Nju Jork, perkujtohet 67 - Vjetori i ge nocidit grek ndaj Shqiptareve te Çamerise
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Ne Nju Jork, perkujtohet 67 - Vjetori i genocidit grek ndaj Shqiptareve te Çamerise NEW YORK CITY : (INA) Ne kuader te perkujtimit vjetor te genocidit grek ndaj shqiptareve te Çamerise, me daten 25 Qershor 2011, Organizata Shqiptaro Amerikane Çameria organizoi ne ambientet e universitetit te New York-ut nje seminar per 27 Qershorin e vitit 1944 ku gjenerali famekeq Napoleon Zervas ushtroi krime makabre ndaj popullsise se pafajshme shqiptare nga krahina e Çamerise. Ne kete eveniment qe u organizua per çeshtjen çame dhe sfidat qe ka hasur deri ne ditet e sotme ne arenen nderkombetare dhe ate kombetare, bashkepunuan Organizata Shqiptaro-Amerikane Çameria me Forumin Shqiptaro-Amerikan per Demokraci. Gjithashtu kish te ftuar dhe pjesemarres nga shume organizata dhe shoqata shqiptaro-amerikane, intelektuale, patriote dhe dashamires qe perbejne shoqerine civile te Komunitetit Shqiptar ne Amerike. Ne shenje respekti u mbajt nje minute heshtje per te perkujtuar ato gra, femije, pleq dhe burra te pafajshem qe u masakruan dhe u debuan nga qeveria greke. Seminarin e hapi sekretari i pergjithshem i Organizates z. Sali Bollati, i cili eshte i mbijetuar ketij genocidi. Ai foli per udhetimin ne kujtese, historine dhe kalvaret e komunitetit Çam qe nga debimi i dhunshem i qeverise greke ndaj popullsise shqiptare nga trojet e tyre e deri ne periudhen e regjimit komunist. Temat qe pasuan ishin “Çameria dje dhe sot, sfidat dhe perspektivat demokratike te çeshtjes çame ne shekullin XXI" dhe “Çamet ne politiken shqiptare” ku u diskuta situata aktuale e çeshtjes çame ne vijim te demokracise nga vitet 90-te deri me sot. Keto tematika u shtjelluan nga zoterinjte Enkel Daljani dhe Grid Rroji te cilet kane punuar ne organizmat qeveritare te Shqiperise. Ata diskutuan faktet, problemet dhe arritjet e kesaj çeshtjeje. Me pas ne kete tubim fjalen e mbajti kryetari i Organizates Shqiptaro-Amerikane z. Endri Merxhushi i cili diskutoi qellimet e kesaj organizate per zgjidhjen e çeshtjes çame, per ta sensibilizuar ate ne publikun Amerikan, dhe ne bashkepunim me organet joqeveritare por edhe me senatore dhe kongresmene te ndryshem qe i kane dhene interes dhe perkushtim kesaj çeshtjeje shqiptare si nje çeshtje per te drejtat e mohuara te njeriut. Z. Merxhushi permendi dhe nevojen per bashkepunim te plote me te gjithe organizatat Shqiptaro Amerikane per çeshtjen kombetare çame dhe per ta sensibilizuar ate ne organizmat Amerikane qe te njihet genocidi barbar nga ushtria greke dhe krimet saj por edhe shkeljet e fundit me moslejimin e shtetasve shqiptare te lindur ne Çameri. Gjithashtu ai theksoi se seminari u zhvillua ne ambiente akademike sepse Organizata Shqiptaro-Amerikane Çameria ka krijuar nje program qe ta ngrije çeshtjen çame ne nivel akademike dhe ne organizata hulumtuese per nje zgjidhje jokonfliktuale. Organizata Çameria ka si parim kryesor te realizoje keto qellime: 1. Shteti Grek te njohe dhe te jape ndjese publike ndaj Genocidit barbar te kryer nga Napoleon Zervas ne 1944 ne krahinen e Çamerise. 2. Shqiptaret e Çamerise duhet te gezojne te drejtat e njeriut ne baze te cilave bazohet me traktatet dhe konventat nderkombetare e se cilave Greqia eshte firmetare. 