerine e saj, vdekjen e parakohshme nga kanceri ovarian ne vitin 1997 te se emes, e cila, ja la rolin e babait te saj Joe DioGuardit, i cili, siç tha ajo ka meritat e veta ne formimin e saj. Libri i Kara DioGuardit"Nje note teper e larte: Si mbijetova ne jete, ne dashuri dhe ne American Idol" eshte i mbushur me tregime te paharrueshme dhe frymezuese, dale nga zemra dhe llogoret e biznesit, jetes, dhe botes se argetimit Artistja e njohur amerikane Kara DioGuardi, gjate ketij promovimi ka nenshkruar çdo kopje te librit te saj dhe ka dale ne fotografi me anetaret e familjes, grupin e shqiptareve dhe fansat, shumica te rinje e te reja. Promovimi i librit A Helluva High Note: Surviving Life, Love, and American Idol - Kara DioGuardi, eshte mbuluar nga media prestigjoze amerikane qe mbulojne jeten kulturore e artistike, si revista Rolling Stone, dhe televizioni i Hollivudit, "Access Hollywood". Kara DioGuardi sjellë bestsellerin jetësor, mes emigrantëve italianë dhe shqiptarve në New York BEQIR SINA, New York Kara ishte vetëm 12 vjeç, kur ajo fitoi besimin e të kënduarit në Waldolf-Astoria Hotel Manhattan në 1983 para 1.000 njerëzëve në një festë të Ditës së Kolombit, ku aktoria e madhe Sofia Loren ishte Grand Marshall - dhe e ftoi Karën, që të këndoi në skenë së bashku me Sofia Loren" NEW YORK CITY : Kara DioGuardi, e bija e veprimtarit të shquar shqiptaro-amerikan dhe ish-kongresistit Joseph DioGuardi Presidentit të parit lob shqiptarë në Shtetet e Bashkauara, Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, është duke mbajtur një turne me librin e saj të titulluar "Një notë tepër e lartë: Si mbijetova në jetë, në dashuri dhe në American Idol". Një libër biografikë, ky, i shkruar vetëm me kujtime origjinale interesante nga jeta e saj, që fillojnë prej nga fëmijëria, shkolla, puna dhe majat e suksesit si një artiste e njohur Amerikane. Ajo shkruan për të kaluarën e saj, se si ajo ishte rritur në fëmini, për muzikë, dhe deri në gjyqtare në American Idol. Të gjitha këto në librin e saj tingëllojn si një diçka super interesante, por arritja e saj si gjyqëtare në sesionet 8 -9 në American Idol ka kapluar thellë mendjen dhe zemrën e saj ashtu siç e përshkruan ajo në libër. Ajo shkruanj se Simon Cowell e bëri atë të ndihet mjaft e pasigurt ... ajo ka shkruar, "Isha duke e urryer veten për të kërkuar miratimin e tij në çdo gjë." Mbas promovimit të këtij libri në Bookends, një librari vjetër dhe e pavarur në qytetin Ridgewood, New Jersey, turneu me librin e Kara DioGuardit, ka vijuar më pasë në disa qytete të tjera amerikane, me intervista dhe biseda në televizionet, radiot dhe revistat e gazetat më prestigjoze në SHBA, deri sa javën e kaluar me librin "Një notë tepër e lartë: Si mbijetova në jetë, në dashuri dhe në American Idol" ajo u prezantua në New York, si mysafire e Fondacionit të Qytetarve Kolombus, në mesin e italianëve dhe shqiptarve të Amerikës . Babai i saj Joseph J. DioGuardi, një ish kongresmen republikan i New Yorkut, i cili tani jeton në Ossining, kishte ardhur në këtë prezantim të librit të bijës së tij - në Fondacionin e Qytetarve Kolombus, së bashku më gruan e tij Sherly Cloyes - DioGuardi, vëllanë , motrat, djalin dhe pjestarë të tjerë të familjes DioGuardi në Amerikë. Së bashku me Dioguardin, në shenjë respekti për librin e bijës së tij morën pjesë edhe një grup i madh shqiptarësh, anëtarë këta të bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, me gjithë familjet e tyre. DioGuardi, kësaj rradhe kishte përgatitur një suprizë të veçantë për të pranishmit dhe vajzën e tij. Ai kishte sjell dhe vendosur në një kënd të sallës, Fondacionit të Qytetarve Kolombus, një poster të madh me fotografin e Kara DioGuardit me artisten e famëshme italiane Sofia Loren, e cila binte në sy ngado që të shikoje. DioGuardi, duke iu treguar të pranishmëve posterin me fotografinë, u tha atyre se " e bija Kara ishte vetëm 12 vjeç, kur ajo fitoi besimin e të kënduarit në Waldolf-Astoria Hotel Manhattan në 1983 para 1.000 njerëzve në një festë të Ditës së Kolombit, ku aktoria e madhe Sofia Loren ishte Grand Marshall - dhe e ftoi