Doli nga shtypi ne Prishtine vepra “Ag oni e Shpresa”, e autorit dr..B. Bardhi

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Botoi gazeta  Illyria : _www.illyriapress.com_ 
(http://www.illyriapress.com)  
Doli  nga shtypi ne Prishtine vepra “AGONI E SHPRESA”, e autorit dr.Besnik 
 R.Bardhi 
 
Libri  “AGONI E SHPRESA”, eshte edhe nje  deshmi reqethese per tragjedite 
e njepasnjeshme dhe te dhembshme te popullit  shqiptar ne Kosove, sidomos ne 
gjysmeshekullin e fundit. 
Libri  njeherit eshte edhe nje denoncim dhe akuze e rende per okupatoret 
sllav dhe  deshmon fuqishem me forcen e argumenteve hollokaustin e ketij 
populli !.   
Autori  i librit dr.Besnik R.Bardhi, bene nje pasqyrim real dhe trishtues 
te gjendjes  dramatike gjate 78 diteve te kasaphanes dhe masakrave te papara 
serbe ndaj  qytetarve te ngujuar dhe te pa armatosur shqiptare ne qytetin e 
Gjakoves. Kjo  ishte periudha e “gjuetise se lire” te kokave shqiptare, 
sjellje te shfrenuara  te krimineleve serbe, te te gjitha ngjyrave si: police “
vendor” serbo-malazias,  çetnike te Sheshelit dhe te Drashkoviçit, 
frankievca, paramilitare serb te  droguar…  
Skena  te perditeshme te vrasjeve, djegieve, dhunimeve… jane verejtur edhe 
femije  serbe, duke djegur shtepi shqiptare ! 
Keto  jane vetvezhgimet e autorit, i cili gjate tere kohes ishte ne brendi 
te qytetit.  Ishte deshmitar me shume bashkqytetare tjere te mbetur dhe te 
rrethuar ne qytet,  te cilet mbijetuan fale intervenimit te parakoheshem te 
forcave NATO-s., me 13  qershor 1999 ! 
Cili  ishte roli gazetarit te SKY NEWS, DAVID CHATER, ne historine e re te 
Gjakoves  ? 
Ne  liber prezantohen shume te dhena historike gjate periudhes 100 vjeçare 
te  okupimit serb, sidomos gjate viteve 1990/ 99 si dhe shume shkrime 
publicistike,  me analiza politike, pershkrime, letra te hapura, te gjitha keto 
paraqesin  vizione te qarta per kohen aktuale kur jane shkruar. Keto shkrime 
pasqyrojne  vezhgime, te shikuara me dioptri politike te nje qytetari 
shqiptar te Kosoves,  te nje numri te madh te ngjarjeve qe ndodhen ne atdheun e 
tij, ne 12 vitet e  pasluftes !. 
Cili  eshte raporti ne mes ish Sekretares se Shtetit amerikan Madeleine 
Albright dhe  familjes Bardhi nga Gjakova ? Pse vajza e autorit u pagezua me 
emrin  Medlin? 
Shume  te dhena historike, gjere me tani te papublikuara si dhe deshmi 
autentike qe  permban ky liber, per here te pare behen publike para opinionit 
kosovar dhe me  gjere. 
Per  here te pare prezantohen faktet e pamohueshme per vertetesine e 
helmimeve te  8500 te rinjeve shqiptare ne vitin 1990 ne Kosove. Per here te pare 
behen  publike dokumentet sekrete te Komitetit Etike dhe Kryesise se 
Shoqates se  Mjekeve te Serbise ( te dt. 30.03.1990), vendimet e se ciles mbyllen 
Fakultetin  e Mjekesise ne gjuhen shqipe dhe pastaj sipas sistemit domino u 
rrenuan te  gjitha institucionet legale te pushtetit ne Kosove!. 
Ne  librin “ AGONI E SHPRESA” me forcen  e argumentit luftohen tezat dhe 
genjeshtrat e qeverise serbe dhe jugosllave, te  cilat i mohojne helmimet e 
vitit 1990. Sipas tyre ato jane rezultat i  induksionit dhe histerise 
kolektive !!!. 