3. Shqiptareve ne Greqi duhet tu lejohet te hapin shkolla shqipe ne Greqi. 4. Shqipetareve Çame duhet tu njihet e drejta e pronesise se tyre ne Greqi pa pengesa politiko juridike qe i cileson Çamet si shtetas te padeshiruar. Ne fjalen e tij aktivisti i palodhur i çeshtjes Çame ne Amerike, biri i Çamerise, ai qe si femije e pa me syte e tij - masakren e gjenocidin ndaj popullsise çame, me rastin e ketij pervjetori perkujtoje : Une isha vetem 7 vjec, kur u zgjuam ne mengjes nga krisma e armeve; nena na ngriti dhe mbasi mblodhi disa plaçka u nisem per ne shtepine e Daj-Muhametit qe ishte ngjitur me sahatin, ne qender te qytetit. Shtepia e jone ngjitur me kullen Mesjetare te Bollatateve ndodhet ne krye te Paramithise dhe so t eshte transformuar ne Muze. Vellai I madh 13 vjecar, Ferhati u largua me vrap per ne shtepine e Halla-Shazos per te qene si gjithemone me kushuririn dhe bashkemoshatarin e tije, Avniun, por rruges e vrane te fshehur ne nje kaçube. Kur mbritem ne shtepine e Dajes, djali I xhaxhait te nenes, Qazimi Bako,i thote babait tim qe hajde te ikim se greket do na vrasin (ai ne fakt u largua dhe vdiq ne Tirane me 1982); babai im I mjere e kundershtoi largimin, duke I thene se nuk mund ti leje vetem femijte dhe gruan, nuk kam bere asnjehere ndonje veprim kunder grekeve, perkundrazi I kam perkrahur e ndihmuar ne çdo rast nevoje; keshtu qe nuk mund te largohem vetem. Por fatekeqesisht,mbas gjysem ore, hyne zervistat ne dhome dhe e rrembyen me force babain e shkrete duke mos e lene as kepucet ti mbathte. Fjalet e babait shume te dashur, qe na rriste dhe edukonte dhe rrembimin e tije kur neve qanim e bertisnim nuk mund ti heq nga mendja as edhe sot. Babain bashkê me dhjetra te tjere te pafajshem I masakruan dhe pushkatuan ne oborrin e shkolles. Mbasi rrembyen Babain, nena na ngriti dhe u nisem perseri per ne shtepi. Kur hyme ne oborrin e madh te shtepise u tmeruam , aty gjetem kufomen e gjakosur te gjyshit 82 vjeçar, te cilin mbasi e kishin terhequr zvarre neper shkallet e gurta e kishin pushkatuar. Mbas kesaj skene te tmerrshme, nena e dashur, na morri dhe na çoi ne ish Ndertesen e Medreses. Aty gjetem te strehuar edhe shume familje te tjera.Mbas pake kohe na nxorren perjashta ne oborr per te na pushaktuar. Tek dera e madhe e oborrit prane mitrolozit te ngrehur, qendronte nje ushtar zervist. Nena e shkrete na mblodhi rreth vehtes si pula zogjet e vete duke ju falur Zotit per meshire. Faktikisht, mbas pake kohe arriti nje zervist tjeter dhe e urdheroi ate qe ta ngrinte mitrolozin per ne nje vend tjeter. Per nje moment kujtuam se shpetuam. Por Jo. Nje oficer zervist erdhi dhe morri nenen time shume te dashur; ajo nxorri nga gjoksi te vetmen fotografi te babait tashme te pushkatuar dhe me porositi qe ta rruaj si gje te shenjte. Mbas pake morrem lajmin e keq se edhe nenen 36 vjeçare, e kishin pushkatuan brenda ne xhamine e Bollatateve. Kjo eshte nje pjese jetuar me tmerr ne kalvarin e Paramithise ku masskruan ne menyren gjakatare nje kushurire e imja Sanije Bollati te cilen e dogjen me benzine, ndersa 56 vjeçarit Omer Muratit I rropen nje pjese te lekures dhe mbasi ja lyen me kripe ja ngjiten perseri. Jani Sharra, ne librin e tije “Istoria tis Periohis Igumenitsa”, botuar ne Athine me 1985,shkruan: “...Familja e Muharem