Shoqata Atdhetare Dibra apelon per regjistrimin e dibraneve ne SHBA

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Shoqata  Atdhetare Dibra apelon per regjistrimin e dibraneve ne SHBA 
BEQIR  SINA, New York 
Shoqata  Atdhetare Dibra, e cila, vepron ne SHBA thekson se humbja e nje 
deputeti ne  diaspore ishte rezultat i mos regjistrimit te tyre ne vendet ku  
jetojne 
 
STATEN  ISLAND NYC :  “Apelojme tek te gjithe ju te nderuar bashkevendes qe 
te regjistroheni, pra qe  ju dhe institucionet tona ne vendlindje ta dine, 
te pakten numrin e perafert te  dibraneve dhe per te nxjerr ne zgjedhjet e 
ardhshme numrin e votuesve, dibran ne  diaspore. 
Ku siç e dini me ligjin e ri te Maqedonise , diaspore jo vetem qe ka te  
drejte te votoje por ka te drejte te kete edhe deputetin e saj nga diaspora  
perkatesisht nga SHBA - Kanada, ku mendohet se jetojne me shume se 15 mije  
dibrane”, thuhet ne njoftimin e Shoqates Atdhetare Dibra  (SHAD). 
Ne thirrjen e saj per regjistrimin e komunitetit dibran, Shoqata Atdhetare 
Dibra  thekson se "ka ardhur koha dhe e lypen nevoja qe te ndihmojme: 
vetveten,  njeri-tjetrin dhe Dibren e mbetur jetime". 
“Fatkeqesisht shkas i mosregjistrimit, shqiptaret humben deputetet e 
diaspores  ne Evrope dhe SHBA e Kanada per ne Parlamentin Maqedonise. Keta 
deputete u  humben vetem sepse shqiptaret nuk ishin te regjistruar. Vetem 84 vota 
ishin te  shqiptareve ne SHBA dhe Kanada, çka absolutisht nuk i pershtatet 
realitetit me  numrin e shqiptareve”, thuhet me tej ne njoftim.  
Ne kuadrin e regjistrimeve zyrtare te shqiptareve ne Shqiperi, Kosove, 
Maqedoni,  Mal te Zi, Shoqata Atdhetare Dibra per dibranet ne Amerike ka 
prezantuar nje  projekt te iniciuar nga dhjetera familje dibrane ne SHBA, te cilet 
kerkojne  regjistrimin e popullsise dibrane ne Amerike. 
Kjo shoqate ne nje njoftim elektronik nepermjet web faqes se saj u 
drejtohet te  gjithe dibraneve ne Amerike, te mos e humbasin kete rast per t'u 
regjistruar.   
Shoqata Atdhetare Dibra, gjithashtu, ju mundeson qe regjistrimin t'a beni 
duke  klikuar ne formularin per regjistrim ne faqen e internetit 
_http://www.jotform.com/form/11663557453_ (http://www.jotform.com/form/11663557453)   .
clip_image001.jpg (image/jpeg, 104.7 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.