Ne  kete veper hudhet poshte teza e HISTERISE KOLEKTIVE, e 
prof.dr.Z.Radovanoviq, e  publikuar ne punimin i tij per helmimet e rinise shqiptare, me 14 
qershor te vitit  1995, me titull: “On the origin of mass casualty incidents 
in  Kosovo,Yugoslavia,in 1990”,  ne revisten prestigjioze mjekesore “
European Journal of Epidemiology”  ... 
Prof. dr. Z.Radovanoviç, arriti ta manipuloje opinionin nderkombetar me  te 
paverteta, pikerisht ne vitet kur ne ishim te preokupuar me problemet e  
mbijeteses gjate kohes se okupimit te eger serb !. 
Mjeket shqiptare ne ate periudhe te veshtire nuk kishin mundesi te ken  
qasje ne revistat nderkombetare shendetesore. 
Keto teori te tyre, ne vitin 1990, pesuan grusht te rende , perballe  
forces se argumenteve ne simpoziumin e Zagrebit (teoria e prof.dr.Ljubomir Eriç  
, per INDUKSION PSIKIK ! ), por per fat te keq, keto genjeshtra recidivuan  
serish me vone nga ata !  
E VERTETA PER HELMIMET NE KOSOVE ESHTE VETEM NJE, NUK PAT AS HISTERI AS  
INDUKSION PSIKIK ! KY ISHTE REZULTAT I PUNIMEVE TE SIMPOZIUMIT NE ZAGREB, I  
ARGUMENTUAR ME TE DHENA TE SAKTA SHKENCORE NGA ANA E PALES SHQIPTARE  ! 
Ne liber publikohen shume foto autentike te simpoziumit te Zagrebit si  dhe 
te helmimeve ne mbare Kosoven, te luftes dhe shkaterrimeve ne Kosove, si 
dhe  foto ilustruese te teksteve publicistike te pasluftes. 
Ne  liber gershetohen dhe shkrihen se bashku artistikja dhe  publicistika. 
Puna  cilesore e recenzenteve si akademik  Pajazit Nushi dhe prof.dr. 
Shevqet  Canhasi dhe redaktorit prof. Hazyr Dervishi, shton vleren dhe nderon  
librin. 
Libri  eshte ne formatin A5, ka 350 faqe , tirazhi eshte 1000 kopje dhe 
botohet ne  kuader te Shtepise Botuese, “FAIK  KONICA” ne Prishtine. 
Shtypi:  “ERPOPRINT” ne  Gjakove. 
Eshte  shkruar ne interval kohor 12 vjeçar! 
Dr.Besnik  R. Bardhi 
Gjakove,  28.06.2011 
-------------------------------
---------------------------------------------------------------------------Parathenia recensentit te librit “AGONI E 
SHPRESA”, akademik Pajazit  Nushi. 
Akademik  PAJAZIT SH. NUSHI 
DR.  BESNIK R. BARDHI “NE LABORATORIN” E NDERGJEGJES MJEKESORE TE FRONTIT 
TE  PERGJAKUR TE GJAKOVES DHE TE KOSOVES 

Plaget  e vjetra dhe te reja, me rreke gjaku e kane sajuar kujtesen 
historike te  popullit shqiptar si edhe historine shkencore te kombit shqiptar. Ne 
historine e  ketille ka vite, dekada e shekuj tragjike, ku shqiptaret i kane 
mbijetuar format  e shumellojshme te dhunes e te tmerrit. Por, dhuna e 
tmerri, te perjetuara nga  shqiptaret e Kosoves ne vitet e fundit te shekullit 
njezet, jane karakteristike  per shumellojshmerine dhe brutalitetin e papare 
ne historine me te re te popujve  te Evropes. Çdo i dyti shqiptar i Kosoves 
ka qene debuar me synim programues te  boshatisjes sa me te madhe te Kosoves 
nga shqiptaret etnike. Aty ku nuk eshte  arritur realizimi i ketij qellimi 
ose ky objektiv, eshte realizuar pjeserisht  nga paramilitaret, policet dhe 
ushtaret e armates jugosllave, perkatesisht te  Armates Serbe te 
Millosheviqit.  
