Marshi i shqiptareve ne zemer te Nju -Jorkut
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Dita e imigracionit ne New York, u shenua me nje marshim paraden e Fondacionit Nderkombetar i Imigracionit - BEQIR SINA, New York Megjithse, nje grup i vogel - por, edhe kesaj rradhe flamuri kuq e zi - dhe simbolet tona kombetare terhoqen vemendjen e njujorkezve NEW YORK CITY : - Nje dite e shtune, e fundit kjo te javes se muajit qershor, eshte e caktuar nga Fondacioni Nderkombetar i Imigracionit - International Immigrants Foundation, qe grupe te ndryshme emigrantesh nga e gjithe bota, te marshojne ne nje nga sheshet me te njohura te qytetit te New York-ut, Ave 6-te, ne perpjekje per te ruajtur trashegimisine, kulturen dhe traditen e bukur kombetare, te çdo populli. Kesaj rradhe si ralle ndonjehere, prej se kur ka filluar te mbahet kjo parade kushtuar imigranteve nga e gjithe bota, u vu re se pjesmarrja ishte mjaft e ulet per nga numeri i marshuesve dhe vendevev pjesmarrese- Kjo, pjesmarrje kaq e dobet, vlene te theksohet se nuk ishte vetem per komunitetin shqiptare, por, vihej re edhe per komunitetet e tjera, shume me te medha sesa ne shqiptaret. Kjo, thane organizatoret e kesaj parade, ka ardhur si rezultat i disa problemeve qe Fondacioni Nderkombetar i Imigracionit - International Immigrants Foundation, ka pasur kohet e fundit me qeverine federale, lidhur me disa nga akuzat e ngritura ndaj tyre, per perdorimin e fondeve nga ana e Presidentit te ketij fondacioni Eduardo Juarez. Problemet kan qene aq te medha mes drejtesise dhe Fondacionit Nderkombetar i Imigracionit - International Immigrants Foundation, sa qe edhe vitin e kaluar, kjo parade madheshtore nuk u mbajte. Nderkohe, qe kete vite, pra dje vendet pjesmarrese u njoftuan vetem para nje jave. Kjo beri qe pjesmarrja, dje nga ajo e viteve te kaluara me nga 40 dhe 50 shtete qe merrnin pjese nga te pese kontinetet, me dhjetra e mijera marshues, te bjere ne pese shtete, kesaj rradhe. Parada Fondacioni Nderkombetar i Imigracionit - International Immigrants Foundation "nuk muguan te pakten shqiptaret!". Flamuri i Kosoves, dhe ai kombetare, kuq e zi, mbahej ne duart e nje grupi me djem dhe vajza te reja te veshura me bluzat e kuqe, me shqiponjen dykrenare ne gjoks, te cilat vallezonin e kendonin nen tigujt e kengeve e valleve popullore, pergjate rruges, duke perfaqesuar ne kete marshe nderkombetar, ngjyrat tona kombetare, dhe duke terhequr sado pak vemendjen e turisteve te huaj dhe kalimtarve, qe po ndiqnin paraden. Marshi i shqiptareve ne zemer te New York-ut, kesaj rradhe u organizua nga aktivistet te nje grupi te vogel te rinjesh e te reja shqiptare, ne New York, e shtetet per rreth tij - te "pagezuar" me emrin Albanian Roots - Rrenjet Shqiptare. Ky organizim i ri i ketyre aktivisteve, me ne krye Marko Kepin, shumica e tyre studente e studente nga universitet dhe kolegjet amerikane, eshte pjese e nje thirrje mbarekombetare, qe gati per çdo vjet kan bere shoqatat e organizatat e tjera te komunitetit, ne kete parade. Ose, si nje thirrje per aktivitete gjitheperfshirese, artistike, kulturore, dhe sportive te imigracionit, nga komuniteti shqiptare. Organizata e