Bollatit qe u masakrua ne menyre shtazarake, nuk ka pasur as fajin me te vogel.” Brenda dy ditesh mbi 600 shqiptare te pafajshem u torturuan dhe u vranê nga monarkofashistat greke Mbetem neve te kater, Qerimeja 10 vjeçare, une, Faruku 5 vjeç dhe Makbulja 2 vjeçare. Keshtu ne bashke me afro 200 te tjere te mbetur, na grumbulluan ne shtepine e madhe te Muhedineve qe e transformuan ne burg. Aty vuajtem deri ne nendor se bashku me Teto Zybiden te ciles i kishin pushkatuar te shoqin, kishte mbetur me djalin,Tasinin 3 muajsh Po aty ne burg nga uria, papastertia dhe semundjet vdes motra e vogel Makbulja dhe gjyshja 72 vjeçe. Faktikisht ne ato 6 muaj,vdiqen aty mbi 100 njerez, kryesisht femije e plaka. Nga fundi I nendorit 1944, ushtaret angleze (ketu vlen per tu theksuar se interesat strategjike te tyre kunder synimeve komuniste ishin shkak edhe per heshtjen e tyre ndaj masakrave te popullesise shqiptare te Çamerise ne ate kohe); ne qe mbetem me shume te semure se gjalle, na pyeten se ku te na transferonin ne Turqi, Egjypt, Angli ose gjetke. por ato pake gra qe kishin mbetur gjalle, insistuan qe neve duam te na shpini vetem ne Shqiperi, se Shqiperia eshte nena e jone!! Dhe ata na çuan nje nate ne Gumenice dhe te nesermen na hypen ne 4 motovedeta dhe na nxorren ne Sarande e Himare. Nga Himara, ne mes te dimrit te ashper kam hecur ne kembe. Nata na zuri te vendosur ne kembet e nje ure. Aty ne te ftohte, Faruku duke qare I kerkonte Tetos. Nuk me ndahen nga kujtesa fjalet dhe te qaret e tije dhe tonat bashke qe nuk kishim as edhe nje cope buke per ti shuar urine . Nga te ftohtit I hypen ethe dhe dridhje te forta dhe te nesermen kur mbritem ne Dukat ishte krejtesisht I keputur e mezi qendronte ne kembe. Per fat te mire partizanet na hypen ne nje makine.Mbasi mberitem ne Vlore , Tetoja e shpuri drejte e ne spital, por fatekeqesisht te nesermen vdiq. Keshtu nga nente veta , mbeta une me Qerimene 10 vjeçare. Poeti atdhetar Gjergj Komnino , ja si pershkruan me 1945, Genocidin ose me mire Holokaustin qe kryen shovinistat greke ndaj shqiptareve ne Paramithi e ne gjithe Çamerine Keto objektiva si dhe misioni Organizates Shqiptaro-Amerikane Çameria jane krijuar per te promovuar dhe ruajtur vlerat e kultures, historise, dhe trashegimise etnike te Shqiptaro-Amerikaneve nga rajoni i Çamerise te cilet kerkojne drejtesi nepermjet standarteve demokratike dhe te shtetesise Amerikane per te denuar aktet e Genocidit grek te ushtruar ndaj popullit çam dhe te lejoje kthimin e tyre ne trojet amtare ne Çameri. Pozicioni kryesor i Organizates eshte qe me punen qe do te bejne veprimtaret e saj, do te merret nje hap me i madh per zgjidhjen dinjitoze te ceshtjes çame. Kjo organizate zhvilloi edhe tubime te tjera ne deget perfaqesuese ne shtetet Illinois, Michigan, New Jersey dhe Philadelphia, ku banojne mijera pjestare te ketij komuniteti. Pas 100 vjete dhune, trysnie, vuajtesh dhe persekutimesh nga qeveria Greke, komuniteti çam mori vete persiper fatin dhe çeshtjen e tij duke krijuar Shoqaten Atdhetare Çameria, me pas Partine per Drejtesi Integrim the Unitet qe tashme ka dy perfaqesues ne parlamentin shqiptar, dhe organizata te tjera ne diaspore. Vlen te theksohet se qeverite shqiptare paskomuniste e kane injoruar dhe deri me sot ende nuk kane ngritur asnje rezolute per kete problem