Per  venien ne jete dhe per t’i çuar me tutje projektet kundershqiptare, te 
 trasheguara nga e kaluara e shemtuar, pushteti shteteror serb futi ne 
perdorim  menyrat me te egra. Ai vuri ne veprim burgjet, vrasjet e krimet me 
zhdukje  gjurmesh, pa kursyer femije, gra as pleq, duke djegur e asgjesuar 
shtepi,  dyqane, banesa, rruge, sheshe, vendbanime, fshatra dhe kuarte qytetesh. 
  
Keto  beheshin per te mos lene kushte as mundesi kthimi e riperteritjeje te 
popullsise  me te vjeter te Kosoves – te popullsise shqiptare. Pothuajse ne 
çdo mjedis te  Kosoves kane vepruar bashkerisht:  burgu me tortura, debimi, 
sakatosjet e vrasjet dhe format e tjera te krimit te  organizuar 
institucional. Kete te keqe permasash kaq te medha dhe strukturash  nga me te 
llojllojshmet te krimit e perjetoi e tere Kosova. Gjakova kete e pesoi  ne forma 
edhe me te pergjakshme qe nga fillimi i veprimit te “Thikave” te Vuk  
Drashkoviqit e te Sllobodan Millosheviqit dhe te te gjithe te tjereve te sojit  
barbar te tyre. 
Qytetaret  e Gjakoves, por edhe ata te qyteteve te tjera te Kosoves, sot 
perpiqen t’ua  gjejne varrezat femijeve e nenave te tyre, motrave e 
vellezerve, baballareve e  gjysherve te tyre, per te ditur ku te qajne dhe ku te vejne 
lule kujtimi mbi  dheun e rende te pjeseve te skeletetit te me te dashurve 
te tyre. I ketille  eshte sot qyteti i Gjakoves – dhjete vjete pas çlirimit 
te Kosoves nga barbaria  politike e Sllobodan Millosheviqit. Por, me gjithe 
keto masa barbare te organeve  dhe te institucioneve te pushtetmbajtesve 
serbe  ne Kosove, shqiptaret e Kosoves treguan shpirtin e qendrueses, mençurine 
per  mbijetese dhe identitetin e mirefillte te tyre. Te gjitha keto Dr. 
Besnik R.  Bardhi i parashtron me fakte e argumente te qendrueshme, ndaj libri 
i tij “AGONI  E SHPRESA” u duhet lexuesve shqiptare (dhe jo vetem atyre) 
sepse here-here  faktin jetesor e ka shnderruar edhe ne fakt artistik. Si i 
ketille, ky liber  paraqet nje deshmi rreqethese per krimin e vazhdueshem 
institucional te ardhesve  serbomedhenj mbi shqiptaret autoktone. 
Shtrohet  pyetja: Si eshte perjetuar, valle kjo gjendje nga ana e atyre qe 
i rezistuan  debimit e nuk ia kthyen shpinen qytetit te dashur, qytetit te 
gezimit dhe te  loteve te te pareve, duke rrezikuar, madje, edhe jeten e 
tyre, te familjeve te  veta dhe ardhmerine e vet? Per kete eshte rrefyer e 
shkruar dhe ka çfare te  thuhet dhe te shkruhet ende, por perjetimet dhe 
qendrimet e Dr. Besnik R.  Bardhit dhe angazhimi i tij per liri te vendit, te 
paraqitura ne kete liber te  tij, kane veçorite e veta, te cilat kete liber e 
bejne te merituar per shpalosje  me kujdes. Valle, perse? 