Karën, që të këndoi në skenë së bashku me Sofia Loren, dhe unë i kërkova që t'a fotografoja" Presidenti i Fondacionit të Qytetarve Kolombus Frank Fusaro, foli për biografinë e Kara DioGuardit, duke e lidhur atë me origjinën e saj - e cila tha ai ka prejardhjen e saj nga një fshatë Arbereshë(Shqiptarë) - që quhet katundi Greci në jug të Italisë. Ndërkaq që Fondacioni i Qytetarve Kolombus, e nderoi Kara DioGuardin me një çertifikat nderi e cila u jepet italiano - amerikanëve më të suskseshëm në SHBA. Kara DioGuardi, tha zoti Fusaro, ka lindur në Ossining, New York, ajo është me prejardhje arbëreshe (shqiptare) dhe italiane, e besimit katolik. Babai i saj është ish-kongresmeni republikan Joseph J. DioGuardi. Kara DioGuardi, theksoi ai është një kushërirë e shtatë, me Regis Philbin një personalitet dhe veteran i njohur i Televizionit Amerikan. Carol ka qënë nëna e saj e cila vdiq në 1997 pas një beteje të gjatë 7-vjeçare me sëmundjen e kancerit ovarian. Kara DioGuardi, u rrit në zonat periferike të New Rochelle, New York, në Woods Wilmot Si fëmijë ajo mori pjesë në foshnjore në shkollën Immaculate Heart of Mary Catholic School në Scarsdale, New York, për të ndjekur më pasë Shkollën e magjistraturës në Dobbs Ferry, New York, para se kishte për të fituar një diplomë në shkenca politike në Universitetin Duke. Mbasi ajo u diplomua nga kolegji, ajo ka punuar për revistën Billboard si asistente me Timothy White dhe Howard Lander dhe më vonë si një përfaqësuese e shitjes së reklamave. Ndërkohë autoria e librit "Një notë tepër e lartë: Si mbijetova në jetë, në dashuri dhe në American Idol", Kara DioGuardi, foli më shumë në atë që është dhe pjesa më kryesore në librin e saj. Pra, kaptinat për përvojën e saj sfiduese në marrjen e "detyrës" si anëtare e jurisë së emisionit më popullor në SHBA "American Idol" dhe largimin e polarizuar. Këtu ajo u rrëfye se si u bë gjyqtare, në saj - të përvojës si një kompozitore, si një këngëtare, si një tekstshkruajtëse dhe më pas, e futi veten në qendër të vëmendjes verbuese të një prej serialeve më të suksesshme në historinë e SHBA, në televizion. Në libër, në një kapitull të saj - ajo shkruan se edhe pse ajo nuk është më pjesë e "American Idol" dhe angazhimin në serialin e ri në kanalin televiziv Bravo, ku ajo do të ketë rolin në "Platinum Hit", premiera e të cilit ka filluar të shfaqet në fund të majit. Përveç kësaj, Kara DioGuardi foli edhe për fëmijërinë e saj, vdekjen e parakohshme nga kanceri ovarian në vitin 1997 të së ëmës, e cila, ja la rolin e babait të saj Joe DioGuardit, i cili, siç tha ajo ka meritat e veta në formimin e saj. Libri i Kara DioGuardit"Një notë tepër e lartë: Si mbijetova në jetë, në dashuri dhe në American Idol" është i mbushur me tregime të paharrueshme dhe frymëzuese, dalë nga zemra dhe llogoret e biznesit, jetës, dhe botës së argëtimit Artistja e njohur amerikane Kara DioGuardi, gjatë këtij promovimi ka nënshkruar çdo kopje të librit të saj dhe ka dalë në fotografi me anëtarët e familjes, grupin e shqiptarëve dhe fansat, shumica të rinjë e të reja. Promovimi i librit A Helluva High Note: Surviving Life, Love, and American Idol - Kara DioGuardi, është mbuluar nga media prestigjoze amerikane që mbulojnë jetën kulturore e artistike, si revista Rolling Stone, dhe televizioni i Hollivudit, "Access Hollywood".
Joe027.JPG
(image/jpeg, 32.5 KB) - not displayed
Joe033.JPG
(image/jpeg, 54.9 KB) - not displayed
Joe035.JPG
(image/jpeg, 40.7 KB) - not displayed
Joe044.JPG
(image/jpeg, 35.9 KB) - not displayed
Joe048.JPG
(image/jpeg, 52.7 KB) - not displayed
Joe071.JPG
(image/jpeg, 38.8 KB) - not displayed
Joe082.JPG
(image/jpeg, 38.9 KB) - not displayed
Joe118.JPG
(image/jpeg, 39.5 KB) - not displayed
Joe152.JPG
(image/jpeg, 38.1 KB) - not displayed
Joe175.JPG
(image/jpeg, 35.1 KB) - not displayed
Joe219.JPG
(image/jpeg, 41.6 KB) - not displayed
Joe232.JPG
(image/jpeg, 47.8 KB) - not displayed
Joe237.JPG
(image/jpeg, 44.2 KB) - not displayed
Joe007.JPG
(image/jpeg, 33 KB) - not displayed
Joe011.JPG
(image/jpeg, 37.3 KB) - not displayed
Joe012.JPG
(image/jpeg, 39 KB) - not displayed