ne Parlament Në Nju Jork, përkujtohet 67 - Vjetori i genocidit grek ndaj Shqiptarëve të Çamërisë NEW YORK CITY : (INA) Në kuadër të përkujtimit vjetor të genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, më datën 25 Qershor 2011, Organizata Shqiptaro Amerikane Çamëria organizoi në ambientet e universitetit të New York-ut një seminar për 27 Qershorin e vitit 1944 ku gjenerali famëkeq Napoleon Zervas ushtroi krime makabre ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare nga krahina e Çamërisë. Në këtë eveniment që u organizua për çështjen çame dhe sfidat që ka hasur deri në ditët e sotme në arenën ndërkombëtare dhe atë kombëtare, bashkëpunuan Organizata Shqiptaro-Amerikane Çamëria me Forumin Shqiptaro-Amerikan për Demokraci. Gjithashtu kish të ftuar dhe pjesëmarrës nga shumë organizata dhe shoqata shqiptaro-amerikane, intelektualë, patriotë dhe dashamirës që përbëjnë shoqërinë civile të Komunitetit Shqiptar në Amerikë. Në shenjë respekti u mbajt një minutë heshtje për të përkujtuar ato gra, fëmijë, pleq dhe burra të pafajshëm që u masakruan dhe u dëbuan nga qeveria greke. Seminarin e hapi sekretari i përgjithshëm i Organizatës z. Sali Bollati, i cili është i mbijetuar këtij genocidi. Ai foli për udhëtimin në kujtesë, historinë dhe kalvaret e komunitetit Çam që nga dëbimi i dhunshëm i qeverisë greke ndaj popullsisë shqiptare nga trojet e tyre e deri në periudhën e regjimit komunist. Temat që pasuan ishin “Çamëria dje dhe sot, sfidat dhe perspektivat demokratike të çështjes çame në shekullin XXI" dhe “Çamët në politikën shqiptare” ku u diskuta situata aktuale e çështjes çame në vijim të demokracisë nga vitet 90-të deri më sot. Këto tematika u shtjelluan nga zotërinjtë Enkel Daljani dhe Grid Rroji të cilët kanë punuar në organizmat qeveritare të Shqipërisë. Ata diskutuan faktet, problemet dhe arritjet e kësaj çështjeje. Më pas në këtë tubim fjalën e mbajti kryetari i Organizatës Shqiptaro-Amerikane z. Endri Merxhushi i cili diskutoi qëllimet e kësaj organizate për zgjidhjen e çështjes çame, për ta sensibilizuar atë në publikun Amerikan, dhe në bashkëpunim me organet joqeveritare por edhe me senatorë dhe kongresmenë të ndryshëm që i kanë dhënë interes dhe përkushtim kësaj çështjeje shqiptare si një çështje për të drejtat e mohuara të njeriut. Z. Merxhushi përmendi dhe nevojën për bashkëpunim të plotë me të gjithë organizatat Shqiptaro Amerikane për çështjen kombëtare çame dhe për ta sensibilizuar atë në organizmat Amerikane që të njihet genocidi barbar nga ushtria greke dhe krimet saj por edhe shkeljet e fundit me moslejimin e shtetasve shqiptarë të lindur në Çamëri. Gjithashtu ai theksoi se seminari u zhvillua në ambiente akademike sepse Organizata Shqiptaro-Amerikane Çamëria ka krijuar një program që ta ngrijë çështjen çame në nivel akademike dhe në organizata hulumtuese për një zgjidhje jokonfliktuale. Organizata Çamëria ka si parim kryesor të realizojë këto qëllime: 1. Shteti Grek të njohë dhe të japë ndjesë publike ndaj Genocidit barbar të kryer nga Napoleon Zervas në 1944 në krahinën e Çamërisë. 2. Shqiptaret e Çamërisë duhet të gëzojnë të drejtat e njeriut në baze të cilave bazohet me traktatet dhe konventat ndërkombetare e së cilave Greqia është firmëtare. 3. Shqiptarëve në Greqi duhet tu lejohet të hapin shkolla shqipe në Greqi. 