Per  faktin e qendrueshem se perjetimet, qendrimet dhe zotimet atdhetare te 
Dr.  Besnik R. Bardhit mbeshteten ne burime autentike, te ngjarjeve e 
ndodhive te  njemendesise jetesore-historike qe i ndodhen kombit tone ne te 
kaluaren e afert  te tij. 
Keto  jane vetevezhgime te nje mjeku humanist, zhvilluar dhe formuar ne 
kushte te  caktuara sociale, politike dhe te ekonomise se pazhvilluar ne 
rrethanat e  roberise se vendit te tij. 
Ne  keto vetevezhgime, te pershkruara me perkushtim te veçante ne kete 
liber,  dallohet filli i altruizmit karakteristik, por edhe bunti i ndergjegjes  
mjekesore e i humanizmit karakteristik. Nga parashtrimi i kesaj ngjarjeje 
del  konstatimi se helmimet e femijeve shqiptare ishin nje lloj “laboratori” 
i  posaçem i vertetimit te vetedijes profesionale - mjekesore te  tij. 
Ne  femijet e vet Dr. B. Bardhi e reflekton lirine e shqiptareve dhe lirine 
 njerezore, duke i pare ne emrat e tyre nismetaret e vendosur per çlirim 
dhe liri  njerezore e kombetare.
Ne  krahasimet e gjendjes se krijuar ne Gjakoven e viteve 1998 – 99 me ato 
te neteve  te Shen Bartolomeut dhe te Vukovarit, autori i librit hedh drite 
te mjaftueshme  per t’u besuar perjetimeve personale e te qytetareve tjere 
ne vendlindjen e  dashur te tij. 
Sa  te renda kane qene perjetimet e drejtperdrejta te tij dhe sa e madhe ka 
qene  pesha e mallkimit te veprave barbare serbe ndaj shqiptareve, dallohet 
ne  trajtimin e zise se madhe qe e ka pushtuar qytetin e tij nga zhdukja e 
familjeve  te tera, ku permendet familja Vejsa, Sharani, Haxhiavdyli, 
Saraqini, Dana, Cana,  Çerkezi …
Autori e perqafon me plote bindje pohimin e Xhim Moranit, sipas te  cilit “
Serbet vepruan si bandite – prandaj Serbia nuk ka te drejte te qeverise  ne 
Kosove”.
Me botimin e kesaj vepre Dr. Besniku i ngeli besnik tradites  kulturoetnike 
e atdhedashese te Sulejman Vokshit, te Bajram Currit, te  shkencetarit 
mendjendritur Selman Riza, njeriut te dashuruar ne Kosoven dhe ne  Gjakoven e 
tij, njeriut te pikelluar, qe vdiq larg Gjakoves, dhe shume te  tjereve. 
Tradita e ketille shihet edhe ne porosine e lene femijeve te  tij:  Medlines, 
Betimit dhe Poemes qe: “Oren e  pare te historise t’ua kushtojne njohjes se 
vuajtjeve e gjakut te derdhur per  liri te vendit, ne menyre qe historia te 
mos perseritet kurre me”.   
Per  te gjitha keto mendime, per rendesine e qendrimeve te tij ndaj 
pushtuesit e  angazhimit te tij per liri flasin ne menyre te veçante edhe letrat e 
miqve te  Dr. Besnik R. Bardhi nga vende te largeta pertejoqeanike.  
Gjakova  mendesia dhe menderia e shqiptareve te saj, me botim te ketij 
libri, ia shtojne  vetes edhe nje vlere: I nderoi dhe i respektoi edhe nje here 
te gjithe ata qe  rane ne frontin e lirise kombetare. Domethenese eshte edhe 
porosia e tij: “Barbarite ndaj shqiptareve te Gjakoves e te  Kosoves me 
viset rreth saj dhe ato ndaj vlerave kulturo-historike te vendit tone  te mos 
perseriten askund dhe kurre me!”.