studenteve shqiptaro amerikan Albanian Roots - Rrenjet Shqiptare.thote se" Vizioni yne eshte nje mision afatgjate, duke kontribuar sa me shume qe te jete e mundur per forcimin e komunitetit shqiptaro-amerikan, ne te cilen ne bejme pjese aktive, pothuajse ne çdo evenimet kombetar., Ne thone Albanian Roots - Rrenjet Shqiptare, jemi duke u perpjekur per te promovuar kulturen dhe traditen me te me mire te vendit tone. Ne punojme qe keto ngjarje, sado simbolike ne dukje, mund te ndikojne ne çdo forme pozitivisht edhe tek komuniteti yne ne kete qytet te madh, metropolin e botes. Ne duke mbajtur me krenari flamurin kuq e zi, dhe veshjet me simbole kombetare, mund te behemi frymezim edhe per bashkemoshataret e tjere kudo qe ata jetojne ne mbare boten, per te mbajtur gjalle flaken shqiptare dhe ndjenjen se forte, se kudo qe jemi - jemi shqiptare. Keto ngjarje jane per ne, nje lidhje te forte, qe mund te na forcoje lidhjet neprmjet njeritjetrit, nje menyre apo ne nje tjeter me gjithe komunitetin tone, te gjithe bashkemoshataret tane, shqiptare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Mali i Zi dhe Çameria, musliman, katolik, orthodoks e bektashllinje, ne mendojme se flamuri kuq e zi na bashkone edhe me shume si shqiptare Dita e imigracionit në New York, u shënua me një marshim paradën e Fondacionit Ndërkombëtar i Imigracionit - BEQIR SINA, New York Megjithse, një grup i vogël - por, edhe kësaj rradhe flamuri kuq e zi - dhe simbolet tona kombëtare tërhoqën vëmëndjen e njujorkezve NEW YORK CITY : - Një ditë e shtunë, e fundit kjo të javës së muajit qershor, është e caktuar nga Fondacioni Ndërkombëtar i Imigracionit - International Immigrants Foundation, që grupe të ndryshme emigrantësh nga e gjithë bota, të marshojnë në një nga sheshet më të njohura të qytetit të New York-ut, Ave 6-të, në përpjekje për të ruajtur trashëgimisinë, kulturën dhe traditën e bukur kombëtare, të çdo populli. Kësaj rradhe si rallë ndonjëherë, prej se kur ka filluar të mbahet kjo paradë kushtuar imigrantëve nga e gjithë bota, u vu re se pjesmarrja ishte mjaft e ulët për nga numëri i marshuesve dhe vendevev pjesmarrëse- Kjo, pjesmarrje kaq e dobët, vlenë të theksohet se nuk ishte vetëm për komunitetin shqiptarë, por, vihej re edhe për komunitetet e tjera, shumë më të mëdha sesa ne shqiptarët. Kjo, thanë organizatorët e kësaj parade, ka ardhur si rezultat i disa problemeve që Fondacioni Ndërkombëtar i Imigracionit - International Immigrants Foundation, ka pasur kohët e fundit me qeverinë federale, lidhur me disa nga akuzat e ngritura ndaj tyre, për përdorimin e fondeve nga ana e Presidentit të këtij fondacioni Eduardo Juarez. Problemet kan qënë aq të mëdha mes drejtësisë dhe Fondacionit Ndërkombëtar i Imigracionit - International Immigrants Foundation, sa që edhe vitin e kaluar, kjo paradë madhështore nuk u mbajtë. Ndërkohë, që këtë vitë, pra dje vendet pjesmarrëse u njoftuan vetëm para një jave. Kjo bëri që pjesmarrja, dje nga ajo e viteve të kaluara me nga 40 dhe 50 shtete që merrnin pjesë nga të pesë kontinetet, me dhjetra e mijëra marshues, të bjerë në pesë shtete, kësaj rradhe. Parada Fondacioni Ndërkombëtar i Imigracionit - International