4. Shqipëtarëve Çamë duhet tu njihet e drejta e pronësise së tyre në Greqi pa pengesa politiko juridike që i cilëson Çamët si shtetas të padëshiruar. Në fjalën e tij aktivisti i palodhur i çështjes Çame në Amerikë, biri i Çamërisë, ai që si fëmijë e pa me sytë e tij - masakrën e gjenocidin ndaj popullsisë çame, me rastin e këtij përvjetori përkujtojë : Unë isha vetëm 7 vjec, kur u zgjuam në mëngjes nga krisma e armëve; nëna na ngriti dhe mbasi mblodhi disa plaçka u nisëm për në shtëpinë e Daj-Muhametit që ishte ngjitur me sahatin, në qendër të qytetit. Shtëpia e jonë ngjitur me kullën Mesjetare të Bollatatëve ndodhet në krye të Paramithisë dhe sot është transformuar në Muze. Vëllai I madh 13 vjecar, Ferhati u largua me vrap për në shtëpine e Halla-Shazos për të qenë si gjithëmonë me kushuririn dhe bashkëmoshatarin e tijë, Avniun, por rrugës e vranë të fshehur në një kaçube. Kur mbritëm në shtëpinë e Dajës, djali I xhaxhait të nënës, Qazimi Bako,i thotë babait tim që hajde te ikim se greket do na vrasin (ai ne fakt u largua dhe vdiq në Tiranë më 1982); babai im I mjerë e kundërshtoi largimin, duke I thënë se nuk mund ti lejë vetëm fëmijtë dhe gruan, nuk kam bërë asnjëherë ndonjë veprim kundër grekëve, përkundrazi I kam përkrahur e ndihmuar në çdo rast nevoje; kështu që nuk mund të largohem vetëm. Por fatëkeqësisht,mbas gjysëm ore, hynë zervistat në dhomë dhe e rrëmbyen me forcë babain e shkretë duke mos e lenë as këpucët ti mbathte. Fjalët e babait shumë të dashur, që na rriste dhe edukonte dhe rrëmbimin e tijë kur neve qanim e bërtisnim nuk mund ti heq nga mendja as edhe sot. Babain bashkê me dhjetra të tjerë të pafajshëm I masakruan dhe pushkatuan në oborrin e shkollës. Mbasi rrëmbyen Babain, nëna na ngriti dhe u nisëm përsëri për në shtëpi. Kur hymë në oborrin e madh të shtëpisë u tmeruam , aty gjetëm kufomën e gjakosur të gjyshit 82 vjeçar, të cilin mbasi e kishin tërhequr zvarrë nëpër shkallët e gurta e kishin pushkatuar. Mbas kësaj skene të tmerrshme, nëna e dashur, na morri dhe na çoi në ish Ndërtesën e Medresës. Aty gjetëm të strehuar edhe shumë familje të tjera.Mbas pakë kohe na nxorrën përjashta në oborr për të na pushaktuar. Tek dera e madhe e oborrit pranë mitrolozit të ngrehur, qëndronte një ushtar zervist. Nëna e shkretë na mblodhi rreth vehtes si pula zogjet e vetë duke ju falur Zotit për mëshirë. Faktikisht, mbas pakë kohe arriti nje zervist tjeter dhe e urdhëroi atë që ta ngrinte mitrolozin për në një vënd tjetër. Për një moment kujtuam se shpëtuam. Por Jo. Një oficer zervist erdhi dhe morri nënën time shumë të dashur; ajo nxorri nga gjoksi të vetmen fotografi të babait tashmë të pushkatuar dhe më porositi që ta rruaj si gjë të shenjtë. Mbas pakë morrëm lajmin e keq se edhe nënën 36 vjeçare, e kishin pushkatuan brenda në xhaminë e Bollatatëve. Kjo është një pjesë jetuar me tmerr në kalvarin e Paramithisë ku masskruan në mënyrën gjakatare nje kushurire e imja Sanije Bollati te cilën e dogjën me benzinë, ndërsa 56 vjeçarit Omer Muratit I rropën një pjesë të lëkurës dhe mbasi ja lyen me kripë ja ngjitën përsëri. Jani Sharra, në librin e tije “Istoria tis Periohis Igumenitsa”, botuar në Athinë më 1985,shkruan: “...Familja e Muharem Bollatit që u masakrua në mënyrë shtazarake, nuk ka pasur as fajin më të vogël.” Brenda dy ditësh