Prishtine,  me 12 qershor 2010
 
 
 




 
Doli nga  shtypi ne Prishtine vepra “AGONI E SHPRESA”, e autorit dr.Besnik 
 R.Bardhi 
 
Libri “AGONI E SHPRESA”, është edhe një dëshmi rëqethëse për tragjeditë e 
njëpasnjëshme dhe të dhembshme të popullit shqiptar në Kosovë, sidomos në  
gjysmëshekullin e fundit. 
Libri njëherit është edhe një denoncim dhe  akuzë e rëndë për okupatorët 
sllav dhe  dëshmon fuqishëm me forcen e argumenteve hollokaustin e këtij 
populli !.   
Autori i librit dr.Besnik R.Bardhi, bënë një  pasqyrim real dhe trishtues 
të gjendjës dramatike gjatë 78 ditëve të kasaphanës  dhe masakrave të papara 
serbe ndaj qytetarve të ngujuar dhe të pa armatosur shqiptarë në qytetin e 
Gjakovës. Kjo ishte periudha e “gjuetisë së lirë” të kokave shqiptare, 
sjellje të shfrenuara të kriminelëve serbë, të të gjitha ngjyrave si: policë “
vendor”  serbo-malazias, çetnikë të Sheshelit dhe të Drashkoviçit, frankievca,  
paramilitarë serb të droguar…   
Skena të përditëshme të vrasjeve, djegieve, dhunimeve… janë  vërejtur edhe 
fëmijë serbë, duke djegur shtëpi shqiptare ! 
Këto janë vetvezhgimet e autorit, i cili gjatë tërë kohës ishte në brendi 
të qytetit. Ishte dëshmitar me shumë  bashkqytetarë tjerë të mbetur dhe të 
rrethuar në qytet, të cilët mbijetuan falë intervenimit të  parakohëshëm të 
forcave NATO-s., më 13 qershor 1999  ! 
Cili ishte roli gazetarit të SKY NEWS, DAVID  CHATER, në historinë e re të 
Gjakovës ? 
Në libër prezantohen shumë të dhëna historike gjatë periudhës 100 vjeçare 
të okupimit serb, sidomos gjatë  viteve 1990/ 99 si dhe shumë shkrime 
publicistike, me analiza politike, përshkrime, letra të hapura, të gjitha këto 
paraqesin vizione të qarta për kohën aktuale kur janë shkruar. Këto shkrime 
pasqyrojnë vëzhgime, të shikuara me dioptri politike të  një qytetari shqiptar 
të Kosovës, të një numri të madh të ngjarjeve që ndodhen në atdheun e tij, në 
12  vitet e pasluftës  !. 
Cili është raporti në mes ish  Sekretarës së Shtetit amerikan Madeleine 
Albright dhe familjes Bardhi nga  Gjakova ? Pse vajza e autorit u  pagëzua me 
emrin  Medlin? 
Shumë të dhëna historike, gjerë më tani të papublikuara si dhe dëshmi 
autentike që  përmban ky libër, për herë të parë bëhen publike para opinionit 
kosovar dhe më  gjerë. 
Për herë të parë prezantohen faktet e pamohueshme për vertetësinë e 
helmimeve të 8500 të rinjëve shqiptarë në  vitin 1990 në Kosovë. Për herë të parë 
bëhen publike dokumentet sekrete të  Komitetit Etikë dhe Kryesisë së Shoqatës 
së Mjekëve të Serbisë ( të dt.  30.03.1990), vendimet e së cilës mbyllën 
Fakultetin e Mjekësisë në gjuhen shqipe dhe pastaj sipas sistemit domino u 
rrënuan të gjitha institucionet legale te pushtetit  në Kosovë!. 
Në librin “ AGONI E SHPRESA” me forcën e argumentit luftohen tezat dhe 
gënjeshtrat e qeverisë serbe dhe jugosllave, të cilat i mohojnë  helmimet e 
vitit 1990. Sipas tyre ato  janë rezultat i induksionit dhe histerisë kolektive 
 !!!. 