Immigrants Foundation "nuk muguan të paktën shqiptarët!". Flamuri i Kosovës, dhe ai kombëtarë, kuq e zi, mbahej në duart e një grupi me djem dhe vajza të reja të veshura me bluzat e kuqe, me shqiponjën dykrenare në gjoks, të cilat vallëzonin e këndonin nën tigujt e këngëve e valleve popullore, përgjatë rrugës, duke përfaqësuar në këtë marshë ndërkombëtar, ngjyrat tona kombëtare, dhe duke tërhequr sado pak vëmendjen e turistëve të huaj dhe kalimtarve, që po ndiqnin paradën. Marshi i shqiptarëve në zemër të New York-ut, kësaj rradhe u organizua nga aktivistët të një grupi të vogël të rinjësh e të reja shqiptarë, në New York, e shtetet për rreth tij - të "pagëzuar" me emrin Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare. Ky organizim i ri i këtyre aktivistëve, me në krye Marko Kepin, shumica e tyre studentë e studente nga universitet dhe kolegjet amerikane, është pjesë e një thirrje mbarëkombëtare, që gati për çdo vjet kan bërë shoqatat e organizatat e tjera të komunitetit, në këtë paradë. Ose, si një thirrje për aktivitete gjithëpërfshirëse, artistike, kulturore, dhe sportive të imigracionit, nga komuniteti shqiptarë. Organizata e studentëve shqiptaro amerikan Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare.thotë se" Vizioni ynë është një mision afatgjatë, duke kontribuar sa më shumë që të jetë e mundur për forcimin e komunitetit shqiptaro-amerikan, në të cilën ne bëjmë pjesë aktive, pothuajse në çdo evenimet kombëtar., Ne thonë Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare, jemi duke u përpjekur për të promovuar kulturën dhe traditën më të më mirë të vendit tonë. Ne punojmë që këto ngjarje, sado simbolike në dukje, mund të ndikojnë në çdo formë pozitivisht edhe tek komuniteti ynë në këtë qytet të madh, metropolin e botës. Ne duke mbajtur me krenari flamurin kuq e zi, dhe veshjet me simbole kombëtare, mund të bëhemi frymëzim edhe për bashkëmoshatarët e tjerë kudo që ata jetojnë në mbarë botën, për të mbajtur gjallë flakën shqiptare dhe ndjenjën se fortë, se kudo që jemi - jemi shqiptarë. Këto ngjarje janë për ne, një lidhje të fortë, që mund të na forcojë lidhjet nëprmjet njëritjetrit, një mënyrë apo në një tjetër me gjithë komunitetin tonë, të gjithë bashkëmoshatarët tanë, shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Mali i Zi dhe Çamëria, musliman, katolik, orthodoks e bektashllinjë, ne mendojmë se flamuri kuq e zi na bashkonë edhe më shumë si shqiptarë
parada012.JPG
(image/jpeg, 45.5 KB) - not displayed
parada027.JPG
(image/jpeg, 54.6 KB) - not displayed
parada036.JPG
(image/jpeg, 53.7 KB) - not displayed
parada037.JPG
(image/jpeg, 50.9 KB) - not displayed
parada043.JPG
(image/jpeg, 45.8 KB) - not displayed
parada047.JPG
(image/jpeg, 39.2 KB) - not displayed
parada061.JPG
(image/jpeg, 50.6 KB) - not displayed
parada064.JPG
(image/jpeg, 49.6 KB) - not displayed
parada066.JPG
(image/jpeg, 47 KB) - not displayed
parada068.JPG
(image/jpeg, 51.3 KB) - not displayed
parada070.JPG
(image/jpeg, 52.8 KB) - not displayed
parada072.JPG
(image/jpeg, 45.5 KB) - not displayed
parada084.JPG
(image/jpeg, 57.5 KB) - not displayed
parada085.JPG
(image/jpeg, 33.7 KB) - not displayed