mbi 600 shqiptarë të pafajshëm u torturuan dhe u vranê nga monarkofashistat grekë Mbetëm neve të katër, Qerimeja 10 vjeçare, unë, Faruku 5 vjeç dhe Makbulja 2 vjeçare. Kështu ne bashkë me afro 200 të tjerë të mbetur, na grumbulluan në shtëpinë e madhe të Muhedinëve që e transformuan në burg. Aty vuajtëm deri në nëndor së bashku me Teto Zybiden të cilës i kishin pushkatuar të shoqin, kishte mbetur me djalin,Tasinin 3 muajsh Po aty në burg nga uria, papastërtia dhe sëmundjet vdes motra e vogel Makbulja dhe gjyshja 72 vjeçe. Faktikisht në ato 6 muaj,vdiqën aty mbi 100 njerëz, kryesisht fëmijë e plaka. Nga fundi I nëndorit 1944, ushtarët anglezë (ketu vlen për tu theksuar se interesat strategjike të tyre kunder synimeve komuniste ishin shkak edhe për heshtjen e tyre ndaj masakrave të popullësisë shqiptare të Çamërisë në atë kohë); ne që mbetëm më shumë të sëmurë se gjallë, na pyetën se ku të na transferonin në Turqi, Egjypt, Angli ose gjetkë. por ato pakë gra që kishin mbetur gjallë, insistuan që neve duam të na shpini vetëm në Shqipëri, se Shqipëria është nëna e jonë!! Dhe ata na çuan një natë në Gumenicë dhe të nesërmen na hypën në 4 motovedeta dhe na nxorrën në Sarandë e Himarë. Nga Himara, në mes të dimrit të ashpër kam hecur në këmbë. Nata na zuri të vendosur ne kembet e nje ure. Aty ne te ftohte, Faruku duke qarë I kërkonte Tetos. Nuk më ndahen nga kujtesa fjalët dhe të qarët e tijë dhe tonat bashkë që nuk kishim as edhë një copë bukë për ti shuar urinë . Nga të ftohtit I hypën ethe dhe dridhje të forta dhe të nesërmen kur mbritëm në Dukat ishte krejtësisht I këputur e mezi qendronte në këmbë. Per fat të mirë partizanët na hypën në një makinë.Mbasi mbëritëm në Vlorë , Tetoja e shpuri drejtë e në spital, por fatëkeqësisht të nesërmen vdiq. Kështu nga nëntë veta , mbeta unë me Qerimenë 10 vjeçare. Poeti atdhetar Gjergj Komnino , ja si përshkruan më 1945, Genocidin ose më mirë Holokaustin që kryen shovinistat grekë ndaj shqiptarëve në Paramithi e në gjithë Çamërinë Këto objektiva si dhe misioni Organizatës Shqiptaro-Amerikane Çamëria janë krijuar për të promovuar dhe ruajtur vlerat e kulturës, historisë, dhe trashëgimisë etnike të Shqiptaro-Amerikanëve nga rajoni i Çamërisë të cilët kërkojnë drejtësi nëpërmjet standarteve demokratike dhe të shtetësisë Amerikane për të dënuar aktet e Genocidit grek të ushtruar ndaj popullit çam dhe të lejojë kthimin e tyre në trojet amtare në Çamëri. Pozicioni kryesor i Organizatës është që me punën që do të bëjnë veprimtarët e saj, do të merret një hap më i madh për zgjidhjen dinjitoze të cështjes çame. Kjo organizatë zhvilloi edhe tubime të tjera në degët përfaqësuese në shtetet Illinois, Michigan, New Jersey dhe Philadelphia, ku banojnë mijëra pjestarë të këtij komuniteti. Pas 100 vjetë dhune, trysnie, vuajtesh dhe persekutimesh nga qeveria Greke, komuniteti çam mori vetë përsipër fatin dhe çështjen e tij duke krijuar Shoqatën Atdhetare Çamëria, më pas Partinë për Drejtesi Integrim the Unitet që tashmë ka dy përfaqësues në parlamentin shqiptar, dhe organizata të tjera në diasporë. Vlen të theksohet se qeveritë shqiptare paskomuniste e kanë injoruar dhe deri më sot ende nuk kanë ngritur asnjë rezolutë për këtë problem në Parlament
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 11.8 KB) - not displayed