Në këtë vepër hudhet poshtë teza e HISTERISE  KOLEKTIVE, e 
prof.dr.Z.Radovanoviq, e publikuar në punimin i tij për helmimet e rinisë shqiptare, më 14 
qershor të vitit  1995, me titull: “On the origin of mass casualty incidents 
in  Kosovo,Yugoslavia,in 1990”, në  revisten prestigjioze mjekësore “
European Journal of Epidemiology”  ... 
Prof. dr. Z.Radovanoviç, arriti ta manipulojë opinionin ndërkombëtar me të  
pavërteta, pikërisht në vitet kur ne ishim të preokupuar me problemet e 
mbijetesës gjatë kohës së okupimit të egër serb  !. 
Mjekët shqiptarë në atë periudhë të vështirë nuk kishin mundësi të ken 
qasje në revistat ndërkombëtare shëndetësore. 
Këto teori të tyre, në vitin 1990, pësuan grusht të rëndë , përballë forcës 
së argumenteve në simpoziumin e Zagrebit (teoria e prof.dr.Ljubomir Eriç ,  
për INDUKSION PSIKIK ! ), por për fat të  keq, këto gënjeshtra recidivuan 
sërish më vonë nga ata !  
E VËRTETA PËR HELMIMET NË KOSOVË ËSHTË VETËM NJË, NUK PAT AS HISTERI AS  
INDUKSION PSIKIK ! KY ISHTE REZULTAT I  PUNIMEVE TË SIMPOZIUMIT NË ZAGREB, I 
ARGUMENTUAR ME TË DHËNA TË SAKTA SHKENCORE NGA ANA E PALËS SHQIPTARE  ! 
Në libër publikohen shumë foto autentike të simpoziumit  te Zagrebit si dhe 
të helmimeve në mbarë  Kosovën, të luftës dhe shkatërrimeve në  Kosovë, si 
dhe foto ilustruese të  teksteve publicistike të pasluftës. 
Në libër gershetohen dhe shkrihen së bashku  artistikja dhe publicistika. 
Puna cilësore e recenzenteve si akademik Pajazit Nushi dhe prof.dr. Shevqet 
Canhasi dhe redaktorit  prof. Hazyr Dervishi, shton vlerën dhe nderon  
librin. 
Libri është në formatin A5, ka 350 faqe ,  tirazhi është 1000 kopje dhe 
botohet në  kuadër të Shtëpisë Botuese, “FAIK  KONICA” në Prishtinë. 
Shtypi: “ERPOPRINT” në  Gjakovë. 
Është shkruar në interval kohor 12 vjeçar! 
Dr.Besnik R. Bardhi 
Gjakovë, 28.06.2011 
----------------------------------------------------------------------------
------------------------------Parathënia recensentit të librit “AGONI E 
SHPRESA”, akademik Pajazit  Nushi. 
Akademik PAJAZIT SH. NUSHI 
DR. BESNIK R. BARDHI “NË LABORATORIN” E NDËRGJEGJES  MJEKËSORE TË FRONTIT 
TË PËRGJAKUR TË GJAKOVËS DHE TË  KOSOVËS 

Plagët e vjetra dhe të reja, me rrëke gjaku e kanë  sajuar kujtesën 
historike të popullit shqiptar si edhe historinë shkencore të  kombit shqiptar. Në 
historinë e këtillë ka vite, dekada e shekuj tragjikë, ku  shqiptarët i kanë 
mbijetuar format e shumëllojshme të dhunës e të tmerrit. Por,  dhuna e 
tmerri, të përjetuara nga shqiptarët e Kosovës në vitet e fundit të  shekullit 
njëzet, janë karakteristike për shumëllojshmërinë dhe brutalitetin e  paparë 
në historinë më të re të popujve të Evropës. Çdo i dyti shqiptar i  Kosovës 
ka qenë dëbuar me synim programues të boshatisjes sa më të madhe të  Kosovës 
nga shqiptarët etnikë. Aty ku nuk është arritur realizimi i këtij  qëllimi 
ose ky objektiv, është realizuar pjesërisht nga paramilitarët, policët  dhe 
ushtarët e armatës jugosllave, përkatësisht të Armatës Serbe të  
Millosheviqit.  
Për vënien në jetë dhe për t’i çuar më tutje projektet  kundërshqiptare, të 
trashëguara nga e kaluara e shëmtuar, pushteti shtetëror  serb futi në 
përdorim mënyrat më të egra. Ai vuri në veprim burgjet, vrasjet e  krimet me 
zhdukje gjurmësh, pa kursyer fëmijë, gra as pleq, duke djegur e  asgjësuar 
shtëpi, dyqane, banesa, rrugë, sheshe, vendbanime, fshatra dhe kuarte  qytetesh. 
 
Këto bëheshin për të mos lënë kushte as  mundësi kthimi e ripërtëritjeje të 
popullsisë më të vjetër të Kosovës – të  popullsisë shqiptare. Pothuajse në 
çdo mjedis të Kosovës kanë vepruar  bashkërisht: burgu me tortura, dëbimi, 
sakatosjet e vrasjet dhe  format e tjera të krimit të organizuar 
institucional. Këtë të keqe përmasash kaq  të mëdha dhe strukturash nga më të 
llojllojshmet të krimit e përjetoi e tërë  Kosova. Gjakova këtë e pësoi në forma edhe 
më të përgjakshme që nga fillimi i  veprimit të “Thikave” të Vuk 
Drashkoviqit e të Sllobodan Millosheviqit dhe të të  gjithë të tjerëve të sojit 
barbar të tyre. 
Qytetarët e Gjakovës,  por edhe ata të qyteteve të tjera të Kosovës, sot 
përpiqen t’ua gjejnë varrezat  fëmijëve e nënave të tyre, motrave e 
vëllezërve, baballarëve e gjyshërve të  tyre, për të ditur ku të qajnë dhe ku të vëjnë 
lule kujtimi mbi dheun e rëndë të  pjesëve të skeletetit të më të dashurve 
të tyre. I këtillë është sot qyteti i  Gjakovës – dhjetë vjetë pas çlirimit 
të Kosovës nga barbaria politike e  Sllobodan Millosheviqit. Por, me gjithë 
këto masa barbare të organeve dhe të  institucioneve të pushtetmbajtësve 
serbë  në Kosovë, shqiptarët e Kosovës treguan shpirtin e qëndrueses, mençurinë 
për  mbijetesë dhe identitetin e mirëfilltë të tyre. Të gjitha këto Dr. 
Besnik R.  Bardhi i parashtron me fakte e argumente të qëndrueshme, ndaj libri 
i tij “AGONI  E SHPRESA” u duhet lexuesve shqiptarë (dhe jo vetëm atyre) 
sepse herë-herë  faktin jetësor e ka shndërruar edhe në  fakt artistik. Si i 
këtillë, ky libër paraqet një dëshmi rrëqethëse për krimin e  vazhdueshëm 
institucional të ardhësve serbomëdhenj mbi shqiptarët autoktonë. 
Shtrohet pyetja: Si është  përjetuar, vallë kjo gjendje nga ana e atyre që 
i rezistuan dëbimit e nuk ia  kthyen shpinën qytetit të dashur, qytetit të 
gëzimit dhe të lotëve të të parëve,  duke rrezikuar, madje, edhe jetën e 
tyre, të familjeve të veta dhe ardhmërinë e  vet? Për këtë është rrëfyer e 
shkruar dhe ka çfarë të thuhet dhe të shkruhet  ende, por përjetimet dhe 
qëndrimet e Dr. Besnik R. Bardhit dhe angazhimi i tij  për liri të vendit, të 
paraqitura në këtë libër të tij, kanë veçoritë e veta, të  cilat këtë libër e 
bëjnë të merituar për shpalosje me kujdes. Vallë,  përse? 
Për faktin e qëndrueshëm se përjetimet, qëndrimet dhe  zotimet atdhetare të 
Dr. Besnik R. Bardhit mbështeten në burime autentike, të  ngjarjeve e 
ndodhive të njëmendësisë jetësore-historike që i ndodhën kombit tonë  në të 
kaluarën e afërt të tij. 
Këto janë vetëvëzhgime të një mjeku humanist, zhvilluar  dhe formuar në 
kushte të caktuara sociale, politike dhe të ekonomisë së  pazhvilluar në 
rrethanat e robërisë së vendit të tij. 
Në këto vetëvëzhgime, të përshkruara me përkushtim të  veçantë në këtë 
libër, dallohet filli i altruizmit karakteristik, por edhe bunti  i ndërgjegjes 
mjekësore e i humanizmit karakteristik. Nga parashtrimi i kësaj  ngjarjeje 
del  konstatimi se helmimet e fëmijëve shqiptarë ishin një lloj “laboratori” 
i  posaçëm i vërtetimit të vetëdijes profesionale - mjekësore të tij. 
Në fëmijët e vet Dr. B. Bardhi e  reflekton lirinë e shqiptarëve dhe lirinë 
njerëzore, duke i parë në emrat e tyre  nismëtarët e vendosur për çlirim 
dhe liri njerëzore e kombëtare.
Në  krahasimet e gjendjes së krijuar në Gjakovën e viteve 1998 – 99 me ato 
të netëve  të Shën Bartolomeut dhe të Vukovarit, autori i librit hedh dritë 
të mjaftueshme  për t’u besuar përjetimeve personale e të qytetarëve tjerë 
në vendlindjen e  dashur të tij. 
Sa të rënda kanë qenë përjetimet e  drejtpërdrejta të tij dhe sa e madhe ka 
qenë pesha e mallkimit të veprave  barbare serbe ndaj shqiptarëve, dallohet 
në trajtimin e zisë së madhe që e ka  pushtuar qytetin e tij nga zhdukja e 
familjeve të tëra, ku përmendët familja  Vejsa, Sharani, Haxhiavdyli, 
Saraqini, Dana, Cana, Çerkezi …
Autori e  përqafon me plotë bindje pohimin e Xhim Moranit, sipas të cilit “
Serbët vepruan  si banditë – prandaj Serbia nuk ka të drejtë të  qeverisë në 
Kosovë”.
Me botimin e kësaj vepre Dr. Besniku i ngeli besnik  traditës kulturoetnike 
e atdhedashëse të Sulejman Vokshit, të Bajram Currit, të  shkencëtarit 
mendjendritur Selman Riza, njeriut të dashuruar në Kosovën dhe në  Gjakovën e 
tij, njeriut të pikëlluar, që vdiq larg Gjakovës, dhe shumë të  tjerëve. 
Tradita e këtillë shihet edhe në porosinë e lënë fëmijëve të  tij: Medlinës, 
Betimit dhe Poemës që: “Orën e parë të historisë t’ua kushtojnë  njohjes së 
vuajtjeve e gjakut të derdhur për liri të vendit, në mënyrë që  historia të mos 
përsëritet kurrë më”.  
Për të gjitha këto mendime, për rëndësinë e qëndrimeve të  tij ndaj 
pushtuesit e angazhimit të tij për liri flasin në mënyrë të veçantë  edhe letrat e 
miqve të Dr. Besnik R. Bardhi nga vende të largëta përtejoqeanike.  
Gjakova mendësia dhe mendëria e shqiptarëve të saj, me  botim të këtij 
libri, ia shtojnë vetes edhe një vlerë: I nderoi dhe i respektoi  edhe një herë 
të gjithë ata që ranë në frontin e lirisë kombëtare. Domethënëse  është edhe 
porosia e tij: “Barbaritë ndaj  shqiptarëve të Gjakovës e të Kosovës me 
viset rreth saj dhe ato ndaj vlerave  kulturo-historike të vendit tonë të mos 
përsëriten askund dhe kurrë më!”.


Prishtinë, më 12 qershor  2010
clip_image001.jpg (image/jpeg, 42.9 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.